E enjte, 28.03.2024, 04:26 PM (GMT)

Editorial

Pirro Prifti: Përplasja e civilizimeve të sotme në shtetet perëndimore dhe efektet në Shqipërinë e gatshme për integrim

E merkure, 19.01.2011, 07:59 PM


Përplasja e civilizimeve të sotme në shtetet perëndimore dhe efektet në Shqipërinë e gatshme për integrim

              

Nga Pirro PRIFTI

priftipirro@hotmail.com

 

Pas rënies së komunizmit, u krijua një vakuum shpirtëror në shtetet ish-komuniste, të cilat reaguan menjëherë për të mbushur boshllëkun me të ashtuquajturën ëndrrën e mirëqenies perëndimore por dhe me ri-gjallërimin fetar i cili i dha një impuls të komuniteteve fetare deri atëhere të fjetura dhe të eklipsuara nga e ashtuquajtura “fe e rreme” e ardhur nga lindja- komunizmi, i cili kishte bllokuar dhe pothuajse ndaluar fe-të tradicionale duke ua zënë vendin atyre për gati më shumë se gjysmë shekulli.

Megjithatë ashtu sikurse çdo `fe` e krijuar nga njerëzit përfundon me vdekjen e liderëve të tyre që e kishin krijuar, ashtu dhe komunizmi vdiq me të gjitha të këqijat e tij njerëzore, por utopia për një sistem më të mirë se kapitalizmi vazhdon ende, dhe këtë mund ta shohësh dhe në deviacionet nga komunizmi klasik si: në Kinë, Vietnam e Kubë, ku ka një bashkim artificial të një ekonomie kapitaliste me sistemin një partiak, apo në Kore ku komunizmi është bastarduar në një dinasti monarkike.

Në shtetet perëndimore të cilat e përjetuan shembjen e komunizmit si një fitore të madhe dhe të merituar, disa nga reformat e bëra në fillimet e sistemit komunist si arsimimi i përgjithshëm i popullatës, emancipimi i gruas, sindikalizmi, disa forma beninje të ekonomisë së centralizuar, sistemi social i asistencës, - i dhanë një frymëmarrje të re dhe një vazhdimësi e zbutje të kapitalizmit të egër e klasik të kohës së Marksit nga të cilat shpërthyen luftrat botërore.

Pra në fakt kapitalizmi i sotëm është një kapitalizëm më social, por më i degjeneruar nga ana morale (amoral dhe immoral): nuk ka më revolucione proletare sepse të ardhurat shpërndahen më mirë, por dhe dalja e sistemit mafioz të shpërndarjes së të ardhurave formale-në informale në popullatën dhe në xhepat e një grupi tjetër të madh individësh prapa të cilëve qëndrojnë dhe ushqehen një popullatë e madhe tashmë në të gjithë botën që nuk marrin pjesë në rotacionet politike, por janë shumë të rëndësishëm në vendim-marrjen politike si dhe strategjitë nacionale- duke uniformizuar botën duke e bërë atë globale dhe duke e bërë atë amorale që e përkthyer në gjuhën fetare, kjo botë ka rënë në duart e Djallit i cili ka vënë një idhull për ta adhuruar e gjithë bota dhe të cilin në fakt po e adhuron me dashje apo pa dashje: paraja.

Pra në këtë aspekt edhe bota perëndimore ndryshoi ashtu sikundër ndryshoi bota ish-komuniste por në disa aspekte të tjera ashtu si i thamë më lart.

Problemi më akut ndodhi tek boshllëku shpirtëror i krijuar pas shembjes së komunizmit dhe zhgënjimit total të masave punonjëse në ato vende të cilat kërkonin një “fe” të re shpresë-dhënëse, po ashtu pa u prekur nga ky zhgënjim nuk mbeti dhe bota perëndimore, e cila ndonëse ishte kristiane, kleri i të gjitha sekteve por kryesisht ai katolik kishte degjeneruar në një farë mënyre duke zhgënjyer gjithashtu popullatën e këtyre vendeve dhe duke i krijuar dhe kësaj popullate -një largim nga kisha mijë-vjeçare; jo se nuk besonte tek Zoti, por se njerëzit që predikonin Zotin ishin jo të moralshëm dhe të përshpirtshëm më, por ishin dhe ata prekur nga ndryshimet e sistemit dhe nga presioni i botës materiale.

Në këtë argument, menjëherë pas shembjes së komunizmit, nëse në vendet lindore njerëzit i u kthyen me etje të madhe fesë së munguar për gati 70 vjet dhe e rigjallëruan atë,- në vendet perëndimore rënia e komunizmit u përjetua si një përfundim i një epoke të mbretërimit të “anti-krishtit” dhe të ateizmit, por kjo shkaktoi të ashtuquajturën eufori dhe në fakt një lehtësim shpirtëror, ku tashmë (sipas tyre) nuk ka më kundërshtarë as materialë por dhe as shpirtërorë. Njerëzit janë larguar gradualisht nga Kisha dhe falen ose jo për hesap të tyre, merren me kënaqësitë materiale dhe të trupit, duke harruar se armiku më i madh është ai që harrohet-morali kristian.

Po vazhdon një degjenerim dhe një degradim i paparë i shoqërisë njerëzore si në perëndim ashtu dhe në lindje, besimi fetar i së cilës po lëkundet edhe për shkak të vështirësive ekonomiko-financiare.

Këtu futet në lojë një forcë tjetër më e freskët përsëri nga lindja- islamizmi dhe më saktë sekti më i ashpër- synii, për të mbushur këtë boshllëk shpirtëror qoftë në lindje qoftë në perëndim. Menjëherë pas viteve 90, islamizmi si fe monoteiste e vendeve lindore e mirë organizuar, por dhe nga paratë e fituara për dekada me rradhë nga nafta si dhe nga lufta që i u bë komunizmit nëpërmjet aleancës që ata bënë me “Imperializmin amerikan”, tashmë doli si një entitet fare i pavarur dhe i aftë që të drejtojë botën nëpërmjet rregullave të tij të ruajtura me fanatizëm, të pandryshuar, të cilat në fakt janë pak a shumë rregullat e vëna në Testamentin e Vjetër tek Kodi priftëror me disa ndryshime (kapitulli 3 dhe 5 Leviticus, dhe Deuteronomy).

***

Pak histori.

Kultura perëndimore i referohet kryesisht civilizimit euruopian, civilizim i cili lindi që 9000 vjet përpara duke patur Paganizmin si fe shpirtërore si kultura iliro-pellazgo-greke, dhe paganizmin e Europës veriore (Celtic, Germanic, Romanic, Iberians, Slavic).

Kultura perëndimore mori formë gradualisht pas vendosjes së fesë monoteiste kristiane që me perandorinë romake u nda pastaj në atë të lindjes e të perëndimit.

Shoqëria perëndimore mori formë nëpërmjet standardeve të artit, muzikës, kulturës, botëkuptimit, dhe traditave të lejuara dhe të pranuara nga morali kristian i cili dominonte dhe dominon edhe sot e kësaj dite.

Ligjet fetare të dhëna nëpërmjet dogmës fetare kristiane u bënë ligjet kryesore të vendeve perëndimore të cilat edhe sot janë sanksionuar në shumicën dërrmuese të kushtetutave të vendeve perëndimore, aq sa dhe komunizmi i kishte futur në ligjet e tij disa norma kristiane të cilat ishin sanksionuar si norma partiake të formës së`11 cilësive të komunistit`(!?). Vendosja e Kushtetutës së re Europiane e cila përjashton kontributin e kishës (katolike kryesisht) në kulturën, ligjet dhe moralin e shoqërisë perëndimore ka krijuar një kontradiktë mes Vatikanit dhe BE.

Vatikani është i pakënaqur, sepse në kushtetutën e BE ka ligje të cilat në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut bien në kundërshtim me dogmën fetare kristiane (por dhe të islamizmit si feja tjetër monoteiste).

Vendosja si President i SHBA i një individi me ngjyrë dhe për më tepër me një baba mysliman, ka tronditur nga themelet- parimet e ngurta fetare kristiane dhe në SHBA, i cili është i vetmi shtet shumëkombësh dhe shumë fetar ku ritet ceremonitë politike e sociale të drejtuesve të vendit janë thellësisht fetare dhe ku në shumë shtete të SHBA betohen mbi bibël.

Prania e islamizmit në Europë e SHBA ka qenë mospërfillëse deri në momentin kur u shemb komunizmi.

Megjithatë prania e elementit dhe e komuniteteve islamike ka qenë e rëndësishme në Ballkan për shkak të pushtimit otoman, nga i cili erdhën disa sekte islamike: në Shqipëri u përhap bektashizmi në jug tërësisht, në Shqipërinë e mesme dhe të veriut, pjesërisht shumë pak në Kosovë e Maqedoni, kurse në pjesën tjetër shqipfolëse u përhap rryma e fortë synii-te e cila dominonte dhe dominon shoqërinë shqiptare dhe politikën shqiptare pavarësisht nga individë politikanë e drejtues që paraqiten si ateistë, apo që predikojnë laicizmin kushtetues.

Në fakt është mentaliteti dhe tradita islamike e popullatës shqiptare të këtij komuniteti që sundon, më tepër sesa ritet dhe besimi i fortë fetar.

Dihet që shqiptarët myslimanë kanë qenë dhe janë `shitës të besimit fetar` për interesa dhe për grada, por dhe kristianët sidomos ata që i u bashkuan komunizmit kanë qenë dhe janë të njëjtë si vëllezërit e tyre.

Në Europë, sidomos Francë, Itali, Gjermnani, u përhap nëpërmjet migrimit të popullsisë- islamizmi i sektit synii, qoftë nga ish-kolonitë franceze, qoftë nga migrimi nga Turqia, dhe vende të tjera nga Afrika dhe Azia me fe islame.

Etika kristiane u zhvillua që në fillimet e krishtërimit në perandorinë romake dhe u përhap ngadalë në Europë nëpërmjet popullsisë së varfër por dhe pastaj me dekret nga Perandori romak Konstandini i I (me origjinë ilire) rreth 300. Etika kristiane zhvilloi në popullatën e Europës perëndimore dëshirën për t`ju lutur Zotit, faljen, dhe mëshirën për shkak të dobësive njerëzore. Të treja këto virtyte bazoheshin në moralin kristian të mos kundërshtimit të drejtuesit, uljes së kokës dhe pranimit të pushtetit i cili vjen nga Zoti (qoftë i keq qoftë i mirë, por duhet pranuar sepse siç vjen edhe ikën), dhe të parimit “nëse të godet kundërshtari në faqe ktheji dhe tjetrën”, dhe nëse të thotë armiku “mbaje këtë ngarkesë për 100 hapa mbaja për 200qind hapa”. Përulja ndaj Zotit dhe shpëtimtarit Jezu Krisht i cili predikoi paqen dhe dashurinë për njeriun (Paqe dhe Dashuri), krijuan një hapësirë të gjerë për tu zhvilluar një civilizim të përparuar. Në kodet shtetërore u futën Filozofia kristiane e mëshirës dhe e faljes dhe ajo e shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe e shtatë virtyteve. Ky kod ka qëndruar deri sot e kësaj ditë.

Lindja e islamizmit pas vdekjes se Mohammad, tronditi Lindjen e mesme e te afërt; përhapja e tij me dhunë dhe shpatë shkaktoi një reagim të fortë në Europën perëndimore sidomos pas pushtimit të Jeruzalemit në vitet 637 nga kalifati i Rashid-it. Megjithëse u bë një pakt për lirinë fetare të çifutëve në atëkohë, alifi Umar nuk i preku të krishterët dhe varrin e Krishtit në Jeruzalem. Eskpansioni i islamit vazhdoi deri në shek e X me pushtimin e të gjithë Afrikës veriore, Spanjës dhe jugut të Francës, por kontrolli në Francën e jugut përfundoi rreth vitit 975, dhe ata u dëbuan nga Spanja në shek e 11 por përfundimisht dinastia umajade u largua më (nga Andaluzia) në shek e 13. Periudhat e gjata të luftrave midis të krishterëve dhe myslimanëve janë të pafund, duke filluar nga kryqëzatat (nëntë të tilla për 200 vjet), pushtimin e Spanjës e të Francës dhe pushtimin otoman dhe kapjen e Kostandinopojës më 1451. Në fillim sigurisht luftrat u nisën me qëllime thjesht fetare por ato patën gjithmonë interesa ekonomike, financiare, pasurimi, pushteti e dominimi. Pas rënies së Perandorisë otomane, islamizmi ra në gjumë pas fitores së revolucionit të tetorit më 1917 (nga ku dhe u krijuan protokollet e Sionit në mënyrë manipulative për t`ju a hedhur fajin çifutëve për ardhjen e komunizmit, çifutët paraardhësit e të cilëve vranë Krishtin, nga ku rroshi dhe një urrejtje e madhe ndaj tyre qoftë nga të krishterët qoftë dhe nga islamikët); megjithatë islamizmi ndoshta rastësisht ndoshta jo u rigjallërua menjëherë pas shembjes së komunizmit dhe po përhapet kësaj here jo me dhunë por me migrim popullate e shoqëruar dhe me investime të mëdha nga pasanikë islamikë me qëllim mbrojtjen e popullatave islame dhe përhapjen e islamit në Europë SHBA dhe botë.

 

Shqetësimet serioze ndodhën menjëherë pas 11 shtatorit me rënien e kullave binjake nga ku SHBA mori vendim që të luftojë ekstremizmin islamik, vendim ky që u përkrah nga BE. Pra lufta përsëri u nis në një sfond për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut por në fakt ishte kundër ekstremizmit islamik që disa vite më parë ishte armatosur dhe stërvitur po nga SHBA për të luftuar Komunizmin dhe BRSS.

Sigurisht lufta do të fitohet nga perëndimi, por re të zeza po bien mbi kristianizmin dhe më shumë mbi katolicizmin, i cili ka filluar të reduktohet dhe mbi të është duke ardhur një masë e madhe emigrantësh me një fe tjetër monoteiste e cila nëse do të vazhdojë kështu mund të dominojë BE dhe SHBA e kështu dhe botën në një mënyrë krejt origjinale: luftën e ka të humbur sepse ekstremizmi islamik sigurisht nuk ka të ardhme, por tradita të reja do të vendosen në BE dhe SHBA, sigurisht të imponuara fshehurazi apo me para nga qarqet e pasura të shoqërisë islamike, të pasuruara po nga ajo SHBA që po i lufton ekstremistët dikur moxhahidinë anti-komunistë.

Sqarimi i këtij paradoksi në formë Rebusi do të mundohem ta bëj më poshtë.

-Nuk ka lidhje direkte midis komunizmit dhe Islamizmit. Ka lidhje indirekte. Komunizmi lindi nga njerëz intelektuale të cilët panë tek kapitalizmi një sistem të keq. Krijuesit e sistemit të ri ishin çifutë dhe për më tepër ateistë si Marksi, Engelsi dhe Lenini (thuhet që ishte me origjinë çifute). Kjo është arsyeja që komunizmi u cilësua si një sulm çifut për të sunduar botën dhe armiqtë e komunizmit në Rusi dhe Europë Perëndimore, krijuan “Protokollet e të Urtëve të Sionit” për të inkriminuar çifutët në krijimin e një sistemi jo kristian. Kështu lindën programet anti-çifute të cilët në Rusi cilësoheshin ashtu si dhe tek myslimanët tradhtarë dhe vrasës të Krishtit-Mesisë.

-Komunizmi shkaktoi një ndryshim rrënjësor botëror dhe u shpall nga kristianizmi si një anti-fe dhe Lenini si një Anti-Krisht. Shenjat për këtë problem i japin dhe historia e Fatimas me shoqet e saj të cilat panë në vizion Shën Mërinë e cila i u shfaq atyre për 5 muaj rresht në një fshat të Portugalisë, dhe në një nga porositë e saj ishte: kini kujdes Rusinë. Ngjarjet ndodhën në janar-maj 1917 në Portugali. Fatima jetoi dhe i dha Papës së Romës 9 sekrete të cilat janë zbuluar sis Vatikanit. Njëri nga ato sekrete ishte vrasja e një pape (në fakt papa shpëtoi nga atentati i Ali Agça, të cilin po ai papë Gjon Pali II, e fali Ali Agçanë pas një bisede kokë më kokë).

-Deri sa u shemb, Komunizmi i shkaktoi shumë kokëçarje sistemit kapitalist, dhe ashtu sikundër sulmi i Djallit ndaj Zotit, ashtu dhe Kisha Katolike por dhe Protestante,  mobilizuan forcat për ta mundur këtë dukuri e cila po shkatërronte themelet e botës së qytetëruar me aftësimin dhe materializmin e saj. Kishat u rigjallëruan por Vatikani mbeti thellësisht një Kishë politike e cila ndikonte dhe ndikon në zhvillimin e botës.

Deri në këtë moment lufta për rigjallërimin fetar kristian por dhe të besimeve të tjera morri vrull të madh deri në momentin e shembjes së komunizmit. Problemi i Kishës katolike dhe Protestante pas fitores mbeti i njëjtë më problemin e fitores së BRRS mbi nazizmin: “të vazhdojmë të mobilizojmë forcat dhe të ecim përpara pa ulur tempin, apo ti gëzohemi festës së fitores sepse e keqja mori fund njëherë e përgjithmonë”? Stalini zgjodhi mobilizimin, Kisha zgjodhi euforinë. Sot ndoshta nuk është vonë që të mobilizojë forcat për të rigjallëruar besimin e humbur kristian tek të rinjtë, të cilët po bien pre e konsumizmit, dhe e degradimit moral.

-Një Spektër ( idhull, fantazmë) i ri po fanitet nëpër Europë e SHBA (Kujtoni fjalët e Marksit në Pamfletin e Komunizmit më 1888 - Një Fantazmë –në anglisht:fantazmë-spectër,- po sillet në Europë…), menjëherë pos shembjes së komunizmit,- Islami. Një fe monoteiste e respektuar në rreth 1.2 miliard njerëz që po hyn me ngut në BE, SHBA, e kudo në botë nëpërmjet emigrimit. Shtetet Arabe të pasuruara sa më s’ka nga dobitë e luftës kundër komunizmit arritën të kenë një potencial të madh financiar nga ndihma që I dhanë SHBA në luftën kundër BRSS në Afganistan, Afrikë, Lindjen e mesme. Ky potencial u përdor nga ekstremistët islamikë për të pushtuar botën e për të ekspanduar me dhunë Islamin duke e konsideruar këtë popullatë si popullatë të dorës së dytë në botë. Në fakt popullatat islamike në Europën lindore sidomos në Ballkan janë popullatat që drejtojnë vende si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Turqia, etj, dhe kane një formë të veçantë simbioze me kristianët ortodoksë dhe katolikë për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë me ta nën sundimin turk.

-Ekspansioni i Islamit nëpërmjet pararojave të tyre ekstremiste krijuan një mosbesim të thellë tek popullatat europiane dhe në SHBA, Kanada, Australi e gjetke. Kështu që SHBA dhe NATO po bëjnë luftë të hapur kundër ekstremizmit dhe ka shumë gjasa- ta mundin. Problemi qëndron se sekti synii i ashpër i Arabisë, Jemenit,Irakut, Sirisë, kanë krijuar një strategji përplasjeje të fortë të cilën dhe e shprehin por dhe po e faktojnë:

- investimin në vendet perëndimore të xhamive,

- futjen e njerëzve me fe islame  e fatkeqe ose të varfër që migrojnë vazhdimisht brenda në Europë e SHBA, natyralizimin e tyre me qëllim që të bëjnë kalifatet e ardhshme në këto shtete.

- mbushjen e mendjes së besimtarëve që janë “komb” mysliman dhe jo etni përkatëse, me të gjitha pasojat regresive në shoqëri.

- marrjen e të rinjve nga Ballkani dhe Europa Lindore dhe kudo duke i arsimuar nga ana fetare, por dhe duke hedhur farën e urrejtjes së çdo gjëje perëndimore, me qëllim krijimin e luftëtarëve të ardhshëm. ‘Justifikimin e çdo dhune me thëniet se “Zoti i fal ata që vrasin qafirët” etj. Krijimin e problemeve në vendet ku migrojnë në emër të lirive e të drejtave të njeriut duke kundërshtuar ligjet laike të shteteve përkatëse- qëllimi- është ideja e vjetër të zotërojnë Europën dhe SHBA ashtu si dikur Komunizmi në emër të Islamit.

Strategjia e drejtuesve radikalistë ka dallim nga vete feja Islame dhe mendoj se ka për të dështuar për shkak se aspektet që kanë prekur ata janë të gabuara.

Radikalizmit ortodoks të krishterë SHBA dhe NATO i dha një shuplakë të fortë dhe nuk përbën më problem, në të ardhmen me formimin e republikës së Kosovës.

Është e vërtetë që BE dhe SHBA mund tu ndodhë ashtu siç i ka ndodhur Perandorisë Romake e cila nuk u shemb nga luftrat por u shemb nga migrimi i popujve të cilët hynë në Romë për një jetë më të mirë dhe kështu e prishën gjithë atë perandori mijëvjeçare. Në rastin e sotëm, mund të shkaktohet një prishje sepse përplasja e civilizimit post-kristian me atë islamik mund të jetë parashikuar dhe nga Shën Pali i cili thotë se “...bota e ardhshme do të jetë e besimtarëve...”. Por nuk ka thënë se e kujt besimtarëve.

Përplasja e civilizimeve në BE, SHBA dhe botë do të shkaktojë  problem të ngjashme me ato të komunizmit derisa të njehsohen sepse shtetet islamike dhe koncepti islamik i shtetit është i ngjashëm me konceptin që ka patur Evropa perëndimore në mesjetë. Përplasja e Laicizmit me Shtetit fetar ka krijuar problem sepse shtetet fetare kanë përfituar shumë para, investime, pasuri, të cilat i përdorin për qëllime jo të përmirësimit të jetës së popullit dhe vendeve të tyre përkatëse, por njëlloj si komunizmi e përdorin për ekspansion. Kështu që perëndimit do të duhet një përpjekje e dytë rreth 100 vjeçare për ta mposhtur, Radikalizmi islamik është i ngjashëm me gueriljet komuniste. Çështja se kush do ta fitojë luftën, çështje e ngritur nga Lenini më 1918 për luftën ekonomike Kapitalizëm-komunizëm, e fitoi Kapitalizmi. Kjo çështje ngrihet edhe sot.

Kush do të fitoje shteti Laik i degraduar moralisht e i ndarë nga feja, apo shteti fetar islamik totalitar dhe dhunues i të drejtave të njeriut?

***

Në Shqipëri kjo përplasje nuk ka kaluar pa pasoja. Toleranca fetare e konsoliduar nga lidhjet farefisnore të shqiptareve, mund të lëkundet nëse sekti i ashpër syni do të zëvendësojë sektet e tjera aktuale në vend.

Lufta kundër komunitetit ortodoks është një shfaqje e shëmtuar e luftës së radikalizmit  dhe ish-nomenklaturës së kuqe në emër të pseudo-nacionalizmit shqiptar, pseudo-atdhetarisë, në një kohë kur shihet fare qartë se komuniteti ortodoks është një nga komunitetet më të mbara të vendit, më punëtori dhe i respektueshmi ndaj ligjeve të vendit, komunitetit që ka më pak vrasës, hajdutë dhe të korruptuar, komunitet që po lulëzon për herë të dytë pas shkatërrimit të kishave dhe xhamive nën udhëheqjen e fortlumturisë Janullatos, i cili ashtu si dhe Fan Noli që krijoi Kishën Autoqefale Shqiptare, ky e ringjalli Kishën Autoqefale Shqiptare të varrosur nga komunizmi pavarësisht se është me kombësi greke, por mund të them me siguri se asnjë shqiptar ortodoks nuk do të ringrinte Kishën Autoqefale ashtu si Profesor Janullatosi...

Drejtimin e kësaj lufte kundër komunitetit e kanë marrë xhahilë të ish-nomenklaturës së kuqe ateisti, anti-imperialisti dhe anti-kapitalisti, Baleta, disa profesorë pseudo-atdhetarë gjithashtu ish-nomenklatura e kuqe dhe ateiste, të cilët bëjnë komentin dhe pazarin e shtëpisë së tjetrit. Gjithmonë këta njerëz të neveritur i sheh duke parë tek xhepat e tjetrit.

Përplasja e civilizimeve në Shqipëri, në fakt ka veçorinë e përplasjes së mentaliteteve dhe traditave të induktuara nga feja. Ashtu sikundër i kam shpjeguar në shkrimet e kaluara: tre komunitete fetare, për nga mentaliteti janë tërësisht pro-integrimit dhe prozhvillimit: Ortodoksia, Katolicizmi dhe Bektashizmi. Problem ngelet rryma e ripërtërirë synii në Kosovë e Shqipëri e Maqedoni, e cila si për nga mentaliteti ashtu dhe nga porositë që ka marrë nuk e ndjen të nevojshme integrimin ose e sheh si një fasadë për të realizuar strategjitë dhe politikat shtetit fetar.

Dihet që nga e kaluara se problem ka qenë mbetet mentalitetit dembel dhe dhunues ndaj gruas, ka qenë problem mentaliteti drejtues dhe dëshira për të qenë gjithmonë me atë që fiton duke bërë gjithçka të mundur për të mbetur me fituesin pa vënë re se shkelen apo jo ligjet. Oportunizmi, korrupsioni dhe dëshira për të shkelur ligjet (kur ata pengojnë dëshirën për t’u pasuruar), janë tiparet më të dalluara të individëve që vijnë nga familje të tilla tradicionalisht drejtuese që dhe sot e kësaj dite e drejtojnë Shqipërinë pavarësisht në se ishin zogistë, komunistë, apo demokratë.

Praktikisht në Shqipëri problem i drejtimit të shtetit nuk është i barabartë në mes komuniteteve fetare pavarësisht se shteti është laik. Ateistët të ish-nomenklaturës së kuqe dhe servilët e tyre drejtojnë shtetin, jetën sociale, mediat, gjithçka, prej 20 vitesh. Shoqëria shqiptare megjithëse e emancipuar akoma është e gozhduar nga mungesa e teknokracisë si dhe nga mungesa në drejtim e intelektualëve të komunitetit ortodoks (e më pak katolik). Mendoj se integrimi në Europë duhet të ketë dhe këto principe: principin e drejtimit të teknokracisë, të komuniteteve fetare dhe të laicizmit shtetëror.

Këto duhet të realizohen duke ndryshuar dhe Kushtetutën në të ardhmen.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora