E merkure, 24.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur shokut Reshat Sahitajt...

E diele, 13.01.2008, 04:17 PM


Letër e hapur shokut Reshat Sahitajt, i cili po e tollovit opinionin në gazetari!

MIRË U PAFSHIM TE MINISTRESHA E DREJTËSISË NEKIBE KELMENDI!
/Shih: Letër shoqërore zotit Gani Mehmetaj, përgjegjës i gazetës “Bota sot” për Kosovë/
E enjte, 06-12-2007, 06:49pm (GMT)

Nga Kadri Mani

Kadri Mani
“Ky nuk është roman historik tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohen e herë këmbehen, gjithnjë në varësi nga qëllimi i autorit për t’i bërë më të mbuluara apo më të zbuluara ngjarjet e personazhet e ndryshme në të. Kjo e bën strukturën e romanit më të përbërë e kjo do të thotë, njëkohësisht, më të thelluar kuptimisht dhe artistikisht.”

(Nga parafjala e Rexhep Qoses, te libri i Reshat
Sahitajt: JETA E DYFISHTË, Prishtinë, 2005)

 
Zotni kryeredaktor Gëzim Marku, tungjatjeta!
Konflikti im me shokun socialist, Reshat Sahitajn, daton që nga viti 2002, kur e pata botuar dhe reklamuar librin Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!
Këtu pati marrë në thua shoku socialist Reshat Sahitaj dhe më jepte vërejtje mua, paçka se libri është nis e sos Intervista e Kryetarit tonë historik në Hagë pyetje-përgjigje!!
Ishim keq të befasuar me çoroditje të tilla dashakeqe, ngase në atë dëshmi Kryetari ynë shkëlqeu në çdo pikë ndaj Kryetarit të Serbisë çetnike-fashiste, të cilin Ibra ynë e çoi atje ku e kishte vendin!
Dhe në kohën kur ne demokratët po festonim e po galdonim për fitoren tonë, shpërtheu mllefi i katilëve kundërshtarë socialistë, sepse ata po pritnin në ankth që të fitonte kryetari i tyre serb!!
E theksuam vlerësimin e Recensuesit, si informatë për lexuesit tanë se kemi të bëjmë me orientimet antidemokraci dhe për të përgënjeshtruar se ai libër nuk është “roman”, por a-zh publicistikë tendencioze antiinstitucionale!
Ta quash “roman” librin me publicistikë JETA E DYFISHTË, është e barabartë sikur ta quanin qerren e kuajve- helikopter!! Në këtë shkallë është diferenca e shkollarëve të shkalluar!! I djegësve të Shtetit Shqiptar më 1997, dhe e djegësve të Flamurit të Dardanisë sot!!
Pra, nga libri që nuk është roman po publicistik, po shënojmë ca nga titujt:
PRISHTINË, 1975, PRISHTINË, 19 SHKURT 1975, LANDOVICË, MOTEL “VLLAZNIMI””, QERSHOR, 1975, PRISHTINË, 23 NËNTOR 1975, ORA 14. 05, NË RRETHINËN E BEOGRADIT, 25 NËNTOR, 1975, SUHAREKË, 27 NËNTOR 1975, ORA 8. 30, NË ODËN E SHABAN MAZREKUT, 5 DHJETOR 1975, BREZOVICË, 17 DHJETOR, 1975, PRISHTINË, 27 JANAR 1976, PRIZRE, 26 PRILL, 1976, HOTEL-RESTORANT “ALBANIA” BEOGRAD, 24 PRILL, 1990, PRISHTINË, 20 MAJ 1990...
Rashat Sahitaj: “Rexhep Qosja që në fushën e letërsisë nga kritiket e huaj shquhet si Kafka i Ballkanit”- edhe mund të jetë quajtur “Kafka i Ballkanit”, kurse sot mund të quhet vetëm- kafkë! Ose vetëm- rrashtë, e mbushur me byk e me kashtë! Mjekrën me lesh, fort i zoti të hajë-përshesh!
Zotni Kryeredaktor, kur unë (1937) kam pas punë me OZNA-n, Reshat Sahitaj (1952) ende s’ka qenë në këtë botë, dhe merre me mend, në e-maila privat sqepverdhi e kanarina politike më vë në lidhje me UDB-ën, nga se “qenka i bindur” se stili im nga ato qarqe na qenka i porositur ose i fryymëzuar!!
Po ne nuk mund të merremi me “bindje” të tilla prej xhandarësh, sepse më lehtë mund t’i mbushësh plevicat me kashtë se sa kokat e tyre me mend! Është trashtinë që në këso raste të paraqitesh me “bindje” me dy bb (bindje-budallaqe): gjyqi ta kërkon një copë dokument, ndryshe t’i nxjerr mendtë!
E kam këshilluar Reshatin (përse, vallë, nuk kthehet në fshat e ta rrok-shatin!?), kur tanimë ka dështuar me turp: në politikë, në gazetari dhe në publicistik!?!
Dhe më përshëndet-tung! Ka harruar se Ramiz Kelmendi thoshe: MOS MË THUAJ “TUNG”, O BZNG!

shume me katastrofike se ç'mendon nese konforntohesh fizikisht me mua. Tung
Reshat Sahitaj

-------------------

Tollovitësi i opinionit, Reshat Sahitaj, në rubrikën  “PORTRETI I JAVËS”, pas Qoses dhe Demaçit, te gazeta KOSOVA SOT, e datës 12.1.2008, f. 26, pa paraqitur shkrimtarin Agim Deva!!
Reshat Sahitaj, në rolin e priftit, e marrë për detyrë t’ua fal fajet, kundërvajtjet dhe veprat e rënda penale gjithë reaksionit dhe denigruesve e devalvuesve të çdo vlere kombëtare, kundërshtarëve të çdo përparimi e të çdo lirie.
 
Ata tipa të hurit e të litarit, duke qenë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me shokët e tyre Tito-Rankoviq, nuk po linin figurë pozitive pa njollosur e pa denoncuar: duhet të bëhen hulumtime në mos këta intrigantë i kanë denoncuar edhe: Fehmi Aganin, Latif Berishën, Ukshin Hotin...!?!
Agim Devës nuk po i mjaftonin vetëm vjershat për Titon: JOZHA I VOGËL, TITO I MADH... por shkoi aq larg sa t’i shante pionierët pse kishin shpërndarë trakte kundër atij regjimi të urryer: ti pis, që po do të na e prishësh qetësinë, rehatinë, që po do të na i shkatërrosh vlerat më të larta të bashkim-vëllazërimit, shikoje veten në pasqyrë se çfarë surrati ke, qurravec... (cituar nga mbamendja), në faqen e parë, në ballinën e “Rilindje për fëmijë”!!!
Këta elementë turbullues,  duke qenë vetë lojalë, kanë filluar të ma përmendin edhe mua UDB-në e tyre, dhe Reshat Sahitaj qenka “i bindur” se edhe unë (Kadri Mani) mund të jem atypari, dhe sapo të ma përmendin, unë mund të frikësohem e të heshtë!?! 
JO, skllop i shejtanit me vese prej iblisi, ka burra që nuk dinë se çka është përkulja. Që nuk janë të zhytur në spiunazhin antikombëtar as në lapërdhari!!
Dhe tash, (pa pardon!) Agim Deva po e udhëheq KARVANIN E SHKRIMTARËVE PËR FËMIJË!?!- sikur të mos kishte ndodhur asgjë!!! Me këtë rast po jua përkujtoj titullin e Dostojevskit: KRIMI DHE DËNIMI!!-  dhe të mos hamenden se mund të shpëtojnë pa dënime dhe përgënjeshtrime publike.
Të mos harrohet edhe spiuni i burgjeve, regjisori Ekrem Kryeziu- DARKA E DREQIT!! Kjo është ajo kllapa e “intelektualëve” të dënuar apo të padënuar- njësoj!!
Sepse jo vatëm masat e gjëra tolloviten, por edhe intelektualët e larë habitën, skur ishte rasti i të madhit Hadi Shehu: nuk e paskësh pas ditur se deri ku kishte arritur Ekremi!?- jo o zotni Hadi, ai tip ka rënë sikur topi në kosh, është shndërrua në- “cinkarosh”!!
Dhe gazetari reaksionar jua mbanë ison edhe sot e kësaj dite!!

12.1.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora