E enjte, 25.04.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Editorial

Pierre-Pandeli Simsia: Gazetës "PANORAMA", Suplementit të saj të përjavshëm "PANORAMA PLUS"

E enjte, 10.01.2008, 12:00 AM


Gazetës "PANORAMA", Suplementit të saj të përjavshëm "PANORAMA PLUS" që botohet në Tiranë.

Nga Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork, 7 Janar, 2008

Familja ime, bashkëshortja ime e nderuar dhe dy djemtë e mi të mrekullueshëm, ndaj të cilëve ndjehem borxhli dhe u jam mirënjohës...
Më datën 3 Janar 2008 lexuesit shqiptarë anembanë kudondodhen, nëpërmjet disa gazetave dhe forumeve të ndryshme në Internet u njohën me  shkrimin tim me titull: "Me "Njëshin" dhe artistët e tjerë shqiptarë në Nju Jork në Mbrëmjen e 1 Janarit 2008" dërguar nga unë atyre gazetave dhe forumeve, shkrim, me të cilin unë njoftoja Komunitetin Shqiptar anembanë kudondodhet me Mbrëmjen 1 Janarit 2008 ku  një pjese e Komunitetit Shqiptar të Nju Jorkut me shtetet fqinjë jetuan çaste emocionante dhe mbresëlënëse me këngëtaren e mirënjohur Aurela Gaçe, motra e saj Blerta Gaçe dhe artistë të tjerë shqiptarë...
Shkrimi u shoqërua edhe me fotografi të ndryshme të këngëtarëve dhe artistëve të tjerë dhe pjesëmarrësve.
Siç dihet, çdo material i dërguar për lexuesin (shkrimi, fotot...) janë pronë e autorit dhe askush nuk ka të drejtë të cënojë pronën e tij, ashtu sikurse nuk ka të drejtë t'i përdorë ato për ribotime, pa pyetur dhe pa marrë lejen e autorit (copyright).
Është shkruar shumë në gazeta dhe në forume të ndryshme interneti për cënimin e të drejtës së autorit, për të cilin ka një ligj dhe zbatohet në rastet e shkeljes flagrante, cënim, i cili ndodh shpesh në gazeta dhe revista të ndryshme.
Para pak ditësh edhe mua më është cënuar kjo e drejtë e autorit. Më janë marrë (nuk është hera e parë nga gazetat dhe revistat e ndryshme në Shqipëri dhe këtu në Sh.B.A. marrin fotot që unë shpërndaj dhe i botojnë në interesin e tyre) fotot nga Mbrëmja e 1 Janarit 2008 në Brooklyn, Nju Jork dhe janë përdorur në gazeta dhe revista.
Gazeta "PANORAMA" që botohet në Shqipëri Drejtor i Përgjithshëm i së cilës është zoti Kasem Hysenbelli, Drejtor Andi Tela, Kryeredaktor Robert Rakipllari, Zv.Kryeredaktorit Redi Gjuzi, në suplementin e saj të përjavshëm"PANORAMA Plus" të datës 5 Janar, 2008, ditë e shtunë, Redaktore Përgjegjëse e së cilës është zonja Ermira Shpëtimi, padrejtësisht ka marrë dhe ka përdorur fotot e mija me një koment të shkurtër përmbledhës të shkrimit tim. Në fakt, fotot janë të motrave Aurela dhe Blerta Gaçe gjatë koncertit, të cilat i kam shpërndarë unë, si pjesëmarrës në atë mbrëmje dhe që janë pronë e imja. Më këtë që ka bërë "PANORAMA Plus" më është shkelur direkt e drejta e autorit (copyright)
Në shkrim-njoftimin e shkurtër të suplementit "PANORAMA Plus" së bashku me fotot e motrave këngëtare Aurela dhe Blerta Gaçe, mungon autori dhe burimi se nga janë marrë ato.
Ja se ç'shkruhet ndërmjet të tjerash në suplementin e "PANORAMA Plus" : "...Edhe pse kishte premtuar se do të rrinte gjatë në Shqipëri, me siguri nuk i ka rezistuar dot tundimit që momentin e ndërrimit të viteve ta kalojë në New York. Dashuri për bashkëatdhetarët atje apo një ofertë e mirë financiare, këtë nuk e dimë, por ajo që kemi arritur të sigurojmë janë imazhet e koncerti që ajo ka dhënë atë natë në shoqërinë e shqiptarëve të cilët kanë kërcyer dhe kënduar deri në mëngjes. Gjëja që nuk dinim ishte se edhe e motra e Aurelës këndon. Kur na thanë se vajza simpatike në foto është motra e Aurelës, nuk arritëm ta besonim...."
Ju pyes zonja dhe zotërinj të gazetës "PANORAMA" DHE "PANORAMA Plus": Nga i keni arritur t'i siguroni këto imazhe të atij koncerti... përveç se shkrimit tim dhe fotove që unë i kam bërë në atë mbrëmje dhe i kam shpërndarë, (por jo dërguar gazetës "Panorama") dhe Ju i keni përdorur pa  cilësuar burimet dhe autorin, i cili jam unë?
Përse duhet të përdoren fotot e mija pa dijeninë time, në gazeta apo revista pa më pyetur dhe pa marrë lejen time?
Në ballinën e suplementit të përjavshëm "Panorama Plus" është e shkruar edhe: "Fotograf Edi Mara"
Për çfarë fotografi e ka fjalën "Panorama Plus"? Mos vallë Edi Mara u ndodh në Nju Jork mbrëmjen e 1 Janarit...?!
Nëse fotografi Edi Mara i ka parë ato foto dhe e ka lexuar atë shkrim në gazeta dhe forume të ndryshme në Internet ku unë i kam shpërndarë, kush ia dha të drejtën për t'i marrë ato dhe për t'i vendosur në suplement pa cilësuar autorin dhe burimet nga janë marrë?
Ndjehem i fyer me veprimin tuaj, ashtu sikurse edhe vazhdoni të më fyeni akoma me heshtjen tuaj.
Nuk doja t'a bëja publike këtë fyerje që më bëhet nga ana juaj dhe këtë shqetësimin tim, nëse do të më ishit përgjigjur privatisht në postën time elektronike, ashtu sikurse edhe unë, shqetësimin tim dhe padrejtësinë tuaj ndaj meje ua  drejtova privatisht dhe zyrtarisht  juve dhe gjithë stafit të gazetës "PANORAMA".
Por heshtja, heshtja nga ana juaj zonja dhe zotërinj të Gazetës "PANORAMA" duke mos denjuar të më përgjigjeni ndaj kësaj çështje, ua trefishon gabimin, pse jo edhe fajin, për c'farë keni bërë...
 
Për sqarim lexuesit.

Shpesh herë, (flas në numrin njëjës, për veten time) i njoh bashkëkombasit e mi anembanë kudondodhen nëpër botë me shkrime dhe aktivitete të ndryshme që zhvillohen në Nju Jork, ku jetoj  prej 11 vjetësh.
Nuk është e lehtë, madje është sakrificë tejet e madhe, të përdorësh kohën e pakët tepër të çmuar që kam, duke lënë mënjanë impenjimet ndaj familjes sime të shtrenjtë dhe dy djemve të mi të dashur, të shkëputem nga ata dhe të ulem me orë të tëra mbi kompjuter për të  shkruar...
Për këtë mundësi dhe ndihmë të madhe që më japin, për këtë sakrificë, kanë meritë dhe u jam borxhlinj dhe mirënjohës, bashkëshortes sime të nderuar dhe dy djemve të mi të shkëlqyer.
Nuk është çështje fitimi nga ana ime materiale çfarë bëj. Fare! Madje është dëshira ime. Fitimi shkon tek gazetat dhe revistat e ndryshme që marrin padrejtësisht dhe vjedhërisht materialet e mija dhe të bashkëkombësve të mi të tjerë për t'i përdorur në gazetat dhe revistat e tyre.
Nuk jam për mos përdorimin e shkrimeve dhe fotove të ndryshme në web-site, gazeta dhe revista të ndryshme që unë i dërgoj për lexuesit e shumtë. Përkundrazi! Por të pyetet autori, të cilësohet burimi se nga merren shkrimet, fotot...
Shpesh herë bashkëkombas të shumtë më janë drejtuar për përdorimin e materialeve të mija, shkrime dhe foto të ndryshme dhe me dëshirë të madhe nuk kam hezituar për t'ua dhënë atë të drejtë. Për këtë vlerësoj bashkatdhetarët Blerta Aliko, ELBINO në web-site-n e tij "ALBANIAC" dhe bashkatdhetarë të tjerë, që për çastin nuk po më kujtohen emrat e tyre.
Falenderoj dhe vlerësoj shumë të gjithë ata bashkatdhetarë të shumtë, të cilët, nëpërmjet mesazheve me e-mail dhe linjës telefonike shprehën shqetësimin e tyre dhe timin bashkë me veprimin e bërë padrejtësisht nga "PANORAMA Plus"

http://www.panorama.com.al/panoramaplus.pdf

Materialin nga bashkepunetori yne i nderuar,  Pierre-Pandeli Simsia, mund te lexoni ketu



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora