E premte, 29.03.2024, 07:27 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Leninistët nuk dorzohen...!''

E diele, 23.01.2011, 09:01 PM


“LENINISTËT  NUK  DORZOHEN..!”

21 Janar 1924 – 21 Janar 2011

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Ka ende nga “ata” që mendojnë se me 21 Janar 1924 vdiq Lenini, Stalini apo Enveri dhe bashkë me ta edhe komunizmi. Ka nga “ata” që mundohen me na mbushë mendjen se “sistemi ynë” komunist duhet zëvendsue me sistemin demokratik të Europës Perëndimore! Ka edhe nga “ata” që ende nuk e kuptojnë se “ne komunistët” ndryshojmë “qimen por jo vesin”! Ka edhe nga “ata” që kujtojnë se me të vertetë “komunistët konvertohen në demokratë”! Po, ka edhe nga “ata” që edhe pse ne ua kujtojmë thanjen e Ramiz Alisë se “gjak do bëjmë!” krye disa vjetësh...”ata” vazhdojnë me ba sikur po harrojmë! Ne do t’ ua kujtojmë prap me 21 Janar 2011, se ne “parimet nuk i shkelim!”

 

Jo shumë kohë ma përpara “ne” ua kujtuem po tek ajo godinë e Kryeministrisë, kur “shoku” Edi Rama u “ngujue” në greven e “urisë për pushtet” se “me gjak e kemi pasë fituar dhe me gjak do fitojmë prap!”. “Gabimet” e bame ma parë komunistët këte herë do ti korrigjojnë... Partia komuniste shqiptare as nuk ka ngordhur as nuk do të lejojë që të harrohet data e 21 Janarit 1924, kur kapitalistët kujtuen se me ngordhjen e Leninit do të ngordhin edhe komunizmi! Ai edhe në kjoftë se ka ngordhur në Bashkimin Sovjetik nuk do të ngordhin asnjëherë në “Shqipërinë socialiste” të “flamurtarëve të marksizëm – leninizmit fitimtarë!” të rrethuem në tryezën e “shokve” presidentë “kapitalistokomunistë të Republikës së Shqipërisë”... “Këtu e më tej nuk shkojmë..!”.

 

Shumë shpejtë i keni pasë harruar thirrjet “tona” tek shkolla e “lartë e bashkuar”...

“Vodhem apo nuk i vodhëm votat, po një mësim u dhamë me 2 Prill 1991..”

Vertetë kanë kalue 20 vjet por “partia ua kujton prap edhe tani!”

“Vodhëm apo nuk vodhëm paratë në firmat piramidale” por “ne i vumë flakën gjithë Shqipërisë...dhe besoj, se shokëve të policisë u kujtohet zjarri i ndezur me trupat e tyre në rrugët e Vlorës!”...Vertetë që kanë kaluar gati 14 vjet “po, partia ua kujton prap!”

“Vodhet ju demokratë votat apo ne... pak rendsi ka” por, ne prap “do bëjmë 2 Prill 1991 si në Shkoder, si në Vlorë 1997 dhe tani në 21 Janar 2011 në Tiranë ...kujtoni ju, se do të harrojmë “ne” terheqjen zvarrë në rrugët e Tiranës të shokut tonë, dhe “bashkshortit” shoqës Nexhmije...që nuk pranon me ngordhur pa larë edhe njëherë Shqipërinë me gjak ashtu si për 46 vjet...e pat larë Enveri ynë me Ramiz Alinë!”

Vertetë se Presidenca, Kuvendi Popullor, Qeveria...të gjithë “njëzëri” kanë shpreh keqardhje dhe kjo u vërejt në fëtyrat e Ilir Metës, Gramoz Ruçit, Sabri Godos, Gjinushit, Kastriot Islamit, Adelina Mazrrekut etj...dhe që në mbledhjet e para “ata” në bashkpunim me Kuvendin Popullor, (dhe nën një kujdes të posaçem të hetuesisë së përgjithshme...Ku kemi “shokët tonë” hetues) do të punojnë ashtu si mbas 2 Prillit, apo vitit 1997, me ua “damshpërblye” ditët e vitët e burgut të gjithë “atyre” që do të arrestohen ose do të mbahen në hetuesi si “organizatorë apo terroristë” që NUK kanë dashtë kurrë që të përmbyset...komunizmi...më falni “gabova” ...”demokracia”!

Edhe Trupat Diplomatikë, Europa e Bashkueme edhe Amerika “është përmalluar” ... por, ”vendit nuk lëvizë asnjeri”. Pyesin nën za: “çka bahet në Shqipni...?”  dhe, po nën za... ua japin përgjigjën njeni tjetrit... “Shih foton poshtë...Këta janë Shqiptarët!”...

“Merrni vesh: “Leninistët nuk dorzohen!”



(Vota: 21 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora