E enjte, 28.03.2024, 12:34 PM (GMT)

Mendime

Bahtir Hamza: Dhuna, loje apo trashegimi e cuditeshme!

E premte, 11.01.2008, 10:21 AM


DHUNA, LOJË APO TRASHIGIMI E ÇUDITSHME

Ndodhitë aktuale në Kosovën tonë, më ngacmojnë neuronet e trurit,dhe s’mund te jem i qetë para kësaj drame tragjike të atdheut tim!
Ku është guximi e intelekti i intelektualëve në Kosovë.?!

Shkruan: Bahtir Hamza

Dhuna m’i dha rrugët e mërgimit, nga sistemi paraprak komunist, dhe tani i mbetur këtu nga situata aktuale e cila mbretëron në Kosovë, mendoj a thua ku mundemi të gjejmë zgjidhjen e mbarë,  mbarëkombëtare!
Jam: Në kërkim të Diellit, mundohem me akceptue situatën e brisht,që shkaku i lojës DHUNË, zgjati rrugën deri te Pavarsia e Kosovës!
Nuk është aq e lehtë të thuhet se edhe tani pas 8 viteve të luftes në Kosovë dhe pas 15 viteve të revulucionit në Shqipëri ne shqiptarët po vuajmë!
Shtrohet pyetja:Pse gjithmonë shqiptarët po i ndjek hija e zezë?!

Vallë a duhet ne shqiptarët e Kosovës të ndryshojmë!
Kosova nuk mundet të ndryshojë pa shqiptarët e saj!Nese ndalemi pak,të analizojmë sistemin e arsimit e atë të shëndetësisë,që janë plotësisht në duar të vendorëve,dhe
rezultati është baraz me minus(-)Ndërsa ekonomia,si dhe industria e bujqësia minus
(-).Gjygjësia e administrata është e politizuar, dhe policia e cenzuruar.
Ndësa populli po i bart pasojat që janë rëndue shumë për kurrizin e tij të kërrusur tani ndër mote!
Shtrohet peytja: A do të ndryshonë jetën e rand të pupullit në Kosovë,, qeveria e re,e Kryministrit z.Hashim Thaqit,?!
Më kthehet mendja mbrapa,imazhet e luftës shtarrimtare , çuditërisht më rrijnë në mendje ,se atje ende është fotografia kujtim…..Azeminja vajzë ka luftuar dhe në Sarajevë(foto bashkangjitur artikullit) Drenica gjallon me shtëpi të djegura e fabrika të shkatrruara, frymon pa rryme elektrike dhe ernat që fryejne a janë Komedi apo Dramë. Kujtoj këngën ”Oh të keqën E” Gjuste Vulaj,….

E di që pasojat e luftës janë të hidhura,dhe liria ka çmim, por mjerimi vazhdon,nuk kapërdihet,dhe tani po përsëriten prap ditët e Migjenit si te Poema e mjerimit,dhe kjo është dhimbje në kohë, kujtoj vargjet e tij me strofën e fundit:

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Shtrohet pyetja:Përse po ndodh kështu me ne shqiptarët?

Pra ku qëndron arsyeja e kësaj ?!
Shqiptarët janë popull me qytetrim të lashtë me kulturë e traditë shekullore,popull i zgjuar,punëtor, bujar,korrekt e i rregullt,me nxënës/e, e studentë të shkëklqyer.
Pra ku qëndron arsyeja që disa shqiptarë të Kosovës zhyten në lojen e dhunes,në Kosovë dhe jashtë Kosovës,?
Vallë çfarë gjumi bënë Kosova sot?!
Errrësira i gjenë rrugët e veta;Lojë e DHUNËS, apo trashigimi e Çuditëshme !
Aty në shkolla ku nxënësit pa uniforma ,boksa e shufra hekuri, me zinxhir,e thika patent, duhan e drogë,me një fletore në gjep,shkojnë në shkollë që të ikin nga orët,e të shkojnë në kafiteri me 50 cent me pi makiato për “dinjitet”.
Sikur në vend të vajzave shqiptare,nëpër shkolla të Kosovës,të vijonin mësimet vajzat serbe ,athua do të ushtrohet dhuna mbi ato?!
Pra ku qëndron arsyeja e kësaj ngecje të civilizimit,që në shek-XXI- ndër shqiptarë të zhvillohet dhunë nëpër shkolla të mesme të Kosovës, dhe jashtë Kosovës.

Shtrohet pytja:A do të ketë sukses SH.P.K-ja, me i mposhtë bandat e vagabondëve të panjohur, hajdutë më sy çakarrli, me flokë e pa flokë,që ushtrojnë dhunë mbi gjinin femërore,nëpër oborre të shkollave e rrugë të qyteteve.?!

ERRËSIRA I GJENË RRUGËT E VETA

Pra ku qëndron arsyeja që në Kosovë, në shek-XXI- të mos ketë rrymë elektrike.?
Pra ku qëndron arsyeja që shqiptarët e Kosovës nuk kanë ekonomi stabile, e
”FERONIKELI” pushon në mjerimin e Kohës.!
Pra ku qëndron arsyeja që në Kosovë,korrupcioni të jetë i “dukshem” dhe i ” padukshëm” që në fund të viti 2007.të teprojnë tre (3) Milion Euro,pa u hargjuar nga buxheti i Kosovës.!Suficit!
Dihet se korrupcioni është dukuri e shfaqur në çdo shtet të botës,por ato shtete kanë ekonomi stabile,ose kanë demokraci të mbështetur në politika të avancuara,dhe nuk duhet të jenë as model e as ngushllim për Kosovën.!

Në fund të vitit 2007. Shqiptarët me ankthe i priten dhe i kaluan festat e mëdha, varfëria çfaqi fytyren e vet të pamëshirshme.Me shumë mund familjet kosovare dhe drenicare,arriten të sigurojnë ushqime, por nuk dihet se a i shijuan në mungesë të rrymës! E drenicaret nacionlista,veteranë dhe invalidë të luftës, e fëmijt jetima, mundohet të mbijetojnë !
Pasoja më e madhe që smund të kapërdihet është varfëria,janë tarumat e luftës,është rinia nën presion.Prandaj prindërit duhen të iu rrijnë karshi kërkesave të fëmijëve të tyre.E Kosova të mos ketë gra të veja e shterpa.!
Pra ku qëndron arsyeja që në Kosovë, të ketë dallim në shtresa , dhe aty vetem dy,shume pak të pasur dhe shumë, shumë të varfër. Kushte normale për jetë kanë fëmijet e këngëtarëve,ministrave,deputetëve,udhheqësave financierë në sektorin public(arsim,shendetesi,dhe infrastrukture)të bosave te agjensive turistike, bosave të hipermarketeve,bosave të hoteleve,e edhe bosave të pompave të benzenes etj, Ndersa të tjerët ballafaqohen me luftën e përditëshme për ekzistencë…………………

Errësira i gjenë rrugët e veta !
Aty në rrugët pa ndriqim e me gropa,me automjete të vjetruara kur shuhet jeta e ndonjë të riu.
Aty në lokalet pa klimatizim,ku thithet duhan,dhe pihet alcohol e drogë që nuk i dihet përbajtja.
Aty në hipermarkate me prodhime të dyshuara,e data skaduara e të ndryshuara nga Serbia,Maqedonia e Bullgaria.
Aty në familjet e varfura kur gruaja mallkon frytin në bark se ka shumë halle,nuk ka me çka ta rritë.
Aty në spitale,kur operohen me qirinj.
Errësira i gjen rrugët e veta,!
Aty në Kisha e Xhamia ku njerëzit i luten ZOTIT latinisht e arabisht, e shqiptarët thirren për luftë terroriste kundër Amerikës, në emer të fesë Islamike - Muslimane,në web faqe të ndryshme si p.sh.:http://www.forum-islamik.com/forum/ .Në ketë web faqe,( .:http://www.forum-islamik.com/forum/), nuk përcillet mesazhi për paqë e dashuri njerëzore e vëllazërore,por për luftë e ndasi,kunder katolikëve e edhe vet mes muslimanëve shqiptar Suni e Shia, e tje! ( Dukuri e pa parë deri me tani ).!
Aty me maxhi të bardha e të zeza, me hajmali të madhe e të vogel,i gëzohen tragjedive dhe mashtrojnë Nanat e Vajzat ,të sëmuarit mental, me halle e derte , që numri tyre shtohet çdo sezonë……….
Shtrohte pyetja:Cila dorë do të i ndihmonë shqiptarët e Kosovës.
Prandaj:PASTROHU KOSOVË !!!

KUSH DUHET TË JEP DRITË.
QË DIELLI I KOSOVËS TË MOS BIE POSHTË !

Mornicat më rrënqethin trupin,pesimizmi mundohet të më kaplojë,por JO nuk e lejoj sepse unë jam shqiptar dhe jetës i bëj dalje!
Kujtoj.Dasmën e fqiut tim Selim M.Sahitaj,(Maj.1977)ku së bashku me vëllaun tim, kënduam këngë për Shqipëri,(Moj Shqypni ta lumsha synin,)e ((këngë për heroinat gjakovare,)e tj.Të nesermen në orën pesë(05) të mëngjesit na rethuan policia dhe na burgosen, UDB-ashët e fashtit dhe të rrethit.Na shpallën “nacionalista”,në atë kohë nuk e dinim kuptimin e fjalës nacionlist.
Prej atëherë u ndjeva qytetar i dorës së dytë në atdheun tim.Jeta ime muar kahje tjetër që m’i shtoi dhembjet dhe vujtjet të cilatë më përcjellin edhe sot e kësaj dite.Mjerisht unë nuk jam vetëm,si unë vuajtën dhe vuajnë shumë shqiptar. ……..

Trashigimia e lojës DHUNË,rrenjët i ka të tella.
Veqojë tregimet e Babës Isa, të vitit 1945. Atë botë komunistet e fshatit i’a dorzuan policis serbe, Jahon birin e Muharrem Veselit, për pushkatim,dhe e pushkatuan mu në mes të fashtit në lendinën e barit të verdhë të lisi i madh.
E dhanë Hajdari,Azizi,Jakupi,Halimi, për të shpëtuar nga vdekja,që më vonë u bënë polic të serbisë e bashkëpuntor të UDB-ës, të Aleksander Rankovicit,sidomos me pretekstin e akcionit të mbledhjes së armëve……………..
Alkeasnder Rankovici, serb, në Sangjak, në Dugagjin, në Drenice, në rrafsh të Kosovës, rrahu e burgosi dhe denoj shumë shqiptar e burra nacionalist, që nga dhuna e leshuan Kosovën.
I beri për vete “boshnjaket musliman,”shqiptarët e Kosovës,i beri “kumar”,”pobratima”
bashkëpuntor,të UDB-ës.Në Komunën e KOMORANIT ,(sot Bushati).Drenice, UDBash e polic të rrezikshëm ishin: Radovani,Jakupi,Sadiku, Bozhidari, Selimi,e tj…………….
Njerëzit të rrahur dhe të denuar nga UDB-a ishin të shumtë.Po e ceki vetem një rast,në ndjekjen e Fazli HADJES,(Grajqevcit,) ……………….
Jakupi, Polic SUP-it shqiptar e paraljmeroi mësuesin e atëhershëm, të komunës së Komoranit,profesorin e nderuar shumë të dashur,M. Shalën,që të ikë nga fshati………
Tregimet e Prof.M.Shalës, i duken njeriut krejt të pabesushme, sepse tregon dhe spjegon masakarat çnjerëzore, të papara ,as nuk kanë shembull në histroin e njerëzimit që popujt barbarë ushtruan DHUNËN nëpër shekuj, me masakrën që kanë ushtruar serbët dhe policet shqiptarët,” usatallar” të kohës së Aleksander Rankoviqit,ndaj shqiptarëve, intelektualëve dhe nacionlistëve,me preteksin e armëmbajtjeve pa leje, në emer të seperatizmit dhe prishjes se rendit dhe qetësisë dhe rrenimin e “vëllaznim bashkimit”…
Këto ngjarje tragjike i defton edhe mërgimtari nga Shqipëria,N. Bushati,që prej viti 1957.merr vendqëndrim në Pejë, deri në vitin 1985.Nga atëherë emigron në Çikago, të Amerikës.Për shqiptarët e rrafshit të Dugagjinit thotë,:” nga zullumi,dhuna dhe turturat i kanë braktise shtëpijat dhe trojet e tyre dhe kanë dalë në Shqypni.z.Bushati.tregon për babën e Adem Istrefit,dhe Adem Isterfin,babën e Shpend Shqaës, Dervishin,bujkun,Deli Gashin ,( i ndjerë)nga Rashiqi i Pejës,Rapsodin Salih Bajrami, nga Drenovci, me pretekst “të kërkimit të armëve,” e qellimi ka qenë nënshtrimi, asimilimi dhe debimi i shqiptarëve të Kosovës, nga vatart e tyre.
Si pas N. Bushatit, në komunen e Pejës, dalloheshin UDB-ashët, Nedeljko Popoviq, (Niko) nga Peja, dhe Zenel Gërvalla, i fshati Dubovik, i Deçanit,
Kujtone këngën e Dervish Shaqëse,”HAJ MEDET ÇKA NA KA KANE”

Shtrohet pyetja:Kush duhet te jep dritë.Që dielli i Kosovës të mos bie poshtë?
Mbas luftes në Kosovë, në joplotnin e lirisë, vdiqen nga atentate në Prezren,Komandat Drini,në Prishtinë, Emrush Xhemajli, Komandat Morrizi, në rrugetë e Glloganit,Enver Haradinaj, e tj…………
Shtrohet pyetja, A do të ketë guxim dhe aftësi policia shqiptare e Kosovës të zbuloi këto atentate,apo Dielli i Kosvës,të mbetet pa rrezet ndriquese të demokracisë që i duhen rritës kosovare !

Shkaktaret e atentateve dhe manipulimeve të veprimeve të mshefura janë dora e zgjatur e “CRNA RUKA” që pengon punën e veprimtarëve dhe ndriçimin e rasteve nga ana e policis.Prap këtu kanë dorë spiunët UDB-asha,që do te i përshkruaj me vargje të bukura të Migjenit:
”Bijë bastardhe te etnëve dinakë,të cilët në mënyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak”.
Po cila ëndërr nuk iu realizue këtyre bastardhëve që luajnë me mijra jetë njerëzish,dhe mbeten pa u ndëshkuar?
Për këta nuk ka mëshirë,as nuk ka mirëkuptim sepse janë “paqavrra që myken ndër tempuj”Mjeranë të një politike dinake që gjithmonë janë të trembur,të nënshtruar,pa ndërgjegje e dinjitet!
Ndërsa pritet që këta UDB-asha, të pastrojnë ndërgjegjen,ne po harrojmë një parim që është i njejtë në gjithë Botën,e edhe nder jetë e mote,e edhe ndër etni e popuj.
Parimi është:Ai që injoron ndërgjegjen e tij,është i përbuzur dhe i nënshruar,ndërsa ai që mundohet të i përmbush nevojat e ndërgjegjes,është i nderuar dhe mbetet shembull i nderit përgjithmonë!
Por këta vrasës UDB-ash, për të realizuar ëndrrat e tyre,shuajnë ëndrat e idealet e njerëzve të ndritshëm të ndershëm e të devoltëshem për lirinë e Kosovës.
Sa shumë distancohen qëllimet e vrasësve të pamëshirë,me ato të mbrojtësve të atdheut,popullit e të demokracisë!
Këto fjalë që më dalin nga dhembja shpirtërore, dua të depërtojnë në zemrat e kopetentëve e të mbesin aty dhe të zgjojnë ndërgjegjen, në nderim të gjakut të të rënëve,(dëshmorëve e martirëve)që u derdh për Kosoven Republikë dhe pavarsinë e saj!
I Uroj punë të mbarë qeverisë se re,në eleminimin e shkaktarëve të DHUNËS,Kosova mos të vuan nga e liga,Intelektualëve tanë mos të ju mungojë guximi për të vërtetën,në përdorim të trurit le të punon zemra,dhe Dielli i Kosoves të mos bie poshtë!

10.JANAR.2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora