Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Peraj: Mallkimet

| E shtune, 22.01.2011, 05:14 PM |


Mallkimet

 

Nga Shaban Peraj

 

21 Janari nder shqiptaret mund te shenohet si dita me e zbehte gjate dekades se fundit. Me kete u deshmua se faktori politik opozitar nuk qe ne gjendje te beje organizim te mirefillte dhe te gjeje force per te mos trazuar shpirterat e shqiptareve kur kihet parsysh fakti se sapo filluam te bejme emer per te mire te partneret  tone nderkombetar. Tani nuk eshte edhe aq shqetesuese se cfare bene shteti, shqetesuese jane sjelljet e matrapazeve te politikes shqiptare te cilet deshmuan se nuk ishin ne nivel te asaj per cka kerkuan perkrahjen e qytetareve shqiptare, ndaj ne trupin e njeriut ndodhen nje sere pikash qe paraqesin rendesi per jeten e tij, edhe ne trupin e shoqerise jane te rendesishme vecanti te tilla si vetedija historike, kultura kombetare e ideja kombetare. Ashtu sic eshte per individin e percaktuar dhe e pashmangshme tronditja dhe shembja, nese njera nga pikat jetesore ne trupin e tij goditet, ashtu edhe per kombin shembja eshte e pariparueshme nese njera prej ketyre elementeve merr plage te vecanta e demtohet. Ky demtim erdhi, ai u pa jo vetem ne sy te te gjithe shqiptareve, po edhe ne sy te nderkombetareve, te atyre qe jane miq te sinqerte te kombit tone. U demtua cdo gje nga nje grup personash te prirur nga politika ekstreme qe kerkon te gjeje nje dhurate qe sapo te marre fund ka per t’u perplasur e per t’u thyer. Me vetedije apo jo ky grup personash ushtroi ndikim te madh asfiksues mbi fuqine morale politike te atyre c’eshte me e keqja humbjes se njerezve,ndaj nje mije mallkime atyre qe luajten e po luajn me besimin dhe historine e kombit tone.Nje mije mallkime shkaterruesve te kultures e tradites kombetare.Nje mije mallkime keqndjellesve qe e shohin dhe  e tregojne te erret te ardhmen tone.

Keta matrapaze te kombit qe ne fillim te daljes ne konferenca per te arsyetuar hapin qe do te marrin per rrezimin e qeverise duket se nuk i kane bere mire hesapet, nuk e percakton qellimin, por skenarin e pergatitur e arriten ne menyre qe te mos pengohen nga pretekstet.Nga uni i tyre per pushtet ata nuk i bene mire kombit,perkundrazi treguan synimet e tyre dhe ne fund hodhen si viktime ata te pafajshem qe ne krye te radhes nuk e kishin ogicin e tyre.Ky ogic me vetedije apo pa te mbeti shterpe per shkak te qellimeve e mjeteve qe jo vetem qe nuk ka arritur ndonje rezultat por ka lene pas urrejtje e neveri. Kjo urrejtje, kjo neveri shtohet gjithnje e me shume kur i dalur nga bunkeri i barikaduar deklaron se do te vazhdoje te radikalizoje situaten po cka se humben tre jete njerezish, “per kete qellim le te humbin edhe trembedhjetemije njerez”,deshmon genjeshtren e vertete ne maskimin e deshirave e pasioneve per pushtet dhe ne kryerjen e krimeve ne  emer te fitores!Per cilen fitore dhe per kend te pretendojne ata qe futen ne mesin e turmes,ata qe kane vleren zero dhe jane nje mundim ne kurriz te atyre socialisteve te ndershem e me vlere per popullin shqiptare.Prandaj, fjalet e veprimet qe ofrojne kendezat cojne ne skenarin e percaktuar para demonstratave dhe behen pengese ne rrugen e mallkuar qe kane ndjekur pa zgjedhur mjete per ta kapur te verteten.Kjo rruge qe kane ndjekur eshte e vlefshme me aq sa zhvilluan iden e se veretetes dhe respektin per te.Te gjitha keto jane nje kurthe shtrigana me vete qe ia kane prere rrugen nje vendi si Shqiperia per te qene pjese e BE-se.Monopolizimi  i idese se mbrapsht dhe veshtrimi i se vertetes vetem na anen e vet jane shprehje pretekstualiteti dhe mungese synimi. Ata qe mendojne ta qeverisin popullin sipas gjeometrise se tyre te prishur s’jane vecse krijesa te mjera, skllever te egos qe ata s’pranojne t’i clirojne.

Na duket pak si enigmatike paraqitja e matrapazeve ne  ekranet televizive per te dhene vleresime per ate cfare ndodhi ne demonstratat e 21 janarit, ne kryeqendren shqiptare. Ne vend qe te reflektonin per situaten e krijuar e t’u kerkonin falje edhe atyre shqipatreve qe nuk u japin perkrahje per veprime te tilla, ata vrapuan per te shpallur veten te pagabuar qe nga koha kur u vuan ne krye te partive te tyre.Ata nuk vertetuan gje tjeter vecse deshmuan qe jane te pakenaqur me njerezit e vet, deshmuan qe nuk kane burreri karshi te vertetes, prandaj harruan se nje ballone qe te ngreh larte mund te behet nje parashut qe te zbret me kembe ne toke. Ata harrojne, apo nuk duan te pranojne se nuk jane shqiptaret ata qe duhet terhequr pas me qellim per t” u brojtur fytyren ketyre matrapazeve  nga ku individet si keta tolerojne kete perfundim tragjik te demonstratave. Kesaj daulleje i rane pikerisht keta politikane, gazetare e televizione sic eshte rasti me Top channel e Vizion Plus qe punojne me pagese per te goditur shtyllen e shqiptarizmit, me fjalor qe nuk u shkon as atyre te prirur per vandalizem, atyre qe punojne e veprojne duke demtuar institucionet e vendit. Ne rrethanat ekzistuese nuk na duhen heronj prej letre me shabllone te importuara nga klane mafioze. Po nuk na duhen as zedhenes adoleshent me pucrra fytyres qe ua mbajne ison liderve te tyre zevzek. Pervec gishtit drejtues ata hedhin fjale nga nje fjalor tashme te krijuar vetem nga ata. Keto pamje ogurzeza te tyre jane bere mode e televizioneve te permendura, per cka si gazetar e komentues do te me vinte turp te ulesha ne nje tavoline me ta. Temat qe trajtojne jane lidhur emocionalisht nga partia qe i paguan, po nga kjo parti aty dalin po me pagese disa analiste politik te paguar nga partia qe u ka dhene titullin. Te perkrahur nga padronet partiak kane shfaqur ambicie profitoreske per interesa te grupeve qe deshmon se nuk jane ne sherbim te ceshtjes se ketij populli. A thua deri aty ka ardhur puna sa shqiptaret te shkojne ne vetshkaterrim per hater te ketyre matrapazeve, ketyre gazetareve e analisteve te perkedhelur nga ata  qe do duhej te ishin ne sherbim te informimit te mirefillte. Te shpresojme qe kjo qe ndodhi te mos perseritet me dhe te jete rasti i fundit per te mos mbajtur peng te ardhmen integruese te shqiptareve, ndryshe, i mjeri atdhe, o i mjeri.