E premte, 29.03.2024, 01:23 PM (GMT)

Faleminderit

Nijazi Ramadani: Kadri Zeka

E shtune, 15.01.2011, 07:58 PM


KADRI ZEKA

 

NË VEND TË PËRKUTJIMIT NË VIGJILJE TË FLAKËS JANARIT 2011

 

KOSOVA rivarros eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka

 

Nga NIJAZI RAMADANI

 

Shkruar më 24 shkurt 2002, Gjilan

 

 Kthimi i eshtrave të Kadri Zekës është përcjellur me aktivitete të ndryshme edhe në vendlindjen e tij, Poliçkë të Dardana, ku ka lindur dëshmori  kombit Kadri Zeka. Eshtrat e të cilit pas vrasjesë së tyre nga policia sekrete serbo-jugosllave, para 20 vitesh të qëndrimit në Untergrupenbah  të Stuttgart të Gjermanisë,  u rivarrosën të dielën në Varrezat e Dëshmorëve në tokën e Kosovës, në Gjilan, ku jetoi ai dhe familja e tij.

 

Pas njëzëtë vjetë pritje për të pushuar përjetësishtë në tokën për të cilën ranë

 

Të dielën rreth orës 12.25 minuta në Gjilan, në mes ditë  janë sjellur eshtrat e Kadri Zekës,  pas vrasjesë së tij, sbashku me vëllazërit Gërvalla nga policia sekrete serbo-jugosllave, para 20 vitesh,  të qëndrimit në Untergrupenbah  të Stuttgart tëGjermanisë. Ai u  sollë për t’u rivarrosur të dielën në Varrezat e Dëshmorëve në tokën e Kosovës, në Gjilan, ku jetoi ai dhe familja e tij, u vendosën në një sfond kuq që ishte mbulluar tavolina ku po qëndronin eshtrat e tij,përballë Shtëpisë së Kulturës në Gjilan, arkivoli i mbulluar me një sfondë tjetër të zi, pastaj i mbyluar. Pjesëtarët e gardës së Kosovës qëndronin në  nderim të dësmorit Kadri Zekaj  Korteshi pran eshtrave e tij, përpos Gardës së Kosovës dhe pjesëtarët e Zonës së VI-të të TMK-së, ishin edhe fotoja e tij, kurorat, sorkofagu  me eshtrat e sjallur nga Gjermania, pas njëzëtë vjetë pritje për të pushuar përjetësishtë në tokën për të cilën ranë . Arkivoli me eshtrat e Kadri Zekës që ka ardhur nga Prishtina përmesë Ferizajit, ishte përcjellur nga qindra qytetarë që kishin dalur për t’a pritur duke qëndruar në heshtje deri sa kalonte korteshi që përcillte atë. Rreth orës 12,30  është vendosur para platos  në Sheshin e Dëshmorëve në Gjilan, ku është pritur nga mijëra bashkqytetarë, kurse Trupat Mbrojtëse të Kosovës kan qëndruar duke i bërë roje nderi këtij atdhetari të madh. Ata kanë kaluar pran arkivolit të tij, duke i bërë humazhe, ndërkaq në ora 13.00 është mbajtur një akademi përkujtimore që është hapur me intonimin e Himnit Kombëtar nga kori Kantorium Colegium dhe  nJëj minut heshtje për tre dëshmorët.

 

Filimisht, këtë akademi e ka shpallur të hapur bashkveprimtari i tij, Bastri Musmurati i cili duke u  drejtuar familjesë së dëshmorit dhe të pranishmëve, strukturave politike dhe atyre lokale, përsonalitetetve të njhura poblike dhe atdhetare, ka thënë “Kosova sot ka një ditë të veçant sepse  ka riktyer eshtrat e tri bijëve të saj që për këtë Kosovë, ata para 20 vjetëve i vrau dora gjakatare serbe në Gjermani”. Andaj jemi tubura këtu për të kujtuar vepren madhore të Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Për herë të parë në historinë e Kosovës po bëhet një rikthim siç është ky, dhe është një faqe e re e histori, kur për 20 vjetë  populli i Kosovës i ka nderuar me respekt vepren e tyre. Për  vepren e tre dëshmorëve ka folur Mehemt Hajrizi, bashkveprimtari i dëshmorëve, i cili pos të tjerash ka thënë:’”se që nga përfundimi i luftës së dytë Botrore, sikur edhe para saj,  nuk është shuar kurr vatra e rezistencës. Si rezultat i saj, në mënyrë të veçant pas vitit 1968, pas demostratave të atëhershëm, në vitet e ’70-ta fillon procesi i avansimi politik dhe juridik i Kosovës, i cili u sanksionua në mënyrë shumë ekuivoke me statusin e fituar me 1974, ndonëse më i përparuar, ka theksuar z. Hajrizi.

 

Por nuk e barazonte popullin shqiptar në federatë, edhe pse numerikishte përbënte numrin e tretë në federatë, edhe pse e shoqëronin disa reforma të kufizuara, por mezhi i tyre ishte se gjoja kanë pushuar kërkesat për të cilat luftonte lëvizja ilegale për realizimin e aspirtave historike, duke u munduar t’i paraqesin ato se, do të arriheshin në forma legale dhe institucionale, ka thënë z. Hajrizi.

 

Qarçet serbe, pas goditjeve që i kishin përjetuar në federatën e atëhershme, relativisht paraqiteshin të heshtur, por kaliteshin për një kundër sulm ndaj Kosovës, nëse i vie rasti atyre, por si u pa pas vdekjesë së Titos ato u reflektuan edhe ndaj njësive tjera të federatës.Vetëm dy vite pse përparimit të statusit të Kosovës, plani serb nxoori në shesh ambicet ne të ashtuquajturin Libër i Katërt, ndërkaq   në marrëdhënjet ndërkombëtare sundonte i ashtuquajturi Detant, që do të thoshte një paqë e brisht dhe qetësi relative.

 

Në rradhët elëvizjes ilegale kombëtare vepronin edhe vëllazërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në kuader të një varg grupesh të organizuara në Kosovën e atëhershëm në ilegalite, ndonëse ishte e shprehur një hap i veprimit të tyre fillestar legal dhe gjysmë ilegal, ku pati mungesa në disiplin dhe rregull dhe padituri vepruese, tha Hajrizi.

 

Kjo shprehej përmesë pasionit për të lexuar literatur    që vinte nga Tirana dhe diaspora shqiptare, patriotike dhe atdhetare, ku shumë sosh nuk mundën të përballën goditjeve policore të cilat u shuan ndërkaq disa të tjera mbijetuan.

 

Tre personalitetet hynë në fazën më të përgaditur, pas luftës së Dytë Botrore, ku lëvizja kombëtare arriti të organizohet dhe superstrukturohet që reflektonte aftësitë e tyre organizative me kapacitein intelektual ata i dhanë jetë gjithasaj.Periudha që vepruan ata mund të ndahet, njëra brenda dhe tjetra jashtë, ka theksuar në fjalën e rastit z. Hajrizi. Aktivitei në Kosovë  që po kalonte një varg sprovash të rritës dhe zgjerimit të saj, pikrisht në kohën kur po liberalizoheshin marrdhënjet brenda federatës së atëhershme, që po i jepnin impulse të reja lëvizjesë sonë kombëtare, më të studiuar më të përsosur dhe në mënyrë të veçante, duke kordinuar me institucionet që shqiptarët arritën të përfaqësohen shumë më mirë, ka konstatuar z, Hajrizi. Këtë  periudhë, ndonëse në gjendje të veshtirë e mbante Tirana, në kohën kur mbretëronin marrëdhënje tepër të mbrehta, sidomos me  Shqipërinë që rezultoi me kordinimin e formave të ndryshme mund t’i bënin vetëm intelektualet e kalibrit të Jusufit, Kadriut, Bardhoshit  që vepronin me kujdesë  në realizimin e këtyre projekteve madhore, ka spikatur Hajrizi duke përmedur guximin e tyre intelektual dhe trimërinë që kishin ata në bashkimin e të gjitha forcave kombëtare që vepronin atëherë.

 

Më pastaj, përfaqësuesi nga dispora, Ismet Rashiti: ka folur për personalitetin dhe vepren e Kadri Zekës-Zeqa, i cili tha me këtë rast se një kapitull në vetë, të rëndësishme dhe e fundit është veprimtari e tre dëshmorëve në mërgim.

 

Shemsi  Syla, përfaqësuesë i SHP të TMK-së, ka folur si një nga nxënësit e Kadri Zekës, i cili ka përmendur gadishmërinë e lëvizjes  sonë që të vepronte në të gjitha drejtimet, por kësaj rradhe ishte e pa organizuar mirë, e pergojuar dhe terhequr në sferën e interesit të vetë, sikur edhe mbrend dhe jasht. Ato ishin të ndara, andaj puna e parë që bëri Kadri Zeka ishte mbledhje e veprimtarëve dhe bashkimi i tyre, dhe i  hyri një strykture të re organizative, e të qëndrueshme.Syla ka përmndur ngjarjet e vitit ’81, ishin rubikon dhe shansi historik i saj, se cilat nga alternativat e atëhershëm do të mbijetonte, edhe atë herë varej nga faktori io jashtëm dhe ne bashk që bëmë ne faktorin tonë të brendshëm. Ai ka përmendur, tekstin solemn të betimit të përpiluar nga Jusuf Gërvalla: “Në ball të këtij populli dhe te këmbët e tij, flijimi dhe vdekja do të na vijnë si përjetimi më

 

fisnik në  gjithë jetën dhe nuk do të ketë forcë që do   të na ndal, ka thënë, nënkolonel Syla. ”Kadri Zeka nuk është vetëm i Gjilanit, sikurse që nuk janë vetëm të Dubovikut Jusuf Gërvalla e Bardhosh Gërvalla, ngase ata askush nuk mund t’i ndajë dhe askurrë”.

 

Kujtime për Kadri Zekën, në emër të mërgimtarëve evokoi bashkëveprimtari i Kadriut, Ismet Rashiti. Fare në fund, deklamuna vargje dhe lexuan njërin nga fjalimet e Kadri Zekës, mbajtur para mërgimtarëve në Zvicër. Më pastaj, përfaqësuesi nga dispora, Ismet Rashiti: ka folur për personalitetin dhe vepren e Kadri Zekës-Zeqa, i cili tha me këtë rast se një kapitull në vetë, të rëndësishme dhe e fundit është veprimtari e tre dëshmorëve në mërgim. Ismet Rashiti ka folur se, si është njofur më këtë tre dëshmorë dhe veprimtarinë e tyre. Kadri Zeka pas shkuarjesë në zvicër, dje atje  njihet me vëllazërit Gërvalla dhe pahezituar iu qasën bashkimit dhe organizimit të saj, ku pas godtijeve që morë lëvizja kombëtare në pas vitit 1981, ata favorizuan prcesin e bashkimit të  gjithë potencialit të jashtëm dhe i brendshëm nën moton e Kadri Zekës, se:”Kosovës i duhet një zë i vetëm dhe i fuqishëm se sa shumë sosh të megur”, kjo thirje emblematike, thënë ai, do të jetoj deri sot, ka thënë ai duke përfunduar këtë akdemi përkujtimore, para se të përcillën eshtrat e kadri Zekës për në përjetësi. Sheshit Rexhep Mala e Nuhi Berisha vazhdimisht i shtoheshin kolona njerëzish, numri i të cilëve u arrit mijëra veta, si asnjëherë më   parë në historinë e Gjilanit.

 

Në varrezat e Dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

 

Koretzhit të gjatë i priu TMK-ja dhe qytetarët mekurora të shumta lulesh. Në Varreza, nuk ka pasur fjalime, pos që përfaqësuesit e Zonës së VI të TMK-së, ndoshta si pasojë e prishjes së vazhdueshme të motit.

 

Në fund, ceremonia e lëshimit të eshtrave në varreza u përcoll me nderime të larta të ushtarakëve të TMK-së, me vendosje të kurorash dhe lot pikëllimi e krenarie,jo vetëm nga familja e heroit, por edhe qytetarëve tjerë të pranishëm.

 

Kadri Zeka ~1953 - 1982

 

U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë).

 

Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme.

 

Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë.

 

Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. "Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72)".*

 

Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.

 

Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe "mbulon" punëtorët e "përkohshëm" në mërgim.

 

"Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre.

 

Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."*

 

Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më 15 prill 1978 kidnapohet Hydajet Hyseni në mes të tregut të Prishtinës dhe dërgohet në Lipovicë (Blinajë), në shtëpinë e gjuetarëve dhe merret në pyetje nga funksionarët më të lartë të UDB-së së Kosovës.

 

Të nesërmen e lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me "kërpesh në dorë".

 

Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të dy arratisen. Meqë kishte pasaport Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin Sent Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës (Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj.), ndërsa Hydajeti vazhdon të jetojë ilegalisht në Kosovë.

 

Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë.

 

Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.

 

Kadri Zeka, edhe pse shumë i ri, ishte një burrë i pjekur që iu imponua mërgatës shqiptare me thjeshtësinë dhe seriozitetin e tij, me kompetencën dhe me vendosmërinë për çdo flijim e sakrificë, vetëm e vetëm për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare.

 

Në fjalimet e tij para mërgimtarëve, Kadri Zeka ishte konkret dhe detyrues:

 

Të luftoni parreshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;Të zbuloni dhe të demaskoni pamëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja…

 

Të sabotoni ato të ashtuquajtura "klube jugosllave të punëtorëve", që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuajat, të pavarura kulturore, artistike e sportive…

 

Kadriu ka gjetur te vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës.

 

Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.

 

Ismail KADARE:Në vend të përkujtimit:

 

Vëllazërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin penat e para  që u vunë në krah pushkës për liri. Ismail Kadare:”Ai kishte në tërë qenien e tij atë,soj thjeshtësie dhe paraqitjeje të rëndomtë, pas sëcilës ndihet me njëherë thellësia dhe e pazakonshmja”.

Në vitin 1981, patam rastin të lexojmë për herë të parë një pjesë të krijimtarisë origjinale të Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës . Nga  fundi i shkrimtarëve, gazetarëve dhe personaliteteve njohura të Kosovës, Jusuf Gërvallëës, Kadri Zekës dheBardhosh Gërvallës. Ato libra, broshura dhe gazeta janë siguruar përmes fondit të librit shqiptar të ekspozuar në panairin e Frankfurtitnë vitin1980-81.përmes mërghimtarëve tanë që përpos si krah pune ata më së miri ditën që të jenë edhe në krahun e atdhetarizmit shqiptar. Sipas përshkrimeve të bashkaatdhetarëve tanë, Jusufi ishte një tip mendimtari madh, trupmesatar, gjysmëbiond, intelektual i shumëprofileve në fushën e letërsisë, poblicistikës, gjuhësisë, muzikën, etj. Ja si e përshkruante një nga gjenit e letrave shqipe, Ismail Kadare:”Ai kishte në tërë qenien e tij atë, soj thjeshtësie dhe paraqitjeje të rëndomtë, pas së cilës ndihet me njëherë thellësia dhe e pazakonshmja.  Poeti, prozatori, publicisti dhe militant i viteve të ’80-ta, Jusuf Gervalla, si dhe Kadri Zeka një poblicist i njohur fillimisht në radiogazetarin e Radio Prishtinës në emisionin për bashkatdhetarët, ai kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet profesionale dhe atdhetare që i bëjnë të shquar, si personalitet të  letrave, të poblicistikes politike dhe të kulturës shqiptare.

Ata (Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka) në pasmesënatës sëerrët dhe të ftoht të 17 janarit 1982, si vëllanun e Jusufit Bradhoshin, u vranë në pritë nga policia sekrete jugosllave( e njohur is UDB-ja) në një fshatë të vogël, Untergrupenbah  afër Shtutgardit të Gjermanisë Perendif more nga plumbat e adresuara nga armiqët tanë. Vrasja e Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalles i ndërpreu mesëpërmes, këta pena tëndritura të atdhetarizmit që ishin edhe muza e shqiptarizmit dhe veprimtarisë atdhetare.“Autori në të shumtën e rasteve, ka prekur plagë të

ndjeshme të  realitetit shqiptar, siç jane vafëria, mërgimi, mentalitetet prapaniike etj. Krijimtaria letrare e Jusuf Gervallës, poezitë tij, si dhe proza artistike e publicistika politike dhe kulturore e tij, përbënjë kontribut të rëndësishëm në rrugën e

zhvillllimin e artit, e të mendimit politikë për çlirim kombëtar shqiptar” e ka cilësuar veprimtarin e Jusufit, shkrimtari i njohur Ismajl Kadare.

 

__________

 

Rivarrimi  i  eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

 

Gjilan, më 11 janar 2004

 

Rivarrimi   i  eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ka bashkuar në Gjilan mijëra qytetarë nga Kosova dhe të gjitha viset shqiptare; në shenjë të 20-vjetorit të rënies së tyre eroike. Secili qytetarë donte t`i nderonte në këtë ceremonal  rivarriumi, ku merrnin pjesë struktura të Qeverisë së Kosovës, udhëheqësia komunale, përfaqësues  të Trupave Mbrojtese të Kosovës, subjekte politike  jovetëm të Kosovës,por edhe nga Kosova Lindore e nga Maqedonia, familje dëshmorësh, e ish luftëtarë të UCK-së të tjërë  që kishin ardhur për t`i bërë ndërë veprës së tyre madhore dhe heroike për çlrimin e Kosovës nga  këmba e armikur serb.

 

Humazhet u bënë para platos së teatrit të Qytetit nga qyetarët, ku ishin vendosur eshtrat e tyre në dy arkivole praën njëri tjetrit ashtu siç kishin rënë 20 vjetë më parë, të mbulluar në me flamura dhe mbi një sfond të kuqë, si gjaku i derdhur i tyre, qytetarët përkulen para tyre ngase ata derdhën gjakun e tyre që Kosova trë jetë  pa pranga dhe mbi të të buzëqesh dielli i lirisë. Pas homazhit në qendër të qytetit,para  Tetarit,eshtrat e tyre u bartën deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,ku u rivarrosen me nderime të larta ushtarake nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës,që do të prehen të qetë. Rexhepi e Nuhiu ishin dy shokë të pandarë që i bashkoi lufta për lirinë e Atdheut të robëruar, pranagat e të cilit kishin filluar t`ndryshkën, pranadaj veprimtari në ilegalitet ishte më se e domosdoshme.

 

Rexhep Mala edhe pas daljes nga burgu, pas 8 titesh, respektivisht në vitin 1983,nuk e ndali dot veprimtarinë atdhetare bashkë më Nuhi Berishën,por pëkundrazi,atë që të dy e shtojnë edhe më shumë.Por agjentura e pushtetit e pushtetit serb u kishin rënë në gjurmë dhe me 11 dhe 12 janar të vitit 1984,lagjeja e Vranjefcit,ku edhe banonin këta dy burr të mëdhenj,rrethohet nga forcat e mëdha policore serbe. Për të mos rënë në duart e tyre,sepse qarja e therrimit ishte e pamundur,ata rezistojnë, duke luftuar bien heroikisht më 12 janar,ashtu siq dinë të bijnë vetëm djemtë e kombit në fushën e nderit për tokën  e tyre nënë, qenë këto krisma të lirisë të cilat nuk u ndalen deri në fitore ndaj atyre që donin ta na shohin përherë të robëruar.

Me këtë rast u tha se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin ata që i frymëzuan gjeneratat se si duhet luftuar dhe qëndruar,sesi duhet të vdiset për popullin shqiptarë të Kosovës për t`ia sjellur lirinë e shumëpritur.Tek ta shohim shembylltyren e lirisë dhe të qëndresës ,të komandantëve  e luftëtarëve deri në vdekje.Atyre as krismat e pushkëve nuk ua ndalën këngën kushtrimtare të lirisë.Nuhi Berisha ishte frymëzues i rinisë sesi duhet të vazhdohet lufta ilegale dhe shmebylltyra më e mirë se kur bashkohen dy breza të një ideali,edhe rënia heroike në një rrethim të hekurt nuk mbahet e mbuluar, por shpërthen fuqishem tejpërtej hapësirës kombëtare.

 

Ranë për të mos vdekur kurrë

 

Më 11-12 janar 1984,  lagjja e Vranjevcit, (tashti sipas veprës së tyre, quhet Kodra e Trimave) në Prishtinë, ku ishin duke vepruar ilegalisht dy prijësit e atdhetarizmit shqiptar, ata asokohe u gjetën të rrethuar nga forca të mëdha policore ushtarake. Regjep Mala dhe Nuhi Berisha, pasi hetojnë rrezikun, por në pamundësi  për tu shmangur dhe për të qarë rrethimin  e hekurt, barrikodohen në një podrum dhe qëndrojnë të pathyeshëm deri në fishekun e fundit.Ata te dy trimrisht bashkuan pushkët në një zë kundër një ushtrie të ngritur me qëllim të likudimit të tyre, dhe në mëngjesin e 12 janarit 1984 në këtë pikë të rezistencës dhe qëndresës heroike ranë për të mos vdekur kurrë, trimat e lirisë, Regjep Mala dhe Nuhi Berisha..

 

Kush ishte Regjep Mala dhe Nuhi Berisha?

 

Regjep Mehmet Mala u lind më 29 mars 1951 në Hogosht të Dardanës, shkollimin fillor dhe të mësëm  e kreu në Gjilan, kurse Fakultetin ekonomik e regjistri në vitët e '70-ta në Prishtinë. Me  1972 parnohet në Grupin Revulucionar, kurse në vitin 1975 arrestohet dhe denohet me 9 vjetë heqje lirie, 8 prej të cilave i vuan në burg.

Gjatë burgut transferohet  nga burgu i Mitrovicës së Sremit,  Mitrovicë e Kosovës, Idrizovë, Shtip, Prizren, Foqë,  Mostar etj, për shkak të veprimtaris intensive që nuk e ndali as nën pranga. Nuhi Regjep Berisha , u lind më 3 tetor 1961 në Sfircë të Dardanës, pastaj familja e tij shpërngulët në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm e vijoi në Gjilan, kurse fakultetin e kulturës fizike në regjistroi në Prishtinë, ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm.

Me iniciativën e Regjepit dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet  Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it.Regjepi dhe Nuhiu provuan të vihen një themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me  1973 fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "Zëri i Kosovës". Portreti i Rexhepit mund të shihet edhe në rreshtat e shkruara nga bashkveprimtari i tij Gani Syla, ku thuhet ndër të tjera"..Regjepi ishte shoku më praktikë i ilegalës që njohëm në lëvizjen tonë çlirimtare. Ai jo vetëm që njihte rrethanat, njerëzit, por kishte edhe diçka të vacant: qëndresën, sakrificën të cilat do t'i dëshmonte çdo ditë deri në rënjen e tij heroike".Më 1983 burgosjet ishin të shpeshta, ku ben Zija Shemsiu, Sami Kurteshi, Shaban, Fetah dhe Asllan  Shemsiu, Taip Zeka, Ahmet Isufi etj.Ende pa i mbushur një vitë pas daljes nga burgu, duke konsoliduar rrjetin organizativ në formën rrethohet në një banes qëndrimi më bashkveprimtarin Nuhi Berishën të cilët ndonës e në një luftë të barabarët provuan të qajnë rrethimin dhe ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Atë botë , Vranjevci tashti, sipas të bëmave të tyre, Kodra e Trimave jehonte  na zëri dhe krismat e armëve të Regjepit dhe Nuhiut; ata nuk dorëzimin edhe pse kjo lagjje ishte e mbushur me policë e ushtarë: shkreptima e armëve të tyre trondiste ato forca, se nata e 11 dhe 12 janarit ishte sinjal se Kosova nuk ka rrugë tjetër për pos asaj të lirisë, ata u vranë, por dhanë një shembull që do të shërbejë lëvizjesë çlirimtare se si luftohet për atdhe.Babait të Nuhi Berishës i kujtohet biri i tij, ditën kur policia ia kishte konfirmuar lajmin për vrasjen e tij, në Prishtinë dhe terheqjen e kufomës, "ajo ditë do të mbetët si ditë e dhembjes dhe krenaris për birin time të vrarë", kurr më të fortë nuk e kam ndier vetën përball atyre që vran birin tim", thotë ai pas 20 vjetë të rënjës së tyre. Ndërkaq vajza e vetme e Rexhepit, Fitorja e cila kishte lindur pas vrasjes së babait të saj, e kujton krenarin dhe qëndresën e babait të saj, siç edhe mbante poseodonte "Qëndresa".



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ukshin Zajmi: Mbretëresha Teutë në legjenda Përparim Hysi: Meditim për Kadarenë Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë Jorgo Dhrami: Figurat e shquara që na nderojnë në përjetësi Murat Gecaj: Në kujtim të Pandora Dedjes (Papuçiu) Nuri Plaku: Fatmir Agalliu – ‘’agai’’ i gjuhësisë shqiptare Nebi Dervishi: Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën Fazli Maloku: Komandant, na dogji malli Tomë Mrijaj: Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora