E merkure, 24.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Si u krijua Këshilli Presidencial në vitin 1991

E hene, 07.01.2008, 11:51 PM


Nga Gjergji Koja

“Metropol” boton të plotë dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor në bazë të të cilit urdhërohej krijimi i Këshillit Presidencial

Gazeta “Metropol” boton të plotë dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor në bazë të të cilit urdhërohej krijimi i Këshillit Presidencial që do të përbëhej nga 8 anëtarë. “Metropol”, pak ditë më parë përfundoi një cikël shkrimesh në të cilin u zbardh biseda e plotë mes Presidentit Ramiz Alia si dhe studentëve të cilët kërkonin liri dhe demokraci. Ndërsa sot do të paraqesim masat që qeveria e asaj kohe mori për të shmangur rotacionin e sistemit si dhe rrëzimin e komunizmit. Ndërkohë që vihet re prezenca e emrave që vijojnë të jenë aktiv në politikën shqiptare, por që çuditërisht në atë kohë ishin të parët në kundërshtimin e ndryshimit të sistemit.

Dy ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në sheshin Skëndërbej në Tiranë (20 shkurt 1991), Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë vendosi krijimin e Këshillit Presidencial. Dekreti për krijimin e këtij këshilli mban numrin 7468 dhe datën 22 shkurt 1991. Sipas dekretit, Këshilli Presidencial përbëhej nga 8 anëtarë. Por, përpara këtij vendimi në Qeverinë e asaj kohe të kryesuar nga Kryeministri Adil Çarçani u bënë një seri ndryshimesh. Kështu me dekretin 7462, të datës 31 janar 1991 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi të bëjë 7 ndryshime në Qeveri. Në bazë të këtyre ndryshimeve Fatos Nano lirohej nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe emërohej zv/kryetar i Këshillit të Ministrave. Këto ndryshime pasonin ato që ishin bërë në korrik të 1990 me dekretin 7398. Gazeta “Metropol” po boton të plota tre dekretet që kanë të bëjnë me krijimin e Këshillit Presidencial, si dhe dy dekretet që kanë të bëjnë me ndryshimet më të fundit në qeveritë komuniste në periudhën korrik 1990-janar 1991.

DEKRET

PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT PRESIDENCIAL

Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike të krijuar ditët e fundit për shkak të disa veprimeve vandaliste e pa përgjegjësi, që kanë krijuar vështirësi edhe në qeverisjen e vendit dhe në ruajtjen e rendit publik me qëllim që të mbrohen liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar dhe të sigurohet drejtimi shtetëror mbi bazën e unitetit të popullit:

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI

1- Të krijohet Këshilli Presidencial pranë Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

2- Këshilli Presidencial ka për detyrë që të shqyrtojë çështjet më të ngutshme për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga gjendja e rëndë politike dhe ekonomike, duke propozuar marrjen e masave të duhura dhe nxjerrjen e akteve përkatëse.

3- Këshilli Presidencial përbëhet nga këta anëtarë:

1- Fatos Nano, Kryeministër, bashkëpunëtor i vjetër shkencor

2- Kleanthi Koçi, Kryetar i Gjykatës së Lartë

3- Kiço Blushi, shkrimtar

4- Haxhi Lleshi, ish-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor

5- Lufter Xhuveli, profesor, doktor i shkencave

6- Rexhep Meidani, profesor, doktor i shkencave

7- Minella Dalani, gazetar

8- Xhenet Muço, ushtarak

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 22.2.1991

Nr. i dekretit 7468

PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

SEKRETARI KRYETARI

SIHAT TOZAJ RAMIZ ALIA

DEKRET PER DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN

E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës;

Me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave;

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË

REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

1. Fatos Nano lirohet nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe emërohet zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave.

2. Shkelqim Cani emërohet zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave.

3. Ahmet Kamberi lirohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë.

4. Sabit Broka emërohet ministër i Shëndetësisë.

5. Alfred Uci lirohet nga detyra e kryetarit të Komitetit të Kulturës dhe Arteve për efekt të daljes në pension.

6. Moikom Zeqo emërohet kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve.

7. Aleks Luarasi emërohet sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tirane, më 31.01.1991

Nr. dekretit: 7462

PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

SEKRETARI KRYETAR

SIHAT TOZAJ RAMIZ ALIA

DEKRET

PËR DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN E KËSHILLIT

TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës

Me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

1. Hekuran Isai emërohet zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Brendshme.

2. Simon Stefani lirohet nga funksionet e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave e të ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërohet kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit.

3. Manush Myftiu lirohet nga funksionet e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe të kryetarit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit, meqenëse del në pension.

4. Prokop Murra lirohet nga funksioni i ministrit të Mbrojtjes Popullore, meqenëse del në pension.

5. Kico Mustaqi emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore.

6. Vito Kapo lirohet nga funksioni i ministres së Industrisë së Lehtë, meqenëse del në pension.

7. Bashkim Sykaj emërohet ministër i Industrisë së Lehtë.

8. Jovan Bardhi lirohet nga detyra e ministrit të Industrisë Ushqimore, meqenëse del në pension.

9. Ylli Bufi emërohet ministër i Industrisë Ushqimore.

10. Xhemal Tafaj lirohet nga funksioni i ministrit të Ekonomisë Komunale, meqenëse kalon në një detyrë tjetër.

11. Osman Murati lirohet nga funksioni i ministrit të Tregtisë së Brendshme, meqenëse kalon në një detyrë tjetër.

12. Pajtim Ajazi emërohet ministër i Tregtisë së Brendshme.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tirane, më 8.07.1990

Nr. dekretit: 7398

VENDIM

PËR DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN E KËSHILLIT

TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës;

Me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave;

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

1. Enver Halili lirohet nga detyra e ministrit sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe emërohet ministër i Drejtësisë.

2. Niko Gjyzari lirohet nga detyra e kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit dhe emërohet ministër, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

3. Bujar Kolaneci emërohet kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tirane, më 8.05.1990

Nr. vendimi 194

PËR KUVENDIN POPULLORE TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE

TË SHQIPËRISË

SEKRETARI I KRYESISË

SALI SHIJAKU 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut Kur themelohej PD-ja Kur u krijua "shërbimi i msheftë" Vissarioni, paraardhësi i Janullatosit që kacafytej me Greqinë Ushtria shqiptare, bëmat më të mëdha i ka me veten?! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënjës Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - S'kam fuqi te kthehem ne vendlindje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju lutem, me lini te vdes! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tragjedi në një familje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Prova e burrërisë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Plagët e cigares Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Do të doja të harroja çdo gjë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ecja në vdekjen e paralajmëruar Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Caku i policëve ishte bunari i axhës!!!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora