E shtune, 15.08.2020, 06:57 AM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Një fletë-thirrje turkoshakun

E hene, 24.01.2011, 09:59 PM


Një fletë-thirrje turkoshakun

 

Nga Lavdrim Lita

 

Gjëja më e lehtë është të skandalizohesh. Është një shteg i madh moral për intelektualët përtacë. Videoja që tregon vrasjen e një demonstruesi përballë kangjellave të kryeministrisë është bërë temë debati për të gjykuar sjelljen e gardistëve dhe jo të atyre që sulmuan një prej institucioneve kushtetuese të këtij vendi që aspiron të jetë pjesë e Europës së lirë, me të drejta të plota. Për absurd këndvështrimi paragjykues është pozuar mbi heronjtë dhe jo tek banditët. Nga frëngjia majtiste horizonti i së vërtetës zvogëlohen dhe zgjerohet sa herë rryli i fytit të liderit bërtet sikur të kishte monopolin e së vërtetës hyjnore. Jo gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, përkundrazi.

 

Unë nuk skandalizohem aq shumë për këtë vrasje sepse kam shumë më shumë për të reflektuar për natyrën agresive të këtyre njerëzve të paguar dhe organizuar aq keq nga politika për qëllime obskurantiste. Nëse shteti do të binte për shkak goditjeve të hunjve, të gurëve, të bombave molotov a të ndonjë njeriu që lëviz me allti për të hyrë në kryeministri, do të ishte një rikthim në vitin e grishtë 1924, ku një tjetër grusht shteti, kësaj radhe i arritur, futi në qorrsokak vendin për të paktën 6 muaj. Politikani Fan Noli ishte një prej krerëve të kësaj lëvizje që tejkaloi opozitën, ndonëse asnjë prej tyre se kish idenë se çfarë po krijonin.

 

Qesh, nganjëherë me shpoti për këtë tragjedi, me tre vrasje që kërkojnë një autor. Mirëpo nëse autori material ende s’është fort i qartë, ne kemi autorin moral të kësaj gjullurdie të poshtër. Ai është Edi Rama që me krahun e majtë  të të besuari të Ruçi dhe krahun fashist Gjinushin, e deri te më të parëndësishmit paterica, si Zogaj, Ngjela apo Ndoka paralajmëruar se populli do ta merrte vetë fatin e vet në dorë. Përkthimi i kësaj fjalie për të gjithë do të ishte se po përgatitej një kryengritje, që edhe pse i frikësoheshin të gjithë, realisht pak vetë besonin se e  premtja e 21 janarit do të ishte e zezë për nga mishërimi i kërcënimeve virtuale të një mësymje ndaj institucioneve, për  të përmbysur  pushtetin me zjarr dhe hekur.

 

Aksionari i stresit qytetar Edi Rama na ka borxh normalitetin që kishim, që na e sekuestroi me xhihadistë fanatikë. Ka përgjegjësi për të gjithçka sa ndodhi në bulevard pasi ai kishte lëshuar fletë-thirrjet për demonstruesit, e që i la në mëshirë të fatalitetit. Kafja e zezë e Fidelit ishte pa sheqer, e zezë si shpirti i tij, që ecte atë ditë nëpër shi, siç shkruan Kadare në romanin Kështjella për turkoshakun e Stambollit. Turkoshaku Rama humbi betejën për pushtim e kështjellës, si paraardhësi i tij, në kohë të shkuara sepse që të dy përfaqësojnë regresin përballë progresit, qëndresa heroike nuk u thye për faktin se e drejta qëndronte në Kështjellë.

 

Ne ishim spektatorë të paftuar të një beteje mes dritës dhe natës, mes jetës dhe vdekjes, mes filozofisë të së drejtës dhe asaj të dhunës. Edi Rama humbi. Drita fitoi bashkë me jetën sepse përfaqësonte filozofinë e së drejtës për të qenë edhe ne si të gjithë kombet, të lira dhe sigurta. Përkundër fanatizmit të komunizmit mendor qëndron garda morale e një shoqërie, të një qytetarie të pashoqe. Qëndresa e gardës meriton një falënderim sepse si asnjë herë tjetër ata u rezistuan një sulmi rezil.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora