E shtune, 20.04.2024, 01:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Lakuriqi i natës dhe i ditës

E marte, 25.01.2011, 08:59 PM


LAKURIQI I NATËS

    DHE I DITËS

 

NGA: KALOSH ÇELIKU

 

       Katundi e ka një të mirë të përjetshme: e di Lakuriqin e natës dhe Lakuriqin e ditës. Që të dy janë qorra. Që të dy shohin vetëm natën. E asnjëri ditën. Fatkeqësia, edhe që të dy përplasen në mes të ditës kokë më kokë mbi urë si ato dy dhitë kryeneqe te ajo përralla popullore në Abetare. Mjerë ti, nëse je nisur në rrugë për në Baba Tomorr dhe takohesh ballë për ballë me këta dy lakuriqë të shekullit. Fitorja: me viktima të pafajshme dhe shkatrrimin e shtetit shqiptar. Dëshmi: 1997-ta dhe tashti kohën e fundit 2011-ta. Personazhet, ose si të doni thoni ju heronjtë legjendar, janë të njejtit patriotë kuqezi: Mic Sokola që e rrokin topin për fyti.

       E çuditshme, shqiptarët njëzet vite me radhë merren me shkatrrimin e atij gjysmështeti që e krijuan me shumë mund Rilindasit. E çka krijuan lakuriqët e natës dhe të ditës: Kombin kosovar?! Kosovën republikë?! Vëllavrasjen?! Serbët, moti na i kanë dhënë këto të drejta kombëtare. Në atë kohë (komunizëm), nuk i kemi dashur ato dhurata të “vëllazërim – bashkimit”, i kemi refuzuar njëzëri, shkaku se: kemi qenë një komb shqiptar. Moti serbët na kanë lutur që ta pranojmë kombin kosovar, e ata të na shpallin republikë nën Jugosllavi, të themi se nuk kemi asgjë të përbashkët me ata matanë kufirit, vëllezërit e Shqipërisë. Dhe, ja e pranuam vetë kombin kosovar pas Luftës së fundit të Kosovës (1999), Kosovën e shpallëm republikë. Vallë, a nuk është mjaftë më për shqiptarët! Ende ky popull duhet të përgjaket më shumë nga vetëvetja se sa nga armiqtë shekullor?!...

       Faji nuk është te Lakuriqi i natës dhe Lakuriqi i ditës. Po, te populli shqiptar. Patjetër, duhet të vetëdijsohet një ditë ky popull. Nuk ka nevojë i madh e i vogël të dali të protestojë në rrugë, kërkojë liri, japë viktima, shkatërrojë pasurinë e Atdheun që është krijuar me djersë. Përmëkeq, zgjasë jetën për pushtet Lkuriqit të natës dhe Lakuriqit të ditës. E ka vetë në dorë armën  vendimprurëse për nesër: zgjedhjet parlamentare. Edhe, e vendos fatin e vet njëherë e përgjithmonë si popull demokratik. Shqipërisë i duhet një gjak i ri t’i qarkullojë nëpër damarë! Fuqi e re demokratike. Gjaku që i qarkullon sot nëpër trup, është gjak komunist.

         Edhe pse, rrëzë Kalasë së kaçakëve të Zajazit, ende vonohet Pranvera. Nuk këndojnë zogjtë, nuk fluturojnë dallëndyshet, nuk kanë ardhë lejlekët. E në anën tjetër, Patriotët e vonuar anë e mbanë Atdheut ende nuk zbresin dot nga bina. Sheshi. Pushteti. Rrëzë kalasë, përpara Muzeut të Luftës ende vazhdojnë t’i skuqin sheshet me flamuj kuqezi. Këngë patetike patriotike. E shpalosin programin e tyre zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare. Radhiten njëri pas tjetrit me kravata kuqezi në rendin e parë, secili më trim se shoku, fotografohen para kamerave televizive, ndizen zjarr… Ndërtojnë rrugë... Fabrika... Ujësjellësa... Salla sportive… Varre… E bëjnë Shqypni Etnike… Ndonjëri, shkon edhe më larg: gjatë një fushate parazgjedhore në një katund u tha me plot gojën të pranishmëve në shkollë:

         - Ne do t’ju ndërtojmë rrugë evropjane... Ujësjellës… Xhami me katër minare… Salla sportive… Edhe shkollë moderne…

         - Po, ne nuk kemi fëmijë. U dëgjua zëri i një fshatari diku nga fundi i sallës.

         - Edhe fëmijë do t’ju bëjmë ne, burrat e Partisë Demokratike…

         - Hi - hii - hiii… Qeshën disa të rinj kopila, me flamuj partiak në dorë.

         Dhe, vërtetë në qytetin e Kalosh Zajazit - Kaçakut të maleve, çdo katër vite e bënin Shqypni Etnike. Majë plepave nëpër katunde valonte flamuri kuqezi. Jehonin këngët patriotike me çifteli, dajre e lodra:

 

       Vjen Valiu, or pi Manastëiri:

       Ju Zajazaz, bre , ku më jini?

       N’Karbunëicë, more, pusëi kini!

       Sefer Kaçakun ju çaush e kini

       Kadri Dangën bylykbash më kini.

       More, Sefer, bre, musteçeverdhë 

       Shkruj nji letër, more, ta çojmë n’sher

       T’na çojnë xhephane, t’na çojnë fishekë

       Se me komita, jalla, liftojmë vetë!

       More komit, bre, i bugarit

       A i njef trëimat e Zajazit?

       T’apin plumjin, jalla, permes ballit!

       Mor komita, bre, komita të rëi,

      S’ kini pa ju, shyptar me sëy,

       Ta majnë houtën, jalla, drejt në sëy!

                 

         E në realitet, vendlindja e Kaçakut të maleve - Kalosh Zajazit binte e zgjoheshte nga gjumi me Robërinë mbi kokë. Liria nuk e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe kaçakësh brez pas brezi: Sadin Selmani, Sulltanë Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz Çeliku… Që, nëpër shekuj nuk arriti dot ta bëj zap, ta fusë nën zgjedhë as Mbreti e as Krali. Nëpër shekuj kishte bërë kryngritje, nga një luftë e kishte nisë për çdo vjet.

        Xha Nefruz Çeliku fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjlollcë kishte bërë luftë flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur kufirin në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Burri i fuqishëm dhe trim pas fitores duke u kthyer në fshat, rrugës me dorë për fyti e kishte mbytyr edhe një ujk. Sulltanë Qafa, që me gërshërë të dhenëve te shkallët ia vrau shtatë vetë Mikales së Brodit, për t’i dalë zot pragut të Shtëpisë. Katundit të nemur nga Sulltani e Krali mes atyre maleve me d?bor? ver? e dim?r.

         Dhe, sot ne jetojmë ende nëpër dasma, fushata zgjedhore me emrat dhe luftërat e atyre burrave të penës e pushkës. Trimëritë, që ende i mbanim gjallë nëpër këngë, e në të vërtetë ende nuk ua kishim bërë as varret. E të mos flasim ndonjë rruge, ose shkolle t’ua vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit ose qytetit t’u ngrisnim edhe  përmendore. I thirrnim sa herë që ishim në zor, kur na duheshte vota e popullit, fuqia e tyre për luftë me protesta “demokratike”. Të nesërmen, posa i vendosnim bythët nëpër kolltuqe në Qeveri, nëpër ministri e kabinete, ua harronim edhe emrat.

         Përsëri duheshte të kalojnë katër vite, që ne përsëri t’i ngrejmë nga varret ata burra të penës e pushkës. Ne me këngë e çifteli, e ata me penë e pushkë gjatë fushatave zgjedhore përpara popullit për ta dalldisur të na i japë votat me propagandë demagogjike. Edhe nëpër libra: O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni penën e armët se, na mbytën të gjallët në “demokraci”!...

         Në fund, pasi i fitojmë zgjedhjet parlamentare, përsëri ia fusim gjumë dimëror të arushës. Argatë e hyzmeqarë në Qeveri… Lypës te Ura e Gurit mbi Vardar me torbën përqafe…

         I presim nën mrize, dardha gorrice zgjedhjet e ardhshme parlamentare…



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora