E diele, 15.12.2019, 08:28 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Kim Basinger: Isha e etur për seks, tani jetoj për vajzën time

E diele, 13.01.2008, 11:07 PM


Mosha? Bëni mirë që atë të Kim Basinger të mos e kërkoni (sidomos femrat do të turbulloheshin keq). Ndërsa meshkujt do psherëtinin, duke ëndërruar një femër që vitet e bëjnë më shumë tërheqëse. Të mendosh se, kur ishte fëmijë, moshatarët e vinin në lojë për buzët e saj të plota, duke e quajtur “buzëzezake”, dhe prindërit frikësoheshin mos ishte e prapambetur në zhvillim, për faktin se ishte shumë e ndrojtur. Pak vite iu deshën që ndroja e saj të zëvendësohej nga talenti për aktrim dhe buzët e saj të ndillnin meshkujt e mbarë globit e të preknin personazhe të lakmuara të biznesit artistik.

Të gjithë i njohim filmat e interpretuar nga aktorja tërheqëse, por pak e dinë se ajo ka refuzuar disa nga filmat, që më vonë patën sukses të paimagjinueshëm, si “Gruaja e bukur (Pretty Woman)”, “Instinkti bazë” (Basi Instincs)”. Kimw Basinger nuk preferoi të mbetej vetëm pas objektivit të aparatit fotografik apo kamerës së kinemasë. Me dëshirën për të marrë emocione pa fund, ajo regjistron, së bashku me yllin e popit, Prince (me të cilin pati një lidhje dashurie), një CD me titull “Ngjyrat e seksit” dhe këngën “Shkunde kokën”, me Ozzy Osburne. E pafat në zgjedhjet sentimentale, vetë Kimë e pranon se rreth viteve 80 ka qenë e etur për seks, por gjithçka ka kaluar dhe sot, pas disa martesash jo fatlume, ajo i është dedikuar kryesisht karrierës dhe vajzës së vetme Ireland.   

Në regjistrin e lindjeve në qytezën e jugut, pikërisht në Athens të Xhorxhias, në Shtetet e Bashkuara të Afrikës, 8 dhjetorin e vitit 1953 është shënuar ardhja në jetë e vajzës me emrin Kimilia Ann Basinger. Ky emër tingëllon i zakonshëm për ata që nuk e dinë se kjo vogëlushe do të bëhej pas disa vitesh ikona e kinemasë botërore, simboli i sensualitetit femëror. Ajo do të quhej e do të mbetej e pazëvendësueshmja Kimw Basinger. Babai Don, një ish- muzikant, dhe nëna Ann, menduan që në vogëli ta rrisnin të shëndetshme dhe të bënin të pamundurën që ta zhdërvjelltësonin bijën e tyre, e cila në moshë të vogël dukej tmerrësisht e turpshme dhe shumë e mbyllur si karakter, krahasuar me vëllezerit dhe motrat e saj: Skip, Mick, Ashely dhe Barbara. Ishte pikërisht i ati ai që e shtynte që në mbrëmjet e shkollës ta ngjiste bijën e tij në skenë, ku ajo nisi të recitojë poezi e të këndojë me zë të vogël, por mjaft të ëmbël. Sapo Kimw mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç, mori pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Athens Contest”, “Junior Miss Georgia” e më vonë në “National Junior Miss”. Pjesëmarrjet në këto konkurse nuk sollën ndonjë çmim për adoleshenten bionde, por rezultatin që ajo priste. Kimw bëhet e njohur në pak kohë edhe nga agjencia prestigjioze “Ford Modeling Agency”, me pronare Eileen Ford, kur i mbërrin një kontratë mjaft fitimprurëse. Bukuroshja, e ndjellur nga bota e spektaklit, e nuhati modën. E përkrahur edhe nga i dashuri, me të cilin ishte e lidhur në atë kohë, modeli Dale Robinette, Kimw Basinger afirmohet në këtë fushë, duke u bërë imazhi i firmave të mëdha, si “Revlon” apo “Maybelline”. Kur ishte vetëm 20 vjeç, arrin të paguhet me një mijë dollarë në ditë. Vite më vonë, Kimw do ta kujtonte impenjimin në modë, si një punë të qelbur, por të mbushur me parà.Ishte viti 1976, kur Kimë transferohet në Los Angeles dhe menjëherë i mbërrijnë oferta për të qenë pjesë e disa telefilmave mjaft të ndjekur të viteve 70. Pa vonuar në zgjedhje, Kimw interpreton, megjithëse në role të vogla në telefilma kult të kohës, si “Ëngjëjt e Charlit”, “Qen dhe mace” dhe “Vegas”. Pas këtyre roleve të vogla, Kimw shtin në dorë rolin kryesor, në filmin televiziv “Katie”, më pas në telefilmin “Fantazma e fluturimit 401”, por suksesin e kritikës, dhe sidomos të publikut, e mori më filmin “Nga këtu, në përjetësi”, në vitin 1980. Loja në filmat televizivë të kësaj vajze të talentuar ra në sytë e regjisorëve të kinemasë. Kështu, Kimw, po më 1980-n, arrin në ekranin e kinemasë me filmin “Vendi i egër”. Gjatë xhirimeve, aktorja e re bionde takohet me fotografin Ron Britton, me të cilin martohet në të njëjtin vit. Pak muaj pas martese, Kimw e pranon këshillën e të shoqit për t’u fotografuar krejtësisht e zhveshur për revistën “Playboy”. Koha e fotografimit zgjati fare pak, dhe aktorja e re u pagua me dyzetmijë dollarë, një shumë që për kohën ishte shumë e lartë. Kimw, pas tetë vitesh ndahet nga Ron dhe ai publikisht e akuzon se ajo e ka tradhtuar shpeshherë. Më 1989 Ron përfiton nga divorci 12 mijë dollarë, që Kimw duhet t’ia paguajë çdo muaj. “Lavdërimi i nënës” quhet filmi i dytë për kinemanë, ku Kimw reciton në vitin 1982 përkrah Charlton Heston. Filmi qëlloi një dështim dhe në vitin 1983 aktorja i rikthehet pozave nudo për “Playboyn”-in. Fotot, që ishin ekstremist të nxehta, shkaktuan reaksion në media dhe publik, duke ndikuar pozitivisht në karrierën e Kimw, e cila, falë tyre, mori rolin e vajzës Bond (Agjentit 007), në serinë me titull “Kurrë mos thuaj kurrë”, përkrah të madhit Sean Connery. Po në atë periudhë, Kimw interpreton në “Problemet e mija me gratë” dhe më 1984-n reciton në filmin “Më i miri”, me Robert Redford. Ky interpretim e rendit atë mes kandidaturave, si aktorja më e mirë për Globin e Artë. E, me gjithë filmat e parë, që po ecnin mirë, Kimw Basinger e pati rastin a artë të karrierës në vitin 1986, me filmin “Nëntë javë e gjysmë”. Filmi, i ngarkuar në mënyrë elegante me doza erotike, nuk pati sukses të menjëhershëm në SHBA. Ky realizim e njohu më parë suksesin në pjesën tjetër të globit, dhe më pas publiku amerikan e vlerësoi duke e renditur në filmat më të shikuar të vitit dhe aktoren protagoniste si një yll të padiskutueshëm të star-sistemit në Hollywood. Një nga lidhjet sentimentale më të forta të Kimw Basinger ka qenë ajo me kolegun Richard Gere, me të cilin u takua gjatë xhirimeve të filmit “Pa mëshirë”. Richard Gere mbeti i mrekulluar nga bukuria dhe delikatesa femërore e Kimw, sa nuk i kurseu shprehjet e ëmbla dhe qindra letra dashurie të mbushura me fjalë të ëmbla. Në këto letra aktori lutej që ajo që ishte mes tyre e të mund të kthehej në historinë më të madhe të dashurisë që ata kishin përjetuar ndonjëherë në jetë. Të gjitha fjalë që mbetën në letër, sepse historia pasionale mes dy aktorëve mbaroi bashkë me përgatitjen e filmit, që i pa ata si protagonistë. Vitin që pasoi, Kimw provoi veten në një komedi, ku në krah të Bruce Willis interpretoi në filmin “Takim në errësirë”. Çifti i aktorëve me këtë interpretim hodhi pas krahëve etiketimin si personazhe filmash televizivë dhe hapën për veten dyert e kinemasë serioze. Radha erdhi më 1989, për një tjetër prodhim kinematografik, “Batman”, aktorja sensuale u bë kështu pjesë e filmit, që është renditur në 100 realizimet më të suksesshme të kinemasë në historinë e saj. Prania në këtë film solli për Kimw rastin për t’u njohur dhe dashuruar me kantautorin e famshëm Prince, me të cilin ajo bëri edhe duetin në këngën me titull “Suita skandaloze e seksit”. Persona nga stafi realizues i filmit rrëfejnë se Kimw dhe Prince, gjatë regjistrimit të këngës kanë qëndruar për ditë të tëra të mbyllur në studio ku, edhe sipas vetë aktores, e cila vite më vonë do ta kujtonte atë moment, mësojmë se e gjitha ajo ishte një histori seksi, alkooli dhe droge. Duke e konsideruar atë periudhë si mjaft të turbulluar, në planin shpirtëror, Kimw pranon se gjatë xhirimeve të “Batman”-it ka pasur marrëdhënie intime, jo vetëm me Prince, por edhe me produktorin Jon Peters dhe aktorin Michael Keaton.Aktores iu deshën dy vite të vendosë për projektin e ardhshëm në kinema, dhe viti 1991 i sjell asaj rastin të interpretojë për kompaninë Walt Disney në filmin “E bukur bionde, dhe thotë gjithmonë po”.Koha e xhirimeve dhe njohja me Alec Baldwin i dhanë Kimw Basinger mundësinë të krijojë me të një lidhje dashurie, dhe pas disa vitesh të martohen. Në këtë kohë ajo kishte statusin e një aktoreje të madhe dhe pretendimet ishin shtuar. Gjatë kohës që xhironte për Disney, Kimw dëshironte që flokët t’i lante vetëm me ujë mineral “Evian” dhe, sa herë ta ndjente të nevojshme, të konsultonte psikologun dhe të nisej për Meksikë, te fallxhorja e saj e besuar. Të gjitha këto teka i shtuan shpenzimet e filmit dhe Walt Disney bëri të ditur se ishte hera e fundit që bashkëpunonte me Kimw Basinger. 1992-shi vjen me dy filma për Kimw Basinger; ajo luan në “Arratisje nga bota e ëndrrave”, për të cilin ajo ftohet të lërë shenjat e duarve në “Walk of fame”, Bulevardin e Yjeve. Gjithashtu, bashkë me Richard Gere dhe Uma Thurman, interpreton në thrillerin “Analiza finale”. Vitet më pas vijojnë me interpretimin brilant te “Kërcimi i fundit i Mary Jane” dhe refuzimin për filmin “Boxing Helena”, pasi në fillim kishte pranuar. Producentët e filmit, duke dashur ta bëjnë të ndryshojë mendim, e hodhën Kimw në gjyq, i cili e dënoi atë me një gjobë prej tre milionë dollarësh. Aktorja e mori seriozisht këtë betejë gjyqësore dhe vendimi i fundit e nxori atë të pafajshëm. Edhe sot ajo ngjarje konsiderohet si “Hakmarrja e Kimw Basinger” dhe aktorja kundërvënien e producentëve e konsideron si sulm ndaj jetës ekstravagante dhe luksoze që ajo bënte në atë kohë, së bashku me Alec. Koha e gjyqit përkoi me kurorëzimin në martesë, që Kimë dhe Alec kryen në plazhin e Long Island në New York, më 19 gusht 1993. Ceremonia ishte nga më të shpejtat që kemi dëgjuar ndonjëherë, sepse zgjati vetëm shtatë minuta dhe të ftuar ishin vetëm gjashtëdhjetë e pesë persona, mes të cilëve i madhi Paul Newman. Gjithmonë në të njëjtin vit, Kimw interpreton përsëri së bashku me bashkëshortin Alec Baldwin në versionin e dytë të filmit “Largimi”.Një vit më vonë, Kim gjendet e zhveshur, por jo si në fillim të karrierës për revistat erotike, por si shenjë përkrahjeje ndaj lëvizjes për mbrojtjen e kafshëve. Fushata e udhëhequr nga Kimw Basinger mbante moton “Më mirë e zhveshur sesa me peliçe”. Më 1994-n Kimw zgjidhet nga regjisori i madh Robert Altman për të xhiruar, bashkë me aktorë të tjerë të famshëm, filmin “Pret A Porter”. Me përfundimin e këtij filmi, aktorja tërheqëse vendos të marrë një periudhë pushimi, larg kinemasë, dhe të dalë para kamerave vetëm në mbështetje të fushatës për mbrojtjen e kafshëve. E hënë, më 23 tetor 1995, është dita kur Kimw Basinger bëhet nënë dhe sjell në jetë një vogëlushe topolake, që peshon katër kilogramë.Kanë 1997. Në këtë festival të madh, Kimw Basinger bën rikthimin në publik dhe prezanton punën e saj të fundit “L.A.Confidential”, drejtuar nga regjisori Curtis Hanson. Kritika mbetet e mahnitur me lojën e aktores. Filmi u quajt një sukses komercial, sepse arriti të mbledhë njëqind milionë dollarë, dhe një vit më pas Kimw rrëmbeu trofeun e Globit të Artë dhe çmimin Oskar. Nisur nga pozicioni si një nga femrat më të kërkuara të kinemasë, Kimw përzgjedh me kujdes të jashtëzakonshëm filmat vijues; mes tyre është “Lëvizja e djallit” dhe më 2002 “8 Milje”. Me shumë guxim, aktorja zgjedh të interpretojë përkrah një personazhi kompleks, yllit të muzikës Rap, Eminem. Kimw, e drejtuar nga regjisori i talentuar Kurrtis Hanson, jep maksimumin e saj, por kjo lodhje shpërblehet nga elozhet e kritikës dhe nga publiku, që në sallat e kinemasë është i shumtë. Vetëm javën e parë të shfaqjes, “8 milje’ mbledh pesëdhjetë milionë dollarë nga shitja e biletave. Ashtu si në të shkuarën, komentet e shtypit nuk kanë mbetur vetëm në planin profesional të aktores së talentuar, por ka treguar kuriozitet të flaktë edhe për jetën e saj private. Gjatë vitit 2003, Kimw Basinger do të jetë në kopertinat e revistave të mbarë botës, jo vetëm për lojën në “Njerëz, e di”, por edhe për lidhjen e saj të mundshme të dashurisë me kolegun, që interpreton bashkë me të në film, Al Pacino. “Celulari” doli në sallat e kinemasë amerikane në verën e vitit 2004, dhe ishte suksesi i stinës për sasinë e parave të mbledhura nga shitja e biletave. Vetë ajo rrëfen se, pas përhapjes së shpejtë të këtij mjeti komunikues e priste që dikush të bënte një film mbi celularët. Por qesharake, sipas Kimw, është se asaj iu desh të interpretojë në një film, ku ajo bënte dialog me një telefon. Gjithmonë, më 2004, Kimw xhiron filmin “Elvisi braktisi banesën”, i cili i kushtohej këngëtarit Elvis Presley. Pas dy vitesh tërheqje, Kimë rikthehet me filmat “E shenjtë” dhe “Vetëm paraja”, në të cilin interpreton bashkë me Deni de Vito. Koha, që rrjedh mbi gjithçka, mbetet e ngrirë para bukurisë së aktores sensuale, e cila tashmë është kthyer nga imazh seksi në ikonë të stilit brilant.Pas suksesit me dy filmat e lartpërmendur, Kimw Basinger kontaktohet nga stilistja Miuçia Prada, për të qenë ajo reklamuese e linjës “Miu Miu”, pranverë-verë 2006. Disa shkrepje të aparatit në Paris, qyteti ku u vendosën sekuencat e reklamës dhe posteri me pamjen e biondes shik, mbushi vitrinat me ekskluzive të kryeqyteteve në mbarë globin.   Kim Basinger & Alec Baldwin, lufta mbaroi

Pasi u bindën se dashuria mori fund, Kimw ishte e para që kërkoi divorcin nga i shoqi Alec Baldëin, duke i kërkuar edhe kujdestarinë e Ireland. Procesi gjyqësor i këtij divorci u kthye në një luftë mes dy ish-partnerëve, sa ngjarjet që pasqyroheshin sistematikisht nga media e tronditën Amerikën.
Kim e kërcënoi Alec se nuk do ta lejonte ta shihte të bijën, në qoftë se ai nuk do t’i kalonte në llogarinë bankare një milion dollarë çdo vit. Ende sot kujtohen sherret mes këtij çifti, të cilat arritën kulmin në vitin 2002, kur Kimw shtrohet në spital dhe operohet në shpinë, për shkak të goditjeve që kishte marrë nga Alec. Të gjitha këto nuk ndikuan në vendimin e gjykatësve, të cilët i dhanë babit të drejtën ta takojë rregullisht vajzën e tij. Pas këtij vendimi, Kimë e mori vajzën dhe u larguan nga shtëpia ku jetonin, duke shpresuar se kështu do ta shkëpuste nga i ati. E kotë, sepse Alec vazhdoi me gjyqet dhe, në dhjetor të vitit 2006, njerëzit e drejtësisë i dhanë fund përgjithmonë betejës për birësimin e Ireland, duke i lejuar të dy prindërit ta kenë ligjërisht nën kujdestari. Vajza, në atë kohë 10-vjeçare, shpëtoi nga seancat e pafundta dhe nga grindjet e ashpra të dy prindërve të saj, të cilët akuzonin njëri-tjetrin për paaftësi në rritjen e fëmijës së tyre. Mbi gjithë këtë histori, publiku u informua nga libri që Alec shkroi dhe publikoi menjëherë pas divorcit të tij.
 
Kim Basinger: Mua më duken kështu. Aktorja tregon për kolegët e saj të famshëm - Sean Connery: Gratë e adhurojnë, por ai dashuron golfin.- Robert Redford: E dua Robert Redford.  Është shumë e vështirë të jesh Robert Redford. Ata që e krahasojnë me dikë tjetër, janë thjesht idiotë. - Mickey Rourke: Nuk e kam njohur kurrë me të vërtetë. Jam e bindur se do ju duket e habitshme, por unë vërtet e kam njohur vetëm nëpërmjet personazhit që interpretonte, dhe nuk di asgjë për të si njeri. - Bruce Willis: Është shumë i edukuar, një zotëri i vërtetë. Nuk e di pse e quajnë të vrazhdë? Ndoshta, ndonjëherë mund të jetë sjellë ashtu, por kjo mund të na ndodhë të gjithëve.
- Richard Gere: E dua sinqerisht, butësisht, sepse është një djalë shumë i ëmbël. Jo të gjithë e kanë kuptuar, sepse Richard është edhe tepër zbavitës. Unë do ta shihja shumë të përshtatshëm në një komedi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT