E shtune, 20.04.2024, 12:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Yul Brynner (1920-1985)

E hene, 24.01.2011, 09:57 PM


JUL BRYNER (1920-1985)

 

Nga Halit Bogaj

 

Jul Bryner është njëra ndër  figurat më të  famshme të botës filmore amerikane i cili krijoi  role të  fuqishme dhe antologjike në filmat e tij të ndritur. Jul Bryner ishte ator shumë i madh që dinte të bëhej përherë interesant me filmat e tij të shumtë  dhe të mbajtur mend si të arritura kulminante me të cilat ishte mësuar përherë njerëzimi dhe artdashësit e pasionuar.Qysh herët bëhet aktor shumë i shquar me pjesën e njohur teatrale”Mbreti dhe unë’ në të  cilën shkëlqen bashkë me aktoren e madhe  Debora Ker me të cilën realizojnë edhe filmin homonim  fenomenal.Bryner është madhështor edhe në  filmin”Anastazia”, kushtuar familjes mbretërore ruse të cilën e kishte shfarosur revolucioni sovjetik por që njëra nga vajzat/Anastazia/kishte mbetur gjallë dhe në mergim, të cilën e interpreton në mënyrë  brilante aktresha e popullarizuar – Ingrid Bergman..Edhe”Anastazia” bëhet njëri ndër filmat më të shikuar në mbarë botën, kurse Jul Bryner ndër yjet më të  shquar filmorë.Aktori i njohur krijoi edhe disa filma të  tjerë, vërtet madhështorë, siç ishin:”Taras Bulba”, ”Vëllezërit Karamazov”, ”Shtatë madhështorët”,” Indio Xhons”, ”Mbreti  dhe unë”, ”Gjurmët shpiejnë deri në Soho”, ”Identiteti i dyfishtë”, Morituri”, ”Mbretërit e diellit”dhe”Dhjetë urdhërat e Zotit”.Bryner ishte ndër korifejt më të mëdhenj të Holivudit të cilit i dha famë të përjetshme me personalitetin e tij të nderuar dhe të respektuar dhe sa herë që e kujtojmë emrin e tij aq të madh, asnjëherë nuk mund t`i harrojmë të gjitha ato personazhe aq të skalitura nga mendja dhe intelekti i tij kulminant..Duke i analizuar filmat e tij kolosalë, jemi të bindur se askush nuk do të mundej t`i interpretonte në mënyrë aq të fuqishme personazhet si:Ivani, Taras Bulba, Faraoni dhe shumë të tjerë, nga të cilët duhet dalluar edhe revolveristin Kris nga filmi i Xhon Starxhesit”Shtatë madhështorët”, në të  cilin luanin edhe:Eli Voleç, Stiv Mek Kuin, Çarlls Bronson, Xhejms Koburn, Brad Dekster, Horst Buhollc dhe Robert Von, të cilët, përveç Jul Brynerit bëhen emra shumë të mëdhenj të  filmit amerikan, duke luajtur edhe role shumë të  fuqishme në  filma të tjerë.

Jul Bryner ishte një aktor njëmend karizmatik i cili kishte krijuar personalitetin e tij mitik në filmin amerikan duke qenë edhe”mashkulli më i preferuar me folkët e rruara”, ashtu siç luante shpeshherë në filmat e tij të ndritur, përveç disave prej tyre e në mesin e të cilëve është”Edhe Sollomoni  dhe Saba”, në të cilin Bryner është me flokët e tij në kokë.Kush mund ta harrojë aktorin e madh Jul Bryner se si luante në filmat e tij të paharruar.,duke filluar nga ata nga kariera e tij fillestare e deri në fund të jetës kur realizoi edhe vepra monumentale filmore të cilat kanë mbetur në kujtimet tona si kryevepra tejet të fuqishme çfarë ishte edhe filmi”Gjurmët shpiejnë deri në Soho”ose “Inditeti idyfishtë” në të cilët Bryner realizon dy role të pavdekshme.Shikuesit e vjetër e njohion për mrekulli edhe nga filmat”Dhjetë urdhërat’në të cilin luan rolin e Faraonit Ramzes, nga”Mbreti dhe unë’, në të cilin interpreton një mbret të njohur aziatik, nga “Shtatë madhështorët’ si Krisi legjendar/ një revolverist altruist i cili mbledh një grup njerëzish për ta shpëtuar një fshat nga barbaritë çmendurake të një bande të pashpirtë/, si mbretin ebreit Sollomonin e urtë i cili dashurohet marrëzisht në mbretëreshën etiopiane Saba e cila ka mbetur një dashuri legjendare dhe e pamposhtur nëpër kohra, por edhe me role tjera kulminante, ashtu siç dinte të na i dhuronte përherë aktori kolosal Jul Bryner me emrin e të cilit janë të lidhura edhe disa role nga  ngjarje të famshme të historisë njerëzore, siç ishte edhe trimi  dhe heroi kozak Taras Bulba i cili vret të birin që dashurohet në armiken e atdheut të tij.

Jul Bryner ka mbetur karakteristik edhe nga disa arsye , siç ishte theksi i tij i veçantë, ecja unikate, dhe zëri me të cilin njihej në mesin e mijra aktorëve, veti këto me të cilat është bërë shumë i popullarizuar në botën magjike të filmit.Ai na lente përshtypje të shumta si një figurë qendrore e kinematografisë së begatshme amerikane, por Jul Bryner fliste për mrekulli edhe gjuhën frenge ngase ishte  rritur në Paris dhe kishte shkuar në Amerikë për ta provuar veten, pa gabuar fare , ashtu siç kishin vepruar edhe dhjetra qindra aktorë nga mbarë bota e në mesin e të cilëve ishin edhe kolosët: Lorens Olivie, Riçard Barton, Çarli Çaplin, Piter O’Tul, Entoni Hopkins, Fred Cineman, Frenk Kapra, Majkëll Kertis Elia Kazan dhe emra të tjerë kulmorë që shkuan në SHBA për të hyrë në film dhe për t’u bërë shumë të njohur në botë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora