E enjte, 18.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Mendime

Ajet Nuro: Atë vit që bëra drith…

E hene, 31.01.2011, 08:37 PM


Atë vit që bëra drith…

Nga Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com

 

Eksluzive Tribuna Shqiptare

Atë vit që bëra drith

Mu doq(gj) gruaja në *(y)ith…

Bejte labe

Ajo që po ndodh në Tiranë është për të qarë. Aspak për të qeshur. Por, ngase është më mire të qeshësh se të qash për ta filluar këtë shkrim nuk di se si më erdhi në mendje një bejte labërie e cila sa here më vjenë në mendje më bënë të qesh. Sidomos vazhdimi. Por për momentin nuk ka rëndësi vazhdimi. Mjafton fillimi. Sepse … si edhe ai labi i njëherë kohës, shqiptarët e varfër, mundën më në fund, pas as më shumë e as më pak por fiks 20 vjetësh të shijojnë Europën, një kënaqësi qesharake para atyre arritjeve që kombe si ai i yni i arritën në më pak se gjysma e kohës që na u desh neve. Pra, në fund të 2010, në fillim të 2011 shqiptarët mundën të bëjnë drith... Ata ia dolën të lëvizin nëpër Europë. E pikërisht, ky gëzim nuk duhet të zgjas shumë. Kjo kënaqësi qesharake siç e tham, (sepse të tjerët, ata me të cilët filluam tranzicionin,  janë tashmë anëtar të BE dhe na gjykojnë për ç’do veprim që bëjmë...) nuk duhet të kenë të drejtë të lëvizin në Europë. Sepse ... interpretojeni ndryshe 21 janarin e 2011-s.

21 janar 2011. Kush ishte fajtori?

O zot, jepna kurajon t’i shikojmë gjërat në sy. Nuk dua të gjykoj sepse nuk desha t’i shkruaja këto radhë për të gjykuar njërin dhe tjetrin. Por as nuk mund të rri mënjanë sepse një i afërm nga Tirana më pyeti në telefon se ç’mendoj unë për atë që ndodhi në datën 21 janar. Ç’mendoj unë? Që nga 1997 nuk resht së shkruari dhe së thirruri për t’u ruajtur nga ai që mund ta quajmë precedenti 1997 kur për të djegur pleshtin i vumë zjarrin shtëpisë. Dhe at’here, turmat kishin të drejtë (mes atyre turmeve kisha të drejtë të isha dhe unë...). Edhe at’herë, turmat, apo dhe populli apo edhe votuesit kishin të drejtën legjitime t’i kthenin armën pushtetit pavarësisht se pushteti është i imunizuar dhe si rrjedhoj ato armë paksuan popullsin shqiptare me 2000 veta. Më keq akoma. Të gjithë ata që nuk shkuan me këtë shifër, janë të traumatizuar. Kush fitoi?

E pra kush e pati fajin më datën 21 janar 2011. Kam frikë se përgjigja është e njëjtë si për përgjegjësit e 1997, si për përgjgjësit e vrasjes së Hajdarit, si përgjegjësit e Gërdecit, si për përgjegjësit e vrasjeve ku njoftimi mbyllet me shprehjen “vrasësi u largua në drejtim të paditur”... Por, a kemi vërtet dëshirë të zbulojmë se kush e pati fajin. Faji nuk gjendet kurr kur i vendosim gjilpërat majë për majë. Gjejeni fajtorin në këto dy deklarata:

“Qeveria mbrojti institucionet”.

“Demostruesit marshonin në mënyrë paqësore”.

Të dyja këto deklarata bëhen në Shqipëri. Nëse dikush tenton të futet në Shtëpinë e Bardhë, apo edhe thjeshtë nëse tenton t’i ndryshoj ngjyrën(t'a përbalti për shembull, për ta quajtur Shtëpia e zezë...), dijeni se ai person të nesërmen do ta ketë emrin të shkruar me ndonjë rrasë varri. Dhe askush nuk do ankohet. Ndërsa demostrues që marshojnë paqësisht ... duke djegur makina, kjo ndodh në Shqipëri. Mos kjo do të thotë se vrasja e tre personave justifikohet. Gjithësesi jo. Por, le t’i themi gjërat siç duhen thënë dhe jo siç do të na pëlqente t’i quajmë.

Kush e pati fajin më 21 janar 2011?

I takon prokurorisë dhe organeve gjyqësore të gjejnë fajtorin apo fajtorët. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të nxjerrim disa përfundime që mund të ndihmojnë shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme. 

Klasa politike shqiptare e papërgjegjëshme

Si mund të quhet një klasë politike që nuk i kushton aspak rëndësi fjalorit që përdor në parlament, në media apo kudo që i del rasti të flasi. Thonë se çdo popull meriton qeverinë e tij. Dhe nuk besoj se shqiptarët bëjnë përjashtim. Por, nuk besoj se vetë shqiptarët do të donin t'i etiketonin si të paedukatë. Pra, nëse keni mundësi të zgjidhni herë tjetër një deputet apo edhe një këshilltar bashkiak që mos t'iu shaj nga nëna sapo t'i jepni pushtetin, mundohuni të gjeni ndonjë që ka të paktën minimumin e edukatës dhe etikës qytetare. Nëse ai për dorë për kundërshtarët fjalët idiot, kafshë,  apo edhe pak më të rënda se këto që tastera ime do të ndyhej po t'i shkruaja dijeni se do jeni Ju që do u vij turp nesër. Nëse një politikan që ju e keni për zemër fyen apo kërcënon kundërshtarët ... dijeni se viktimat e para jeni Ju...Një klasë politike që jeton vetëm e vetëm për të përfituar nga pushteti, nuk është klasë politike përgjegjëse. Ajo klasë politike ka mbaruar. Madje, jam dakord me mendimin e një nalisti që e shikonte ringjalljen e Shqipërisë tek ata të rinjë të edukuar në Perëndim dhe që nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin e kuq komunist, pushtet që i ka formuar edhe shumë nga protagonistët e sotëm të spektrit politik shqiptar.

Europa e duruar...

E kam thënë diku se ne shqiptarët jetojmë për të tjerët. Nuk ka një ditë ku ne mos të flasim për raportet tona me Europën, NATO-n, SHBA-në. Për drejtuesit shqiptar, nuk ka rëndësi se ç'thonë shqiptarët, për ata e rëndësishme është se çfarë tha Françoi, Hans, Carl, George apo dhe të tjerë që vijnë nga Europa apo përtej Atlantiku për inspektim. Por edhe Europianët janë shumë të duruar me ne. Madje edhe fëmijët në kopësht nuk bëjnë si politikanët shqiptarë. “Zyshe, filani më tha më ha ...” “Shoqa mësuese, ai më tha ... për mamin time”. Nga ana tjetër nuk lëmë ditë pa dëgjuar politikanët tanë se e shohin të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë në institucionet dhe aleancat Euroatlantike. Me një klasë politike të përgjegjëshme do kishim raporte të tjera; do ishin Europianët që do na luteshin t'i bashkohemi Europës.

Shoqëria civile shqiptare, për t'ia qarë hallin...

Nëse do të kishim një shoqëri civile të shëndetëshme, nuk do kishim dy kampe diametralisht të kundërta që janë gati të bëjnë gjithçka për të marr pushtetin apo edhe për ta mbrojtur atë me gjak. Një shoqëri civile e shëndetëshme, di dhe ka mënyrat e veta për të kërkuar llogari në emër të qytetarëve. Para disa ditësh mora një mesazh nga një gazetar tiranas që na përcillte një reagim të rreth 80 shoqatave. Por, këto shoqata nuk e di nëse kanë apo s'i kanë 80 veta në listën e tyre. Por edhe nëse i kanë 80 veta nëse këta do kishin ndonjë ndikim diçka do bënin. Por ata (të më ndieni nëse në këto 80 shoqata ndonjëra është aktive...) që janë aktivë, janë të tillë për të siguruar ndonjë subvencion. Edhe një MJAFT, aktiv deri para disa vitesh, na u dogj, tek tentoi t'i furnizoi klasës politike shqiptare gjak të ri të (pa)infektuar nga shoqëria civile. Po tani?!

Kush e pati fajin për çka ndodhi më 21 janar 2011?

Edhe sikur të vija autorët në bankën e të akuzuarve, qoftë edhe duke shkruar emrat  e tyre në një shkrim, tifozët e të dy kampeve nuk do ta pranonin rezultatin. Veç një gjë është e sigurt, pavarësisht se kush e shkaktoi 21 janarin 2011, ai që e pësoi nga 21 janarit përveç 3 viktimave, për të cilën si shqiptar shpreh keqardhjen time të thellë , viktima kryesore është ai shqiptari i thjeshtë që sapo fitoi një të drejtë, atë të lëvizjes së lirë, si njeri, në Europën plakë. Imazhi i Shqipërisë në botë u (ri)nxi. Dhe kjo kur dukej se punët nuk po shkonin edhe aq keq në Shqipëri. Mos ndoshta qarqe të caktuara brenda apo jashtë Shqipërisë nuk duan që kjo e fundit të eci përpara?!

Atë vit që bëra drith

M'u doq(gj) gruaja në *(y)ith

Hallall ia kam bërë të tëra

mjafton që i shpëtoi *ëra

Po ne, çfarë na u dogj dhe çfarë shpëtuam nga “zjarri” i  21 janarit të këtij viti?..

Montreal, Kanada

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora