E enjte, 28.03.2024, 06:09 PM (GMT)

Kulturë

Ingrid Gjoni gjithnjë kapriçoze dhe në kërkim të aventurave

E merkure, 09.01.2008, 09:01 PM


Tashmë, ajo është një këngëtare e afirmuar. Dy këngë të saj, “Jek e jek” dhe “Barbi Silikon”, i kanë siguruar asaj një vend nderi në renditjen shqiptare. Kjo është Ingrid Gjoni sot, pavarësisht se e filloi karrierën duke pozuar gjysmëlakuriqe që në moshën 16-vjeçare. Ambicia e saj për të qenë e para modele shqiptare që nxirrte në pah hiret trupore rezultoi e suksesshme dhe vajza kapriçoze do të pushtonte faqet e para të gazetave dhe revistave.

Ingrid Gjoni
Ofertat nuk i munguan, madje edhe nga revista prestigjioze amerikane dhe evropiane, por ajo kishte menduar një tjetër fat për karrierën e saj. Ndonëse studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Arteve, dega regjisurë, Ingridi e gjeti veten në këngë. “Për momentin ndihem mirë më këngën, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të eksperimentoj diçka tjetër”, shprehet ajo. Ingrid është në kërkim të diçkaje të re, një karrierë ndryshe, ndoshta edhe jashtë Shqipërisë. Më tepër se për jetën e saj artistike, ajo mbetet ndër këngëtaret më të ndjekura nga paparacët shqiptarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën e saj private. Fundi i lidhjes me ish të fejuarin u komentua gjatë në faqet e gazetave rozë. Ajo tashmë po rindërton një jetë tjetër, krejtësisht sipas ideve dhe dëshirave të saj; një kapitull të ri, me eksperienca të reja sepse e tillë është ajo, një vajzë që guxon.

Sapo keni publikuar një këngë me Çiljetën. Si lindi ky bashkëpunim?

Ky bashkëpunim lindi në avion (qesh). Po udhëtonim për në Zyrih dhe duke parë tregun aktual në Shqipëri, menduam se do të rezultonte i suksesshëm një bashkëpunim mes nesh edhe pse të dyja po ecnim mirë si soliste. Sapo u kthyem nga Zvicra, biseduam me kompozitorin Florian Mumajezi dhe kënga na pëlqeu me dëgjim të parë. Jam shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim. Ka patur reagime tepër pozitive për këngën dhe shpresojmë që së shpejti të realizojmë edhe videoklipin.

Kam dëgjuar se marrëdhënia juaj me Çiljetën nuk ka qenë shumë e mirë. Duhet ta besoj këtë?

Janë thjesht thashetheme sepse marrëdhënia jonë është për së mbari. Çiljeta është një mike shumë e mirë e imja dhe bashkëbisedojmë jo vetëm për punën por edhe për jetët tona private. Mos besoni gjithçka është shkruar në gazeta.

Dy videoklipet tuaja të fundit janë pritur shumë mirë nga publiku. Cila është e veçanta e këtyre këngëve ?

“Jek e jek” u pëlqye shumë në publik dhe për këtë ndihem mirë. Kam punuar shumë, veçanërisht me videoklipin e këngës për të prezantuar diçka cilësore dhe them se e kam arritur. “Barbi Silikon” u kompozua nga Florian Mumajezi dhe më është dashur shumë kohë për ta realizuar.

Shumë artistë nuk ngurojnë të hedhin në treg albumet e tyre. Me ju nuk ka ndodhur kështu. Përse jo?

Të gjitha këngët e mia janë në treg në përmbledhje të ndryshme muzikore. Është e kotë të realizoj 15 këngë nga të cilat publiku do të dëgjojë vetëm një a dy prej tyre. Kjo procedurë që po ndjek më përshtatet dhe them se do të vazhdoj të prezantoj vetëm këngë të vetme.

Jeni e para femër shqiptare që guxoi të thyente tabutë duke pozuar e zhveshur. Si e kujton sot atë eksperiencë?

E kujtoj me nostalgji. Edhe pse e dija se ishte tabu, unë isha e sigurt në atë që kisha vendosur të bëja dhe e arrita. Vazhdoj të mbetem në mendjen e njerëzve si e para vajzë që tentoi dhe e arriti atë që donte.

Cila do të ishte ajo ofertë që do të tundonte të pozoje për “Playboy” ?

Nuk do ta bëja për asnjë ofertë. Ajo që ka kaluar nuk kthehet më dhe unë tashmë jam rritur dhe kam të tjera synime për jetën dhe kjo eksperiencë nuk bën pjesë në planet e mia. Do të mbetet një histori e kaluar.

Motra juaj, Inisi së fundmi është shfaqur në ekran në rolin e moderatores. Keni menduar të ndiqni shembullin e saj ?

E kam kaluar provën e moderatores kur isha adoleshente dhe të them të drejtën nuk më përshtatet aspak ky profesion, ndaj nuk më pëlqen të jem moderatore.

Keni menduar për një bashkëpunim të mundshëm në këngë me Inisin?

Pse jo, edhe pse kënga nuk bën pjesë në planet e Inisit, nëse unë do t`i kërkoja të kishim një bashkëpunim në këngë, jam e bindur se ajo do ta priste pozitivisht ftesën.

Çfarë e bën Ingridin të zhgënjehet ?

Nuk ka shanse të zhgënjehem pasi nëse do të mësoja se po arrija drejt zhgënjimit, do të zhgënjeja unë e para. Për fat nuk e kam përjetuar këtë ndjesi. Vetëm kam zhgënjyer (qesh).

Çfarë paragjykon Ingridi në Shqipëri ?

Fjalët e tepërta pa vlerë, thashethemet që nuk kanë të sosur. Këtu tek ne, njerëzit janë të predispozuar për t`u marrë me jetën e të tjerëve, duke komentuar e shpesh duke ekzagjeruar një lajm apo qoftë spekulime të pa rëndësishme.

Ka një lidhje mes Ingridit dhe Anglisë ?

Fatkeqësisht nuk ka edhe pse atje ka plot emigrantë shqiptarë dhe unë dëshiroj të jem një ditë mes tyre, në një koncert sikurse do të dëshiroja ta vizitoja Anglinë pasi kam dëgjuar se është një vend i mrekullueshëm që ja vlen ta vizitosh. Duke përfituar nga kjo intervistë gjej rastin ti përshëndes të gjithë shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe i uroj fat e mbarësi kudo ndodhen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora