E merkure, 24.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Zemër burri

E hene, 24.01.2011, 09:57 PM


Dibran Demaku

 

ZEMËR  BURRI

 

Tregim nga jeta

 

Është një thënie e urtë e kombit tonë e thënë mbase shekuj të tërë më parë dhe që ka mbijetuar gjer në ditët tona:“Miku i mirë njihet në ditë të vështirë“. Kjo thënie me shumë kuptim ndritë si margaritar tek traditat më të mira të kombit!

Ndërkaq në rrëfimin tonë do të flasim për një mik të mirë në ditë të vështirë,për një zemër burri,për një trim që me burrërinë dhe trimërinë e tij kishte shpëtuar një të ri nga kthetrat e ushtarëve të ushtrisë armike në luftën e fundit në Kosovë…

…ishte fundi i shtatorit të nëntëdhjetetetës të shekullit që iku,kur ushtria armike pushtuese me ofenziven e saj të njohur po digjte e piqte çfardo ndeshte përpara.Ushtria çlirimtare ishte dëmtuar bukur shumë në përballje me këtë ofenzivë të armikut.Popullata civile kishte ikur nga shtëpitë dhe ishte strehuar në malin dhe përrreth Kosmaqit.Apo si njihet ndryshe edhe si „Gryka e Vuçakut“.Ushtria dhe paramilitarët e armikut përveç vrasjeve të civilëve të pafajshëm,bënte edhe plaqkitjen e tyre.U merrte gjëra të vlefshme dhe para.Ndërkaq të rinjtë pasi i plaqkitnin i maltretonin edhe fizikisht e ndonjëri që nuk u pëlqente edhe e vrisnin.E vrisnin aty para dhe në sy të popullatës!

Në rrëmujën që ishte krijuar ishte edhe një i ri me të meta në të folur-një memec.Disa ushtarë të ushtrisë armike e kishin nxjerrë këtë të ri para popullatës civile dhe po e godisnin pa mëshirë duke e sharë me fjalët më të ndyera se përse ai nuk po u përgjigjej pyetjeve të tyre.Ndërkaq i riu po mundohej që me shenja të ndryshme t`u tregonte atyre se ai nuk mund të fliste pasiqë ishte memec.Njëri nga ata( që si dukej ishte udhëheqësi i tyre duke e goditur me grushte në fytyrë i ishte drejtuar:-„Nxirre atë zë të kukuvajkës e mos hesht! Ke dalur të luftosh kundër nesh e tash kur ndodhesh në dorën tonë heshtë si kukuvajkë!Bëhu tash burrë dhe nxirre një fjalë nga goja! Sepse fole apo nuk fole ti do të pushkatohesh dhe do të shkosh në atë botë si një qen!Edhe ju të tjerët që të gjithë do të shkoni në botën tjetër si qenë!“-i ishte drejtuar ai popullatës civile.Ndërsa popullata e pambrojtur civile vetëm kishte heshtur.Fëmijët kishin filluar të qanin nga ai zë kërcënues i shtarit të ushtrisë armike që nga inati sytë skuqur sikur po i nxirrnin  shkëndija vrasëse.Ndërkaq i riu me të meta në të folur ishte zverdhur i tëri.Ai tashmë ndodhej para skuadrës së pushkatimit e cila vetëm priste urdhërin e eprorit të tyre!Disa nga gratë kishin filluar të qanin,ndërsa të tjerat i kishin mbuluar sytë me dorë që mos ta shihnin të riun që do të bëhej shoshë nga plumbat!...

Nga mesi i popullatës civile ishte dëgjuar një si murmrimë e mbytur.Gjysëm zëra të paartikuluar dëgjoheshin gjithandej.Ata gjysëm zëra të paartikuluar kishin arritur edhe tek veshët e eprorit që po i bërtiste dhe po i kërcënohej të riut.Ato murmurima të paartikuluara sikur po ia shurdhonin veshët atij.Ai kishte kthyer kokën të shihte se çfarë po ndodhte andej nga turma.Turma po qëndronte edhe më tej si gurët që nuk lëvizin.Si nëpër mjegull ai kishte vërejtur një person që po lëvizte me hapa të rëndë drejt tij.Në fillim ai person atij i ishte dukur krejt i vogël,por nga çdo hap që bënte ai sikur zmadhohej.Duke parë atë person që pa pyetur fare ishte ngritur nga turma dhe po shkonte drejt tij,ai sikur kishte ndier frikë.Se nga i kishte ardhur një pyetje që i rrahte si çekan në tru:_“Kush është ky që guxon të afrohet pa kërkuar leje?!“…Dhe me duart që i dridheshin ia kishte drejtuar automatikun atij që afrohej dhe i kishte bërtitur:-Kush të ka dhënë leje që të ngrihesh dhe të ecësh drej meje?!...Ndërkaq tjetri pa e prishur terezinë i ishte përgjigjur:-Dua të t`i them nja dy fjalë!-dhe po ecte drejt tij pa e ndalur hapin. –Ndalu o të vrava!-i kishte bërtitur eprori i ushtrisë armike…-Nja dy fjalë dua të t`i them!-ia kishte kthyer ai dhe kishte vazhduar:Dua t`i them dy fjalë e ti pastaj më vrit!-dhe kishte ecur përpara.Pa e ndalur hapin i ishte drejtuar:-Ai i riu që doni ju ta pushkatoni është memec! Ka pengesa në të folur,andaj edhe nuk mund të ju përgjigjet pyetjeve tuaja!-dhe ishte ndalur thuajse vetëm pesë hapa larg eprorit.Ndalimi i tij sikur i kishte dhënë zemër eprorit.-Ç`më duhet mua në është ai memec apo jo,ai është një terrorist ashtu si gjithë ju të tjerët!Ndërkaq ti kthehu atje në vendin ku ishe më parë nëse nuk do që të të pushkatoj edhe ty së bashku me të!-dhe kishte bërë me dorë nga drejtimi ku ishte i riu-memec.

-Ti mund të më pushkatosh mua dhe të gjithë të tjerët ,sepse e ke forcën në anën tënde,por krenarinë nuk mund të ma vrasësh!ia kishte kthyer ai me një zë bukur të lartë.

-Si guxon të flasësh me zë të lartë me mua!-ia kishte kthyer oficeri.

-Unë po flas me zë krejt normal!-ia kishte kthyer ai.Është qështje tjetër nëse ty zëri im të duket i lartë!

-Çfarë në të vërtetë kërkon ti nga unë?-ia kishte kthyer eprori.-Apo mos po mendon se ta kam frikën?!

-Si të ma kesh ti mua frikën,kur unë jam duarthatë,ndërkaq ti je i armatosur gjer në dhëmbë?!

-Jo,po thash mos të ka marrë koka erë dhe atë erë ta largoj nga koka me një plumb! Sepse ju shqiptarëve vërtetë ju ka marrë koka erë derisa vendosët të luftoni kundër nesh!

-Nuk e di se kujt i ka marrë koka erë këtë herë,por unë desha të të lus vetëm për një gjë:-A bën të më pushkatoni mua dhe atë të ri ta lironi!

Pas asaj pyetje eprori për disa caste kishte mbetur si statujë.Nuk po u besonte veshëve të tij!A ishte e mundur që personi që kishte përpara të kishte nxjerrë nga goja një lutje të tillë?!...Ai po kërkonte që të pushkatohej në vend të të riut?!...A ishte e mundur kjo?!...-„“Jo,jo,jokjo nuk është e vërtetë!...Ai nuk do të ketë aq forcë dhe kurajo për një gjë të tillë!...Do të më kenë bërë veshët!“-po mundohej ta qetësonte veten eprori.

-Thash t`i ndërrojmë vendet me ate të riun!Të më pushkatoni mua dhe atë ta lironi!-dëgjoi sërish zërin e tjetrit.Vetëm tash u bind se ishte ai që kërkonte të pushkatohej në vend të tjetrit.I inatosur që tjetri po e sfidonte në një mënyrë kaq të rrallë dhe të pabesueshme ia ktheu:-Nëse je aq trim,përse jo?! Vetëm kur të ndodhesh para skuadrës së pushkatimit të mos i ndërrosh fjalët!...

-Edhe ti mos t`i hash fjalët! Unë do të dal para skuadrës së pushkatimit vetëm atëherë kur ta lirosh të riun!

Tjetri sikur po mëdyshej!...Nuk po nxirrte zë nga goja!...Në mes po mbretëronte ankthi!...Çfarë do të ndodhë o Zot?!...

Pasi i kishte kaluar çasti turbullues eprori kishte dhënë urdhër:-Të lirohet i riu!...Të pushkatohet vullnetari!...Trimi!...Të shohim se çfarë trimi do të jetë para pushkëve tona!...

Të gjithë sa ishin aty i kishte përfshirë ankthi,frika! Frikësoheshin se eprori do t`i pushkatonte që të dy!...Dikush qante pa zë,dikush kthente kokën në anën tjetër që most a shihte me sy aktin makabër!...

Eprori duke hungëruar si një bishë e egër e kishte liruar të riun dhe në vend të tij e kishte vendosur vullnetarin!...Trimëria e vullnetarit sikur po ia errësonte sytë,mendjen,trurin!...Nuk po vendoste dot që të jipte urdhërin për pushkatim!...Ai do ta vriste vullnetarin ,por…me atë vrasje nuk do tëfitonte asgjë!..Ndërkaq tjetri po e sfidonte edhe me vdekje!...Ai do të shpallej hero dhe për të do të këndohshin këngë!Ndërsa ai eprori do të kujtohej gjatë për aktin  e tij qyqar!...Do të kujtohej si një epror që kishte pushkatuar njerëz të paarmatosur dhe të pafajshëm!...E ai nuk e donte një përfundim të tillë për vetën e tij!...Nuke e kishte dashur asnjëherë!...-“Nuk do të ia dhë kënaqësinë vullnetarit që duke e pushkatuar ta shndërroj në hero!”-i kishte thënë vetës.

Dhe kishte dhënë urdhërin:Të lirohet edhe vullnetari!...Nuk dua që duke e pushkatuar ta shndërroj në hero të kombit të tij!...Unë dua që të vrarët të fitojnë urrejtjen dhe jo lavdinë!...Dhe ishte larguar…Prapa i kishin shkuar edhe ushtarët e tij…

Vullnetari ishte përqafuar me të riun dhe me të tjerët…Lotë gëzimi ishin derdhur nga sytë e të gjithëve…Dhe e tëra falë vullnetarit me zemër burri!...

 

(Dy personazhet kryesore ato të vullnetarit dhe të të riut memec janë të vërteta.Emrat e tyre i dinë të gjithë banorët e fshatrave Abri e Epërme dhe Baicë-tash Rrezistencë të komunës së Drenasit.Ashtu siç i dinë dhe i njohin edhe banorët e fshatrave të tjera të Drenicës dhe viseve të tjera të Kosovës që në ato ditë lufte ishin strehuar në malin e Kosmaqit)



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora