Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Takimi i nivelit të lartë amerikano - kinez

| E marte, 18.01.2011, 07:40 PM |


TAKIMI I NIVELIT TE LARTE AMERIKANO – KINEZ

                                            

Nga Frank Shkreli

 

Këtë javë, në Shtepinë e Bardhë fillon takimi i nivelit të lartë amerikano-kinez.  Vizita e Zotit Hu Jintao  është vizita e parë e një udhëheqësi  kinez në Washington ne 14 vjetë. Marrëdhënjet amerikano-kineze, sipas Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, janë në një pikëkëthesë kritike. Të dy palët presin shumë nga ky takim mjaft i reëndësishëm jo vetëm për të dy vëndet, por edhe për marrëdhënjet ndërkombetare dhe për paqën në botë.  Sekretarja amerikane e shtetit, Zonja Clinton, në një fjalim në Stejt Departmentin amerikan javën që kaloi, tha se Shtetet e Bashkuara – në marrëdhënjet me Kinën -- janë duke ndjekur një strategji që sipas saj përfshinë angazhimin e gjithanëshëm tëAmerikës në zonën e Azisë dhe të Paqësorit; punën e vazhdueshme në mbeështetje të shtimit të besueshmërisë midis Kinës dhe Shteteve teë Bashkuara; dhe angazhimin për të zgjëruar bashkpunimin në fushat  ekonomike, politike dhe  të sigurimit.  Pritet që bisedimet, ndër të tjera, të perfshijne cështje  sic janë të drejtat e njeriut, cështjet monetaro-financiare dhe mosbalanci tregtar midis dy vendeve.

Në përgatitje për takimin me Zotin Hu, Presidenti Obama pati një takim me dyerë  të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me pesë peërkrahës të të drejtave teë njeriut në Kinë, hera e pare qe ai ka berë një gjë të tillë, që sic duketë është një përpjekje këjo e Presidentit amerikan për të ri-fokusuar vëmendjen mbi të drejtat e njeriut në Kinë.  Ky takim I Presidentit Obama me përkrahës të të drejtave të njeriut ne Kine, shikohet si shumë pozitiv, sidomos kur të merret parasyshë shtimi i përsekutimeve nga ana e autoriteteve komuniste kineze te përkrahësëve të demokracisë, të grupeve etnike, te katolikeve, dhe grupeve te ndryshme te shoqerise civile, në vitët e fundit.

Përvec cështjes së të drejtave tënjeriut, gjatë vitit të kaluar janë venë re periudha tensionesh në marredhënjet dy-paleshe, duke përfshirë shitjen e armëve amerikane Tajvanit, sulmet vdekjeprurëse të Koresë seë Veriut kundër Koresë së Jugut, ceshtjet monetare, ushtrimi i kontrollit të internetit nga qeveria kineze, si dhe mosmarrveshjet  territoriale në Detin Jugor te Kines. Si rrjedhim këto cështje shqetsuese për palën amerikane, sic duket,  do të jenë në tryezën e bisedimeve.

Nga ana e saj, Kina thotë se marrëdhënjet me Shtetet e Bashkuara  i konsideron si serioze dhe shumë të rëndësishme.  Nën-ministri i jashtëm kinez, Zoti Cui Tiankai u tha diplomateve të huaj në Pekin se megjithse viti që kaloi shënoi  një periudhë “lajmesh të këqia neë lidhje me marrëdhënjet bilaterale”, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, sipas tij,  nuk kanë rrugeë tjetër përvec bashkpunimit, pasi një gjë e tillë është në interes të të dy vendeve dhe pjesës tjetër të botës. Nga pikëpamja kineze, një ndër cështjet me shqetsuese në marrëdhënjet ëashington-Pekin, është cështja e Tajvanit, një territor vet-qeverises, por që Kina e konsideron pjesë teë territorit të saj. Pekini nuk ka hequr dorë  nga përdorimi i forcës për të ribashkuar Tajvanin me Kinën, ndërkohë që ëashingtoni është zotuar se do të ndihmojë Tajvanin të mbroje veten.

Sekretarja e Shtetit, Zonja Clinton tha se në shekullin 21, Kina duhet të luaj një rol më të rëndësishëm në politiken botërore, “duke marrë përsipër obligimet e njëfuqie të shekullit 21, gjë që do të ndihmojë  në realizimin e një të ardhëme  me mundësi të pa-imagjinueshme për popullin kinez. Por këjo, tha Zonja Clinton, do të thotë gjithashtu se Kina është gati të marreë përsipër  edhe përgjëgjësinë e barrës për të  ndihmuar nëzgjidhjen e problemeve të përbashkëta,  duke ndihmuar në zbatimin e rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”.

Në fjalimin e saj, javën që kaloi, Zonja Clinton tha se ajo e di se Kina hedhë poshtë shqetsimin amerikan në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë, por shtoi se “Kina si një anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara është angazhuar që të respektojeë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Këto janë të  drejta universale, të njohura nga I gjithë komuniteti nderkombëtar”, shtoi Zonja Clinton.

Megjithë këto deklarata, administrata e Presidentit Obama e gjënë veten në një situatë pak si delikate, pasi është duke pritur në nje vizitë shteteërore udhëheqsin e një shteti që është  duke mbajtur në burg fituesin e Cmimit Nobel për paqë, disidentin Liu Xiaobo.

Thirrjet për reforma në sistemin politik kinez kanë filluar të degjohen kohët  e fundit edhe brenda Kinës. Rëvista gjysëm-zyrtare Yanahuang Chunqiu në numërin e fundit i bën thirrje partisë  Komuniste që  të ndërmarrë zbatimin e reformave në sistemin politik. Redaktori I revistës tha se autoritetet kineze nuk kanë ndërmarre reforma politike dhe se nuk ekziston një balancë  pushteti. Ai shtoi gjithashtu se korrupsioni po bëhet gjithnjë e më i rëndë për shoqërinë kineze. Sipas kësaj reviste, “trazirat shoqërore sa vinë e shtohen, duke paralajmëruar një krizë dhune, nëqoftse nuk zbatatohen reformat”.

Gjate takimit te nivelit te larte amerikano-kinez këte javë në ëashington, zyrtareët amerikanë duke përfshirë Presidentin Obama dhe Sekretaren e Shtetit Clinton, do të bëjnë thirrje, nder te tjera, për lirimin e të burgosurve politikë duke përfshirë edhe fituesin e Cmimit Nobel Liu Xiaobo dhe për një shoqëri të lirë që respekton të drejtat e njeriut si edhe për transparencë  në marrëdhënjet dy-palëshe.  Por ish-Sekretarii Shtetit Amerikan, Zoti Henry Kissinger, njëkohësisht edhe arkitekti i afrimit të Shteteve të Bashkuara me Kinën gjatë 1970-ave, në një artikull botuar ditët e fundit, paralajmeroi kundër pritjes së rezultateve të menjëhershme nga takimi i nivelit të lartë amerikano kinez.  Zoti Kissinger shkruan se “ndersa diplomacia amerikane  dëshiron dhe pret përfundime specifike …negociatorët kinezë e shohin procesin e bisedimeve si një kombinim te elementëve politikë, ekonomikë e strategjikë dhe presin që rezultatet  të arrihen nepërmjet një procesi  afat-gjatë”, shkruan Henry Kissinger.