E enjte, 18.04.2024, 12:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bush, hapa te hidhura per paqen

E premte, 11.01.2008, 10:15 PM


Nga Zbigniew Brzezinski

Presidenti Xhorxh W.Bush u nis kete jave per nje turne ne Lindjen e Mesme, i cili mund te percaktoje se si historia do ta gjykoje trashegimine e tij. Deri tani, mund te thuhet me siguri se gjykimi do te jete kryesisht negativ. Politika e jashtme e z.Bush ka gerryer thelle ligjshmerine globale te Amerikes, pa permendur ketu kredibilitetin e saj. Ai e ka zhytur Ameriken ne nje konflikt te zgjatur ne rajonin e Gjirit, ndersa ka lene pas dore sfidat gjithnje e me shume kercenuese te Al-Kaedes ne Afganistan dhe Pakistan. Ne fund, opinioni publik boteror eshte kthyer kunder SHBA.

Por, shume mund te ndryshoje nese z.Bush mund te beje qe te ndodhe, ate qe ai sapo e ka parashikuar ne nje interviste me nje gazete izraelite: “Do te jete nje paqe e plote, e cila do te nenshkruhet deri ne fund te ketij viti” midis izraeliteve dhe palestinezeve. Efektivisht, nje paqe e tille do te ishte nje arritje e madhe me dimensione vertet historike.

Per te arritur kete, z.Bush duhet te pranoje qe nje marreveshje izraelito-palestineze nuk do te ndodhe vetvetiu dhe se izraelitet dhe palestinezet nuk do te mund ta arrijne vete ate. Asnjera prej paleve nuk eshte e gatshme te ofroje nje kompromis te vertete. Secila pale pret qe tjetra te beje koncensione themelore, ndersa shfaq nje devocion per paqen. Secila pale gjen strehim ne mythe qe justifikojne intransigjenten.

Per izraelitet, ndertimi kohet e fundit i nje muri ne territoret palestineze jep iluzionin e sigurise, perforcuar nga te qenit te vetedijshem se Izraeli eshte padyshim shume me i fuqishem sesa palestinezet. Atehere perse Izraeli duhet te filloje t’u beje koncensione me te dobeteve?

Miti palestinez ka lindur nga pafuqia. Ai i shtrengon ata te gjejne strehim ne histori, ne iluzionin se koha eshte ne anen e tyre, se izraeliteve – ashtu si edhe me pare kryqtaret – perfundimisht do t’u duhet te dorezohen, vecanerisht kur armiqesia e myslimaneve do ta nxjerre Ameriken jashte Lindjes se Mesme. Atehere perse palestinezet duhet te fillojne te bejne koncensione ndaj Izraelit aktualisht me te forte?

Me asnje prej paleve te afte per te iniciuar nje proces te vertete leshimesh te dyanshme, u takon vetem SHBA-se qe ta bejne kete. Bush eshte i vetmi qe mund te beje realizimin e saj, nese ai eshte serioz per profecine e tij. Rruga per ta bere kete eshte qe te shpjegoje kuadrin e madh per nje paqe te drejte dhe te gjate kur ai te shkoje ne Lindjen e Mesme, duke thyer ne kete menyre bllokimin dhe duke i lene me pas palet qe te zgjidhin detajet. Ai duhet te deklaroje se nje paqe e drejte duhet te jete mbeshtetur mbi kater parimet e meposhtme themelore:

1 - Jo te drejte rikthimi ne shtetin e Izraelit per refugjatet palestineze: nje tablete e hidhur per palestinezet, por dicka te cilen ata duhet ta kapercejne. Per izraelitet nuk mund te shpresohet qe te kryejne vetevrasje kombetare per hir te paqes. Megjithate, disa kompensime dhe njohja e vuajtjeve te tyre, duhet te jene pjese e marreveshjes. Komuniteti nderkombetar, i cili ka nevoje per paqe ne Lindjen e Mesme, mundet te perfshihet ne kete.

2 - Ndarje e vertete e Jeruzalemit, duke perfshire nje sektor te qytetit te vjeter dhe xhamine me kupolen e arte, si pjese te kryeqytetit palestinez: nje tablete e hidhur per izraelitet, por dicka te cilen ata duhet ta kapercejne, perndryshe paqja nuk do te shikohet asnjehere nga palestinezet dhe arabet ne pergjithesi si legjitime. Duhet te jene arritur marreveshje te perbashketa per te parandaluar qytetin nga ndarja e tij teresore dhe qe mund te perfshinin nje regjim special per vendet e shenjta.

3 - Njohje reciproke e kufijve te vitit 1967, mbeshtetur mbi kompensime te drejta territoriale per cdo rregullim, qe ka per qellim te perfshije ne Izrael vendbanimet kryesore urbane te vendosura prane kufijve perfundimtare; dhe evakuimi me etapa i koloneve izraelite nga vendbanimet qe do te jene ne shtetin palestinez, dhe mbase atehere disa prej refugjateve palestineze mund te sistemoheshin ne shtetin e ri.

4 - Nje shtet i cmilitarizuar palestinez, me nje lloj forme pranie nderkombetare ne fushen e sigurise brenda tij. Mbase SHBA mund te marrin ne konsiderate nje prani permanente amerikane pergjate lumit Jordan, si nje forme garancie sigurie ndaj izraeliteve. Kjo duhet te zgjidhe ndjenjen izraelite te cenueshmerise, pa shkaktuar zemerimin palestinez se disa aspekte te pushtimit izraelit do te vazhdojne edhe pas traktatit te paqes.

Nje marreveshje e qendrueshme e konturuar sipas pikepamjes amerikane per nje paqe te qendrueshme neper keto drejtime do te fitonte mbeshtetjen e menjehershme globale. Gjithashtu, ajo do te gezonte nje mbeshtetje domethenese midis izraeliteve dhe palestinezeve (ashtu sic kane treguar sondazhet e opinionit publik), ndersa thyente bllokimin e negociatave midis dy paleve. Ne nje kohe qe do te arrihet ky moment, ai mbase mund te coje drejt nje paqeje gjate ketij viti.

Ne 2002, z.Bush deklaroi se shpresonte te arrinte nje zgjidhje per dy shtete ne vitin 2005. Tani eshte viti 2008. Vetem SHBA mund ta arrijne kete dhe kjo kerkon veprim nga Presidenti, dhe jo me shume fjale.

“THE FINANCIAL TIMES”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora