E premte, 19.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave uron Kadarenë

E shtune, 29.01.2011, 04:46 PM


PËRSHËNDETJE, URIME dhe SUKSESE në JETËN TUAJ të LAVDISHME

?INTELEKTUALIT, SHKRIMTARIT, ATDHETARIT   dhe  AUTORITETIT    SHQUAR NDËRKOMBËTAR!

 

Z. ISMAIL KADARE!

 

          Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe kryesia e saj me qendër në New York, me respekt dhe konsideratë të veçantë përshëndesin, urojnë dhe përgëzojnë   shkrimtarin tonë të nderuar dhe të respektuar, Ismail KADAREN, me rastin e përvjetorit  të 75 të të ditëlindjes së tij dhe i shprehin vlerësimet dhe aspiratat më të sinqerta për  meritat, arritjet dhe veprimtaritë e tij shumë të suksesshme dhe mjaft frutdhënse, në interes të popullit, Kombit dhe të njerëzimit 

     Akademia e jonë kujton me respekt përvjetorin e 70 të datëlindjes tuaj Z. KADARE, të organizuar nga  Akademia më 28 / 01 / 2006, në Manhattan, të quajtur "Viti i  Ismail Kadares", për t'iu nderuar me meritë nga Akademia Mbretërore e Suedisë me  çmimin Nobël. Por ne mbetemi gjithnjë me shpresë dhe në të drejtën e së vërtetës, se krahas  çmimeve të shumta dhe me mjaft vlera ndërkombëtare, që ka marrë kohët e fundit, Akademiku Ismail Kadare, do të vlerësohet, do të shpërblehet e nderohet edhe me Çmimin Nobël, siç e meriton.  

      Kontributi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar në lëmin e letërsisë është mjaft i konsiderueshëm, shumë i vlerësuar dhe tepër i çmuar, gjë që dëshmohet nga nevoja dhe përkthimi i veprave të tij në mbi 40 gjuhë të botës, duke u bërë ndër shkrimtarët më të pëlqyer dhe më të lexuar në rruzullin tokësor.

                Nder, lavdi, suksese dhe jetë të gjatë shkrimtarit tonë të talentuar dhe atdhetar.

NGA  KRYESIA  e  AKADEMISË

 

SEKRETARI   SHKENCOR KRYETARI (Dr.  NAMIK  M. SHEHU ) D. V.

(Prof. Dr.  SKËNDER   KODRA )D. V.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora