E premte, 29.03.2024, 11:55 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Stresi, si ta “mbajmë” larg vetes

E merkure, 19.04.2006, 05:41 PM


Variantet e stresit, kush është më problematiku

Çfarë është stresi? - “Situata në të cilën ekuilibri i funksioneve bio-psikologjike të organizmit është prishur si rezultat i një ngarkese të madhe fizike apo mendore, e cila shkakton reagimin e mekanizmave mbrojtës të trupit”. “Gjendja në të cilën ekuilibri midis njeriut dhe ambientit rrethues është prishur”. “Stresi është një proces fizik dhe psikologjik që ndodh në situata të jashtëzakonshme dhe që ushtron presion mbi qeniet njerëzore. Ngjarje të tilla, të cilat ndodhin papritur shoqërohen me humbjen e aftësive fizike apo të gjendjes emocionale, të tilla si p.sh shikimi i të plagosurve, të vrarët, shkatërrimet, vuajtjet, apo raste të humbjes së një të afërmi, dashuri, bashkëpunëtori, skena të tilla shkatërrimesh, apo fatkeqësish natyrore etj. Të gjitha këto shkaktojnë stres. Pra me fjalë të tjera stresi është një veprim normal që ndodh në një situatë jonormale që se pari, shkakton ndjenjën e vetëmbrojtjes nga një situatë kërcënuese, përqendrimin e vëmendjes karshi një rreziku që afrohet, mobilizimin e të gjitha energjive fizike e mendore dhe përgatitjen për t’iu përgjigjur kërcënimit.

Stresi bazë
Çdo individ në jetën e përditshme provon një lloj stresi të lehtë që mund të shkaktojë tension, frustim, irritim, zemërim etj. Le të marrim një shembull: një person i cili nuk ka fjetur gjumë normalisht apo është i shqetësuar. Ai ka të ngjarë të veprojë pa hezitim dhe me intensitet. Por kjo vjen edhe për shkak të cilësive personale të cilat shprehin: përvojën e fituar, nivelin arsimor, aftësitë profesionale, mendimet për jetën në përgjithësi, moshën, nivelin e përgatitjes fizike, respektin për vetveten. Stresi shoqërohet me konsumimin e energjive fizike dhe mendore, gjendjen emocionale dhe në disa situata të vështira ky konsumim është aq i madh sa nuk duhet kurrsesi që stresi të akumulohet deri në atë pikë që ai nuk mund të kontrollohet. Kur një person lejohet të marrë pjesë në një mision, pra paqeruajtësi shpesh ndeshet me situata stresante veçanërisht kur operacioni është në një zonë të nxehtë konflikti. Atij i duhet të dijë hapat bazë për të kontrolluar apo drejtuar ndikimin e stresit në jetën e tij. Si të menaxhojmë stresin bazë? - Stresi mund të menaxhohet falë një vetëdisiplinimi të fortë, i cili shërben si mjet për të gjetur burimin e vërtetë të tij, shmangien para se ai të arrijë në një nivel të lartë që nuk mund të kontrollohet. Si rregull, plani për menaxhimin e stresit përfshin: identifikimin e burimit të stresit; njohjen e vetvetes,(kufizimeve personale); administrimin e mirë të kohës; sigurinë në vetvete, por jo agresivitetin; pranimin e sfidave; një gjumë të mjaftueshëm; pushimin dhe ruajtjen e formës psiko-fizike; ushqimin e rregullt; kontrollin mbi alkoolin dhe duhanin; kohën për pushim dhe çlodhjen përmes lojërave sportive; miqësinë dhe lidhjet shoqërore; predispozicionin për të shikuar gjërat në mënyre pozitive; ndjenjën e humorit.

Stresi i zhvilluar
Ky lloj stresi është rezultat i tendosjes që ndodh tepër shpesh që zgjat shumë dhe është tepër vështirë për t’u shmangur nga personi që e ka grumbulluar atë. Në përgjithësi gjatë një operacioni, paqeruajtësit përballen më të papritura të shumta në zonën e konfliktit. Atyre shpesh u duhet të plotësojnë një mandat që në dukje paraqitet si i pamundur, të sillen në mënyre dinjitoze si përfaqësues të OKB-së, të vendit të tyre, të tregojnë paanësi në situata të vështira, të karakterizohen nga arsyeja e vetëpërmbajtja që janë njerëzore, të jenë të aftë të negociojnë në situata të papritura e intriguese, e të gjitha këto jo rrallë me një përvojë të pamjaftueshme. Jo rrallë paqeruajtësit ndeshen me mungesën e vlerësimit për punën që ata kryejnë nga ana e palëve në konflikt.

Stresi i vazhdueshëm
Mund të çojë në një shkrirje të energjive profesionale e personale. Një person i cili vuan nga kjo lloj gjendjeje, paraqet ndryshime të qëndrimit të tij në lidhje me punën, shokët, viktimat që ka parë, dhe që i shmanget punës ose zhytet tërësisht në të duke harruar aspekte të tjera të jetës. Këto raste shoqërohen me shenja të depresionit, humbjes së besimit tek vetja, ndjenjën e fajit, pikëllimit etj. Shpërthimi i zemërimit. Në rastet kur nevojat për ushqim, pushim, aktivitete fizike ç’lodhëse janë injoruar, shfaqet fenomeni i zemërimit. Mënyra më e mirë për trajtimin e këtij rasti, është të largojmë personin nga vendi ku shërben; t’i krijojmë mundësi të ç’lodhet e të rifitojë kontrollin mbi vetveten. Disa shenja të kësaj pasoje janë: lodhja e shoqëruar me shterim të aktivitetit; ndjenjën e pikëllimit, mungesën e kurajës, fajit, dëshpërimit, brerjes së ndërgjegjes; mospranimi i kësaj gjendjeje dhe mohimi i humbjes së efektivitetit të tij; paaftësia për të njohur e vlerësuar aftësitë e tij dhe rendimentin në punë; dhimbjet e kokës, shpinës, stomakut, ulçrës, etj.

Shkencëtarët

Stresi pozitiv dhe ai negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi, të cilat njeriu i ka zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t’i përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në negativ, nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit.

Stresi, dëmton organet
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se stresi, luan një rol shumë të madh, tek të gjitha organet e njeriut. Kështu për shembull zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm. Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë. Muskujt tkurren, gjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë.

Trupi jep gaz dhe frenon
Gjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe noradrenalinës në trup, bën që ky t’i “japë gazit”. Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone, të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë, e cila ka një ndikim qetësues.

Çfarë shkakton stresi:

1-Probleme me gjumin
2-Ëndrra e frikshme
3-Lodhje, rraskapitje
4-Therje dhe dhimbje të trupit
5-Muskujt të tensionuar
6-Rrahje të shpejta të zemrës
7-Oreks të dobët, ose të madh
8-Ndihesh gjithmonë i sëmurë
9-Dhembje në bark
10-Probleme me frymëmarrje
11-Marramendje
12-Dhimbje të pakontrolluara të trupit
13-Ndryshime në epshet seksuale
14-Aktivitet të zvogëluar, lodhje
15-Irritim të shpejtë
16-Aktivitet të tepërt, paqetësi
17-Përdorim të më shumtë të alkoolit dhe drogës
18-Largim nga njerëzit , mbyllje në vetvete
19-Humbje të interesimit ndaj njerëzve


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora