E shtune, 20.04.2024, 07:42 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Vuniqi: "Debat, jo urrejtje"

E merkure, 12.01.2011, 08:55 PM


"Debat, jo urrejtje"

 

Udhëheqësja e mrekullueshme Gabby Giffords është shumë e rëndësishme për Amerikën dhe, shpresojmë shumë, do të vazhdojë të jetë

 

Nga Agim Vuniqi

 

Derisa ende nuk dihet se çfarë ka motivuar, pikërisht, revole-qitësin në Arizona-ka shumë mësime për të nxjerrë nga kjo tragjedi-një gjë është e qartë: vendi duhet të kthehet larg nga kultura e retorika e dhunës së urrejtëshme që ka qenë e shpërfaqur në diskursin politik, për një kohë të gjatë. Justin më shkruan: Gati 200.000 njerëz kanë nënshkruar peticionin "Debat, jo urrejtje " . Ai i bën thirrje politikanëve dhe mediave për të ndaluar përhapjen e retorikës së urrejtes dhe apelit që nënkupton dhunën. Më porositë se peticioni mund të nënshkruhet poqëse klikohet këtu:

 

http://pol.moveon.org/debatenothate/?id=25774-17438435RWVRYGx&t=1

 

Dhe po i njëjti mesazh i rëndësishëm mund të shpërndahet në Facebook dhe Twitter.

 

Tragjedia në Tucson ka tronditur të gjithë deri në palcë. Faktet po shtohen, dhe të gjithë janë të kujdesshëm të mos hidhen përfundime të parakohshme.Por në prag të kësaj fatkeqësie një gjë është e qartë: Duhet t'i jepet fund retorikës së dhunës dhe urrejtjes që ka shpërthyer në Amerikë gjatë dy viteve të fundit.Kjo është arsyeja pse akcioni politik "MoveOn" ka nisur një peticion që adresohet për çdo anëtar të Kongresit, si dhe në TV-të kryesore dhe rrjetet e lajmeve kabllo, për t'i dhënë fund retorikës së urrejtjes dhe të gjitha ankesave të cilat nënkuptojnë dhunë. Peticioni bënë fjalë për për një thirrje të hapur për dhënien fund të të gjitha ankesave që nënkuptojnë dhunë në politikën amerikane. "Na duhet debat, jo urrejtje." Pasi të jetë nënshkruar peticioni, emaili dërgohet tek njerëzit në librin e "e-mail" adresave dhe i njëjti postohet në Facebook dhe Twitter për t'u kujdesur të shkojë te çdonjëri . Me një përgjigje të madhe, të mjaftueshme, kjo kërkesë mund të ndihmojë të sjellë në fokus debatin për nevojën urgjente për t'i dhënë fund retorikës së dhunës dhe urrejtjes që është përhapur gjatë dy viteve të fundit. Aktivistët e këtij akcioni politik nuk dinë se çfarë ka motivuar individët ose individin që ka/kanë kryer këtë krim. Dhe, në qoftë se raportet janë të vërteta, kjo është thellësisht shqetësuese që te i dyshuari-shkaktar i krimit shfaqen aq shumë shenja të sëmundjes së rëndë mendore, dhe se institucionet publike shëndetësore kanë dështuar të gjejnë përgjegje. Por fakti i tmerrshëm është se ky akt i dhunës bie si një model që është shfaqur gjatë dy viteve të fundit në Amerikë, jo vetëm në Amerikë, dhe në rrethin-distriktin e Gabrielle Giffords, në veçanti. Dritaret ishin shkatërruar në zyrën e "distriktit" të përfaqësueses Giffords në marsin e kaluar vetëm disa orë pas votimit të Kongresit për reformat në përkujdesjen shëndetësore .Në njërën nga ngjarjet më famëkeqe në bashkinë e qytetit, në gushtin e 2009, një njeriu që merrte pjesë në ngjarje i kishte rënë aksidentalisht një pistoletë në dysheme që ai kishte fshehur nën shpatullën e tij. Dhe tendencat e dhunshme kanë qenë të përflakura nga retorika pakujdesshme dhe e papërgjegjshme e disa udhëheqësve politikë. Lista "targetonte" rrethet Demokratike, duke përfshirë Rep Giffords ', si pikëtakim, sikur shihet nëpërmjet një "sight-i" të armëve. Përveç kësaj, në at "sight" u shfaqën dukshëm imazhet e dhunshme gjatë zgjedhjeve të fundit. Për shembull, një tubim i kundërshtarit republikan të Rep Giffords ', Jesse Kelly, u promovua me shënimin e mëposhtëm: "Merrne si "shenjë-target" për fitore, në nëntor. Ndihmoni të heqet Gabrielle Giffords nga zyra. Zbrazni plotësisht një automatik M15  me Jesse Kelly..."

 

Clarence Dupnik, sherifi i Pima County-t , natën e fundit në një konferencë për shtyp duke folur me emocione, nga zemra plot emocione, tha: "Ka arsye të besojmë se ky individ mund të ketë probleme mendore. Dhe unë mendoj se njerëzit të cilët janë të paekuilibruar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sarkazmës ... Kur ju shikoni njerëz të çekuilibruar, se si ata përgjigjen me sarkazëm që vjen nga gojët e caktuara në lidhje me rrëzimin e qeverisë. Zemërimi, urrejtja dhe fanatizmi që rritet në këtë vend është duke paraqitur rrezikshmëri".

 

Në E-mailin i cili më është adresuar thuhet "Ju lutem, ndalo një moment për të shtuar zërin tuaj për këtë thirrje për t'i dhënë fund retorikës së dhunës dhe urrejtjes, dhe pastaj ndalnie atë me të gjithë miqtë tuaj. -Justin, Adam, Amy, Anna, Annie, Carrie, Christopher, Daniel, David, Duncan, Eli, Emily, Gail, Ian, Ilya, Ilyse, Joan, Kat, Laura, Lenore, Mariana, Marika, Mateu, Melanie, Michael ,, Milan Nita, Peter, Robin, Ryan, Susannah, Stephen, Steven, Tim, dhe Wes më falenderohen për punën e bërë; peticioni është në  http://pol.moveon.org/debatenothate?id=25774-17438435-RWVRYGx&t=7

 

Ju mund të dëshironi të shikoni një video në faqen e postuar të peticionit të Rep Giffords duke folur për këtë çështje në vitin e kaluar. Kjo është një kujtesë e fuqishme se sa është e rëndësishme si çështje, por edhe për atë që një udhëheqës i mrekullueshëm si Gabby Giffords është i rëndësishëm për Amerikën dhe, shpresojmë shumë, do të vazhdojë të jetë.

 

1. "Exclusive: Jared Loughner Radically Changed Before Alleged Shooting, Friend Says," ABC News, January 9, 2011

http://www.moveon.org/r?r=205717&id=25774-17438435-RWVRYGx&t=8

 

2. "Rep. Giffords' Tucson office vandalized after health care vote," Arizona Daily Star, March 22, 2010

http://www.moveon.org/r?r=205718&id=25774-17438435-RWVRYGx&t=9

 

3. "Gabrielle Giffords Town Hall: Gun Left Behind," The Huffington Post, August 11, 2009

http://www.moveon.org/r?r=205721&id=25774-17438435-RWVRYGx&t=10

 

4. "Tucson rampage casts light on toxic political tone," Arizona Daily Star, January 8, 2011

http://www.moveon.org/r?r=205719&id=25774-17438435-RWVRYGx&t=11

 

5. "Sarah Palin Criticized Over Gabrielle Giffords Presence on 'Target List,'" CBS News, January 8, 2011

http://www.cbsnews.com/8301-503544_162-20027918-503544.html

 

6. "News Conference with Pima County Sheriff & Others (Courtesy of KVOA TV, Tucson, Arizona)," C-SPAN, January 8, 2011

http://www.moveon.org/r?r=205720&id=25774-17438435-RWVRYGx&t=12



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora