E enjte, 25.04.2024, 05:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ingrid Bergman (1915–1982)

E hene, 10.01.2011, 08:58 PM


INGRID BERGMAN/1915-1982/

 

OSKAR PËR VEPËR JETËSORE/

 

Nga Halit Bogaj

 

Aktresha fenomenale me origjinë suedeze – Ingrid Bergman ishte njëra ndër ikonat më të famshme të artit filmor amerikan në një periudhë  të caktuar të historisë së kinematografisë botërore e cila gjatë karierës së saj të shkëlqyer realizoi role të shumta dhe të fuqishme nga zhanre të ndryshme të artit të shtatë  .E martuar tri herë dhe e ndarë me burrat e saj ,Bergman kishte edhe afera të pahijshme në jetën e vetë private të cilat ndikuan së tepërmi  edhe në karierën artistike, pikërisht në kohën kur ato nuk guxonin të ndodhnin në asnjë mënyrë.Sa ishte në Holivud kishte lidhje të fshehtë me regjisorin italian – Roberto Roselini e  cila i kushtoi sëtepërmi në dëm të karierës së saj të mëtejme.Në filmin  amerikan kishte hyrë shumë shpejt, ashtu si edhe e madhja Greta Garbo, por  nga një pjesë të qenjes së tyre e kishin lënë  në atdhe, për t` u kthyer sërish atje dhe për të luajtur disa role fenomenale.Filmi i saj i parë amerikan ishte rimejku”Intermeco”me të cilin arriti sukses të shpejtë dhe bombastik, për t`u hetuar nga regjisorë të shquar amerikanë.Qysh në filmin”Doktor Xhekili dhe Mister Hajdi” ajo tregonte se kishte talent të strehuar shpirtëror edhe për role të tilla aq të fuqishme si në filmin në fjalë, ku luan në mënyrë të shkëlqyer bashkë me partnerin e saj kolosal – Spenser Trejsin, i cili ishte një yll i madh filmor i asaj kohe.Me filmin antologjik”Kazabllanka”, në regjinë e Majkëll Kertisit dhe me Hmfri Bogartin në rolin kryesor, Ingrid Bergman çante çdo pengesë të mëtejshme në rrugën e saj të lavdishme drejt kinematografisë  amerikane.Regjisori – Majkëll Kertis vërtet e kishte gjetur yllin e vetë të preferuar dhe të kërkuar për atë film”mbi filma”, për atë “kryevepër të jashtëzakonshme” dhe “për atë  hit të  hiteve”të shikuar ndonjëherë në kinematografinë amerikane.Bogart dhe Bergman/Riki dhe Ilsa/thujse kishin lindur njëri për tjetrin dhe për t` u bërë ikonat më të famshme të artit të  shtatë.Filmi i tyre/kushtuar një dashurie grandioze/shikohej me admirim të madh nga shikues të ndryshëm nga mbarë bota dhe dukej se dy aktorët e shquar jepnin një shkëlqim madhështor dhe të amshuar dhe për të mbetur përherë të skalitur në zemrat dhe kujtimet tona rinore.Ilsa kishte menduar se Riki i saj ishte vrarë nga gjermanët,pa e ditur fare se ai gjendej pikërisht në Kazabllanka ku ajo shkon për të ikur nga nazistët dhe për  t` u shpërngulur në një vend të tretë.Të gjitha ngjajnë si të papritura dhe sikur të ishin vërtetë vetëm ëndrra, kur në kafenenë e Rikit arrijnë Ilsa dhe burri i saj patriot dhe i ndjekur nga Gestapoja.Pas shfaqjes së filmit nëpër kinematë botërore, mjaftonte vetëm të përmendej titull i tij, për t` u kuptuar forca magjike që mbante ai në vete.”Kazabllanka”ishte filmi më i shikuar dhe i radhitur ndër kryeveprat kryesore kinematografike që shpeshherë mbante edhe vendin e parë në mesin e 1o filmave kryesorë që i kishte krijuar ndonjëherë fabrika e ëndrrave.Ingrid Bergman për  filmin në fjalë mori  edhe Oskarin e saj të parë, për t` u bërë madhështore dhe e papërkulur në rrugët e saj të mëtejme dhe tejet të lavdishme.Fillon realizimin edhe të filmave të tjerë siç ishte”Për kend bien këmbanat”me aktorin e madh – Gari Kuper, ”Zilet e Shën Mërisë”dhe”Harku Triumfal”, sipas veprës homonime të Erih Maria Remarkut.Duke e lujtur rolin në filmin”Zilet e Shën Mërisë”, Dejvid O.Selzinik ishte ngutur që ta siguronte për një film të tij.Në vitin 1949  shkoi  në Romë për ta xhiruar filmin e njohur”Stromboli”, në regjinë e burrit të saj të ardhshëm – Roberto Roselini, për t`u kthyer shtatë vjet më vonë në Shtetet e Bashkuara.Ndarja nga burri i saj suedez shkaktoi njërën ndër aferat më të mëdha të atyre viteve, natyrisht duke u reflektuar negativisht edhe në karierën e saj të ndërprerë për një kohë, por emri nuk mund t` i njollosej aq lehtë, ngase ishte shëndrruar në mit të vërtetë.

Filmi tjetër i saj, i titulluar”Zhana D` Ark”, ishte sinhronizuar në pesë  gjuhë  evropiane dhe shikohej me interesim të madh, duke u lejuar edhe në SHBA.”Frika”ishte filmi tjetër i saj, prapë në regjinë e Roberto Roselinit të madh, kurse “Anastazia”ia dhuroi aktores Oskarin e dytë dhe famën e përjetshme, për t`u kthyer sërish në botën magjike të kinematorafisë internacionale. Holivudi dhe populli amerikan e priti me nderime të jashtëzakonshme ikonën e vetë të dashur dhe kthimin e saj triumfal dhe thuajse ishte harruar afera e saj e njohur  e para disa viteve ,për t` u  dëshmuar  edhe një herë se rrugët e artit  ishin  të pandalshme.Me filmin”A e doni Bramsin”, Ingrid arriti sukses më të madh në Europë se -në Amerikë, duke realizuar njërin ndër rolet më të bukura të mbarë karierës së saj artistike.Prapë, pas tridhjetë vitesh kthehet në atdhe dhe krijon filmin e saj të njohur’Stimulantia”, në regjinë e Gustav Molanderit.”Vrasja në Orient Ekspres” ia dhuroi Oskarin e tretë,me ç` rast  Ingrid dëshironte që Oskarin ta merrte aktorja Valentina Kortes, duke bërë sensacion me sinqeritetin dhe humanitetin e saj.

Sonata e fundit” është ndër filmat më të shquar të aktreshës së famshme Ingrid Bergman, i realizuar në regjinë e gjeniut tjetër suedez – Ingmar Bergman..

Ajo skaliti për mrekulli edhe rolin e premieres izraelite – Golda Meir në një film televiziv, për ta rrumbullakësuar në tërësi opusin e vetë jetësor dhe duke u shpërblyer me çmimin Oskar për vepër jetësore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora