E merkure, 24.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Candice Bergen

E hene, 31.01.2011, 08:57 PM


KENDIS BERGEN /1946-

 

Nga Halit Bogaj

 

Aktorja me origjinë suedeze, Kendis Bergen  ishte njëra ndër bukuroshet më të mëdha të kinematografisë amerikane e cila bëri emër të shquar në filmin bashkëkohor. E lindur në Beverli Hils/1946/,Bergen dukej se ishte zgjedhur të bëhej njëra ndër aktoret më të popullarizuara në vitet e mëvonshme, kur dallohej si talente e madhe edhe në fëmijërinë e saj të hershme.Qysh në moshën 1o vjeçare ajo startonte në programin radiofonik të babait të saj, kurse një vit më vonë,bashkë me vajzën e komikut të maestral/Gruço Marks/ ajo luan me sukses të madh në një emison televiziv, duke ecur gjumëve të aktores Shirli Tempëll.Në filmin e saj të pare”Grupi  interpreton një lezbijkë të re, duke u bërë njëra ndër aktoret më të talentuara të botës rinore.Filmi tjetër i saj madhështor”Rërat e San Pabllos”,me aktorin Stiv Mek Kuin në rolin kryesor, është udhërrëfyesi tjetër i sukseseve të saj të mëtejme kulminante/1966/.Edhe me filmin monumental”Era dhe luani”/1975/,bashkë me Bert Rejnolldsin e famshëm,shkëlqejnë në komedinë”Duke startuar gjithmonë”/1979/.Ndërkohë martohet me regjisorin freng Luj Mal, duke u angazhuar edhe në disa role të fuqishme televizive.Pasojnë serialet e popullarizuara televizive në të cilat aktresha e madhe shkëlqen si gjithnjë si një yll kolosal i filmit amerikan,sidomos me projektin e shquar”Marti Braun”,e cila interpreton rolet e saj brilante në disa episode të atij seriali të njohur.Për atë serial me një shikueshmëri të madhe në opinionin amerikan, ajo e fitoi edhe shpërblimin televiziv – Emi për të treguar se ishte e denjë që të luante role të llojllojshme zhanresh të ndryshme filmore.Bergen luajti edhe në filmat e regjisorëve të njohur si:Xhon Milius,Klod Lelush,Majkëll Kokojanis,Luj Zhilbert,Riçard Bruks,Peter Hajms dhe Riçard Atenboro i cili e realizoi filmin antologjik”Gandi”,ku Bergen ishte një fotoreportere e cila përcillte jetën dhe të bëmat e kolosit indus.Ishte shumë i njohur edhe filmi isaj “Aventurierët”në të cilin lunate me Bekim Fehmiun,ku shkruhej dhe flitej se ajo ishte e dashuruar në aktorin tone të shquar.Ndër filmat e saj kryesorë duhet përmendur edhe:”Duhet jetuar për të jetuar”,”Ushtari Blu”,”T.R.Baskin”,”Karnal noligj”,”Diçka për dashurinë”,”Ura e  Kasandrës””,”Domino  Doming Prinsipël”,”Rrëfimet e Oliverit”Piena Di Piegia” ”Duke filluar nga gjithçka””Të pasurit dhe të famshmit”,”Gandi”/”Ta kafshosh plumbin”/në të cilin luan bashkë me aktorin Xhin Hekman/,”2o1o viti kur e bëmë kontaktin”,”Holivudi jeton”,”Viktima e ëmbël”,”Stik”,”Mbreti Artur”,”Më e mira për Çejvi Çejsin”dhe”Meri  dhe Ekipi”./Kendis  Bergen  vinte në kinematografinë amerikane si një aktore me origjinë suedeze e cila me sharmin dhe bukurinë e saj karakteristike premtonte shumë në artin e shtatë.Siç e pamë më lart ajo qysh nga fëmijëria e saj e hershme ishte e  pajisur me një talent specifik të cilin vinte duke e përsosur me vitet e pjekurisë së saj.Ajo e kishte vendosur të angazhohej tejet seriozisht në  botën e pashterrshme të filmit,duke u bërë njëra ndër aktoret më kakaketeristike të kohës në të cilën krjoi. _-Siç dihet,përveç roleve serioze që i luajti në disa filma,Kendis Bergen ishte e talentuar edhe si komike e famshme,por ne ishim mësuar që ta shikonim vetëm në ata filma ku në mënyrë kulminante shprehej serioziteti i  madh i saj siç ishin,sidomos filmat:”Kafshoje plumbin” ,me Xhin Hekmanin dhe Xhejms Koburnin,”Aventurierët” me Bekim Fehmiun,Rosana Bracin dhe Sharl Aznavurin,”Gandi” me Ben Kingslin,”Të pasurit dhe të famshmit”,”Rërat e San Pabllos”me Stiv Mek Kuinin dhe Riçard Atenboron,”Të jetosh për të jetuar”,”Ushtari Blu”,”Era dhe luani”,”Ura e Kasandrës”me Bert Llankasterin, Sofia Lorenin dhe Riçard Harrisin në rolet kryesore si edhe disa filma të tjerë të çmuar.Kendis Bergen luajti edhe në disa seriale tjera të popullarizuara televizive siç ishin”Holivudi jeton”-pjesa e parë dhe e dytë dhe”Viktima ime e ëmbël”.

Kendis Bergen është active edhe sot, duke u konsideruar edhe si njëra ndër aktoret më të kërkuara të botës filmore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora