Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luani Krasniqi: Mirupafshim në ring, shtrengoj dorëzat mirë !

| E diele, 16.01.2011, 06:14 PM |


Luani Krasniqi i qon ''haber'' Klitschkos: Mirupafshim në ring, shtrengoj dorëzat mirë !

Intervistoi: Kushtrim Maliqi, BOTA SOT
Luan Krasniqi me gazetarin tonë
Luan Krasniqi i ka deklaruar gazetes sonë se ditëve të fundit, siç është shprehet ai, nuk ka kohë as për të ngrënë bukë, meqë ka intensifikuar përgatitjet, ''manovrimet''... ku kanë mbetur edhe pak ditë, deri në meçin e adhshëm në Gjermani ku presin dy ''luftra'' të ashpra me bokser t ë njohër botëror me amerikanin Banks dhe ukrainasin Klitchko.

Intervistë me Luan Krasniqin, bokserin tonë nga Juniku me renome botërore
Bokseri ynë mirënjohur në arenën botërore Luan Krasniqi i cili ekskluzivisht ka paralajmëruar përmes gazetës sonë se së shpejti do të dal në ring pas një pauze të shkrutër, me undërshtarët e tij. Sipas mbikqyrësit të tij, bokseri kosovare është i fortë si guri, tamam shqiptari e gjermani, është duke u pergatitur si asnjëherë më parë në karrierën e tij për të startuar me dy lufta të reja që e presin, ndërsa meçit do t'i hyje duket me plotë vullnet dhe energji. "Luani juaj ka nevojë për qetësi në stërvitje sistematike dhe besoj përgatitjet e tij nuk do të shkojnë huq, do të jetë i suksesshëm në luftën e ardhshme me boksierin amerikan, ku do t’i hap rrugën për vazhdim deri tek kampioni i botës.. » i ka deklaruar gazetës sonë trajneri i tij. Boksieri junikas Luan Krasniqi nga 34 meçe si profesionist, ka fituar 30 (14 me KNOCK-OUT), ndërsa ka tri humbje dhe një barazim. Në anën tjetër, ukrainasi Klichko ka nje bilanc dhe suksese të jashtezakonshme ku ballë për ballë vështirë është ti dal boksier, pos bokserit kosovar Luan Krasniqi të cilët së shpejti do të shifen në katër sy.
Më 26 shkurt, presim duelin Luan Krasniqi-Johnathon Banks
Luan Krasniqi ka lindur në vitin 1971, më i riu nga tetë fëmijët e familjes Krasniqi, ishte lindur në Junik të Kosovës. Babai i tij, Salihu përkundër shqetësimeve për të birin e tij ai e kishe bërë zemrën guri dhe e kishte liruar Luanin te merej me boks, me këtë sport të rrezikshëm, duke pohuar se „pasi e ka emrin Luan, kam besim tek ai se do t’i bëjë ballë çdo sfide..junikasit si luanët kurr nuk janë dorëzuar“ Në vitin 1987 familja Krasniqi u transferua në Gjermani. Nga ajo kohë, Gjermania u bë shtëpia e dyte e Luanit. Ai vijoi shkollën, ndërsa më pas u morë me boks, ku u regjistrua në ekipin Rottweil. Në fillim nuk dukej se ai do të mund të bënte bujë, por trajneri Theo Kerekesch besonte gjithmonë tek ai.
Ai më pas u bë kampion i Evropës. Në Olimpiadën e Atlantas arriti dëri në gjysmëfinale. Aty, Krasniqi e ka takuar legjendën e boksit, Muhammad Ali në Fshatin Olimpik. “Unë jam nga Gjermania dhe jam kampion”, i kishte thënë boksieri kosovarë. “Atëherë le të fillojmë të boksojmë”, i ishte pergjigjur Ali, ndërsa ata kishin boksuar pa dorëza për qejf. Krasniqi e kishte vendosur legjënden amerikane në karrigë, e kishte perqafuar dhe kishte qarë nga gëzimi që e kishte takuar. Në dhomën e vet Luan Krasniqi e mban ende foton me Muhamed Ali.

Pas ndeshjes me Johnaton Banks, Krasnqin e pretë një "luftë" e ashpër me ukrainasin Klitschko i cili aktualisht zë pozitën e parë në renditjen e WBO-së
Luan Krasniqi mendon se ka për t’i dhënë ende boksit. Boksieri kosovarë planifikon t’i rikthehet ringut tash në shkurt, pas pak kohe pauzë. Duket se Luani, sikur shkrimtarët, kur « heshtin » mu atëherë ata janë duke punuar dhe duket se edhe bokseri ynë nga kjo « heshjte » qenka para përgatitur mirë. Meçi i tij i fundit ishte dy vjet më parë, përkatësisht në nëntorin e vitit 2008, kur humbi nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. 39 vjecari planifikonte t’i rikthehej ringut në fund te vitit të kaluar, por një lëndim i këmbës ia mohoi një gjë të tillë. Mirëpo, ai po përgatitet për rikthimin e senzacional."

Nuk mund ta përfundoj karrieren pas një humbjeje..”, ka thënë Krasniqi për gazetën tonë. Deri tash ai kishte 35 mece profesioniste, prej tyre 30 fitore. Ai nuk i harron humbjet, veçmas atë nga polaku Przemyslaw Saleta në vitin 2002, për të cilën thotë se, edhe pse e humbi, ishte lufta më e madhe në jetën e tij. Tash Luani, siq thotë ai,të shkuara e të harrura, ju është rikthyer boksit dhe së shpejti do ta shofim në ring me kundershtarët e tij me emër botëror. Për, rikhtimin etij ne boks, për jetën dhe karrierën si dhe për Kosovën dhe Preshevën boksieri yne i njohur Luan Krasniqi përmes një interviste ekskluzive flet për gazeten tonë.
Bota sot: z. Krasniqi kur dhe kush për herë të parë e zbuloi talentin tuaj për boks apo si ju lindi ideja të merren me box. Sikur t' mos e kishin emrin Luan a do të merreshit me box, që ndshta nuk do ta kortni emrin apo ta justifikoni atë ?
LUAN KRASNIQI: Fillimisht ju falënderoj për këtë bisedë dhe ju përgëzoj për punën që bëni për Preshevën, Kosovën dhe mbarë shqiptarinë. Ndërkaq, angazhimi im në sportin e boksit mbështetjen e ka në talentin dhe forcën që më dhuroi Zoti, kurse vëllau im Agimi, që studioi kulturën fizike, më inspiroi që këtë sport ta kem jo vetëm hobi por pjesë të jetës time. Karierën e fillova në Klubin e boksit në Rottweil në Gjermani. Më është dashur të bëjë punë e angazhim intensiv për të arritur këtu ku jamë.

Bota sot: Luan, viteve të fundit keni qenë ndonëse nën ngjyrat e flamurit Gjerman, ambasadori më i denjë i boksit, sportit për shqipëtarët kudo që janë,çdo do të thotë kjo për një kampion europe. Cfarë don të thotë kjo për ju ?
LUAN KRASNIQI: Është mburrje dhe krenari për mua që përfaqësoj shtetin i cili më ka mundësuar të jam ky që jam në sport, por njëkohësisht jam tejet i lumtur që me sukses kam përfaqësuar edhe sportin e trevave shqiptare.Mua më gëzon pa masë fakti se kam adhurues në të gjitha meridianet. Këto më bëjnë tejet të lumtur dhe më nxitin të arrij në majet edhe më të larta të sportit tim.

Luan Krasniqi me Moderatoren e kanalit RTL Nazan Eckers.


Krasniqi Dje kam boksura për qejf dhe emër, sot boksoj për Kosovë dhe Kampion botëror

Bota sot: Luan, gjithë shqiptarët kudo që janë kur ngjitesh në ring janë me ty dhe kanë ndjenjën e të qenurit aty pran teje, cili është presioni me të cilin ngarkohet një boksier në ring?
LUAN KRASNIQI: Unë, kur ngjitem në ring, jam i liruar nga çdo ngarkesë. Kënaqësi e veçantë është brohoritja dhe entusiazmi i shikuesëve të cilët, si të thuash, bëjnë luftë të përbashkët me mua, më japin mbështetje dhe i gëzohen pa masë sukseseve të mia. I shumtë është numri i atyre që poashtu në këtë luftim bashklangjiten duke vështruar meqin pran ekraneve televizive. U jam mirënjohës të gjithëve dhe e ndiej vehten keq kur u sjelli shqetësime dhe nuk përmbushen ndonjëherë pritjet e tyre.
Bota sot: Krasniqi, ndeshja me Lamon Brewster ende mbahet mend si një nga duelet më të forta i cili të takonte ty, si u bë puna që u dorëzove, Luani s' ishte kësaj radhe luan ?
LUAN KRASNIQI: Në sport është çdo gjë e mundur. Edhe disfata është pjesë e jetës së sportistit. Përkundër dëshirës, njeriu nganjëherë ndodhë të mos e realizoj synimin.
Bota sot: Më 26 shkurt, nëse nuk gabohem, presim duelin Luan Krasniqi-Johnathon Banks, jeni optimist se do të fitoni. Dhe cka nëse e fitoni këtë takim cili do të jetë Luani nesër, synimet ?
LUAN KRASNIQI: Ky do të jetë një duel kuliafikues i cili i mundëson fituesit të luftojë për titullin e kampionit botëror, dëshirë kjo e imja e kaherëshme. Natyrisht që jamë duke u përgatitur intensivisht sepse kam punë me një kundërshtarë të fortë. Jamë optimist dhe me këtë optimizëm e pres takimin e ardhshëm.

Luan Krasniqi: Preshevën e kam në zemër si çdo pëllëmbë tjeter shqiptarë

Bota sot: Dhe për fund z.Krasniqi e dimi se sporti nuk është politikë e as politika sport. Megjithatë, ju si shqiptarë dhe patriot sigurisht i ndjekni zhvillimet politike në vendin tonë. Sikur rreth zgjedhjeve te dobëta ashut edhe me kaosin poltik dhe tsh s efundi me raportin e Dick arty duket se imazhi i Kosoves nuk është sikur dikur në kohën e Rugovës. Ju si e shihni sot Kosovën a është në rrugë të mbarë apo ne nuk jemi në rrugë të mbarë për ta drejturar atë ?

LUAN KRASNIQI: Kosova megjithatë ka arritur përparime, është e lirë dhe e pavarur dhe tashti, varet nga ne se si do të përparoj e zhvillohet mëtej. Bota, Kosovën dëshiron ta sheh të përparuar dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë, prandaj ka insvetuar dhe investon energji e mjete materiale. Çdo fillim është i vështirë, ndonëse është e arsyeshme të presim më shumë. Kthim prapa nuk mund të ketë, Kosova, përkundër vështërsive dhe problemeve, një ditë do të jetë ajo që e dëshirojmë të gjithë, shtet modern dhe me demokraci të zhvilluar. Të lumtë ata që në historinë e saj regjistrohen për angazhim pozitiv.