E merkure, 24.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Elegji për baballarët e kombit

E marte, 25.01.2011, 08:20 PM


Pilo Zyba

 

ELEGJI  PER BABALLARET E KOMBIT

 

-Jo vetem  per  te  qeshur-

 

Kambana po bie, dëgjohet që larg,

Thirrje mjerane nëpër rrugë e park.

 

Ca shajnë me mllef, ca të tjerë qeshin,

Ca rrinë jasht loje, zgërdhihen e qeshin.

 

Njëri i hedh në flakë e tjetri në plumb,

Jeta e njeriut një gjëlpërë që humb.

 

Edi rri i shtyn, i bën mish për top,

Sala i godet dhe i hedh në gropë.

 

I pari do emër, kërkon dhe karrige,

Tjerti të mërr jetën në formë publike.

 

Rrjedhin lumenj gjaku rrugve në Tiranë,

Një me shpirt e derdh, tjetri me premtime e than.

 

Në ëmër të gjakut, njëri do pushtet,

Tjetri e shtërngon dhe kurrë nuk e shet.

 

Njëri e nxit turmën kope në kullotë,

Mortja për çobanin që nuk di çfar thotë..

 

Kërkon që të bëhet vetë kryeministër,

Veten flet e shet për njeri të virgjër.

 

Për një të virgjër, që nuk do karrike,

Por vëndin të ngrejë nga ana ekonomike.

 

Për të mirë të popullit të tij fukara,

Shumë herë qimen nis e bën tra.

 

E bën buall i vë edhe brirë,

Vetë hiqet ëngjëll dhe njeri shpirtmirë.

 

Turp përpara vetes dhe gjithë Shqipërisë,

Që e kanë mjelë, vjedhë e telendisë.

 

Për një Ilir që është dhe i Metë

Këtë veprimet nuk e tregojnë lehtë?

 

Që rri e shet veten si të jetë putanë,

Për vlerë monetare, për emër e famë.

 

Dhe populli pret të bëhet më mirë

Nga ky i Metë, viç i pa lëpirë.

 

Apo nga babai që është dru i shtrëmbër,

Që punët i bën si të jetë në ëndërr.

 

Eshtë krejt i pirë kur ngrihet në mëngjes,

Populli varfër pret, Ai rri e qesh.

 

Çfar të presë populli nga ti, o Sali,

Ti sbën për çoban, as për lopë e dhi.

 

Se vetë kopeja që ti ke në kokë,

Të ka shtegëtuar se nuk e mban dot.

 

Ejani u lutem hiqni këtë valle,

Me një kryetare që është topalle.

 

Nuk çalon vetë, është e vërtetë,

Por çalon kombi i tërë një jetë.

 

Më lini u lutem që të mos flas kot...

Për gjyshin e kombit, që i bie me Top.

 

Njëri është Bamir dhe tjetri Ilir,

Populli i shkretë çdo ditë po bën fir.

 

Eja të lutem o komb i nderuar,

Urdhëro, i dashur, për kë ke votuar...

 

Atë që dhurove, atë do të presësh,

Vuajtjen, mjerimin deri sa të vdesësh...

 

Kujt i ankohesh, i vuajtur populli im,

Dhe përse ngrihesh tani në demostrim?

 

Vulën dhe firmën ti vetë i ke dhënë,

Vrasës, hajdutë zgjodhe për këtë nënë...

 

Tani të lutem, pse pret mirësira

Kur qëngjin ëngjëll e hedh në egërsira.

 

Para ca vitesh dëgjoje shumë lehje,

Dhe ëndërroje përralla dhe dehje...

 

Por qëntë, i dashur, veç të lehin sdinë,

Ata dhe kafshojnë në këmbë e në brinjë...

 

Dhe këtë dhimbje po e ndjen në trup,

Dhe të vjen keq, të vjen edhe turp...

 

Por dije mor mik, fjalë e urtë thotë:

“Çfar mbjell do të korrësh, gjithë kohët në botë”

 

Porse ti farën e mbolle hibride,

Pak Enveriane, në kile dhe në hile.

 

Tani pret fryt të mirë e të pjekur,

Del njeri i mënçur nga soi i rrjedhur?

 

Prandaj, vëlla, kur të vijë ora,

Mos trumbeto për derra dhe horra.

 

Por mërr një sitë, edhe lehtë tunde,

Ndaj miellin e mirë nga kashta dhe krunde...

 

Dhe prapë mos dëgjo një Edi papagalli,

Që del me daulle dhe me zë tellalli...

 

Tek bën hieroglife me këmbë e me duar,

Dhe për bollëkun duke trumbetuar...

 

Se vitet ikin e serisht vjen vapë,

Do kullojnë djersët, do ankohesh prapë...

 

Plaku i mënçur e thotë urtë e shkoqur:

Ku shikon premtime, shporten merr te vogel “.

 

Mos i shiko bojën Ahut fletëbutë,

Ai është i bukur porse nuk jep frut…

 

Ty në kopshtin tend, moj nënë e mirë,

Të duhet një pemë me fryt të arrirë.

 

Nuk të duhet emri, Edlirë apo Gramoz,

Rripi do shtërnguar, su bë deti kos...

 

Tryeza do shtruar dhe pa therur dash,

Nuk duhet Olldash dhe as dollibash.

 

Por duhet mendimi që të jetë i pjekur,

Dhe kurrë dëshira për të prerë e rjepur...

 

Se thotë i vjetri, me mëndjen pus të thellë:

Shqipëria kokosh u katandis një thelë”.

 

Dhe kur ka një thelë në një tavolinë,

Që presin me dhjetra, ta presin dhe grijnë...

 

Harrohet kultura dhe rrëmbejnë thikat,

Pas fjalës së bukur rrinë fshehur intrigat...

 

Ndaj popull, të lutem, vëri gishtin kokës,

Tani që qëndron në qoshe të gropës...

 

Sepse po re brënda, në uqër hijena,

Mori fund vetë drama, me të edhe skena.

 

Sepse fjalë e urtë në të miat anë,

Thotë: - Fëmija i keq e turpëron babanë...

 

Të lutem aktorët për skenën e kohës,

Ndërroi të mos bëhesh dhe turpi i botës...

 

Se rolet që luhen, sot janë të vështira,

Duhet miqësi dhe mëndje të arrira...

 

Ndryshe dramë e sotme bëhet tragjedi,

Kusuret i paguan, Nëna Shqipëri.

 

Që të rrish kokëlart, moj nënë e nderuar,

Egjëri nga gruri të duhet qëruar...

 

Sepse , pastaj nënë, të jesh e bindur,

Buka në tryezë do jetë e hidhur...

 

Vërtet plaga dhëmb, por që të shërohet,

Mikrobi që ka duhet të luftohet...

 

Sa herë më përkundtte në djepin tim nëna,

Këndonte mbi mua përralla të ëmbla.

 

Unë ta dëgjoja shumë ma kishte ënda,

Thosh: “ Më mirë djepi bosh, se shejtani brënda”...

 

“Te me falesh, nene, per fjalet e renda”!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora