E premte, 19.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Arta Kallaba një frymë e re kreativiteti në fushën e regjisë teatrore

E shtune, 29.01.2011, 08:57 PM


ARTA KALLABA NJË FRYMË E RE KREATIVITETI

NË FUSHËN E REGJISË TEATRORE

 

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2011” i cili tradicionalisht organizohet në qytetin e Gjilanit, u mbajt edhe Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, ku Trupa e Teatrit Kombëtar e Kosovës dha shfaqjen “Heshtje”në regji të Arta Kallabës

 

Tiparet dalluese në fushën e regjisë teatrore te Arta Kallaba fillojnë dhe zhvillohen në baza të një pune studioze, duke e kuptuar thelbin e vërtetë të artit skenik dhe duke u nisur nga e përgjthshmja tek e veçanta; për të na dhënë përfundimin logjik të ngjarjeve, realiteteve të reja dhe shfaqjeve të ndërtuara mbi bazat dhe burimet e pashterrshme nëpër shtjellat e jetës, të përditshmërisë dhe të historisë së njerëzimit.

 

Nga Remzi Limani

 

Regjisorja jonë Arta Kallaba, na vjen nga një familje e edukuar në frymën dhe të bukurën e artit. Andaj, jo rastësisht, që nga fëmijëria e saj u vesh me petkun e një kulturë filogjenetike të kultivuar në familjen e nderuar Kallaba. Pra, që nga mosha e re, ajo filloi me violinën e mbështetur në sup, me të cilën nxori tingujt e parë të dashurisë për artin deri të këngët e saja, kryesisht të kompozuara nga babai i saj z.Izet Kallaba. Ajo dhe kënga e saj me suksese të vargëzuara u  prezantuan në shumë festivale të këngëve për fëmijë.

            Pas shkollës së ulët të violinës, ajo mbaroi Gjimnazin Matamatiko-Natyror dhe njëkohësisht ka ndjekur shkollën e mesme private të muzikës për solo - këndim. Artistja jonë nuk ndaloi, hapdrenushë vazhdoi rrugëtimin e saj drejt njohjeve të reja të botës së artit për t`i vazhduar studimet e larta në fushën e artit dramatik, përkatësisht të regjisë teatrore ku edhe magjistroi në Regji Teatri. Andaj, duke vështruar biografinë e shkurtër dhe hapërimet e para deri te përfundimi i studimeve për regji, ajo realizoi një numër të konsiderueshëm të shfaqjeve siç janë: “Antigona” nga Sofokliu, “Lisistrata”nga Aristofani, “Mbreti Lir” dhe “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspiri, “Balerina” nga vetë autorja, “Guximi për vrasje” nga Lars Noren dhe“Heshtje” nga Rafet Abazi. Puna e saj e shkëlqyer u shpërblye në disa nga projektet e cekura.

            Me shfaqjen “Lisistrata” në Festivalin Skena UP mori çmimin e parë si shfaqja më e mirë e festivalit. Me shfaqjen “Guxim për vrasje” mori katër çmime si shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrove të Kosovës dhe, me të njejtën shfaqje në Festivalin e Aktorit në Fier, aktori Enver Petrovci mori çmimin e aktorit më të mirë të festivalit.

 

 Regjisorja: Arta Kallaba
Regjisorja: Arta Kallaba
Me këto suksese të cilat pasqyrojnë punën e artistes dhe krijueses së nderuar, pa dyshim duhet të pranojmë se kemi të bëjmë me një figurë poliedrike të kultivuar dhe të avancuar prej kohësh për të qenë aty ku është sot. Pra, tiparet dalluese në fushën e regjisë teatrore te Arta Kallaba fillojnë dhe zhvillohen në baza të një pune studioze, duke e kuptuar thelbin e vërtetë të artit skenik dhe duke u nisur nga e përgjthshmja tek e veçanta; për të na dhënë përfundimin logjik të ngjarjeve, realiteteve të reja teatrore dhe shfaqjeve të ndërtuara mbi bazat dhe burimet e pashterrshme nëpër shtjellat e jetës, të përditshmërisë dhe të historisë së njerëzimit. Arta, që në fillim të karrijerës të saj u tregua se e posedon guximin e fjalës dhe shprehjes teatrale.

            Së këndejmi, regjisorja në fjalë, nëpërmjet veprave letrare të autorëve të njohur dhe aktorëve të përzgjedhur nga vetë ajo, na jep një pasqyrim me një pamje të re lucide në fushën e veprimtarisë artistike të artit dramatik e cila nxjerr në pah lojën e rrjedhshme të dalë nga analiza strukturore e veprës letrare, studimit psikologjik të personazheve të angazhuara, formës së lojës skenike dhe përmbajtjen thelbësore e cila te Arta Kallaba na vjen si avangardë e një fryme dhe gjuhe të re teatrale që ecën pa pengesa dhe pa kapërcime të menjëhershme… Në këtë kontekst, në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2011” i cili organizohet në qytetin e Gj

ilanit, u mbajt edhe Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, ku Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës dha shfaqjen “Heshtje”në regji të Arta Kallabës. Po ashtu edhe në këtë shfaqje, Arta angazhoi aktorët qëmoti të njohur për publikun tonë siç janë: Enver Petrovci, Çun Lajçi, Igballe Qena, Bislim Muçaj dhe të tjerë. Këtu, regjisorja jonë, me sukses ia doli të pasqyroj dramën e dy familjeve nga të cilat nxjerr në pah subjektin e problemeve shoqërore dhe të individit me një laramani peripecishë në kundërshti karshi njerëzores, normave etike dhe sociale; duke e trajtuar fenomenin e drogës, prostitucionit dhe njeriut në kërkim lëmoshe si kategori e vaçantë e shoqërisë sonë të re. Në festivalin e dramës në fjalë, në mesin e të dalluarëve  ishte edhe regjisorja Kallaba, e cila nga juria vlerësuese për artet skenike u shpërbleu me çmimin për Realitete të Reja Teatrore.

Arta Kallaba u lind në Gjilan (1983). Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë. Momentalisht punon Udhëheqëse për Kulturë dhe Arsim në Agjencinë e Mërgatës në Qeverinë e Kosovës. Dhe, në fund, mund të themi se: lulëzimi i saj nga rrënjet e arteve të bukura, pa dyshim do të arrij apogjeun e saj në fushën e regjisë teatrore.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora