E shtune, 20.04.2024, 12:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Karl Malden (1912–2009)

E shtune, 29.01.2011, 08:58 PM


KARL MALDEN (1912- 2009)

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe Karl Malden bën pjesë ndër aktorët më eminentë të kinematografisë amerikane i cili na i la trashëgim disa kryevepra të fuqishme filmore, siç ishin:”Druri për varje”/me Gari Kuperin dhe Maria Shellin/, “Patoni gjeneral nga çeliku”/me Xhorxh Skotin në rolin kryesor/, “Rrugët e San Franciskos”/me Majkëll Dagllasin/, “Në portet e Nju Jorkut”/me Marllon Brandon dhe Eva Meri Sentin/, ’Engjujt me fytyra të galme”/me Xhejms Kegnin dhe disa filma të tjerë të paharruar të cilët do t’i përmendim më poshtë.

Në fillim të karierës së tij të lavdishme/në vitin 1937/ Malden  do të paraqitet në Broduej, për të debutuar edhe në filmin”Ata e dinë se ç’kërkojnë”/1940/.Pas shërbimit ushtarak në forcat ajrore gjatë luftës së Dytë botërore, i kthehet sërish filmit , duke shkëlqyer në realizimin e paharruar”Fitorja”/1944/, në të cilin del në dritë me emrin e ri filmor – Karl Malden.Në vitin 1947, prapë në Broduej, arrin sukses të madh me rolin e Miçit në pjesën teatrore”Tramvaji i quajtur dëshirë”, sipas veprës madhështore të dramaturgut të shquar Tenesi Uiliams, të cilin e përsërit edhe në vitin 1951 në filmin homonim në të cilin shkëlqen edhe Marllon Brando ,në të cilin Malden e fiton edhe çmimin Oskar për atë rol të komplikuar.Në vitin 1957 ai interpreton një rol tjetër fenomenal në melodramën luftarake”Limiti kohor”, kushtuar luftës amerikano-koreane, me të cilin bëhet njëri ndër aktorët më të mëdhenj të kohës.Siç thamë edhe më lart, aktorin e shohim edhe në një rol negativ nga filmi uestern”Druri për varje” “në të cilin shkëlqen si gjithmonë dhe me një forcë të pashterrshme artistike.Si hero i rrëfimeve policore, ashtu si edhe Robert Stak në rolin e Eliot Nesit nga “Të pathyeshmit”,  Malden shquhet në serialin “Rrugët e San Franciskos” të cilin e patëm shikuar edhe ne disa decenie më parë.Me rolin e Majk Stounit nga ato rrëfime interesante policore ka mbetur përherë në kujtesën tonë, duke qenë atraktiv, interesant dhe heroik.Malden luante edhe në seriale të tjera televizive me të cilat arrinte sukses dhe shikueshmëri të madhe në mbarë botën.Gjithashtu ka mbetur madhështor edhe me një rol tjetër negativ nga filmi”Xheku me një sy” në të cilin luan sërish me aktorin” e shekullit “ Marllon Brandon.Me autoritetin e tij të pakontestuar, me të cilin ishte ngritur edhe në shkallët më të larta të artit të shtatë amerikan, Malden bëhet edhe kryetar i Departamentit për Art, shkencë dhe kulturë, duke qëndruar vazhdimisht edhe në mesin kryesor të elitës më të njohur të veterantëve të shquar që kishin bërë arritje të shumta kulturore.I përkiste gjeneratës më të ndritur dhe luante me emrat më të mëdhenj të filmit, çka nuk ishte aspak lehtë të arrihej një sukses i tillë, aq më tepër kur ai kishte luajtur me :Gari Kuperin, Marllon Brandon, Xhejms Kegnin, Maria Shellin, Vivien Li-në dhe me figura të tjera markante që kishin vend të lartë në kierarkinë filmore amerikane.Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e tij kolosal nga filmi”Xheku me një sy” në të cilin në mënyrë të pashpirtë realizon një rol të shkëlqyer negativ, duke e lënë në baltë mikun dhe shokun e tij më të ngushtë me emrin Rio/Marllon Brando/, për ta vjedhur arin që e kishin grabitur së bashku në një bankë dhe për t’u bërë ligjvënës i një qyteze.Malden interpreton për mrekulli edhe rolin e një gjenerali të mirënjohur nga filmi’Patoni, gjeneral nga çeliku”, me ç’rast filmi i fiton disa shpërblime oskarësh.Karl Malden ishte angazhuar vazhdimisht në një drejtim të caktuar që artin filmor amerikan ta ngriste në shkallët më të larta dhe të përjetshme duke dhënë nga vetja një potencial të madh artistik dhe duke luajtur role poliedrike të cilat i realizonte me një lehtësi të madhe dhe thuajse të pahetuar, sikur të ishin të rrjedhshme nga vetë natyra.Edhe veprat e tij filmore jetojnë nëpër kohra dhe kanë mbetur ndër realizimet më të fuqishme në mbarë kinematografinë botërore.

Malden, përveç me emrat e përmendur më lart, aktroi edhe me aktorë të tjerë të famshëm si:Henri Fonda, Li Marvin, Li Xh. Kob  dhe të tjerë për të krijuar një imazh jashtëzakonisht të njohur për çdo spektator që i kishte shikuar filmat e tij  të shumtë.Edhe emri i tij ishte bërë sinonim i thellësisë artistike, i talentit të akumuluar dhe i aftësisë së papërmbajtur për t’ i shprehur të gjitha veçoritë e veta të larta  dhe të lindura nga vetë natyra.Malden kishte prirje të dyanshme që të luante gati në mënyrë të njejtë si në teatër ashtu edhe në film, duke mbetur në kujtesën e pashlyer njerëzore edhe rolet teatrore në Broduej.Aktori i madh ishte autentik, tejet origjinal dhe  na befasonte me çdo film të tij të ri dhe me rolet e interpretuara për mrekulli.Ai realizon një rol kulminant edhe në filmin”Dashnorët e Marisë”në të cilin luan me Robert Mkiçamin e paharruar, e ku aktron edhe aktorja e re- Nastasja Kinski.

Përveç filmave të lartpërmendur , ai pavdekësoi edhe projektet:”Alisa në botën e çudirave”, “Billi Galvini”, “Babai dhe biri im”, “Jeta në teatër”, “Deti në terr”, “Dita më e gjatë”/kushtuar zbarkimit të aleatëve në Normandi në luftën përfundimtare antinaziste/., “12 të dëmkosurit”, “Më quaj Ana”, “Të huajt absolutë”, “Kthimi në rrugët e San Franciskos” dhe disa realizime të tjera të cilat i krojoi në moshën e pleqërisë së tij të thellë, duke qenë akoma aktiv dhe i kërkuar nga regjisorë dhe producentë të shquar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora