Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Foshnja e akullit, hidhërimi i tokës dhe borxhi ndaj gjumit...!

| E shtune, 15.01.2011, 08:05 PM |


E  S  E

 

Sejdi BERISHA:

 

FOSHNJA E AKULLT, HIDHËRIMI I TOKËS DHE BORXHI NDAJ GJUMIT...! 

 

Nata, thonë gjithmonë është e ftohtë. Duke iu frikësuar një ftohjeje tillë, mund ndodh gjërat asnjëherë mos piqen dhe asnjëherë mos zhvillohen shëndetshëm. E, pastaj, edhe ditët bëhen acarta cilat shkaktojnë vonesë vegjetacionin e botës,... botës njeriut, cilën bëhen katralëmsh dashuria, dhembja, tradhtia, sinqeriteti, poshtërsia... Këto dy fundit, si për habi, edhe pse nuk kompozohen mes vete, ato janë lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Kështu pra, shkaktojnë fërkime çuditshme shprehjesh e mendimesh, cilat, ndoshta edhe vet njeriu i preferon si tilla, për “operuar” lirshëm gjatë rrugëtimit... Kjo, nuk është e çuditshme, edhe pse na duket se, po!

 

1.

Hyrjen e bëra sipër, sikur i ngjanë një zhurme pakuptimtë. Ja, se pse. këtë stinë, stinën e dimrit pra, ishte lindur një foshnjeakull”! Shih, kjo kishte ndodhur, dhe nga fillimi, ajo ishte përgatitur për tu përballur me acarin. Mirëpo, çfarë fati. Posa ishte lindur, çuditërisht ishte shndërruar ngrohtore, kështu tërë spitalin dhe repartin e maternitetit po se po, i kishte ngrohur,... valë i kishte bërë! Prej atij momenti, gjitha nënat-lehona dhe foshnjat e porsalindura, e kishin rrethuar foshnjën-akull. Përreth saj ngroheshin si fëmijët dikur odat e burrave rreth stufës skuqur.

Kjo foshnje, e kishte bërë këtë nderë, sepse, stomak ëmës ka kuptuar se ftohtit shumë e sjellë njeriu se sa vet stina e dimrit! 

Ndoshta, e tërë kjo ka ndodhur vetëm e vetëm për ta shpëtuar njeriun nga vetvetja. Çfarë nuk ndodhë këtë kohë,... këtë botë! Tani, nënat-lehona dhe foshnjat e porsalindura, kishin organizuar një ekspozitë vetëm me tabloidë dhe me pëlhura bardha. Kjo, vetëm e vetëm për mos ia nxirë fytyrën njeriut, i cili kurrë nuk mbushet mend. Ose, kësaj vakie, shumë i shkon përshtati një pyetje e njërit i cili kurrë nuk kishte prekur punë me dorë. Ai, me nervozizëm kishte thënë:

-Athua sa i kam borxh gjumit?!...

Çfarë fesati tani, për ti hyrë studimit për këtë dukuri e cila nxjerrë shesh shumë e shumë studime e konstatime tjera, cilat, sa ndikojnë shprangosjen e jetës, po aq ndikojnë edhe ngatërrimin e gjërave... , pra! Sa i keni borxh gjumit,... tregoni ose rrëfehuni për këtë...!

 

2.

Ankohen njerëzit pse nuk kemi ende cilësi mendimi, gatishmëri studimi dhe aftësi organizimi?! Po, kjo si duket i ngjanë samunit nxehtë,... taze,... duke nxjerrë avull...

-A, di ti se çfarë është samuni i nxehtë në këto kohëra,... samuni taze, që t’i përcëllon duart?!

Vetëm rrudha krahët dhe mu imponua mendimi dhe analiza me vetveten.

-A dini si i ngjanë puna e studimit për titull magjistri dhe doktor shkence?... Pra, është si puna e samunit, kur furrtarit i thua ma jep një samun taze, dhe ai të thotë:

-Prit! Po e fus në furrë, dhe duhet të kini durim vetëm pesë minuta, dhe samuni del duke avulluar... Kurse, për samunin e dytë, që është pak më i trashë, për këtë duhet pritur, jo pesë po dhjetë minuta, dhe, edhe ky del duke avulluar.

Kështu duket ky rrëfim, ndoshta i trilluar, , po flitet. Samunat kanë reshur si kërpudhat pas shiut! Kjo bisedë e ngjashme, apo me pak ndryshime, është aktuale dhe dëgjohet shpesh... Sa pa lidhje. Kjo, kurrë nuk është e vërtetë!

Por, edhe tjetra. Ky rrëfim, ta zëmë i pavërtetë, detyron ta mundosh kokën dhe pedatësh mendjen se çfarë kanë dashur thonë me këtë. Kush e di?! Njerëzit janë frustruar,... janë nervozuar me vetveten dhe “shpikin” rrotulla tilla. Ndoshta, kështu edhe është...!

 

3.

Thonë se zakonisht njerëzit u ikin punëve, sepse, siç thuhet, kërkojnë punë por e lusin Zotin për ta mos gjetur. Por, këtë e kishte demantuar një njeri i moshës mesatare, i cili një ditë ftohtë dhe me borë, duke qëndruar pranë kafeterive trotuarin plot me akull dhe me borë, pa një pa dy, e merr lopatën ishte e mbështetur pranë hyrjes kafeterisë, dhe e cila thua se provokonte për ta rrokur dikush për ta pastruar trotuarin nga akulli e bora.

Filloi burri i botës me sa fuqi kishte për ta pastruar hequr akullin dhe borën. Fare nuk ngurronte, por edhe sikur nuk e vëren askush. Dhe, nuk kaloi shumë kohë, trotuarin e kishte bërë “akllamë”. Tani, qytetarët qarkullonin lirshëm, shumë prej cilëve nuk i kursenin uratat për një punë aq përkushtuese, por edhe habiteshin për atë ishte bërë!

Nuk ngurrova dhe e pyeta:

-U ka thënë dikush ta bëni këtë punë?!

-Jo!

-Po, pse atëherë e bëtë këtë?!

-E, more burrë, më mirë të punoj kot, sesa të rri! Nuk e vëren tërë këtë akull dhe borën. Mund ta thejë qafen dikush!...

Nuk dita çfarë ti them, por belbëzova: athua, çfarë mesazhi solli këtë mënyrë ky njeri i panjohur, i cili pasi kreu punën, u zhduk si mos kishte qenë. Ndoshta, një punë e tillë është punë çmendurie, apo diçka nuk e kuptojmë dot!

Cila është e saktë... Me siguri, e vërtetë është kjo e dyta...! Por, ecni ore dhe hiquni akullit dhe borës, sepse te njeriu the qafën!

 

4.

Shpeshherë, legjenda është përmendur “çmenduria” e tokës, e cila ka shpërfillë jetën, njeriun, foshnjën, farën, bimën, frytin, lulet,... E ka helmuar ajrin, ka rrezikuar pallate, fortesa, kala, kasolle e koliba,... E ka çmendur ujin, i cili atëherë e ka “humbur” rrugën e vet dhe për shumë kohë ka shkaktuar thatësira, uri e etje për gjithçka.

Ky fenomen, disi, asnjëherë nuk ka mundur shpjegohet por as studiohet. Zemërimi është botë e çuditshme. Për një çast e shkatërron jetën, i përlanë stinët,... Për një çast i nxjerrë gjitha gjërat nga binarët, si trenin i cili pastaj nuk mund qarkullojë dhe ti lidhë vendet me vende, qytetet me qytete, fshatrat me fshatra...

E tërë kjo është “ndoshta” njëfarë alegorie, kur po e lexoni, iu duket, prapë ndoshta, kaçapordhica, por nëse e thelloni pak tehun e mendjes, besoni, del kapuç me mëngë, sepse, mesele e gjatë është për ta shpjeguar tërë këtë ashtu siç duhet...!

Ky hidhërimi i tokës, asnjëherë nuk u “pashit”, por gjithnjë vjen duke u shtuar dhe duke u rënduar. Bile, kjo shkapërderdhje e rrugëtimit njerëzor, ka përzierë kapuça, ka përzierë stinë e vite,... Nganjëherë ka “cingëruar” kambanën e kataklizmës edhe nëpër kontinente, bjeshkë, livadhe e dete.

Pse është kështu, besa edhe njeriu nuk ka kohë merret shumë me përralla tilla, cilat i kanë kushtuar dhe i kushtojnë jo goxha shumë, por, tmerrësisht shumë!

Njëherë, ishte bërë kopenxhë i tërë një kontinent nga acari i paparë dhe ishte zhdukur fara e njeriut. Kishte shëtitur e kishte bërë harabë fantazma nëpër atë tokë mërdhirë! Njëherë tjetër,... a di, sikur kur mallkojnë e nëmin: lëshoftë toka; eh, nga zemërimi ishte zhdukur një pjesë e tokës...! Dhe, çfarë?!... Vetëm janë thurë përralla e legjenda!

një rast,... prapë sikur një nëmë tjetër: marrtë uji! Dhe, shih. Janë hequr nga pamja e dheut dhe e njeriut toka e toka i kanë shndërruar dete. Por, uji di edhe trazohet; “sosë” me valë e me turbullira. E, sa ka raste tilla,... e, hamam! Asnjërës nuk mund ti dalësh përballë! E, besa toka edhe dridhet. Kur dridhet, ajo rrënon herë një cep e herë cepin tjetër dynjasë! Pastaj, gjen belaja edhe me zjarrin, edhe me vullkanet i ngjajnë vjelljes këqijave nga trupi i njeriut. Shumë interesant, a?!

Hidhërimi i tokës është si një formulë matematike do zgjidhje përgjithmonshme! Por, kjo ende nuk ka ngjarë, dhe as nuk ngjanë. Mirëpo, për këto gjëra keni durim edhe pak, derisa ti shpjegoj unë e derisa, ndoshta,  ti mësoni ju mirë...

E kishin gjetur një trup njeriu një përrua. Ishte dekompozuar,... e kishte humbur syretin e njeriut, dhe kurrë, i shkreti nuk u identifikua. Ngeli, varr përrua! Tjetra. një mal thepisur, një bari delesh i kishte hasur eshtrat e njeriut bashkë me kafkën bërë tërë bira-bira! Bariut iu kishte ngulitur mendje dhe fliste me vetveten: i paskan ngelur sytë zgafellet e kokës duke shikuar kohën, qiellin dhe tokën!... Ndërkaq, bungishtën e fshatit, ishin zbuluar dy varre. Ndoshta janë varret e dy dashuruarve. Kush e di! Ndoshta janë varrezat e dy vëllezërve,... ndoshta kanë qenë vëlla e motër,... ndoshta burrë e grua?!... Dhe, çfarë?! Asgjë. Rrëfim hesapi! Po, po. Rrëfim gjeneron rrëfime tjera, trishtime, pezmatime, tragjedi, mund shndërrohen, apo edhe janë histori,... E, historia kërkon dritën e diellit edhe qiriut,... edhe njeriut, për ta zbardhur, për ta kërkuar dhe zbuluar këtë “rrëshqitje” mendimesh, ndërgjegjes dhe sinqeritetit. Ndoshta, këto tri “frikësime”, toka i ka “ngrirë” si krushqit disa legjenda, dhe ec e gjëje çelësin apo edhe mëshirën për ti “shkrirë” ata,... mbase edhe për rrëfyer diçka?!

Nëpër ecje, janë hasur vrasjet, varrezat, varrimet, zhvarrimet,... janë hasur vëllavrasjet, hasmëria, smira, tragjedia e njeriut, tragjedia e vetvetes, e cila edhe sot e kësaj dite nuk po ia di qarën vetvetes, dhe as nuk e ka gjetur kush ilaçin për ta pastruar gjakun, për ta gjetur e zhdukur  virusin e keqes është ngulitur dhe fshehur diku thellë qenien e njeriut,... diku fshehtësitë e thellësive shpirtërore! Dhe, athua a drejtohet dhe provokohet pyetja e nevoja për studimin e “dergjës” por edhe shpirtit, nëse ai ka dergjë...!

Një mik i imi, ma kishte “vjedhur” për ta lexuar këtë dorëshkrim pa e përfunduar as fillimin e tij, dhe si me nënçmim tha:

-O, burrë! Po, toka nuk hidhërohet nga dashuria, as nga mirësia, as nga ndërtimi i kopshteve me lule, por vetëm nga marritë, më fal, nga këto marri të njeriut të cilat e kanë ngulfatur dhe vërtetë e kanë hidhëruar deri në skajin e fundit. Kjo toka jonë, është si skllavi; sa shumë ka duruar,... sa shumë po qëndron! Ajo, një ditë ka për të treguar për çdo gjë. A di ti, se sa rrëfimet i kanë në dorëshkrim oborret, kopshtet, livadhet, vreshtat, malet e bjeshkët tona?! Sa rrëfimet i kanë për t’i treguar zogjtë e malit, edhe sorrat e qyqet, edhe ajri e qielli...!

Kur e analizova shkurt këtë rrëfim, e mbylla shkrimin me nguti: hidhërimi i tokës i ngjanë disi peshës mëkatit pariparuar... Kurse, kur e shikon njeriun fytyrë, duket si ta kishte pamjen e një fajtori pa ekzemplar tjetër! Por, nuk e di se ky miku për cilën tokë mendoi,... A, për tokën si planet, apo,... për tokën tonë?! Kam frikë se mos ka menduar për tokën tonë. Kjo e fundit, mos qoftë e vërtetë...! Se, atëherë nuk ka plug e qet lavrën e drejtë dhe deri fund arës...!

 

5.

I telefonova një mikut tim për ti treguar se kisha shkruar për një këngëtar pothuaj harruar, i cili dikur kishte ruajtur dhe kultivuar këngën popullore qytetare. Ai, përgëzoi me shkrimin tim sado kudo e kisha përjetësuar jo vetëm personalitetin e këtij këngëtari, por edhe gjithë tjerëve gjeneratës tij. Për shkrimin tim e bëj me dijeni edhe birin e këtij këngëtari. Dhe, shih koincidencën. Ai flet se atë moment derisa po bisedonim me telefon, nënën e kishte me frymën e fundit. Dënesja e tij dëgjohej përmes telefonit, kurse unë nuk dita se çfarë ti them, përveç se ta ngushëlloj me fjalët: se gjithëve u vdesin prindërit! Edhe atë situatë mortore, nuk harron falënderohet për shkrimin kushtuar babait tij.

I kërkova falje dhe me shpejtësi e mbylla celularin. Mirëpo, tani dot s lente qetë vaji i tij për nënën, mosha e nënës,... domethënia për prindin,... për nënën,... edhe për tokën ku do varroset ajo! Sa mendim i pa “lidhje”,... sa dhembje e përgjegjësi... Edhe për këtë, ndoshta hidhërohet toka...!

këtë “kalkulim” amullish, mu “kapërthur” edhe Shpërblimi Special, me cilin kishte nderuar një komunë fqinj e qytetit tim për kontributin dhe bashkëpunimin fushën e kulturës. E kapërthura edhe vetveten labirintin e hidhërimit, jo tokës! Po, si është e mundur vendin ku jeton e vepron dhe bëhesh sakrificë e kauzave ecjeve përpara, ndërtimit vlerave, e për këtë shpërblen një mjedis tjetër. Është e mundur edhe kjo?!...

Dhe tash, jeta nuk di a ma përkujton rrjedhën e lumit me ujë kthjellët, apo kënetën me ujin nuk lëvizë dot, por bëhet “çerdhe” e algave dhe e lëmashkut mbi gurët nën ujë, mbi cilët, po e vëre këmbën, mund ta thyesh qafën.

Sa i pakuptimtë edhe ky hidhërim, jo i tokës,... Por, po. Ndoshta edhe i tokës. Merrje me mend, kur mblidhen këto zhurmë, çfarë ndrydhje e shpirtit bëhet. Andaj, duhet për tu përbetuar për pajtimin e tokës, për zbutjen e hidhërimit saj...

këtë rrjedhë, “palosën” mirë edhe këto dy rrëfime-mesele:

Njëri i cili gjithnjë ishte frikuar nga qentë, kishte shkuar tek hoxha për tia shkruar një hajmali. Hoxha e kishte kryer punën e vet dhe ia japë hajmalinë.

-Ja, hajmalia. Por, për çdo rast, me vete gjithnjë merre edhe një shtagë.

-E, pse shtagën?!... i kishte thënë dertliu.

-Paj, merre, sepse nëse nuk të bën punë hajmalia, atëherë të bën punë shtaga!

Këtë mesele e kam pas dëgjuar moti, por tash, çfarë mu dashtë kjo pjesë e rrotullave odave?! Asgjë. Ama bash asgjë s duhet. Por, nuk e di se çfarë thoni ju për këtë?!...

Ndërsa, kjo e dyta. ditën e parë Vitit Ri, një restorant takoj një mik timin, i cili gjatë luftës Kosovë ishte përplasur me gjitha sfidat për liri. Për mos e zgjatur, e pyeta se si është dhe si po kalon. Ai, atë natë ishte cilësinë e kamerierit sezonal.

-Mirë jam,... s’ishte gjë kjo punë! –iu mbushën sytë me lot dhe përfundoi: por, më mirë është të jesh një sekondë me popullin se një shekull me djallin...

Iku ky njeri duke shërbyer mysafirëve, kurse mua mu ngulit: e, po çtelashe i paska nxjerrë vetvetes me këtë sekondë!

Dhe kur ti mbledhësh gjitha, sërish sillet nëpër mendje e trup: Foshnja akull,... hidhërimi i tokës,... borxhi ndaj gjumit. Po, çfarë kuptimi kanë këto tri vrima vullkani... këto tri faqe historie...!

Le mbetën si problem matematikor për ta zgjidhur ju! Por, kujdes. Mos e hidhëroni tokën, mbase as dritën, as qiellin, as detin,... Mos e hidhëroni vetveten, por as mos e lodhni vetën, ore...!