E enjte, 18.04.2024, 02:41 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Polemikë me Qosen dhe lekejtë e tij!

E premte, 11.01.2008, 08:23 PM


Kadri Mani
Mbi 100 intelektualë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik  Rexhep Qoses

Dështaku në politikë e maniaku smirëzi, Rexhep Qosja, sërish në aksion!!

Nga Kadri Mani

Edhe LDK-ja (bashkë me pjesën që kaloi në LDD dhe me PSHDK-në), edhe UÇK-ja e kanë nderuar Kosovën. Dhe kjo është e vërteta. Tjetër të vërtetë nuk ka.

/Nazmi Lukaj:QOSJA VAZHDON TË MERRET ME DR. RUGOVËN!- “Bota sot” e datës 5.1.2008, f. 5/

Edhe te intervista e Qosjes dhënë për "Zërin e Amerikës", Qosja tani i tërbuar nga humbjet e veta dhe nga sukseset kolosale të Dr. Ibrahim Rugovës dhe të Dr. Sali Berishës, han në dhëmbë e qet vickla prej mushkës xanxare!!
“Akademia, Qosja: Berisha po gabon”- jo po Berisha po fiton! Dështoi Revolucioni i Vonuar Demokratik dhe u vonuan Domatet Demokratike që të granatuan ty!! Në midis të tregut ta bërën mjekrën helaq! 
“Qeveria e Shqipërisë ka ngritur një problem tash, problemin e Akademisë së Shkencave dhe ka formuar një komitet për reformimin e akademisë pas një viti. Para një viti është aprovuar një ligj, tashti paraqitet edhe një ligj i ri, i cili duhet të aprovohet me procedurë të shpejtuar dhe është formuar një komitet për gjoja reformimin e akademisë, i cili i nxjerr nga funksioni në akademi akademikët mbi 70 vjeç, domethënë i bënë nëpunës, do t‘i bëjë nëpunës të thjeshtë shtetërorë. E dyta, komitet i jashtëm, pa anëtarë të akademisë, pa pranimin e akademisë do të zgjedhë akademikët e ardhshëm. Komitet i cili do të zgjedhë kryesinë e akademisë, komitet i cili do të zgjedhë kryetarin e akademisë. Po kjo nuk bëhet në botë. Ky është cenim i rëndë i pavarësisë së institucioneve të shkencës, i institucioneve të arsimit që bota demokratike i njeh. Pavarësia e këtyre institucioneve të shkencës dhe të arsimit nga shteti dhe nga feja nuk diskutohet më në botën demokratike. Është një e arritur shumë shekuj përpara. Tashti me këtë Shqipëria ç‘bënë? Praktikisht i jep një përfytyrim, i jep botës një përfytyrim jodemokratik, jo të dëshiruar, të keq për zhvillimet demokratike dhe politike në jetën kombëtare shqiptare në përgjithësi, fatkeqësisht.”- kjo fatkeqësi është e projektuar në kokën e infektuar me cinizëm e nihilizëm, si dhe nga frika se e njëjta “katastrofë” duhet ta përfshijë Institutin Albanologjik në Prishtinë, ku kanë depërtuar elementët socialistë të tipit të rexhep qosëve e të rexhep meidanëve me kompani!! 
Kur po i thoshin Qoses se dikush ka shkruar keq për të, po çaraveshej sikur epileptik, duke deklaruar: ma paskan begatuar bibliografinë!
Dhe, nëse qenka ashtu, edhe ne nuk do të lëmë rast pa ia “begatuar” bibliografinë me të palarat e tija antikombëtare dhe antinjerëzore!!
Edhe kur patriotët po e kritikonin Platformën Akademisë të Tiranës (tiranike) për Kosovën, Qosja me pafytyrësi e çmonte dhe po e ngrehte në qiell!! Po ajo Platformë është aty, është e shkruar e zeza në të bardhë, pa hajt ta kthejmë edhe njëherë në rishqyrtim e në rigjykim, meqë ne po këmbëngulim se ato ishte një platformë qyqarësh dhe e ngjashme me platformën serbe të çerdhes çetnike francuska 7 të Beogradit!!
Dhe tash, në vend që të shkojë te neuropsikiatri e t’i shpjegojë se ka pas një alergji kundër: Ali Podrimës, Fehmi Aganit, Fadil Bujarit, Hilmi Aganit, Hysni Hoxhës, Ibrahim Rugovës, Rexhep Ismajlit, Sali Bersishë... e personaliteteve tjera të politikës e të shkencës shqiptare, dhe t’i bëjë disa seanca mjekuese nga ai tërbim, Qosja i tërbuar ende po menduaka se nuk është krejtësisht i tërbuar!?!
Dhe ende po vijojnë t’i bien legenit avokatët e tij të ngathtë: Begzad Baliu, Reshat Sahitaj... si dhe një pjesë e madhe e skllopit nga Institutit Albanologjik, të padrejtë dhe të padenjë për respekt.
Tash që u themelua Qeveria e re, duhet të nxirët ligji mbi shtypin dhe të dënohen rëndë, sikur në Shqipëri, të gjithë gënjeshtarët e neveritshëm të tollovitjes publike.
Kurse çmimin NOBEL duhet ta marrë, pas vdekjes, At Gjergj Fishta për veprën madhore LAHUTA E MALCISË. Dhe kjo do të ishte njëkohësisht rehabilitim i autorit dhe dënim i komunizmit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora