E premte, 29.03.2024, 05:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

“Gjaku i burrit nuk vlen as sa nje shtepi”

E diele, 13.01.2008, 05:40 PM


Aleksander Ndoja - Koha Jone

Familja e policit te vrare ne krye te detyres, tete vjet me pare, Gjon Pacukut, jeton ne nje banese me qira, prone e nje familjeje emigrantesh. E veja e efektivit, Liza, jeton me dy femijet ne meshire te fatit, pasi ndihet e paperkrahur nga shteti. Ka qene paraditja e dates 28 qershor e vitit 2000, kur ka ndodhur edhe ngjarja e rende qe tronditi qytetin e Mirdites. Grupi i gatshem perpiqej te parandalonte nje grabitje, por ka rene ne gracken e nje sulmi te ashper. Gjon Pacuku, nje nder policet me aktive ne eliminimin e ketyre bandave, nderroi jete pas nje atentati ne nje kurth te ngritur ne qytetin e Mirdites. Grupi gatshem i policise u qellua me kallashnikove dhe granata, por qe te gjitha keto kishin prekur vetem policin Gjon Pacuku, i cili nderroi jete ne vend. Bashkeshortja e tij, Liza, kujton me dhimbje ato dite dhe vuajtjet e mevonshme per te mbijetuar. “Edhe sot e kesaj dite jetojme me qira e ne kushte te veshtira, nuk kemi as shtepine tone”, thote Liza.

Sapo mberrin ne shtepine ku u be ceremonia e varrimit te policit Pacuku, mund te shikosh nje situate aspak te kendshme. Banesa mjaft e vjeteruar dhe pothuaj e pabanueshme ka bere qe per pasoje familja, duke mos patur asnje mundesi per te blere nje te banueshme, eshte zhvendosur ne godinen e nje te afermi te familjes, i cili per momentin gjendet ne mergim. Liza, bashkeshortja e policit te vrare, thote se, “Mendoj se jam e vetmja familje, qe edhe pse bashkeshorti me eshte vrare ne krye te detyres, nuk kam nje banese timen”. Sa per arrestimin e vrasesve te bashkeshortit te saj, ajo shprehet se nuk ka cfare te thote kater muaj pas kapjes se tyre. “Ne nuk kemi akuzuar njeri, por eshte vete shteti, i cili ka prangosur disa dhe le te jete ai qe ta vertetoje se pikerisht ata jane autoret”, shton ajo. Liza rrefen per gazeten se jeton me mjaft veshtiresi, sikurse edhe ne nje deklarate qe ka dhene disa muaj me pare per gazeten “KJ”. Gjendja nuk ka ndryshuar aspak. “Femijet jane rritur, vajza tashme eshte ne shkollen e mesme dhe djali ne klasen e gjashte. Ata kane kerkesa gjithnje ne rritje dhe nje pension i babait te tyre eshte krejt i pamjaftueshem”, vazhdon nena e dy femijeve jetime.

Cuditerisht, ish-bashkeshorti i saj nuk trajtohet si familjet e tjera te policeve te vrare. Ndonese eshte e vertetuar se eshte vrare ne krye te detyres, ende nuk i eshte dhene titulli qe i takon, si “Deshmor i Atdheut”. Edhe me pare ajo ka kerkuar ndihme, por deri dje nuk ka patur asnje zhvillim. Vete Liza punon si pastruese ne konviktin e shkolles se mesme te Rreshenit, por edhe aty nuk eshte e sigurt per vendin e punes, pasi eshte pa kontrate. Ajo apelon qe familja e saj te ndihmohet nga shteti, qe dy femijet e saj jetime se paku te kene nje banese te tyren.

Kurthi qe i mori jeten Gjon Pacukut

Rreth ores 02:00 te nates, njeri prej rojeve private te nje parkingu ne ambientet e ish- SMT-se, lajmeron zyren e oficerit te rojes se policise, se kishte mundur qe te shquante disa silueta te rinjsh qe po tentonin qe te vidhnin pjese nga automjet e parkuara brenda murit rrethues. I menjehershem ishte reagimi grupit te gatshem ne perberje te cilit ishte edhe polici Gjon Pacuku. Duke menduar se kishin te benin me vjedhes ordinere ata parkojne furgonin perballe portes se parkingut. Por nuk e kishin menduar aspak se kishin rene ne gracke, kur ndaj tyre u derdh nje arsenal i shumte armesh. Pas kesaj, pjesetaret e bandes largohen te qete mes pallateve te punetoreve, ndersa furgoni i policise rikthehet ne drejtim te spitalit me goma te shpuara nga plumbat, dhe me jeten e fikur te nje polici i cili le ne meshire te fatit bashkeshorten Lizen dhe femijet, Flavia dhe Ronaldo, asokohe 8 dhe 3 vjec. Nderkohe qe 7 vite me vone, pikerisht me daten 19 korrik te ketij viti, vete zv/ministri i Brendshem, Gent Strazimiri, ne konferencen e jashtezakonshme per shtyp, deklaroi zyrtarisht se, “gjate kontrollit te banesave ne fshatin Malaj te vellezerve Syziu, pervec armatimit dhe municioneve, u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves edhe nje automjet, furgon, me targa MR032 A, i cili eshte perdorur ne ngjarjen e vrasjes se punonjesit te policise Gjon Pacuku”. Grupi prej pese te ndaluarish u cilesua si “Banda e Mirdites” dhe eshte nen hetim nga prokuroria. Kjo deklarate i ka shokuar edhe nje here familjaret e te ndjerit Gjon Pacuku, te cilet gjithnje kane menduar se nje dite e verteta do zbardhet. Tashme dy femijet e tij jane me te rritur. Flavia eshte ne vitin e dyte, ndersa djali tashme eshte ne klasen e gjashte, por qe nuk kujton asgje nga ditet e renda te qershorit te vitit 2000.

Lutja per Presidentin Topi

Ndonese vrasja e Gjon Pacukut ka ndodhur ne krye te detyres, per ate nuk eshte akorduar ende titulli i nderit pas shtate vitesh, i cili jepet ne keto raste. Familjaret e tij thone se jane ne pritje te firmosjes nga Presidenti Bamir Topi, per dhenien e titullit “Deshmor i Atdheut”. Ky dekorim do te bente qe ne nje fare mase Gjoni te vleresohej per punen e bere, por edhe familja do te trajtohej me nje status me ndryshe si familje deshmori. Bashkeshortja e tij, thote se jane bere te gjitha dokumentacionet perkatese prej disa vitesh, por puna ka ngecur. Ajo shpreh besimin se Presidenti Topi do te bej dicka dhe te perfundoje kete nisme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora