Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari

| E hene, 17.01.2011, 08:57 PM |


''Të merrem me  muzikë, më  ka shtyer; atdhetari, poeti, gazetari,intelektuali, këngëtari, e dëshmori i Kombit ,   JUSUF GERVALLA''

 

Bisedoi: Ramiz Dërmaku

 

Besim Tafallari, tani emër i njohur    artin e muzikës bashkëkohore,   po hynë rrufeshëm në artin e këngës e të muzikës “ RAP“, në Gjermani. Ne kohë më parë biseduam me Besimin, për  shumë  gjëra .., për jetën e tij, jetën në diasporë, çka e shtyri  ti përkushtohet muzikës , e konkretisht, “Rap-it“. Për  lexuesit e faqës informative “ ZEMRA SHQIPTARE“, dhe adhuruesit e RAP-it, po shkëpusim disa fjalë nga biseda jonë.

 

Zemra Shqiptare: Kush është Besim TAFALLARI, dhe kur keni filluar të këndoni?

 

Besimi: Besim Tafallari, ka lindur me 7 – tetor, të vitit 1978, në fshatin Struzhë komuna e Prizrenit. Që nga maji i vitit 1979, jeton me prindërit në qytezën HAITERBACH të Gjermanisë. Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu në Nagold.

  Të këndoj kam filluar që nga fëmijëria. Besim Tafallari, deri më tani në këngët Rap-it, është një emër që premton shumë. Të gjithë adhuruesit e muzikës- Rap – it, pra muzikës bashkëkohore e njohin Besim Tafallarin. Edhe pse i Ri, emri i tij në muzikën e Rap-it,  po  lë gjurmë tek adhuruesit e kësaj muzike.  

 

Zemra Shqiptare: Cka ju shtyri    merreni  me muzikë?

 

Besimi:  Të merrem  me muzikë , thënë më shkurtë, t‘i përkushtohem artit muzikor, tek unë, ka ndikuar , atdhetari, gazetari, intelektuali, këngëtari, poeti e dëshmori i kombit z. JUSUF GERVALLA. Ai si veprimtarë i madhë i çështjes kombëtare kishte shumë shokë, pra në mesin e tyre ishte edhe babai im Faridin TAFALLARI. Ai kur vinte tek ne, për të biseduar për mënyrat e organizimit të protestave, demostratave për internacionalizimin e çështjes kombëtare – Kosovës, për unitetin e diasporës sonë, etj, kur lodheshin duke biseduar për tema të ndryshme… kërkonte nga unë në fillim t‘i recitoja disa vjersha në shtëpi, e më vonë edhe në protesta e demostrata. Kështu çdo ditë që kalonte, mua dashuria ndaj këngës dhe artit muzikor më shtohej .

 

Zemra Shqiptare: Në cilin vit, formuat grupin muzikor?

 

Besimi: Ne grupin e formuam në vitin 1996, s’bashku me THOMAS dhe vëllaun tim  Bekimin. Grupi muzikor çuhej “ HIP HOP“, dhe e pagëzuam me emrin“ SINDIKATA“.

 

Zemra Shqiptare: Cila ishte audio dhe CD-ja, e parë, si u pritë ajo?

 

Besimi: Audio kaseta dhe CD-ja e parë, u mirëpritë shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së Rap-it. Ndërsa CD-en e parë e pagëzuam “SINDIKATA“.

 

Zemra Shqiptare: Cili ishte mesazhi i CD-es së  parë,“Sindikata“?

 

Besimi: CD-ja jonë e parë, kishte një mesazh të fortë; ajo në një anë u bënte thirrje rinisë shqiptare që po rritet në diasporë, ta ruaj dashurinë  ndaj atdheut, ta ruajë gjuhën, historinë, kulturën, traditat tona, por njikohësishtë edhe të ndihëmohet materialishtë atdheu.

 

Zemra Shqiptare: Besim, ju gjatë kohës kur e nxorrët CD-en e parë, ju ka ndihmuar kush, apo keni bashkpunuar me ndonjë kompozitor?

 

Besimi: Po t‘ua themë të vërtetën unë jo që kamë vizituar shumë studio gjermane, por kamë mbajtur kontakte të rregullta me ta, pra dmth; çdo herë jamë konsultuar për probleme apo vështirësi të cilat paraqiteshin gjatë punës. Gjatë vizitave që u bëja studiove gjermane, çdo herë mësoja gjëra të reja, dhe në anën tjetër më shtohej  dashuria ndaj artit muzikor.

 

Zemra Shqiptare: Besim, na  trego kush është KINGS LEV C,

 

Besimi:  Ky është një producent i muzikës“BLACK“, pra një kolegë i imi, nga Amerika, i cili mua, mi mësoi shumë gjëra të artit muzikor, të cilat më vonë do ti përdorë gjatë karierës sime.

 

Zemra Shqiptare: Kur ju hapët studion tuaj?

 

Besimi: Në vitin 1997, unë me vëllaun tim Bekimin, hapëm studion tonë dhe e pagëzuam me emrin “ Bes Thom Sound studios“.

 

Zemra Shqiptare, Na tregoni se si u pritë albumi i juaj i parë nga adhuruesit e muzikë !Rap “ Eshtë e jona Dardania“ ?

 

Besimi: Ky album ësshtë pritur shumë mirë, si nga komuniteti shqipëtarë ponjashtu edhe nga adhuruesit e muzikës së Rapit, nga të huajt.

 

Zemra Shqiptare: Ju keni marrë pjesë edhe në manifestime të ndryshme gjermane, keni mbajtur  koncerte, etj etj, si ju kanë pritur ata?

 

Besimi: Po kjo është e vërtetë. Koncertet e mbajtura para adhuruesëve gjermanë (të muzikës së Rapit), jo që janë pritur mirë, por kemi marrë me mija e mija thirrje telefonike, mirënjohje me shkrim nga organizatori, nga adhuruesit dhe ekspertët e këtij zhanri muzikor. 

 

Punuar me 7.o1.2011.