E enjte, 25.04.2024, 02:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Kadrije Meniqi

E hene, 24.01.2011, 08:41 PM


Kadrije MENIQI

 

 

SERISH TË PASH

 

Sot zemrës sime ju kthy  ritmi,

edhe vargut tim ju kthy shkëlqimi,

sytë e shkruar vezulluan shumë.

ata sot tek dashuria e jetës,

pushuan si pulëbardha në lum.

Sot sërish ndjeva ëmbëlsinë tënde,

e ndjeva nga larg edhe pse afër të kisha,

ma kujtove Durrësin, kaltërsinë përrallore.

Ti zemra ime,bota ime hyjnore.

Pse dhe miliona pse,

nuk ka përgjigje.

A mund t`i numërosh margaritarët  në det,

a mund t`i numrosh yjet në qiell.

Kjo pyetje ka përgjigje,

por ta marrësh se ke lehtë.

Ajo tani është futur thellë në kaltërsi,

aty pret që takimi të ndodh sërish,

dhe vargu im i dashur,

bukur ritmon,

bashkë me zemrën time,

përgjigjen ta dërgon!

 

 

TI MOJ ZONJA IME

 

Histori e shkruar për ty,

është lavdi dhe krenari,

e imja Shqipëri.

E shkruar gjatë viteve,

me gjakë dhe plumb.

Tani zonja ime,

erdhi koha jote,

mjaft të katandisën ty nëpër mote.

Tani ti ke emër,

që dikur ta morrën,

padrejtësisht ndër vite degët t`i morrën.

Tani ti ke trung,

dhe rrënjët i ke thellë,

ndërsa degët tua era më si merr.

Tani ti je ujit me gjakë dhe me lotë,

ndaj je shumë e forte.

S`ka kush që të mposht.

Tani zonja ime,

ti ke veq një emër,

të quajnë Shqipëri natyrale,

e gëzofsh ndër shekuj.

Vallja veq ka filluar,

dhe s`do t`mbarojë,

derisa Shqipja t`i mbledh zogjtë,

dhe folenë ta ndërtojë!!!

 

 

NJË TAKIM MË PRET    

 

Dikund në folenë e shqipes,

një takim më prêt,

e shiu bie,

askush s`e ndjen.

Dikund ku valvitet dy krenarja,

një takim më prêt,

ëndrroj për këtë me mall,

vite e vite me rradh.

Dikund tek Shkumbini dhe Drini,

është pikë takimi,

dikund ku ndarje s`ka,

se rrjedhën e lumit

s`ka kush e ndal.

Ajo di të tërbohet,

di edhe të egërsohet,

ndaj ,ju lutem

a nuk ju duket mrekulli,

se shqipja fluturon e lirë,

dhe pë ate s`ka kufi.

Dikund tek Shkëmbi i Zi

aty më duhet , unë të vij,

të shiqoj nga lartësia,

bukuritë që ka Iliria.

Aty tek ti Shqipe mali,

aty kam shumë miq,

por tani vargu im po shkruan,

për një më specifik.

Shqipëria çdo herë,

ka pas njerëz me nam,

por ju lutem shumë,

gjurmoni, gjurmoni

legjendat që i keni të gjallë!

 

 

JETË E CMENUR

 

Jetë e çmendur,

ti po e ndjen më mirë se unë,

 këtë trandje!

Sa thellë jam dashuruar,

engjëll më kanë thënë e ke emrin ti.

Sot je poemë,

e nesër do të shndërrohesh në melodi,

se dua të shpohem nga ai shikim përsëri.

Je ëndërr e imja dhe të mbaj me xhelozi,

të dua të ndiej të dashuroj,

edhe pse veq vuajtje shijoj.

Sa larg të them,

pa hapur gojën,

je ti që dashuroj.

Asgjë nuk lindë vetvetiu,

në këtë botë,

as dhembja,

as malli,

kudo qoftë.

Jetë e çmendur,

ndien ti këtë trandje,

ndaj të lutem më ndihmo!

 

 

UNË DHE TI

 

Eci nëpër rrugët nga kemi shetitur,

këmbë zbathur dhe lehtë sikur future.

Me ty dhe buzëqeshja ime,

krijon melodi të bukur.

Sonte jam vetëm,

e pashpirt,

duke e përcjellë,

ritmin dhe hapin tënd.

Kam qarë,

dhe me lot kam shkuar shumë netë me ty,

buzëdetin duke kujtuar,

nga kemi ecur,

vetëm unë dhe ti.

Do të depërtoj në ëndrrat e tua,

si e balsamosurë,

do të humbësh përsëri,

në sytë e mi të përlotur.

Pas dhembjes së thellë,

do të zgjohemi edhe njëherë,

unë dhe ti ,

se plaga dhe jeta ime

ti ishe deri në përjetësi!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora