E enjte, 25.04.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Katharine Hepburn (1907-2003)

E enjte, 03.02.2011, 08:58 PM


KETRIN HEPBERN (1907-2003)

 

Nga Halit Bogaj

 

Në vitin 2003, në Kenektikat vdiq aktorja legjendare amerikane Ketrin Hepbern e cila për gjashtë dekada të tëra krijoi vepra të shumta filmore  dhe i fitoi 4 shpërblime oskarë.Hepbern jetoi 96 vite dhe na la trashëgim disa kryevepra të shquara antologjike siç janë:Mëngjesi i lavdisë, Qëlloje kush  po vjen në darkë, Dimri i një luani , Liqeni i praruar  etj.,për të cilët edhe ishte shpërblyer me 4 çmime oskarë, duke hyrë këtu  edhe l2  nominime të tjera të njejta.Ketrin Hepbern shënoi një epokë madhështore dhe të lavdishme të kinematografisë së fuqishme amerikane,duke qenë njëra ndër figurat e saj kryesore nga bota femërore për të cilën kishin respekt të madh edhe yjet më të shquara filmore  si;Xhon Vejn,Entoni Kuin,Piter O` Tul,Hemfri Bogart dhe regjisori i madh Frenk Kapra.Ketrin Hepbern vërtet ishte një aktore kolosale e kohës në të cilën krijoi dhe një damë e rëndë e filmit amerikan e cila respektohej dhe nderohej nga të gjithë ngase e kishte krijuar kultin e saj specifik.dhe ishte një emër i veçuar në botën e ndritshme të artit filmor.”Ajo do të kujtohet ndër thesarët artistikë të kombit”,u shpreh presidenti amerikan me rastin e vdekjes së saj dhe ajo ishte vërtet aktorja më e madhe e gjeneratës së saj të famshme,e cila bashkë me divat:Bet Barbara Stenvik Dejvis,Xhoan Krauford, dhe disa të tjera, krijojnë plejadën më të shquar të aktoreve të mëdha amërikane.Vdekja e saj në një moshë të shtyrë ishte diçka e pritur por edhe e dhembshme ,sepse ajo krijoi një kapital të madh filmor gjatë karierës së saj të frytshme.Një ditë pas vdekjes së saj,”Uashington Post” shkruante:”Ketrin Hepbern ishte talente e mahnitshme dhe karakter i pashoq”.Siç e dimë, Hepbern luajti me aktorë të mëdhenj si:Henri Fonda, Entoni Kuin,Xhon Vejn, Xhejms Stjuart, Spenser Trejsi, Hemfri Bogart, Piter O` Tul dhe shumë të tjerë.Mendimi i saj çmohej dhe respektohej nga të gjithë,me ç` rast edhe regjisorët e mëdhenj  e përfillnin atë kult të nderuar të një bote filmore e cila u dhuronte filma të shquar dhe vërtet anatologjik.Me Spenser Trejsin e  shquar  luajti në 9 filma,duke qenë edhe gruaja e tij për 27 vite të tëra,  deri në vdekje aktorit të madh. Ata edhe ishin çifti më i lumtur që ishin parë ndonjëherë në Holivud,çfarë kishte ndodhur shumë rrallë me bashkëshortë të tillë.Shkëlqejnë bashkarisht,sidomos në filmin”Qëlloje kush po vjen në darkë”/1967/ në të cilin luan edhe aktori tjetër maestral,Sidni Poatje,për të cilin film,siç thamë më lart,Ketrin Hepbern  fitoi çmimin  Oskar për rolin më të mirë të vitit.Është thuajse kuriozitet rasti kur Ketrin kishte thënë njëherë se e dashoronte Spenser Trejsin kurse ai asnjëherë nuk`ia kishte thënë ato fjalë.,çka edhe ka mbetur si maksimë humoristike kur dihej se ata ishin  shumë të lidhur dhe të pandarë njëri me tjeterin.Mund të thuhet lirisht se njëmend ajo ishte një ikonë e pamposhtur e kinematografike me të cilën ishte mësuar mbarë bota dhe artdashësit e shumtë të filmave që na i dhuroi.Pas vdekjes së saj thuhej se”në shetitoren e famshme të Holivudit,lulet nga mbarë Amerika dhe bota shkonin  pa pushim drejt yllit të saj të vendosur në rrugë ku janë edhe  emrat e shumë legjendaave  të tjera  të artit filmor amerikan”.Nga jeta e saj e ndritshme filmore dihen shumë fakte,por edhe e vërteta e pamohuar  se ajo ishte shumë e disiplinuar në pasionin e  dashur që quhej arti kinematografik.Ishte tejet korrekte në vokacionin e  shenjtë artistik të cilin e adhuronte gjatë tërë jetës,për të realizuar filma të çmuar edhe në pleqërinë e saj të thellë.Thuhej se Ketrin komunikonte tejet e vështirë  me opinionin e gjerë,duke urrejtur sëtepërmi  të jepte intervista në gazeta dhe revista të ndryshme.Kritiku filmor, Leonard Maltin ishte shprehur:”  Ju mund ta kuptoni nga jehona e vdekjes së saj se çfarë ndikimi ka pasur ajo në botë,jo vetëm si aktore,por edhe si njeri”. Ajo nuk e merrte seriozisht famën e saj,tha Maltin.Përveç në filmat e lartshënuar,ajo luajti edhe në realizimet tjera të njohura si:”Gratëe vogla”, ”Rrëfimet nga Filadelfia”, ”Fatura e diviorcit”, ”Udhëtimi i gjatë nëpër një natë”, ”Shteti i bashkimit” etj.”Do të donim të gjithë të ishim si ajo”,kishte thënë në komentin e saj të parë pas vdekjes së saj Elizabet Tejllor.”Ajo vdiq ashtu siç kishe jetuar”,ishte shprehur një shoqe e jetës.Lajmi i vdekjes së saj kishte vërshuar shumë gazeta dhe revista amerikane dhe botërore,disa prej të cilave e çmonin edhe si aktore kryengritëse dhe të rebeluar.Disa thoshin se ishte mbretëreshë e vërtetë e filmit amerikan,kurse disa e vlerësonin  si aktore të mrekullueshme.Fama e saj jetoi e gjallë për gjashtë dekada të tëra,që nga viti 193o,kur kishte luajtur për herë të parë me aktorin e madh, Xhon Barimur, e deri më 1994 kur Voren Biti ekishte lutur së tepërmi të luante në filmin e tij”Afera e dashurisë”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora