E premte, 29.03.2024, 06:16 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Pesë vjet pa Presidentin Legjendar të Kosovës

E enjte, 20.01.2011, 08:01 PM


 

Pesë vjet pa Presidentin Legjendar të Kosovës

 

Nga Frank Shkreli

 

Këte javë përkujtojmë pesë vjetorin e ndarjes nga këjo jetë të ikonës  së pavaresise dhe udhëheqësin e Dardanisë antike, Presidentin Ibrahim Rugova, prijësin e madh te kombit shqiptar dhe udhëhëqsin e parë anti-komunist në Evropën jug-lindore.

 Deri ne vdekje,  Dr. Rugova mbeti mik i Amerikës dhe i udheqesëve te sajë.  Prandaj nuk është e cuditshme që në letrën  dërguar familjes Rugova dhe popullit te Kosovës, me rastin e vdekjes së të ndjerit, Presidenti I athëhershëm, George Bush tha se “Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova,  humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e  të gjithë botës për qendrimet e tija parimore kundër dhunës”.

Ai admirohej nga Shtetet e Bashkuara dhe nga e gjithë bota. Për cilin udhëheqës tjetër mund të themi ne shqiptarët një gjë të tillë?  Duke patur një krenari  atdhedashurie si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar i kohërave moderne, Presidenti Rugova  me bashkbiseduesit e tij, qofshin ata shqiptarë apo ndërkombtarë, ofroi gjithmonë urtësinë, miqesinë e qëndresën, që gjatë shekujve kanë përberë qenjën shqiptare së bashku me besën, nderin e burrëninë.  Presidenti Rugova  besonte se bota do të kishte respekt më të madh për ne shqiptarët nëqoftse u përmbahemi këtyre vlerave bazë të qenjes arbënore.  I frymezuar nga këto virtyte, ai  me durim, guxim e besim – filloje të ri-kthejë dinjitetin tonë kombëtar të nepërkambur gjatë 50 vjetëve të fundit nga një ideologji krejt e huaj për qenjen tonë.  Me një ndërgjegje të thellë kombëtare, ai na vuri përsëri, aty ku e kemi vendin, në radhë me popujt  dhe aleancat përendimore.  Fjala e jonë popullore thotë: “Burri i  mirë me shokë shumë”.  Pesë vjetë më parë në e humbem Presidentin Rugova, por  për hir të tij,   Kosova dhe kombi shqiptar fituan shumë miqë e dashamirës në të gjithë botën.  Presidenti Rugova fliste pak, por jehona e mesaxhit të tij u dëgjua anë e mbanë botës.  Mesaxhi i  tij bëri që e gjithë bota të mësonte për hallet tona, dhe jo vetem kaq.  Presidenti Rugova bëri që e gjithë bota të jetë me ne.  Sic ka thene edhe Presidenti amerikan Bill Clinton,  nuk kishte avokat  që të shpjegonte më mirë hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tija.

Presidenti Rugova i përket pra një grupi të vogël njerzish, që duke punuar për popullin e vet dhe për vlerat njerzore, në të mirë të atdheut e të njerëzimit – lartësohen në atmosferat e universit -- e që nuk mund të maten as nga koha e as nga hapësira.  Në këte pesë-vjetor të ndrajes nga këjo jetë, Presidenti Rugova qëndron si një dëshmitar i punës dhe veprave të medha, pasi sot megjithëse e lirë dhe e pavarur, Kosova, ndoshta si asnjëherë tjetër, ka nevojë për urtësi e fuqi mendore   rugoviane dhe për frymëzim të vazhdueshëm, për ditë më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar.  I lutemi Zotit që në këte përvjetor të kësaj humbjeje kaq të madhe, Kosova dhe udhëheqësit e saj, në bashkpunim me njëri tjetrin dhe duke pasur parasyshë interesat e larta kombëtare, të shënojnë fitore të mëtejshme historike në avancimin e lirisë dhe demokracisë brenda vendit, por edhe  njohje te metejshme në fushën ndërkombëtare.  

 Presidentin Rugova e njoha fillimisht gjatë vizitës së tij të parë në ëashington, d.m.th. Vjeshtën e vitit 1989, kur ai edhe filloi veprimtarinë e tij politike e diplomatike për të siguruar përkrahjen e Shteteve te Bashkuara për popullin e tij shumë teë vuajtur. Megjithse më pas kishim patur takime, vizita e konsultime të shuma, vizita e tij në shtëpinë time atë vit nuk do të harrohet kurr nga unë e as nga familja ime.

Mbasi vitet po kalojnë, është një rast i mirë për mua -- që me dy tre fjalë të kujtoj takimin e parë me -- në atë kohë -- Prof. Dr. Ibrahim Rugova . Ishte tetori i vitit 1989.  Dr. Ibrahim Rugova ishte ftuar së bashku me Prof. Dr. Engjell Sedaj nga Kisha Katolike "Zoja e Këshillit të Mirë", në Bronx, Neë York, për të marrë pjesë në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjeter Bogdanit, që  u mbajtë në  Universitetin katolik Fordham. (Zoti Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit të Kishës ka botuar kohët e fundit të gjitha punimet studimore të seminarit në një libër shumë të pëlqyeshëm, për ata që mund të jenë të interesuar të mesojnë më shumë në lidhje me atë senminar historik). 

 

Disa ditë pas përfundimit të seminarit në universitetin Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj vijnë me nje mik timin, Zotin Simon Simolacaj në ëashington.  Në atë kohë unë punoja si këshilltar i programeve radiofonike drejtuar botës komuniste, në Dikasterin Evropian të Zërit të Amerikës.  Atëherë unë nuk dija shumë as për njerin as për tjetërin, përvec faktit se ishin dy intelektualë të dalluar nga Kosova, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Neë York për të folur me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjeter Bogdanit.  Por e prita mirë vizitën e tyre pasi ishte një privilegj për të patur në shtëpinë time dy mysafirë të tillë, e për më tepër, vizita e tyre solli mundësinë për të biseduar mbi gjendjen e atëhereshme në Kosovë, pasi megjithse punoja në qendër të informatave e lajmeve, lajmet nga Kosova ishin të pakëta dhe ato që na vinin në redaksi ishin pothuaj, pa përjashtim, të  ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botës ceshtjen shqiptare në Kosovë si donte vete.  Zëri i shqiptarëve në Kosovë nuk ndëgjohej dhe bota e jashtëme nuk ishte aspak në dijeni të vuajtjeve e torturave që diktatura serbe bënte ndaj popullatës shqiptare. Ishte jetike që të krijohej një kundër-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit dhe të njoftohej bota, e sidomos ëashingtoni rreth instalimit të një regjimi diktatorial policor e ushtarak serb ne Kosove, që kishte në plan cfarosjen e shqiptarëve nga Dardania antike.  Sic e tregoi edhe koha, zëdhënës  më të mirë të shqiptarëve  nuk do te kishte se Dr. Ibrahim Rugova.

 

 Nuk do ta harroj kurr atë vizitë  si dhe bisedat me Dr. Rugovën, që më binden se sa rëndësi kishte për të sensibilizimi i cështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, sidomos në ëashington. Si studjues i historisë dhe si  atdhetar i vërtetë-- që i dallonte mirë miqeët nga armiqët e kombit shqiptar --Dr. Ibrahim Rugova,  ishte I bindur se në Shtetet e Bashkuara do të gjënte mikun dhe përkrahsen e të drejtave të shqiptarëve, ashtu sic ka ndodhur c'prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Udrou ëilson e këtej.  Prandaj, unë e konsideroj vizitën e parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Neë York dhe në ëashington si fillimin e diplomacisë moderne të Kosovës, si fillimin e ndërkombëtarizimit të ceshtjes së Kosovës.  Koha e dëshmoi se Dr. Rugova u këthye në Kosove nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frymëzuar dhe me një sens misioni personal. Jo vetëm Kosova, por i mbare  kombi shqiptar tashti kishte nje zëdhenës ndryshe.  Kosova tashti, megjithse   në rrethana gjithnjë shumë të vështira,  kishte një zë të urtë që dëgjohej e respektohej nga të gjithë bashkbiseduesit. Ishte një zë që fliste për të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, për liri e demokraci për popullin e vet, dhe si asnjë përson tjetër, sic thotë edhe ish-presidenti Klinton, e  shpjegonte cështjen shqiptare  nga pikëpamja historike dhe njerëzore.  Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe bota më në fund e ndëgjoi  dhe filloi te interesohej për tragjedinë në Kosovë.  Me urtësine e tij të madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kundër pohimeve anti-shqiptare të të gjithë atyre që i paraqisnin shqiptarët si te egër, dhe si njerëz jo të zotët për vet-qeverisje.

 

 Në ketë pesë vjetor të  vdekjes, unë deshta vetëm të shënoj shkurtimisht, disa mbresa, për mua të paharrueshme, nga vizita dy-tri ditëshe e Dr. Rugovës në shtëpinë time në ëashington me 1989 dhe arsyet se pse e kam përkrahur gjatë viteve.  Ajo vizitë nuk më harrohet mua as familjes time.  Njohuria ime me te, gjatë asaj vizite, cojë në një miqësi shumë vjecare, deri sa ai ndërroi jetë, dritë i baftë shpirti.  Respekti im për Dr. Rugoven e ka zanafillën në atë vizitë, pasi përshtypjet e mia të para dhe respekti për këte udhëheqës të madh të kombit shqiptar, sa ka ardhur e rritur gjatë viteve.  Arsyeja për këte është se  si  asnjë udhëheqës tjetër shqiptar, ai kishte një vizion të qartë për Kosovën dhe për kombin shqiptar. Si asnjë tjetër, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte kombi shqiptar për tu radhitë ndërshmërisht në radhën e kombeve të përparuara të përëndimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikës për në rrugën e bashkimit dhe integrimit të kombit shqiptar me vendet përëndimore. E respektoja  për bindjen e tij se komunizmi qe rreziku më i madh që i kishte ndodhur kombit shqiptar në shekullin e 20-ët, si dhe për faktin se besonte që kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve.  Ai nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione për një të ardhme më të mirë të kombit te vet duke i dhënë një emër të nderuar gjakut shqiptar.  E respektova Dr. Rugoven se ai nuk ishte i frymëzuar nga ideologjia komuniste si shumë nga ata të brezit të tij që ishin rritur e shkolluar në atë sistem. Përkundrazi,  Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plotë urtësi, të gërshetuara nga traditat e vlerat më të mira të kombit shqiptar.  Ai ishte i vetdijshëm se trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohen e vet për tu përdour në mbrojtje të interesave tëkombit,  por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet, dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet gjithashtu edhe duke i ruajtur nderin ëmërit shqiptar, një mesazh ky shumë i përshtatëshëm për kohën dhe sidomos për politikanët e sotëshëm në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan. 



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora