E enjte, 02.04.2020, 05:03 AM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Unë isha aty, kurse Edi Rama jo!

E shtune, 22.01.2011, 08:58 PM


 

Unë isha aty, kurse Edi Rama jo!

 

Nga Lavdrim Lita

 

Ndoqa më vëmendje demonstratën e Partisë Socialiste të 21 janarit sepse isha në bulevard. Më shumë sesa budallallëku më shtyu kurioziteti i ethshëm për të parë se çfarë do të ishte kjo demonstratë që do të tejkalonte drejtuesit opozitarë. Nuk e kuptoja dhe doja ta kuptoja. Si fillim u vendosa tek ish-Hotel Dajti, i mimetizuar me turmën paqësore. Kur në një moment pashë, i pamë, se u shkëputën disa të rinj, me vrap, me gurë në dorë, me shkopinj në drejtim të kryeministrisë. I ndoqa për të parë se çfarë do të bënin me këto mjete rrethanore. U afruan duke sharë e pështyrë gardhin njerëzor të policisë, që si asnjëherë tjetër më parë mbajti një qëndrim të qetë, të ftohtë, pa emocione provokuese e kundërshtuese. Mitingashët e rinj me pankarta me duart kërkonin konfrontimin. Ishte e qartë. U pozicionova nga ana e hotel Rogner për të parë më mirë skenën që ish parapërgatitur. Aty njoha dhe më njohën shumë policë të Bashkisë së Tiranës, që ishin civil dhe po shikonim po me aq kureshtje se unë këtë përballje. U dhashë çfarë do të ndodhi. Heshtje. Nejse. Në fillim provokime, më pas çadra, shkopinj, pankarta kundër policisë. Dhuna filloi. Policia edhe pse po goditej nuk po reagonte. Kjo i nervozoi shumë të vetmin deputet socialist prezent Tom Doshin dhe nipin e tij, Gjovalin Pjetri që ishin në krye të turmës së vandalëve. Disa breshëri gurësh e plakash ranë mbi kokat e policive. Në këtë moment vjen rreshti i policive me skafandra dhe shkopinj gome. Policët pa mbrojtje ndërrohen e kalojnë pas kolegëve me mbrojtje të sigurt. Situata po përkeqësohej. Shenjat se diçka e tmerrshme do të ndodhte dukeshin në fytyrat e ndoca të rinjve, që në dëlir e sipër qeshnin në një histeri kolektive. Hienat kërkonin trupin e kalbur që udhëheqësin i tyre kish thënë shumë herë për banorin e kryeministrisë. Në njëzet minuta nxitja për dhunë ishte në kulm. Mjaft radikalë të majtë ishin mimetizuar me huliganët e rretheve, që kurse u provuar, ndoshta nëpër xhepa kishin skendina lotosh. Iu ishte premtuar pushtet, vende pune, lekë, makina, mall i pastër dhe hakmarrje. Për njerëz që s’kishin se çfarë të humbin kaq mjaftonte. Të parruar, me tuta, me xhuba meshini dhe atlete këto çunat të dhunshëm po mësynin ndaj forcave të sigurisë me gjithë furinë e moshës së tyre, tashmë të djegur. Agjenda e tyre ishte e parashkruar. Përmendsh ishin instruktuar se çfarë do të bënin, dhe e bënë. Atë ditë ata do të merrnin jo vetëm pushtetin, por lekë, makina, mall të pastër dhe hakmarrje.  Konfrontimi vazhdonte kur në një moment një bombë molotov pëlcet në këmbët e policive. Një prej tyre bie në tokë. Kolegët e tërheqin dhe në krah e çojnë tek autoambulanca. Sot është në koma. Kundër reagimi nuk vonon. Policia kundërshton dhunën me forcën që i jep ligji. Gjithçka merr flakë. Janë makinat e qytetarëve të Tiranës që digjeshin nga piromanët e porositur sesi të inskenojnë në mënyrë kapilare një forcë madhore dhune. Prona e vurë me djersë shkrumbohej nga zelli demonstrues i ndoca kontingjenteve kriminelë. Socialistët e vërtetë që kishin ardhur për të protestuar kundër korrupsionin, papunësisë, etj. Mbetën tek ura e Lanës të shokuar për dhunën që një grup prej 150 vetash të paguar, me skenar të mirë-planëzuar tentuan të tërhiqnin dhe të implikonin turmën për të hyrë në kryeministri. Askush nuk lëvizi nga këto socialistë që me siguri ishin qytetarë të ndershëm dhe nuk donin të ishin pjesë e një puçi klandestin. Pashë shumë kolegë që të tmerruar nga dhuna. Edhe ata si policët qëndruan në krye të detyrës, misionit për të informuar, dhe jo si ca industrialistë të shpifjes që në orën dy organizonin turmën. Vetëm opozita serioze nuk ishte në krye të detyrës, në krye të misionit të tyre, pasi i ftua, i transportuan në Tiranë nga katër anën e Shqipërisë dhe Greqisë, (pasi i nxitën me shprehje dhune) nuk e mori drejtimin dhe përgjegjësinë për turmën, por e  la atë jetime, në dorën e xhambazëve.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhelal Zejneli: Popujt e vegjël dhe fuqitë e mëdha Shaban Peraj: Mallkimet Ilir Dardani: Njeriu i Edvin Kristaq Rames vret protestuesin. Shikojeni!!! Frank Shkreli: Pesë vjet pa Presidentin Legjendar të Kosovës Pirro Prifti: Përplasja e civilizimeve të sotme në shtetet perëndimore dhe efektet në Shqipërinë e gatshme për integrim Frank Shkreli: Takimi i nivelit të lartë amerikano - kinez Ilir Dardani: Korrupsionisti Ilir Meta, media dhe shqiptaret Valentin Bruçaj: Se bashku me Meten duhet te largohet edhe LSI Xhelal Zejneli: Enciklopedia – nekrolog i Maqedonisë Frank Shkreli: Presidenti Barack Obama në shërbimin përkujtimor për viktimat në Arizona Avni Halimi: Si bëhet diskriminimi kulturor Lavdrim Lita: Zbardhet studimi që akuzon mjekët grekë për abuzime e trafik organesh ndaj emigrantëve shqiptarë Daniel Gazulli & Çlirim Uça: Kosova dhe pseudoshteti i së drejtës Ramiz Dërmaku: Mbrojtja e fëmijëve ndaj asimilimit - detyrë e të gjithëve Kolec Traboini: Një shekull përballë greqizimit nëpërmjet orthodoksisë Xhelal Zejneli: Maqedonishtja në klasë të parë - akt ultranacionalist me prapavijë politike Lavdrim Lita: Zbulohen abuzimet e mjekëve grekë ndaj imigrantëve shqiptarë Ramiz Dërmaku: Në demokraci sovraniteti i takon popullit Valentin Bruçaj: Të krishterët viktima të terrorizmit islamik, të hipokrizisë së Perëndimit dhe "humanizmit" të Vatikanit Thanas L. Gjika: Tiparet desidente të veprës së Ismail Kadaresë

Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT