E shtune, 30.05.2020, 05:19 AM (GMT+1)

Komente

Koço Danaj: Sa shumë talebanë ka në Shkup?

E premte, 11.01.2008, 11:23 AM


Sa shumë talebanë ka në Shkup?

Nga Koço Danaj

Koço Danaj
Midis dhjetëra arsyetimeve, justifikimeve apo etiketimeve, fjala Taleban, u shkon më për shtat politikanëve maqedonas. Vendimi i fundit i tyre për të rivendosur një regjim vizash të ngjashme me BE-në në marrëdhënie me shqiptarët, e bën më të dukshëm talebanizmin e Shkupit. Po pse janë talebanë qeveritarët e Shkupit? Ja përse: Fakti i parë: Dyshja talebane Cervenkovski-Gruevski realizuan me anë të Gjykatës Kushtetuese heqjen nga përdorimi të flamurit shqiptar në Maqedoni ... Pra, 30 për qind e qytetarëve të saj nuk kanë të drejtë simboli kombëtar. Kjo ndodh kur Maqedonia kërkon të pranohet në BE dhe NATO.
Fakti i dytë: Dyshja talebane Cervenkovski-Gruevski me të gjitha forcat ushtarake dhe policore të shtetit, kryen një masakër mbi shqiptarët në fshatin Brodec. Shqiptarët e vrarë, të gjithë nga mosha 17 deri në 24 vjeç, u cilësuan kriminelë. Qëllim i masakrës ishte për t’ju thënë shqiptarëve se në Maqedoni mund të jetojnë vetëm si qytetarë të dorës së dytë, por jo si të barabartë me maqedonasit. Ndërsa populli shqiptar dhe inteligjenca e tij në Tetovë i konsideroi heronj.
Fakti i tretë: Kryeministri ultranacionalist Gruevski deklaron në mes të Parlamentit të Maqedonisë se shqiptarët vetëm në ëndërr do të kenë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Fakti i katërt: Përsëri Gruevski në datën 19 dhjetor 2007 del nga salla e mbledhjes kur dëgjoi që një nga ministrat e tij, Imer Selmani, filloi të fliste në gjuhën shqipe. (Kështu bëri edhe mësuesi i tij shpirtëror, maqedono-bullgari Georgievski më 13 gusht 2001. Edhe ai doli nga salla kur Arbër Xhaferri përshëndeti në gjuhën shqipe nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit).
Fakti i pestë: Qeveria e Maqedonisë merr vendim të rivendosë regjimin e rreptë të vizave me Shqipërinë dhe me Kosovën, pasi ajo të bëhet e pavarur, por jo me Serbinë, as me Malin e Zi, as me Bosnjën, as me Kroacinë, as me Bullgarinë, as me Greqinë.
Janë pesë fakte në një periudhë kohore katër mujore. Por janë të mjaftueshme për të ripohuar: Sa shumë talebanë ka në Shkup. Sa shumë talebanë kanë në Qeveri, në Presidencë, në Gjykatë Kushtetuese etj. (Taleban do të thotë errësirë, regres).
Ata e kanë shndërruar Marrëveshjen e Ohrit në një send të vdekur. Por Marrëveshja e Ohrit e mban në këmbë vetë Maqedoninë. Dhe sa kohe që ajo, Marrëveshja ka vdekur, ka vdekur edhe vetë Maqedonia. Me regres dhe errësirë nuk mund të mbahet në këmbë një shtet. Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë tashmë asnjë detyrim ndaj saj. Askush nuk duhet të ketë detyrim ndaj talebanëve. Civilizimi Perëndimor nuk i bombardoi talebanët në Afganistan që ata të lindin përsëri në Shkup.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora