E merkure, 24.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Muhamet Halili: Bisedë në 10-vjetorin e Klubit “Rrjedha” me koordinatorin Nijazi Ramadanin

E premte, 14.01.2011, 08:11 PM


Bisedë në 10-vjetorin e Klubit “Rrjedha” me koordinatorin Nijazi RAMADANIN  

 

Sa i ndihmon “Rrjedha” veprimtaritë arstiitke, letrare, publicistike dhe shkencore

 

Si ndihmohen publikimet dhe editimin e librit nga Klubi "Rrjedha". Kjo shtëpi botuese, siç po vërehet, po dëshmon në fushën e botimit jo vetëm vepra të krijuesve tanë, por edhe të atyre që sapo kanë filluar të bëjnë hapat e parë të afirmimit të tyre në artin letrar

 

Nga Muhamet Halili

 

Sipas koordinatorit, Nijazi RAMADANInë një masë të konsiderueshme janë arritur të përmbushen synimet tona në sferat e ndryshme të editimit, prezentimit dhe përshfaqjes së publikimeve, duke pasur në konsideratë mungesën e mjetve financiare, si dhe objektivat që i kishte vënë vetës,q ysh para dhjetë vjeteshit të kaluar, të sapo dalur nga lufta çliirmtare prej rogrëisë shekullore,kanë thënë drejtues të këtij klubi “Rrjedha”. 
Ky asociacion i gazetarëve, shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj, gjatë viteve të kaluar 2000/ 2011, ka botuar katër numra-të të revistës së Kosovës lindore “Ushtima maleve”, dy dorëshkrime janë mbështetur financiarisht nga donatorët  shitja përkatësisht janë mbuluar shpenzimet e shtypjes për vitin 2001. 
Shumica dhe një mori dorëshkrimeve janë botuar me vetëfinancim të vetë autorëve për përmbledhjen e poezive “"Si dy fluturat"”,”Imazhe kohe”. Dorëshkrimet tjera  kanë mbetur për vitin 2011-të, Ramadani, tha se ka mbetur, për mungesë financiare pa u realizuar ende një ragv projekteve përgatitja për botim e dorëshkrimeve  të Zejnullah Halilit”, projekt ky i adresuar  institucioneve tona të MKRS dhe  komunës , për të cilin na është premtuar se do të na sigurohen mjetet për vitin 2011-të, projekt ky i adresuar në MKRS por që ka mbetur, gjithashtu pa u realizuar për vitin 2010-të.
Ramadani ka thënë se përmbushja e këtyre synimeve mbështete në përkrahjen financiare që presim nga institucionet përkatëse koMunale e qendrore, nga donatorë të mundshëm të cilët do t’i identifikojmë gjatë vitit vijues si dhe të vetë autorëve.

 

Lidhur me këtë temë biseduam me koordinatorin, Nijazi RAMADANIN, në 10-vjetorin e Klubit “Rrjedha”

Ramadani: Në mbylljen e një kaptine në historinë më të re të Kosovës së pas luftës, në Gjilan si në çdo pjesë tjetër, u shtuan veprimtaritë botuese, të cilat me kushtet e tyre, po ndihmojnë në menaxhimin e veprimtarive botuese dhe botimin e librave të krijueseve jo vetëm të krijuesve të njohur, por edhe të atyre që sapo kanë filluar të bëjnë hapat e parë në artin letrar, apo në fusha të tjera. Kjo, është shumë dobiprurëse për faktin se, në fondin e bollshëm ka edhe vepra të mira dhe me vlerë. Nga janari i viti 2001, përpos edicioneve tjera, që kanë renditur në stendën e saj tituj të fushave të ndryshme nga Gjilani, janë dhe disa të tjera që kanë nga tre-katër tituj dhe që veprojnë në kushte të vetëfinancimit, pa pasur përkrahje nga askush, as nga institucionet gjegjëse.

Për punën e SHB "Rrjedha", i cili vepron në kuadër të Klubit të Artistëve, 
Shkrimtarëve dhe Gazetarëve me seli në Gjilan, si koordinator nëse mund të flitet sepse ja vlen të dihet diçka më tepër.  

Ramadani: “Po, Shtëpia botuese, "Rrjedha", po ecën mbarë. Fillimi i vitit 2001 është "datëlindja e saj e dytë apo “ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj. Këtu botohen vepra nga më të ndryshme. Unë si redaktor i saj jam i kënaqur me veprimtarinë e kësaj Shtëpie botuese. Për katër vite të punës, në këtë Shtëpi botuese kemi arritur të botojmë disa tituj të ndryshëm që kapin qindra ekzemplarë. Kjo është punë e mbarë e me përkushtim, ka deklaruar njëri nga anëtarët e bordit drejtues të “Rrjedhës”.

 

Cila është risia botuese e stafit të "Rrjedhës", e afirmuar viteve të para?
 
Ramadani: Kemi nderin që në Shtëpinë tonë botuese "Rrjedha" është botuar e 
përkohshmja mujore "Ushtima" në vitin 2001/02, e cila është shpallur si më e lexuara dhe më e guximshmja, për faktin se ka pasqyruar edhe zhvillimet e fundit të cilat patën përfshirë Kosovën Juglindore. Në këtë gazetë, duke punuar në kushte të vështira, është bërë një punë e madhe nga një staf i ri drejtues. Këtu është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Nuk janë botuar shkrime të nxjerra nga interneti. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e asaj mujoreje ka pasur një përgatitje solide dhe ishte tërheqëse për lexuesit e shtresave të ndryshme. Dhe jo vetëm kaq. Në vitin 2001, në këtë shtëpi botuese është botuar edhe libri "Golgota e fundit e Llashticës", i cili libër-rrëfim nga ngjarjet e golgotës së ndodhur në fshatin Llashticë, sikur edhe libri tjetër "Budrika nën dhunën dhe terrorin serb" Monografia e Konçulit".

 

Çfarë librash botohen, te SHB "Rrjedha"?

 

 Ramadani: Gjerë më tani kemi botuar libra, kryesisht origjinal, të krijuesve tanë të ndryshëm. Pra, këtu botohen libra letrarë, publicistik, historik, me tema sociale dhe filozofike, si: "Kosova dhe vetëvendosja", "Përjetime e kujtime", "Si dy fluturat" "Një qasje për teatrin", etj.  Dhe më tepër dëshirojmë të botojmë vepra të emrave të krijuesve të rinj. Ky është edhe qëllimi ynë i pare, sepse dëshirojmë që të rinjtë tanë të afirmohen dhe të hedhin hapat e parë pa ndruajte, në këtë fushë të artit letrar.

 

Me cilat burime mbahet SHB  "Rrjedha"?

 

 Ramadani: Thjeshtë , vetë financohemi, por na ndihmojnë dhe miqtë tanë që e duan librin. Për librin kulturën nuk është dëm të investohet, e as të ndahet ndonjë para, se ja vlen të investohet sot për të. Por, sikur shoqëria nuk e ka kuptuar aq rëndësinë e librit, nga i cili vilet arsimi, edukimi, shkenca dhe dituritë tjera të jetës. Libri ka shumë dije. Ai ka nevojë të ndihmohet. Gjer më tani kemi pasur pak vështirësi, por po ia dalim disi. Po gjejmë donatorë të brendshëm dhe të jashtëm që po na dalin në ndihmë. Fundja, Shtëpia jonë botuese i ka miqtë e vet të shumtë, të cilët e ndihmojnë dhe e përkrahin në këtë aspekt.

 

Çfarë projekte parashihen në të ardhmen? 


 Ramadani: Në rend të parë, do të provojmë të gjejmë edhe më tutje donatorë 
që do të na ndihmojnë në projektet që i kemi të gatshme për botimin e disa veprave të krijuesve të njohur në nivel të ndryshme dhe të sferave të ndryshme, si nga fusha e teatrit, kritikës, publicistikës etj. Në plan kemi t'i botojmë disa vepra, si p.sh: libra me poezi, prozë, novela, kritikë arti, publicistikë, etj, shifra këto që matën për nga cilësia e jo sasia. Ky është njëri nga projektet tona që do kurorëzohen me botimin e këtyre veprave 
me vlerë.

 

Cilat vepra  janë botuar gjer në vitet e fundit? 

 

Ramadani: Në këto dhjetë vjetet të mundimshëm që po i kalojmë, nga Shtëpia botuese "Rrjedha" ka botuar librin me trajtesa për "Këngët dhe ritet e dasmës në malësin e Bujanocit", "Qasje tjeter...", “Epika jonë popullore në vragje në treven e Gjilanit”(studim shkencore)  dhe ka ndalur për botim katër-pesë tituj të veprave të ndryshme, pa llogaritur edhe disa tituj të botimeve të periodikut dhe fushave të tjera, pa ndihmën dhe përkrahjen e askujt. Por në këtë vit i kemi në shtyp edhe tre-katër tituj të autorëve të njohur dhe krijuesve tanë të fushave të ndryshme, për botimin e të cilëve nuk do të hezitojmë të kërkojmë përkrahje financiare.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora