E marte, 04.08.2020, 03:15 PM (GMT+1)

Komente

Sokol Balla: Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

E diele, 13.01.2008, 08:25 PM


Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

Shkruan: Sokol Balla

Sokol Balla
Dikur kur kaloja kufirin maqedonas apo atë malazez, gjithmonë më vinte keq për Shqipërinë. Sidomos nëse kalon pikën e Tushemishtit, trishtoheshe kur shikoje se dhjete metra më tutje, niste gjelbërimi, ndërsa në anën tonë, mbizotëronte nuanca e ndryshkut. Afërsisht të njëjtën gjë, provoja kur kaloja Murriqanit, pasi makina kërcente më së paku në mbi 250 gropa në një rrugë të pamundur, para se te mbërrinte në pikën kufitare. Një i njohur i imi, më pat dhënë dikur një shpjegim original. Ai e lidhte me vitin 1967 dhe me blasfeminë tonë kolektive të shkatërrimit të objekteve të venerimit te zotit. “Eshtë hakmarrja e tij pse ky vend i yni, vuan kriza, thatësira, mungesë ajri dhe gjelbërimi”. Deri para pak vitesh kjo ndjenja që ju përshkova më sipër, ushqehej edhe nga teoria konspirative e vitit 1967.

Por ka ca vite që nuk ndodh më kështu. Aktualisht kur iki në Mal të Zi, trishtohem për një arsye tjetër: që pas një udhëtimi të mrekullueshëm në një atmosferë perëndimore përmes Lezhës, Shkodrës dhe Murriqanit, më duhet të ruaj makinën pikërisht nga rrugët e ngushta, të vrara dhe të trishtuara nga Murriqani deri në Tivar.
Më duhet gjithashtu të ruaj veten, pas një udhëtimi spektakolar në një rrugë super të mirë, siç është ajo e aksit juglindor, për të mos rënë në ndonjë kthesë të rrugës së ngushtë e plot të papritura të Volorekës deri në Ohër.

Gjithashtu më duhet të ruhem nga milicët e policët e këtyre dy gjasme-republikave, që edhe të kompleksuar nga zhvillimi, pasurimi dhe kryeneçësia jonë, tentohen shumë të na gjobisin, kërcënojnë, apo sekuestrojnë makinat tona, kueku më të shtrenjta sesa Jugo-t apo Reno-të e tyre të mbaruara.

Por sot e tutje do të më duhet edhe diçka tjetër: vizë. Jo se nuk isha tashmë i acaruar me sjelljen e trashë të milicëve maqedonas, që në kufi të bëjnë pyetjen, që tashmë nuk ma bëjnë as në Londër, Nju Jork, Romë, bile as në Athinë: “Ku do shkosh dhe ku do rrish dhe sa do rrish?” Por më trishton gjithnjë e më shumë fakti se pas hyrjes në BE të shteteve pa lidhje si Bullgaria e mafias dhe Rumania e kurvave, tashmë do të më duhet të duroj se si një tjetër vend kandidat zyrtar në BE, Maqedonia, më vë literalisht kufirin te thana, megjithëse edhe une edhe ajo – Maqedonia – e dimë se ai është një shtet “kurvë”. “Kurvë” sepse në fakt fle në tre krevate dhe asnjëri nuk është i tiji. Ka emrin që nuk është i tiji – por i një krahine greke – flet gjuhën zyrtare që nuk është e tija – por është e bullgarëve – dhe mban me zorr një të tretën e shtetasve – që nuk duan të jenë maqedonë, sepse janë shqiptarë.

Eshtë një shtet “kurvë”, pasi një forcë kryesisht amerikane si UNPROFOR, prej vitit 1991 i ruan kufijtë, që të mos bëhet “bordello” dhe për më tepër, i ka shpëtuar dy luftrave, pa i hyrë thuajse gjemb në këmbë. Nuk thonë kot “paç fatin e… Maqedonisë”

Por kjo puna e rikthimit të vizave nuk është se më shqetëson shumë, pasi ekonomikisht të humburit janë përtej kufirit të thanave maqedone. Më shqetëson fakti se nuk ka asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me këtë. Dhe prapë nuk e shoh të reduktuar problemin tek lëvizja e njerëzve, por tek miratimi në heshtje i këtij jastëku vakuumi, përreth kufijve të Kosovës. A mos vallë kemi filluar që tani të paguajmë një kosto të panjohur të pavarësisë së saj?

Nëse është kështu, kjo do të thotë se ka një lajm të mirë që fshihet prapa një lajmi të keq. Dhe që përtej gjithçkaje rrit rëndësinë e një segmenti shumë të përfolur siç është ai Durrës Kukës. Si një provë se jo gjithmonë rrugët e shpëtimit, kalojnë përmes “kurvave”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora