E merkure, 24.04.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Shkruan vellai i Anita Bitrit :"Ikën në gjumë"

E shtune, 12.01.2008, 08:30 PM


Anita me Siboren
Ndodh dhe keshtu. Nje pakujdesi merr jeten e nje familjeje. I tille ishte fati dhe per Anita Bitrin. Por i njejti fat nuk kurseu as nenen e as vajzen e saj. Iken  ne gjume

Nga Arben Bitri - New-York / USA

I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004

Ndodh dhe keshtu. Nje pakujdesi merr jeten e nje familjeje. I tille ishte fati dhe per Anita Bitrin. Por i njejti fat nuk kurseu as nenen e as vajzen e saj. Iken  ne gjume. Megjithate, me ne fund e verteta e shuarjes se familjes Bitri nuk vjen me nepermjet kronikave televizive apo mediave. Si nderroj jete Anita Bitri, tashme ka nje variant zyrtar. Ditet e fundit te saj, perbejne faqet e nje raporti te posacem te policise se New Yorkut.
Sipas konkluzioneve te drejtesise amerikane, ne kete tragjedi nuk ka asnje element kriminal dhe vdekja ka ardhur nga bllokimi i paqellimshem i tubit te shkarkimit te monoksidit te carbonit, te bojlerit gjate ndertimit te ballkonit ne krahun anesor te shtepise. Ne keto rrethana, institucionet shteteror kane vendosur qe te mos ndalohet dhe te mos ndiqet penalisht asnje person.

Ishte thjesht nje tragjedi.

Tragjedia, ka ardhur si pasoje e neglizhences dhe e injorances teknike nga ana e punetoreve qe  po  kryenin punime ndertuese tek  shtepia e Anita Bitrit.
Ky nuk eshte nje aludim, por pergjigjja ka ardhur nga tri ekspertiza te njepasnjeshme dhe nje pune shume e gjate per zbardhjen e tragjedise se familjes Bitri nga ana e FBI dhe e policise New-Yorkese. Por qe te trija keto ekspertiza nxorren nje konkluzion te vetem: - Bllokimi i tubit te shkarkimit te monoksidit te karbonit nga ana e punetoreve gjate ndertimit te nje ballkoni ne pjesen anesore te shtepise, bene te mundur qe ne brendesi te shtepise te futej,nga djegia e gazit te kaldajes se sistemit te ngrohjes(bojlerit),nje sasi monoksid carboni e barabarte me 762 mije per centimeter/cub, kur mjaftonte vetem nje sasi prej 6 per qind per vdekjen e cdo qenieje te gjalle. Pra sasia e lart e monoksidit  te carboni brenda siperfaqes se shtepise beri qe te shuhen njekohesisht tri jete te pafajshme.
Konkluzioni eshte i qarte dhe i pakundershtueshem bazuar ne teknologjine me moderne amerikane.     Tragjedia ishte aksidentale.

-Dinamika e kesaj tragjedie

Shtator 2004, (nje muaj para tragjedise). Ishte ky muaj, kur Anita se bashku me nene Hazbijen, vendosen te benin disa punime ndertuese rreth shtepise.Per kete qellim kontaktojne nje person, i cili pretendon se ka nje kompani te madhe ndertimi. Duke bere shume publicitetet si ndertues, ky person”(Petrit Salillari)  hiqet sikur ka dhe nje eksperience te madhe ne kete fushe,por ne fakt eshte vetem murator i thjesht dhe pa eksperince projektimi. Keshtu, ai arriti qe ta bindte Aniten dhe nene Hazbijen qe te zbatoj ai  punime ndertuese rreth shtepise. Ne fillim ky “specialist ben projektin”, duke rene dakord dhe per shumen perkatese. Ai do te ndertonte murin rrethues te shtepise, si dhe porten e jashtme dhe do te bente shtrimin me beton te oborrit. Punimet filluan.Bashke me te punonin dhe dy punetore te tjere (nje itlian dhe nje spanjoll).
Me 4 Tetor Anita deshironte dhe disa punime shtese para shtepise, pasi ishin te nevojshme.Pra do te lartesohej trualli para hyrjes kryesore te shtepise dhe njekosishte do te ndertohej dhe ballkoni anesor, (qe solli fatkeqesine) te cilin Anita kishte vendosur ta zbukuronte me lule.
  
-Punimet tek ballkoni.

Anita me Nene Hazbijen
Fillimisht u ndertua armatura per lartesimin e truallit para shtepise  dhe njekosisht dhe armatura e ballkonit anesor.                                                      
Me daten 13 Tetor, e merkure, ne oret e para te mengjesit, ne shtepine e Anites, makina betoniere  filloi hedhjen e betonit  ne truallin para shtepise dhe njekosisht ne armaturen e ballkonit anesor,pa marre parasysh se punetoret ishin te  pakualifikuar dhe pa eksperiencen e duhur ne punimet ndertuese.  Kur filloi hedhja e betonit nga betonierja ne ballkonin anesor, u vu re se armatura ishte me e larte se nje tub qe dilte  nga faqja anesore e shtepise. Ne momentin kur makina betoniere hedh betonin ne armature,betoni  eshte i lengshem (si uje) dhe futet ne te gjitha hapsirat boshe te armatures. Meqenese ky tub ishin gati 10 cm nen nivelin e armatures, u kerkua me urgjence nje qese plasmasi, e cila u be si shtup  per bllokimin e ketij tubi, me qellim shmangien e hyrjes se betonit ne te. Pra, nje gabim fatal.
Punetoret, nuk e dinin se per cfare sherbente ky tub. Megjithate, do te kishte mjaftuar nje kontroll i thjeshte nga jashte apo kalimi i njerit prej punetoreve brenda shtepise, qe te kuptohej se ky tub ishte i shkarkimit te kaldajes (bojlerit) dhe qe absolutisht nuk mund te betonohej ose te bllokohej.
Konstruksioni i shtepise ishte i vjeter dhe tubin e shkarkimit te kaldajes nuk  e kishte ne çati,por ne pjesen anesore te shtepise,pikerisht ku po ndertohej ballkoni.Por asnjeri prej punetoreve nuk kishte kualifikimin e duhur dhe kjo pune ishte me e madhe se eksperinca e tyre teknike. Makina betoniere ishte e paguar dhe ata nxitonin qe brenda dites te shtrohej me beton i gjithe trualli para shtepise dhe ballkoni anesor njekosishte.Nje pune shume e madhe per nje kohe shume te shkurter. Keshtu, betoni u hodh dhe dita e punes perfundoi ne oren 19.00 te asaj pasditeje,por duke mos perfunduar punimet dhe duke len dhe qesken e plasmasit tek tubi  i shkarkimit te kaldajes pa ditur rendesine e ketij tubi.
Por lind pyetja:”Pse tragjedia nuk ndodhi menjehere por pas nje jave ? Arsyeja eshte shume e thjeshte.Ishte ende ngrohte dhe nuk ishte e nevojshme te vihej ne funksionim bojleri per ngrohje.
Me 14 Tetor, ne New York binte shi dhe punetoret nuk u paraqiten ne pune per shkak te shiut.
Te nesermen, e premte 15 Tetor, e njejta situat.

Punimet kishin mbetur ne mes.
 
Anita detyrohet te beje nje sere telefonatash dhe pas kembenguljes se saj, ne punimet e pambaruara te shtepis arrin “specialisti”(Petrit Salillari) dhe punetori italian. Ata i hodhen nje sy punimeve te te se merkures. Pas ankesave te Anites edhe vete “specialisti”(Petrit Salillari) u bind qe punimet ishin kryer pa asnje lloj cilesie teknike. Por duke qene se nuk ndihej mire fizikisht, u largua me premtimin qe do te vinte serish te nesermen per te rregulluar ballkonin dhe per te sistemuar punimet.
Ishte e shtune 16 Tetor. Qe ne oret e para te mengjesit Anita merr nje telefonate nga ana e “specialistit”(Petrit Salillari), qe ndodhej ne spital dhe duhej te operonte urgjentisht apendisitin. Kjo gje ishte e vertete, keshtu qe Anites nuk i mbeti gje tjeter veçse ti uronte nje sherim te shpejte. Punimet mbeten serish ne mes.
E Diel 17 Tetor. Ne New York koha u ftohe shume dhe njerezit u detyruan te ndezin bojleret per ngrohjen e shtepive.

Engjejt ne perjetesi
Ate te diele, ne oren 12.00 te paradites, Anita niset ne nje koncert jashte New Yorkut, ndersa Hazbija dhe Sibora shkojne per vizite tek mikesha e tyre, vogelushja luante me shoqen e shkolles. Aty kane qendruar deri ne oren 16.00.
Me pas u kthyen ne shtepine e tyre. Ne oren 21.15 te asaj nate, Sibora telefonon teze Engjellushen per ta pershendetur dhe pastaj i kalon telefonaten nene Hazbijes. Nene Hazbija ankohet se eshte shume ftohet dhe se kishte merak se mos i ftohej Sibora e vogel,por ajo nuk dinte ta vinte ne funksionim boljierin.
Ka qene ora 22.30, kur ne shtepine e ftohte arrin Anita. Menjehere ajo ben ndezjen ne maksimum te bojlerit per ngrohjen e shtepise,pasi bente shume ftohet. Familja Bitri bie ne gjume. Kaq u desh qe Hazbija, Anita dhe Sibora e vogel te flene perjetesisht, duke enderruar per nje bote me te bukur dhe me te mire. Ndonjehere duket ironi e fatit, por ne fakt ishte neglizhence totale.

I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004. Ishte pikerisht kengetarja qe per fame kishte kaluar kufijte shqiptare, Anita Bitri, qe ka nderruar jete se bashku me nenen Hazbije dhe vajzen e saj, Siboren. Kjo tragjedi preku thellesisht gjithe zemrat e shqiptareve  dhe beri te mundur qe Diaspora Shqiptare ne Amerike te rimblidhej si kurr ndonjehere dhe me nje koncert humanitar te shpaloste virtytet fisnike dhe bukurine shpirterore te popullit tone te mrekullueshem.

Duke marr shkak nga kjo tragjedi,  Qeveria e New Yorkut miratoj ligjin per vendosjen e detyrueshem te dedektorit kunder monoksidit te karbonit duke shpetuar nga ky gaz fatal me qindra familje te pafajshme amerikane.
Ne kete linje mbetet per tu vleresuar qendrimi i Qeverise se New York-ut, te cilet me respektin dhe humanizmin qe treguan ndaj kesaj tragjedie, si dhe me venien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshem te dedektorit kunder monoksidit te karbonit, emrin "Ligji Anita", lehtesuan zemrat e plagosura te familjareve dhe fansave te kengetares  se fameshme  shqiptare Anita Bitri.  

Nje rruge me emrin e Anita Bitrit
Ne 40-vjetorin e lindjes se kengetares se njohur vlonjate, Anita Bitri, Keshilli Bashkiak i qytetit te Vlores emertoi nje prej rrugeve ne qender te qytetit me emrin e saj. Nenkryetari i Bashkise se Vlores, Halim Dervishi, zbuloi pllaken e mermerit ne te cilen qe gdhendur emri i kengetares. Dervishi tha ne fjalen e rastit se Anita Bitri eshte nje prej figurave vlonjate, e cila mbahet dhe do te mbahet mend per vlerat e saj. Kengetarja vlonjate humbi jeten se bashku me te emen dhe vajzen e saj 7-vjecare ne Staten Island te Nju-Jorkut me daten 19 tetor te vitit 2004, si pasoje e nje rrjedhjeje gazi. O.H
Koha Jone 09/01/2008

Vizitoni faqen e te paharrueshmes Anita Bitri: www.AnitaBitri.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora