E premte, 19.04.2024, 11:25 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përgjimi Meta-Prifti KE: Të hetohen informacionet në video

E merkure, 12.01.2011, 08:38 PM


BRUKSEL-Videoja e përgjimit Meta-Prifti ka kaluar kufijtë dhe është komentuar nga kryeqëndra e Bashkimit Europian. Nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Butler kërkoi sot që prokuroria shqiptare të hetojë mbi informacioent që u transmetuan në videon e përgjimit. Butler vlerësoi se lufta kundër korrupsionit është kriteri kryesor për një vend që kërkon anëtarësimin en BE.

“Natyrisht lufta kundër korrupsionit është një kriter politik dhe kriteri kyc për anëtaresim në BE, dhe sic permendet edhe ne raportin e fundit e Komisionit Europian, ky i fundit thekson pikerisht nevojen për arritje në këtë drejtim me hetime, procedime dhe dënime në të gjitha nivelet e krimit.

 

“Sapo jemi informuar për këtë cështje dhe nuk mund të bëjmë shume komente. Por, sic e dini ka një sistem drejtësie në Shqipëri dhe i takon drejtësisë të hetojë lidhur me këtë cështje. Fillimisht i takon prokurorisë që të hetojë mbi informacionet e transmetuara dhe të kryeje hetime për të vertetuar këtë cështje”.

Butler shtoi se, në Shqipëri ashtu si në te gjitha vendet e tjera kandidate, nuk mund te kete mosndëshkim, pasi askush nuk është mbi ligjin.

 

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

 

Prifti: Konfirmoj videon me Metën është origjinale

 

TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti me anë të një deklarate për shtyp ka konfirmuar si dëshmitar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Fiks Fare”. Sipas Priftit, gjithcka e regjistruar në atë video është origjinale, ndërsa prej saj janë hequr vetëm pjesët e panevojshme. “Për publikun dua të konfirmoj si dëshmitar i ngjarjes se video e shfaqur në Fiks Fare është e saktë dhe përmban thënie origjinale të Ilir Metës në bisedën me mua. Video është shkurtuar nga versioni original, duke u hequr pjesë të panevojshme, por të gjitha ato që janë transmetuar janë të vërteta”, shpreht Prifti.

 

Ish-ministri i Ekonomisë, deklaron se ka edhe versionin origjinal të saj, por sipas tij atë do ta vëjë në dispozicion të prokurorisë, ndërsa theksoi se do ta shpërndajë pranë të gjitha ambasadave të huaja.

“Unë kam versionin origjinal të videos dhe do t’ja vë në dispozicion Prokurorisë. Do t’ja vë atë së shpejti në disposicion të gjitha ambasadave të huaja në vend, institucioneve ndërkombëtare që na monitorojnë dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE, BE, KiE, KE, etj. Origjinalitetin dhe vërtetësinë e asaj bisede do kenë mundësi ta vërtetojnë të gjithë.

 

Sipas Priftit, e vetmja gjë e kristaltë është videoja dhe jo Ilir Meta e deklaratat e tij. “Ilir Meta pretendon se i janë lexuar buzët në këtë video. Urdhëri për anullimin e tenderit në Albpetrol, në mënyrë që tenderin tjetër ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj është i qartë si kristali me figurë dhe me zë. E kristaltë është video dhe jo Ilir Meta”,- bëri me dije Prifti.

 

Prifti deklaron më tej se “kam akoma pak shpresë se Sali Berisha do reagojë me përgjegjësi politike dhe atdhetare pas publikimit të këtij skandali. Sa i kristaltë është Ilir Meta këtë ai e di shumë mirë, sic e di dhe unë shumë mirë. Berisha duhet të zgjedhë mes vazhdimit të qeverisjes me Ilir Metën, të zhytur në llumin e korrupsionit, apo të shkarkoj atë dhe të kërkojë në Parlament një mbështetje të re”,- theksoi më tej Prifti.

(m.a/BalkanWeb)

 

Videopergjimi Meta: Shantazh lë imunitetin

 

TIRANE-Zv kryeministri e cilësoi videpërgjimin e publikuar dje në media të “montuar, të pështirë,të neveritshëm.. dhe shantazh për tu ulur në pazare politike me Edi Ramën”. Në një konferencë për shtyp, sot paradite, nga ministria e Energjetikës, Meta mohoi në mënyrë kategorike çdo aludim në adresë të tij dhe nuk pranoi të interpretonte bisedën në video duke shtuar se është "një montazh". Ai deklaroi se i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon “lënien menjëhershme e përgjithmonë të imunitetit si shprehje e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”.
Reagimi vjen pas videopërgjimit ku transmetohet një bisedë e përgjuar mes zëvendëskryeministrit Meta dhe ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, ku flitet për afera të dyshimta, për shifra dhe tendera në shuma të mëdha. Videoja u prezantua mbrëmë në emisionin investigativ "Fiks Fare". 

META LE IMUNITETIN

Deputeti i LSI-së tha se deklarimi zyrtar për lënien e imunitetit i ishte nisur sot zonjës Topalli dhe nënkuptonte, sipas tij se nëse prokuroria do të niste hetimet për këto akuza ishte e lirë dhe se Kryetarja e Kuvendit nuk kishte pse të thirrte Parlamentin. "Unë e kam të hequr imunitetin sot e përgjithmonë, edhe për 20- 30 vitet e ardhshme si parlamentar "- nënvizoi Meta duke kujtuar se LSI ka kërkuar gjithmonë  ndryshimet në Kushtetutë sa i përket cështjes së imunitetit, ndërsa opozita nuk e ka pasur këtë vullnet.

TE PRIFTI NDERHYRA SI KRYETAR I LSI
 
Meta shpjegoi dhe bisedën e mbajtur më 1 mars 2010 në zyrën e ish- ministrit të Energjetikës, për ndërhyrjen e tij për interes të kompanisë  lidhur me një tender për dhënien me koncension të Hidrocentralit "Egnatia Shushica" në lumin e Shushicës. Ai tha se tenderi ishte hapur në këtë ministri që në 30 prill 2008, se procedura kishte qenë e bllokuar për dy vjet nga ministria e Energjetikës pasi kishte skualifikuar një nga këto shoqëri për arsye të konfliktit të interesit.
“Përfaqësuesi i kësaj kompanie i cili përmendet në këtë përgjim, dhe ledhatohet me emrin Gimi në mënyrë zyrtare pasi ka konsumuar pretendimet në emër të kompanisë në këtë ministri. Pasi ka vërejtur zvarritje dhe mosprotokollim të vendimit të formës së prerë të Apelit, e cila kërkonte që kompani të merrte pjesë në garë, duke hasur vështirësi në këtë ministri është drejtuar ke unë si zv/ kryeministër por edhe si kreu i LSI, për shkak se ministri i asaj kohe ishte përfaqësues i LSI-se, me vendimin e formës së prerë të gjykatës së Apelit që kërkonte që kjo kompani të vlerësohej duke ngritur pretendimin se këto zvarritje ishin të padrejta dhe në dëm të kësaj kompanie. Unë thjesht këtë shqetësim dhe problem ia kam kaluar ish- ministrit, duke kërkuar të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit“ – sqaroi Meta. 
Për të hedhur poshtë në mënyrë kategorike cdo aludim, Meta bëri të ditur më tej se kompania në fjalë nuk kishte fituar as kur ai vetë ishte ulur në krye të Ministrisë së Energjetikës në shtator 2010. Ai u tregoi gazetarëve një vendim të datës 25 tetor 2010 ku komisioni i vlerësimit të ofertave ka vendosur skualifikimin e shoqërisë për shkak të kritereve ekonomike. Gjithashtu kjo kompani kishte vazhduar procesin gjyqësor kundër METE-se.  

S'KAM DIJENI PER 700, QE FLITET NE VIDEO 

I pyetur për shifrën prej 700 e cila në videopërgjim nënkupton pagesën për koncesionin e hidrocentralit, Meta tha: "Unë nuk di se cfarë është ajo 700, sepse unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për interpretimin që i bëhet buzëve të mia, dhe as për përkthimin nga shqipja në shqip. Për gjithcka që pretendohet nga organizatorët, retusherët e kësaj kasete të pështirë, kam kërkuar dhe do kërkoj gjithmonë që të hetohet nga prokuroria."
Ndërsa duke lexuar një mesazh, që sipas Metës i kishte ardhur sot në mëngjes në celularin e tij, nga personi të cilit i përmendet emri në video, Agim Cupi, shifra 700 “ishte dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga zvarritja e moszbatimit të vendimit të gjykatës është 700 mijë euro” Meta tha se ishte i hapur për të qenë transparent me prokurorinë dhe me cdo organ të zbatimit të ligjit, por nuk do bënte asnjë sqarim sa i “i përket intepremtimit të buzëve të mia apo buzëve të çimkës.” 
PUNESIMI I MILITANTIT LSI
Meta e quajti të drejtë dhe asgjë të paligjshme ndërhyrjen e tij për të punësuar njerëz apo elementë të caktuar të LSI-së. Në bisedën e videopërgjuar, Meta i kërkon Priftit të punësojë Tur Hajdarin si inspektor në Lushje. 
“Është detyra ime të ndihmojë sa më shumë aktivistë të punësohen. Këtu nuk ka asnjë gjë të paligjshme ... të pandershme. Jam përpjekur të ndihmoj cdo qytetar... i cili mendon se ka të drejtë dhe e drejta e tij nuk shkel asnjë ligj”
META: PERGJIMI, SULM POLITIK I RAMES
Meta e quajti përgjimin një “bllof të montuar, e i shëmtuar politik e moral” dhe shantazh i Ramës pasi ka refuzuar bashkëpunimin me të
“Është shantazh për të më ulur mua në një pazar politik në një kompromis politik me Edi Ramën, dhe me krimin e organizuar që drejton Edi Rama, të cilin unë jam kam bërë të qartë dhe në fjalën time të fundit në Kuvend.”- tha Meta. 
Sipas tij “Përgjimi është bërë në kushtet kur personi ka menduar për të bërë një shantazh, jo për të luftuar korrupsionin por për të mbrojtur aferat korruptive".
Ministri i Energjetikës u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me prokurorinë "me fakte, dokumente dhe vullnet të kristaltë".
"Sulme politike, lojra politike kam pasur dhe do të kem dhe për 20 40 vitet e arshme por unë jam këtu për të qëndruar me transparencë dhe integritet këtyre politike sulmeve”- deklaroi Meta.

DOREHEQJA IME? KUR TE ME MBAROJE MANDATI
 
Meta hodhi poshtë cdo aludim për dorëheqjen e tij, dhe duke qeshur tha: “Unë do ta jap dorëheqjen e kam premtuar, por me 28 qershor të 2013. Sepse nuk mund të qëndroj në këto funksione përtej mandatit legjitim të kësaj legjislature. Kështu që të gjithë duhet të kenë durim deri atëherë. 

VIDEOJA 
Një aferë korruptive ndërmjet zv kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, është bërë publik dje nëpërmjet një videoje. Biseda është zhvilluar më datën 1 mars të vitit 2010 në zyrën e ministrit të Ekonomisë së asaj kohe, Prifti, ndërsa Meta në atë kohë mbante postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm. Videoja është publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Takimi është zhvilluar në ora 13:27 në zyrën e Priftit. Në këtë bisedë jo shumë miqësore dhe të tensionuar, e cila ka zgjatur për shtatë minuta, Meta i kërkon llogari për faktin se pse nuk i kishte kryer porositë e lëna. Ndërsa biseda zhvillohet për dhënien e një licence të një hidrocentrali. Në këtë përmendet dhe emri i personit që ka kërkuar hidrocentralin, Gimi. Këtu bëhet fjalë për pronarin e firmës “Egnatia”, Agim Çupi, personazhe te tjerë që përmenden në bisedë janë dhe emri i Shpresa Becajt, kryetare e Gjykatës së Lartë dhe emri i "Doktorit", përflitet kryeministri Berisha.    
(s.g/BalkanWeb)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora