Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Grate dhe depresioni. Si ndikon shtatzenia te femrat

| E enjte, 20.04.2006, 06:38 PM |


Shkenca, pesë llojet e depresionit dhe simptomat kryesore

Gratë “të mbërthyera” pas tij

Depresion është term mjekësor që mbulon në gjerësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të butë, e cila shkakton mërzi jo aq të madhe në gjendjen shpirtërore, kjo nuk ju ndalon të vazhdoni jetë normale, mirëpo, çfarëdo që bëni ju duket më e vështirë dhe me pak vlerë. Gjendja më e ashpër mund t’iu kërcënojë jetën tuaj. Ju mund të ndjeheni që ta merrni jetën tuaj të tmerrshme, ose thjeshtë ta humbni shpresën për jetë.

Ankthi
Njerëzit të cilët janë në depresion shpesh, po ashtu përjetojnë edhe ankth. Ankthi vjen kur ju ndjeheni të kërcënuar, pa marrë parasysh a është e imagjinuar apo e vërtet. Ankthi mund të paraqitet në simptoma fizike si dhimbje koke, dhimbje e muskujve, djersitja dhe marramendja. Personi që ndjen ankth mund ta ketë mendjen shumë të zënë me mendime të njëjta. Kjo mund t’iu bëjë vështirë të koncentroheni, të qetësoheni ose të flini. Në kohë afatgjatë ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe shëndet të ligë.

Ç’rregullim sezonal
Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve të dimrit, e cila i bën disa njerëz më të prirur të kenë depresion.
Depresioni paslindjes
Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve.

Depresioni maniak
Kjo i shkakton njerëzit që të kenë epizoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.

Ilaçet
Ilaçi kundër depresionit është tretmani mjekësor më i rëndomtë për depresion. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmirësojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomat, të cilat mund të bëjnë të merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Ilaçet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të papëlqyera. Disa ilaçe kundër depresionit janë të rrezikshme kurrë përdoren me ilaçe të tjera dhe ju mund të përjetoni simptoma të papëlqyera kur i ndaloni ato.

Karakteristikat
Karakteristikë e rëndësishme e depresionit është që ushqehet vetvetiu, kështu që ju duhet të jeni të vetëdijshëm kurrë mendoni se çka mund të bëni ta mbijetoni atë. Me fjalë tjera ju jeni në depresion dhe atëherë bini më shumë në depresion pse jeni në depresion. Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen. Të jeni në gjendje depresioni ajo vetë mund të jetë më shumë problem, sesa vështirësitë që shkaktohen në vend të parë. Një gjë me rëndësi që nuk duhet të harroni është që nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjidhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumë energjetik dhe të motivuar për punë. Por nëse keni mundësi të merrni pjesë aktive në treatmanet tuaja për shembull në tretmanet që marrin formë të bisedës, kjo mund ta ndihmojë gjendjen tuaj.
Është e nevojshme të mundoheni ta thyeni fuqinë e depresionit që ka në ju. Ju duhet ta thyeni ciklin e mendimeve negative. Kur kjo ndodhë mundohuni ta njihni dhe ta zëvendësoni me aktivitete më konstruktive. Mundohuni të bëni gjëra që ju heqin mendjen nga këto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetveten të merrni pjesë në aktivitete fizike është shumë terapetike. Duke marrë pjesë në sporte, vrapim, vallëzim, lëvizje me biçikletë, edhe ecja me shpejtësi mund t’i stimulojë kemikalet në tru që quhen endofrinë, të cilat mund të ndihmojë të ndjeheni më mirë.

Nënat e reja, depresive pas lindjes
Depresioni post-natal shfaqet pas lindjes së foshnjës. Depresioni mund të fillojë gjatë shtatzënisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur. Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe është e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë.

Depresioni dobëson kockat
Depresioni është stres, por që vazhdon për një kohë të tejzgjatur. Kjo gjendje bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta e të rrezikshme. Shkencëtarët pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit përllogarisin, se të paktën 400 mijë gra amerikane midis moshave 30 - 40 vjeç janë prekur nga dobësimi i kockave si rrjedhim i depresionit.

Kurimi me anën e dritës
Mënyra për të luftuar depresionin pa medikamente mund të bëhet me anë të dritës. Kështu personit që është në depresion i duhet një trajtim deri në 6 javë nga 2 orë në ditë. Personi lihet në një dhomë tërësisht të bardhë, kjo ndryshe do të thotë që muret, mobiliet duhet të jenë të bardha si dhe nevojitet dritë e mjaftueshme mundësisht e neonit, por të jetë e fortë.

Personat qe vuajne

1-Ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës
2-Ndjehen pa vlerë dhe mungesë të vetësigurisë
3-Janë të angazhuar me mendime negative
4-Ndjehen të ngurosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpëruar
5-Fajësojnë vetveten dhe të ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë
6-Kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
7-Jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
8-Zgjohen herët ose kanë problem të flenë
9-Hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë
dhe humbin peshë
10-Nuk kënaqen me aktivitete
11-Humbin interesim në marrëdhënie seksuale
12-Pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool
dhe droga të tjera
13-Konsiderojnë ose kryejnë akt të vetëlëndimit apo vetëvrasjes
14-Kanë zvogëlim të energjisë dhe aktiviteteve
15-Shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë
dhe përkrahje
16-Kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
Blerina Kaca