E shtune, 20.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Se bashku me Meten duhet te largohet edhe LSI

E shtune, 15.01.2011, 08:59 PM


Sebashku me Meten duhet te largohet edhe LSI

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Siç pohoi vete Ilir Meta me perfundimin e rezultatit te zgjedhjeve te vitit 2009, "Levizja Socialiste per Integrim ka fituar zgjedhjet". Kush degjoi daljen e Metes ne konference per shtyp dhe deklaratat e tij, mendoi se Meta ishte i çmenduar apo kishte pire. Por ne fakt Meta kishte plotesisht te drejte, e vetmja force politike qe fitoi ato zgjedhje ishte LSI. Nuk mjafton te kesh perqindjen me te larte qe te kesh fituar zgjedhjet, nganjehere matematika eshte opinion. Verdikti i zgjedhjeve te kaluara foli qarte, Partia Demokratike politikisht nuk fitoi, Partia Socialiste humbi(ku Rama duhet largohej), dhe Levizja Socialiste per Integrim fitoi zgjedhjet. Levizja Socialiste per Integrim fitoi afro 10% te elektoriatit shqiptar, te perkthyer ne deputet, kater vende ne kuvendin e Shqiperise, aq vende sa mund te vendosnin fatet e nje Legjislature ". Kater vende floriri" do te komentonte te nesermen e zgjedhjeve ministri i mevonshem i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes zoti Dritan Prifti. Kater vende qe do te trasformoheshin me te vertet ne flori, ne 1.8 milion monedha floriri, sapo Dritan Prifti te behej minister.

 

Meta, per inat te Rames - qe nuk kishte pranuar te shkoje me Meten ne zgjedhje, bile me kodin i ri elektoral, Rama kishte tentuar te zhduke LSI-ne ashtu siç ndodhi me te gjitha partite e tjera te vogela - vendosi qe "per te mire te vendit" te formoje qeverine me Berishen dhe jo me Ramen. Si kusht per t'ju bashkangjitur PD-se ne formimin e qeverise se re, Meta i kerkoi  Berishes disa poste prestigjoze nensekrataresh dhe zevendesministrash dhe mbi te gjitha postin e ministrit te Tregtise, Ekonomise dhe Energjetikes per Priftin, dhe Ministrine e Jashtme per veten e tij. Meta do te kishte pretenduar vendin e kryeministrit, por duke pare se PD-ja kishte nje numer me te madh deputetesh dhe ishte forca politike kryesore e kualicionit,  ky post i takonte Berishes. Berisha, duke pare se nuk kishte numerin e nevojshem te deputeteve per te qeverisur vendin, i mbeteshin tri rruge, o te krijonte "nje grosse kualition" (allagjermane) me Partine Socialiste(ku do te kishte qene zgjidhja me e drejte), o te shkonte me Meten, o te shkohej perseri ne zgjedhje(qe do te kishte qene nje goditje e rende per te gjithe ekonomine shqiptare). Keshtu qe ai shkoi me Meten, dhe gjerat shkuan ashtu siç i dime te gjithe.

 

Deri ketu gjithçka brenda rregullave, brenda rregullave te politikes, brenda moralit te saj. Sepse nuk duhen harruar akuzat qe LSI dhe drejtuesit e saj i benin kryeministrit Berisha gjate legjislatures se kaluar. Meqense ne politike nuk ka moral, gjithçka eshte legjitime, gjithçka eshte e mundur, edhe qe Berisha e Meta te qeverisin sebashku. Ndoshta eshte per moralin prej politikani qe ministri i Ekonomise Dritan Prifti, gjate nje viti ne kete digaster theu te gjitha rekordet jo vetem te Ministrise se Ekonomise por edhe te krejt politikes shqiptare. 1.8 milion euro ishin perfitimet korruptive te ministrit Prifti gjate nje viti qe qendroi ne krye te ekonomise shqiptare.Sa per te permendur nje shembull, mund te flasim pe aferat korruptive të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, kur ky i fundit emëroi kushëririn e një tjetër ministri të qeverisë Berisha-Meta, në këshillin mbikëqyrës të OST, për ti akorduar me pas miliona euro tendera për barna mjekësore.Per te kaluar me pas tek permbytjet biblike dhe te njepasnjeshme te qytetit te Shkodres, ku jo gjithmone vinin per "faj" te Perendise, edhe se asaj jane munduar t'ja veshin gjithmone pergjegjesite. Shkodra, me perjashtim te radhes se fundit, nuk u mbyt vetem per shkak te rreshjeve te shiut, ajo u mbyt mbi te gjitha nga Hidrocendrali i Vaut Dejes, ku ishte gjithmone ministri Prifti pergjegjesi kryesor. Per te kontrabanduar energji elektrike, ministri Prifti mbylli per nje kohe te gjate portat e Hidrocentralit, ne nje periudhe kur vendi nuk kalonte ndonje thatesire te veçante, per t'i hapur pastaj papritmas sapo shirat e stines filluan me normalitetin e tyre. Dhe rezultatet i dime te gjithe: E gjithe pasuria e qytetareve dhe fshatareve te Shkodres e mori lumi, ne kuptimin e plote te fjales. Me miliona euro, ne pak dite, u treten deri ne detin Adriatik, vetem e vetem qe ministri Prifti dhe zyrtare tjere te KESH-it te pasuroheshin.

 

Por çudia me e madhe duhet ende te vije. Per shkak te akuzave qe vinin majtas dhe djathtas, ministri Prifti nuk mund te qendronte dot me ne kete detyre, sepse nuk do te humbete vetem ai reputacionin(ne te vertete ai nuk ka pasur ndonjehere reputacion) por  krejt qeveria Berisha-Meta. Dhe me propozim te kryetarit te LSI-se Ilir Meta, ministri Dritan Prifti shkarkohet nga ky post per shkak te akuzave per korrupsion. E gjithe kjo ishte vetem nje loje e rendomte politike, jo per faktin se i korruptuari Prifti u shkarkua nga detyra e ministrit, dhe as qe ai ishte i korruptuar, por per faktin se postin e ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes e mori ministri i Jashtem, Ilir Meta. Po te kujtojme se ministria e jashtme eshte enderra e ç'do politikani dhe ishte pikerisht kjo ministri prestigjoze qe kerkoi zoti Meta si kusht per te shkuar ne qeveri me Berishen, automatikisht lind pyetja: Si eshte e mundur qe ministri i Jashtem Meta u largua nga ky digaster kaq prestigjoz, per t'u bere minister i Ekonomise qe, eshte gjithmone nje post i rendesishem por qe nuk ka kurre prestigjin e shefit te diplomacise? Realisht, vetem ne Shqiperi nje politikan do te sakrifikohej deri ne kete pike per te miren e vendit!

 

Pergjigja eshte e thjeshte dhe shume banale, Meta mori vendin e Priftit sepse ne Ministrine e Jashtme nuk ka afera korruptive, nuk ekziston mundesia per t'u pasuruar. Nuk jane larg ato kohera kur ministri i jashtem mund te ndyrhynte neper ambasada te ndryshme per t'e siguruar paketa vizash per qytetaret shqiptar qe donin te emigronin nga Shqiperia, dhe me pas ti hidhte ne treg per perfitime. Fatmiresisht dhe jo per merite te politikes, vizat na i hoqi Europa. Problemi i Metes ishte se ministri Prifti gjate nje viti ne kete digaster u pasurua mesatarish 180 mije euro ne muaj(perveç pages mujore), ndersa ministri Meta nuk fitoi asgje me shume se pagen mujore te nje ministri. Kjo e revoltoi shefin e diplomacise shqiptare. Nxenesi arriti te pasurohej me shume se profesori.Nuk shqetesohej diplomati Meta thjeshte per pasurimin e kolegut Prifti, o te pakten nuk ishte i vetmi shqetesim. Shqetesimi kryesor ishte se me pasurimin e kolegut Prifti, pasurohej rivali Prifti, rivali per drejtimin e LSI-se, gjithmone nese LSI do te ekzistoje pas zgjedhjeve te ardhshme.

 

Videoja qe emisioni Fiks Fare jua solli shqiptareve, nuk ben gje tjeter vetem se fakton ate qe te gjithe shqiptaret e dinin: politikanet shqiptar jane te gjithe te korruptuar! Kete radhe morem vesh per Meten dhe Priftin, sepse atyre ju vune telekamerat, po te behej e njejta gje me te gjithe politikanet, te njejtin rezultat do te kishim. Meta dha doreheqjen dhe kjo duhet pare si nje xhest pozitiv, sidomos per nje vend si Shqiperine, ku doreheqja eshte nje fjale e huaj.  Doreheqja e ministrit Meta duhet pare ashtu siç eshte me te vertete, nje doreheqje taktike, nje manover e vjeter politike. Meta me rastin e doreheqjes deklaroi: “Njëkohësisht unë do të nis një betejë ligjore, penale dhe civile, ndaj monstrës Dritan Prifti pasi është e rëndësishme që në këtë vend të gjithë ata që janë të marrë peng për arsye të veprimeve korruptive, të cilët ja shesin shpirtin vetëm për të mbrojtur pasuritë kriminale të tyre dhe të atij rrethi kriminal që kanë përfaqësuar apo përfaqësojnë, të mund të guxojnë që të ndërmarrin veprime të tilla monstruoze, kriminale”. Kjo deklarate te le te kuptosh se Meta eshte duke kerkuar qe t'ia hedhe te gjitha fajet Dritan Priftit, sikur ai dhe LSI jane viktimat e Priftit. Nje manover taktike per te shpetuar Livizjen Socialiste per Integrim nga zhdukja.

 

Kater vendet qe LSI mori ne zgjedhjet e fundit, i mori ne baze te propagandes politike kunder Partise Demokratike dhe Berishes, per t'u gjetur pastaj ne qeveri me Berishen. Ata qytetar qe i dhane voten Metes sepse "luftonte" Berishen, si u ndien kur Meta i tradhtoi ata duke shkuar ne qeveri pikerisht me Berishen? Nuk besoj se elektorati i LSI-se do t'a harroje se Meta "tradhtoi" idealet e tyre, dhe ka shume gjasa qe do t'ja kthejne reston ne zgjedhjet e ardhshme. 

 

Duke njohur politikanin Meta dhe duke marre per baze doreheqjen nga posti i ministrit, zgjedhjet ne kete pike nuk mund te konsiderohen me nje utopi. Sepse ketu problemi eshte edhe politik, qe mund te shenoje fatet e vete qeverise.Nese Levizja Socialiste per Integrim do te vendos qe te dale nga qeveria por te mbeshtese ne Parlament qeverine nga jashte, pa marre pjese ne ekzekutiv, per qeverine nuk do te ndryshonte ndonje gje. Por, nese Meta tani qe nuk eshte me minister vendos qe mos te mbeshtese me qeverine, nuk mbete gje tjeter vetem te shkohet ne Parlament dhe te verifikohet nese qeveria Berisha ka votebesimin e Parlamentit. Ne rast se jo, duhet hapur kriza politike dhe automatikisht vendi duhet te shkoje ne zgjedhje. Zgjedhje qe shpresohet se, do t'i japin Cezarit ate qe eshte e Cezarit dhe LSI-se ate qe i takon, zhdukjen nga skena politike shqiptare. Sepse politikanet si Meta dhe Prifti, nuk i kane dhene asgje vendit dhe nuk kane asgje per t'i dhene, perkundrazi, objektivi i tyre eshte qe t'i marrin gjithçka.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora