E shtune, 14.12.2019, 01:54 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Sukseset e Zanfines gjate vitit 2007

E merkure, 09.01.2008, 09:08 PM


Qe ne fillim te vitit 2007, ajo publikoi albumin e ri, i cili u shit ne numer rekord ne tregun shqiptar. Ne pranvere e shijoi pjesemarrjen ne festivalin me te madh te muzikes moderne shqiptare ‘Top Fest 4′ qe organizohet ne “Top Chanel” dhe u shperblye.
Ne vere ajo ishte e pranishme pothuajse ne te gjitha koncertet qe u organizuan ne qytetet shqiptare.Kengetarja Zanfina Ismaili mund te jete nje nder personat me te kenaqur per te mirat qe i ka sjell viti 2007.Albumi i ri,ne koncerte brenda dhe jashte Kosoves,pjesmarrja ne festivale dhe duartrokitjet e gjata te publikut e kane percjellur ate ne cdo eveniment ku ka marre pjese.Zanfina kete vit tregoi se mund te jete nje kengetare e suksesshme,madje me shume se qe mendohet.Zanfina Ismaili ne prag te nderrimit te motmoteve,per te gjitha sukseset e saj flet per gazeten tone.

A parashikoni të lansoni album më të ri në treg ashtu sikur bete vitin e kaluar?.Nëse po,a mund te tregoni se sa kohe ju nevojitet per te aranzhuar nje album?

Po e kam menduar kete,dhe do te filloj te punoj ne fillim te 2008 dhe do te kem perkushtim te madh njesoj si ne albumin e dyte.Ne albumin e dyte kam punuar dikund 2 vite dhe me kane dalur kenget ashtu siq kam deshiruar sepse mendoj se albumi i cili punohet per disa muaj s’mund edhe te jete shume i suksesshem.Do te punoj me gjate dhe me kujdes te madh.

Po kendoni shume ne Kosove dhe jashte saj. Si po priteni nga publiku?

Nga fillimi i vitit 2007 kam punuar shume kam qene shume e angazhuar,dhelirisht mund te them se deri me tani ka qene viti me i mire i karrieres sime.Si ne Kosove ashtu edhe ne diaspore kam kaluar shume mire,publiku ishte i hareshem,atmosfera ishte e mire.Kur i shtohet kesaj edhe doza e optimizmit te shqipetareve qe ka ekzistuar kete vit,atehere normalisht jam edhe me shume e kenaqur.

Kete vit keni marr pjese ne festivalin “Top Fest 4″. A do te merrni perseri pjese ne kete festival apo ndonje tjeter?

Ne TopFest kam konkuruar sepse mora ftese nga TopChanel qe te jem ne gare.Por edhe kisha nevoje qe kengen ta promovoja dhe kjo ishte menyre e mire promovimi.Dhe pata sukses.Kengen qe kendova ne ”TopFest”,ka ndodhur ta kendoj edhe dy here,pasi qe ate e kerkonte publiku.

Cila ka qene thashethemja me e embela dhe me e hidhura per ju gjate 2007?

Zakonisht thashathemet s’jane te kendshme sepse qe te jene me interesante ato behen ne menyre nganjehere edhe degraduese per njeriun.Me e hidhura ishte ajo per nje lidhje joekzistuese(thashethemja per lidhjen me futbollistin me Lorik Canen),ndersa me te embel nuk kishte fare hahaha.

Tashme je nje nder këngëtaret më të adhuruara në Kosovë, sidomos gjatë këtij viti.Cila është porosia e juaj për ashuruesit. Do të bëni ndonjë spot ne fillim vit, apo pse jo të merrni pjesë edhe në ndonjë festival?

Per festivale nuk kam menduar,ndersa sa i perket spotit une kisha ne plan qe ne kete vite ta beja nje spot por pasi qe mundesite nuk ishin te mira e kam lene per ne janar dhe besoj se nga fundi i janarit do te jete neper Tv tona dhe do te jete inovativ dhe me nderrim te stilit,sic kam bere disa here deri me tani.

Kush ju ka fyer me se shumti gjate ketij viti?

Askush ne veqanti,sepse nuk sjellem keq qe te sjellen keq me mua.Ndersa armiqve nuk u jap rastin as te flasin me dhe per mua.

A planifikoni te beni ndonje kenge me ndonje reper.Ai i preferoni bashkpunimet? Nese po me kend?

Bashkepunimet deri me tani nuk i kam pasur te shumta por kjo nuk do te thote qe nuk do te kete,ndersa me ndonje reper nuk e kam menduar ndonjehere por ne te ardhmen pse jo? Dhe me kend?Hmmm,nuk e di,kur te me ofrohet ndonje bashkepunim atehere do ta mendoj.

Cila ka qene dita me e piklluar e vitit?

Dita me e pikelluar ka qene 30 dhe 31 gushti dhe shpresoj qe gjate jetes mos te kem me asnje dite te tille as te ngjashme.(Dita kur eshte vrare Triumf Riza i dashuri i Adelines).

A mendoni se koncerti i “50 Cent” ishte ngjarja me e madhe e vitit nga sfera e kultures?

Ngjarje kulturore kishte shume,ndersa ardhja e 50cent i ka hapur rruge yjeve tjera boterore qe te vijne ne Kosove dhe te shohin se ne jemi popull artadashes.

A do te kishit pasur deshire ta shihni veten te pranishem ne kete koncert?

Jo,sepse qysh ne fillim kur filluan reklamat per kete koncert me eshte bere kjo pyetje e njejte dhe jam pergjigjur se: Nuk dua te jem mysafire sepse ai eshte nje yll shume i madh ne bote dhe nuk besoj se une apo kushdo tjeter do te kalonte mire.Dhe ashtu doli.

Cila ishte dieta e preferueshme e Zanfines gjate 2007-tes?

Dieta per humbje peshe nuk kam mbajtur asnjehere sepse veshtire shtoj peshe.

A mund ta pershkruani puthjen e pare, nese nuk ju vjen keq?

Jo, kjo eshte dicka personale.

Publiku ju njeh me shume si kengetare,por nuk di shume per katakterin tuaj.Ju,a jeni vajze rebele,apo serioze ne jeten e perditshme?

Jam vajze serioze.Kur jam ne disponim te mire,atehere te gjithe qe jane afer meje ndihen mire,pasi di edhe te bej edhe shume humor.

Në fund! Çka i premtoni publikut kosovarë në të ardhmen?

I premtoj kenge te mira,klipe koncerte te shumta si dhe te mbetem kjo qe jam.

Ju falenderoj shume per intervisten dhe suksese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT