E shtune, 20.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Skënderbeu i Karadakut

E diele, 13.01.2008, 10:44 PM


Skënderbeu i Karadakut

Këndvështrim mbi romanin që ofron një epokë të tërë
  
Kalorësi i Karadakut të Ibrahim Kadriut nuk është vetëm një roman, por është një monument, një monument historik i betejave shqiptare për mbrojtje dhe pavarësi. Porsi Skënderbeu, Idriz Seferi, i admiruar madje edhe nga armiku, e shndërroi Karadakun në kështjellë të mbrojtjes së shqiptarizmit. Për moral shqiptarët lënë kokën. Krejt çka është shqiptare,  shpirti im e mbështëtë. Kalorësi i Karadakut është Bibla e letërsisë shqipe - një roman që meriton të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.
  
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Postuar nga Prishtina, në adresen time në Bukuresht, më erdhi dërgesa në formë zarfi; një paketim me vlerë. Fillimisht kur e hapa zarfin, dhe u ndesha  me një libër të rëndë prej 525 faqesh, krijova përshtypjen se autori mund të ketë pasur kohë me bollëk për t’iu përkushtuar një formësimi të tillë romanesk, apo, derisa e shikoja librin aq voluminoz, mendoja se autori mund të ketë rrëshqitur në manire  skribomani, duke shpenzuar kohë dhe faqe...Por, duke umbështetur në vlerësimet që kisha hasur për të njëjtin libër, përmes së cilave kisha mësuar se fjala është për romanin më të ri të Ibrahim Kadriut „Kalorësi i Karadakut” e që, gjithnjë sipas vlerësimeve -  mbahesha nga kureshtja se kisha të bëja me romanin që kishte dalë në dritë gjatë pranverës së 2007-es, e që bënte fjalë mbi qëndresën shqiptare kundër bandave turko/sllave, ndava kohën që t’i përkushtohesha së lexuari që nga fillimi e deri në mbarim, dhe e lexova në një frymë, gjë që nuk ndodh me libra të tjerë të këtij zhanri.
Dhe, fill pas përfundimit, e mendova atë që do të duhej të thuhej në fund të shkrimit, si bindje imja, se Ibrahim Kadriu është autori i romanit më të mirë shqiptar të këtij shekulli, jo vetëm per shkak të temës që ishte e lënë pas shpinë me dekada, për shkak të sistemit që nuk lejonte ndriçimin e figurave historike që ia kishin falur jetën çështjës kombëtare, por edhe për shkak të mënyrës shtjelluese të romanit, mënyrë e kombinuar përmes rrëfimit të avansuar klasik dhe formës moderne, ta quaj eseistike, të ndërhyrjeve mes kapitujve që tërheq me origjinalitetin shprehës. Andaj ky roman më bëri për vete, duke më tërhequr labirintheve të njëmendësisë historike shqiptare, njëmendësi kjo që e tkurri atdheun tonë deri në këtë shtrirje të çalë të sotëm, me vijën kufitare më kontraverze e rebusiane, vijë që shtetin shqiptar e kufizon me shqiptarë. Romani, duke u marrë me pepjekjet shekullore për të mos ngelur në këto kufizime idiotike, m’u ofrua edhe si histori, edhe si narracion letrar, edhe si kushtrim edhe si ndergjegje (kombëtare) e lënduar. Shkurt, romani më erdhi si dhuratë e shkëlqyeshme me brum të dinjitetit njerëzor e kombëtar të asaj mase të madhe protagonistësh që ditën të qëndrojnë në këmbë para çdo furtune të drjetuar për zhbërjen e kombit shqiptar.
  
Modeli i Skënderbeut si frymëzim për trimin e Karadakut
  
  Romani më erdhi me titullin simbolik Kalorësi i Karadakut, duke më dhënë mundësi parafytyrimi të atij trimi, gjithnjë në lëvizje, gjithnjë në flakë... Më erdhi si botim i Shtëpisë Botuese Rozafa, Prishtinë, 2007, me redaktor Sali Bashotën. Më erdhi bashkë me njoftimin në mjetet e informimit se, pikërisht ky roman, e nderoi autorin  me çmimin „Hivzi Sylejmani” për vepër më të mirë të botuar gjatë vitit, çmim ky që iu nda nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, kurse unë e çmova  si libër më i mirë gjatë shekullit. Faktikisht, në 25 kapitujt e veprës së tij defilon historia shqiptare e shek.XIX-të dhe dekadave të para të shekullit të shkuar, me një varg evenimentesh të bujshme që ta përkujtojnë të vërtetën se Perandoria Osmane, Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Amabsadorëve, e kështu me radhë edhe takime të tjera të karakterit ndërkombëtar ku shqiptarëve iu ngrushtua atdheu duke  „u dhanë të drejtën sllavëve, serbëve dhe malezezëve që të shtrinin hegjemoninë gjithandej kah ishin shqiptarët në tokat e tyre” (f.212). Këtë e thoshte edhe Skënderbeu i Karadakut (Idriz Seferi) në kohën e tij, kur modelin e Skënderbeut si luftëtar e zbatonte praktikisht, por edhe per ngritje të moralit të atyre mijëra luftëtarëve që i shkonin mbas në shumë fronte: „Skënderbeu këndejpari, nëpër këtë luginë të Moravës, ka kapercye me luftëtarët e tij në rrugen prej Nishit deri në Krujë, dhe na ka lënë amanetin...
  „Idriz Seferi e dinte mirë se si Skënderbeu ua siguroi shqiptarëve mëvetësinë për njëzetëpesë vjet rresht, prandaj edhe e kishte qëllimin e saktë, por... „U munova tanë jetën me e ba kët ven’ Shypni, po zor të koka, bre!”, tha më plot dhembje në shtratin e vdekjës, duke lënë porosinë se „Ëndrra serbe është që t’i zërë tokat dhe shtëpitë shqiptare dhe nuk rreshtin duke bërë plane, nga më të ndryshmet, që do të nxitnin dëbimin tonë, qoftë me hatër, qoftë më zor...E dini ju se, sllavët, kudo që kanë shkelur, fillimisht kanë fshirë të gjitha gjurmët e popullit të shkelur dhe në fshirje janë futur edhe varret” (f.204). Për më tej potencohet fakti se "osmanët më mirë sillen ndaj atyre që nuk i kanë të fesë, sikur janë serbët e bullgarët, se sa ndaj nesh që e kemi pranuar fenë e tyre”, duke e ngritur lart figurën legjendare të Gjergj Kastriotit i cili “në momentin e duhur u tregoi osmanëve se dinte të bëhej zot i vetvetes". (faq 145).
  Kalorësi i Karadakut të Ibrahim Kadriut nuk është vetëm një roman, por është një monument, një monument historik i betejave shqiptare për mbrojtje dhe pavarësi. Që në faqet e para, autori përshkruan hijeshinë e ambientit shqiptar, brigjet e Moravës të mbushur më bar, viset malore më ato lagje të bukura, “shtëpitë e të cilave të mbështetura shpateve dukeshin sikur gjerdanët në kraharorët e nuseve, bën fjalë për patrulluesit  dhe ekspeditat terrorizuese, të cilat qarqet ushtarake osmanë i merrnin kohë pas kohe”. “Për moral shqiptarët lënë kokën”. Autori përshkruan karakterin e shqiptarit trimërinë dhe burrërinë e tij, mbrojtjen e përgjithshme shqiptare kundër aziatikëve, frikën e Nikollë Skufajt nga Arta që ua kishte “spiunimeve fanatikëve të përbetuar në fenë myslimanë të cilët, më kohë identifikonin përkatësinë e gjakut më përkatësi feje”, bën fjalë për festat e lashta shqiptare që kremtonin Ditën e Zonjës së Karadakut, 15 gushtin, përkatësisht Ditën e Shën Mërisë, një sintagmë e shenjtë që ta përkujton kishën e Shumbrisë në Tëtovë, tashmë e sllavizuar. Autori përshkruan nxitjen osmanë për konvertim dhe organizimin e kundërshtisë kolektive kundër osmanëve. Më tej, përkujton Pjetër Bogdanin, “për angazhimin e tij që kishte ngjallur pezmin e osmanëve deri në atë masë sa që, edhe eshtrat prej varri, osmanët ia nxjerrin dhe ia shpërndajnë që zë mos ketë gjurmë e as varr”.
  
Krejt çka është shqiptare, shpirti im e mbështetë
  
  Në këtë kontekst lexuesi njihet më burgosjet, persekutimet dhe të deportuarit stubllanë në drejtim të Anadollit. Mënjanë stërvisin serbët hoxhallarë për indoktrinimin e të parëve tanë, në anën tjetër, po këtë e bëjnë edhe osmanët në Stamboll, duke përgatitur njerëz “apostafat për veprim në Arnautlluk, programet vepruese të të cilëve kishin për synim nxitjen e mosdurimit të njerëzve mes veti, sidomos të njerëzve më dallim konfesioni” (43). “A mos shkaun apo osmanin e kam vëlla”? - pyeste Isuf Selman Seferi, i bindur se vëllai i tij i vërtetë ishte prifti shqiptar i Stubllës që e mbronte me fanatizëm fenë e të parëve tanë. Ku janë ata që s’janë? Ku është kisha katolike e Shipkovicës dhe ku janë varret e të parëve tanë? “Krejt çka është shqiptare, shpirti im e mbështet”, i thoshte Idriz Seferi Dom Nikës, kur e pat pyetur “Të të them Idriz apo Nikollë?”.
  Idrizi e mbante mend një nga dhomat e objektit të ngritur në oborrin e kishës, dhe e mbante mend se çka kishte brenda: “një shtroje mbi dërrasa të rregulluara në formë shtrati, tre karrige dhe një vitrinë me libra. E mbante mënd edhe figurën e zonjës Marije, e ngritur mbi vitrinë dhe e rrethuar me qirinj”(79). Gjatë bisedës me Gaspër Krasniqin del në shesh se shqiponja si simbol i takonte derës së dukagjinasve, pastaj pasojnë pasazhe mbi synimet serbe për të na ndjekur nga trojet tona, për programet e tyre djallëzore për zgjerimin e hartës, për mitet lidhur më Luftën e Kosovës ku kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, për traktatin e fshehtë serbo/grek “mbi ndarjen e interesave të tyre në dëm të hartave tona” (113).
  
T’u lihet shqiptarëve toka shqiptare
  
  Më 24 prill 1877, Rusia i shpall luftë Turqisë, dhe ndodhi ngadhënjimi i ushtrisë ruse në Plevn të Bullgarisë, për t’u nënshkruar një vit më vonë, në mars 1878, në Shën Stefan, Traktati i Paqes, përmes të cilit Serbia dhe Mali i Zi fitojnë pavarësinë e plotë më pjesën dërmuese të trojeve shqiptare, ngjarje tragjike për shqiptarët, “të shpërndarë viseve të Ballkanit, të lënë në mëshirën e kohës” (f.171), kur ekspeditat serbe u vërsulen më egërsi primitive shqiptarëve të Nishit, Pirotit, Prokuples e kështu më radhë, duke likuiduar qindra vendbanime shqiptare, duke dëbuar nga shtëpitë e veta qindra mijë shqiptarë, duke i mbushur rrugët më kufoma, njësoj siç patën vepruar sllavët kundër ilirëve autoktonë, më rastin e shpërnguljes së tyre nga shkretëtirat e Rusisë në trojet trako-ilire të Dardanisë. Këto informata ishin për çmendje. “Idriz Seferi, sipas autorit,  në asnjë mënyrë nuk gjente arsye për qetësim.”
  Të vetmen prehje e gjente kur kontaktonte sivëllezërit e tij në Stubëll, duke vajtur më kalin “në shalën e të cilit kishte futur pushkën, kurse mbi shalë duqët, ku mbante bukë e djathë, dhe kafe e sheqer, ngase “ndodhtë që gjatë udhëtimeve dhe vendosjes nëpër oda, të zotëve të odave u mungonin gjësendet edhe për mysafirin”. Pas planeve atnishqiptare të Shën Stefanit pason Kongresi i Berlinit (“Bizmarku nuk kishte haber se kush ishin shqiptarët”), ndjekja dhe dëbimi i shqiptarëve nga Toplica, veprimi patriotik i shqiptarëve të Stambollit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe proklamata e krerëve të Lidhjes që ia lexonte Ndue Sopi Idriz Seferit: “Në dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe më të gjithë fqinjët tanë: Malin e Zi, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Në nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbrojmë më këmbëngulje çdo gjë që është e jona. T’u lihet shqiptarëve toka shqiptare!” (f.193).
  Idriz Seferi i urrente ëndrrat ngase e dinte se “ëndrra serbe është t’i zërë tokat dhe shtëpitë shqiptare, dhe nuk rreshtin duke bërë planë nga më të ndryshmet”, për t’i fshirë të gjitha gjurmët e popullit të shkelur dhe në atë fshirje janë futur edhe varret” (f.204). Vajhalli për Kosovën e shtrirë në veri dhe në jug të Sharrit! Misionarët serbë mënjanë dhe “hoxhallarët që vinin si të rënë prej qiellit”. “Askush nga të besueshmit nuk dinte se një numër hoxhallarësh të tillë ishin të përgatitur në Rusi, më qëllim që në meset analfabetë, të shpjegonin Kur’anin ndryshe, sipas porosive që përputheshin më programin sllav”(f.223), “që ai xhemat i dëgjueshëm, mësonte të bëhej servil i kësaj botë. Sipas tyre, domethënë shqiptari mysliman, e kishte të mjaftueshme jetën e përtejshme edhe nuk kishte nevojë t’i përkushtohej aq shumë jetës së kësaj botë” (f.224). Idriz Seferi e kuptonte se jemi të sulmuar nga të gjitha anët. Ai dinte t’ua ndalë turrin turqve mënjanë, dhe  serbëve në anën tjetër. Respekti i tij ndaj priftit shqiptar të Letnicës, apo ndaj Mark Milanit që shkruante mirë për shqiptarët ishte i pakufishëm. E admironte programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe shqiptarët pa marrë parasysh se cilës fe i takonin. Shqiptarët e gjorë, të sulmuar nga turqit pse ishin të krishterë, dhe nga grekët, serbët e malazezët pse ishin myslimanë.
  Porsi Skënderbeu, Idriz Seferi, i admiruar madje edhe nga armiku, e shndërroi Karadakun në kështjellë të mbrojtjes së shqiptarizmit. E ndjente thellë në shpirt dramën e shqiptarëve të Nishit, Toplicës, Leskocit, “kur vetëm brenda 5-6 javësh u zbrazën 700 fshatra, u arratisën afro 300 mijë, kurse rrugëve, të vrarë e të mërdhirë, mbetën edhe shumë të tjerë” (f.244). Pavarësisht nga kërcënimet e sulltanit. Idriz Seferi organizon kryengritje, kryengritësit mbi kuaj nisen fushës së gjerë të Preshevës dhe e pushtojnë Shkupin. “Ai në Shkup kishte përjetuar betejën e parë në jetën e tij” (f. 263). Betejat vazhdojnë njëra/pas/tjetrës, derisa një ditë do të njihet edhe më Sylejman Vokshin, Oso Kukën, Bajram Currin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, dhe veteranë të tjerë të betejave shqiptare për ç’robërim dhe pavarësi. Kishte dëgjuar jo vetëm një herë se pabesia e grekëve dhe e serbëve nuk ka fund. Turqit mënjanë dhe serbët në anën tjetër, disa herë ia dogjën shtëpinë. “Angazhimi ndaj frontit osman, por edhe ndaj frontit serb si dhe ndaj frontit të pajtimit të gjaqeve, nuk i lenin kohë të merrej edhe më familje” (f.330).
  
Mjeshtëria e transponimit të të vërtetave historike në të vërteta letrare
  
  Nga kjo që u tha më sipër u nxitën shumë autore shkrimesh për këtë vepër të rrallë, mbi dhjetë vlerësime autoritative u shkruan vetëm brenda gjashtë muajve, prej kur  ky roman doli në dritë. Një recension të mirëfilltë, më kritere profesionale, për këtë vepër më vlerë e ka shkruar profesori universitar, dr. Mahmut Hysa. Qëllimi ynë është për të nxjerrë në pah  faktin se duke shfletuar këtë libër, konstatojmë historikisht se të parët tanë përjetuan nam masakrash, edhe nga osmanët pse të parët tanë ishin të krishterë, edhe nga sllavo/grekët pse u bënë myslimanë. Qëllimi elementar i pushtuesit ishte grabitja e trojeve, likudimi i gjurmëve të lashta të krishtërimit shqiptar dhe zbrazja e Kosovës nga elementi autokton. Protagonsiti qëndror i romanit, Idriz Seferi i cili e shndërroi Karadakun në një kazermë të mbrojtjes së shqiptarizmit, sipas rrethanave historike paraqitët herë si trim legjendar, herë si mohues i fesë, herë si dashnor i flakët, herë si pleqnar, karakteristikë
 e njerëzve të vendosur e trima.  Vlera kombëtare e romanit arrin përmasa ndërkombëtare përmes përshkrimit të miqësisë që kishte Idrizi më shqiptarët e Mekës së Kosovës, e cila faktikisht është Stublla e Epërme – vatër legjendare që i  ka bërë ballë sundimit osman dhe atij serb për të ruajtur më sakrifica dhe besnikëri qenien kombëtare, fenë e Gjergj Fishtës dhe gjuhën e shenjtë të të parëve tanë. Bashkëveprimi i Idrizit më Dom Nikën dhe Gaspër Krasniqin, apo më priftin e Letnicës bazohej në faktin se ishin vëllezër të një gjaku, dhe se “aziatikët nuk kishin asgjë të përbashkët më vendorët”, ata nuk kishin as trimëri e as burrëri, atyre u dukej vetja si një mish i keq në organizmin e njeriut” (f.12-13).
  Shikuar historikisht, duke e ndërlidhur të vërtetën historike me ngjarjet e romanit, Arbën Xhaferi thekson faktin se serbët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar t’i shfarosin shqiptarët. Ndërkaq politika osmano-turke ka tëntuar të zhdukë qënien (shpirtin), identitëtin kombëtar shqiptar. Të gjitha këto tëntativa kanë qënë antishqiptare pavarësisht nga format që janë zbatuar në periudha të dukshme. Lumturia qëndron në artin për t’u gëzuar me mrekullitë e botës, duke mos harruar se një nga shtatë mrekullitë e saj është edhe Kosova më shqiptarët e saj që kanë përjetuar traumat më të mëdha të njerëzimit, duke mbijetuar përmes artit të sakrificës, heroizmit, qëndresës, solidaritetit dhe besës. Bajroni ka thënë se e shkuara është profeti më i mirë për ardhmërinë. Idriz Seferi është një nga modelet e shkëlqyera të të parëve tanë. Përmes rezistencës heroike tij, autori na ndërlidh më brigjet lashta të Shqipërisë lindore, më kreshtat e levarashta të Karadakut dhe
 fshatrat e Ana Moravës, më strategjinë e kosovarëve trima për t’u mbrojtur nga pushtuesit e huaj, duke na i përkujtuar fjalët e ishkryeminstrit shqiptar, Pandele Evangjeli, se “atje ku jetojnë shqiptarë, gjithë ajo tokë është atdheu i shqiptarëve dhe i pandarë duhet t’i mbetet shtëtit shqiptar të lirë dhe të pavarur”.
  Po shtojmë më këtë rast faktin se dr.Mahmut Hysa, recensionin  e tij dedikuar Kalorësit të Karadakut e ka përfshirë në një libër të tij voluminoz (Studimë 1, Tëtovë, 2007), ku shtron tëma të rëndësishmë mbi letërsinë shqipe. Nga autorët e mëvonshem, pos shkrimtarëve të vjetër, romantikëve dhe realistëve, ka radhitur vetëm Ismail Kadarenë, Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Kadriun. Sipas tij, më romanin e fundit “Kalorësi i Karadakut”, ashtu si Sabri Godoja më romanët “Ali pashë Tëpelena” dhe “Skënderbeu”, autori krijon një roman të personazhit, ku në qendër të strukturës kompozicionale e vendos Idriz Seferin, njërin nga prijësit e luftës e të rezistencës jo vetëm në krahinën e Karadakut e të Moravës, por edhe të luftërave që i prinë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
  Lexuesi ynë, gjithnje sipas M. Hysës, për ta kuptuar botën letrare të këtij romani, është e nevojshme të ketë njohuri paraprake nga historia pse romansieri rikrijon një periudhë të tërë historike, pjesën më vitale të historisë më të re. Romanit nuk i mungon narracioni letrar, pjesë kur autori na përshkruan botën e brendshme të personazheve, kur i jep ngjyrën letrare ngjarjeve historike megjithëse ky faktor u mungon fragmenteve të shtypit, dokumenteve zyrtare, kuvendeve dhe tubimeve historike duke dashur që t’u mbetët besnik fakteve historike. Romani “Kalorësi i Karadakut” për poetikën letrare, për stilin, për mjeshtërinë e transponimit të të vërtetave historike në të vërteta letrare, mbetët ndër veprat më të realizuara të këtij autori dhe një motiv më shumë që në këtë mënyrë të transponohet edhe jeta e shumë prijësve tjerë të Lëvizjes Kombëtare, thekson dr. Mahmut Hysa. Duke përfunduar, vlen të potëncohet fakti se libri në fjalë është një vepër vlerash universale që mëriton të ribotohet dhe xhirohet. Kalorësi i Karadkut është Bibla e letërsisë shqipe - një roman që mëriton të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora