E premte, 19.04.2024, 09:51 PM (GMT+1)

Editorial

Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit

E hene, 07.01.2008, 11:16 PM


Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

Nga Gazeta Albania

Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote. Forum-islamik.com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore. Me shume se gjithçka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes. Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithçka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar. Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveç hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo çdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.

Leterkembimi

Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t’i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin. Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste. Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij. Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti. “Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi”, - shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik.com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre. Por perveç leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, çka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.
Anetaret

Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit. Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur ”Synimi i Xhihadit ne rrugen e All-llahut te Madheruar”. Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: ”Marre nga libri “Terbijetul xhihadije fi dev’il kitabi ue sunneh” me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007”. Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.

Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per Xhihad

Do ta marrim boten ne te gjithe
Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
S’lusim njerezit, s’lusim Amerike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.

(Perseritet strofa e pare)

Mos mendo Amerike qe na frikeson
Se fitorja neve na takon
Muxhahidet jo nuk i frikeson
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.

(Perseritet strofa e dyte)

Merre armen vella me Bismilah
Se qafirave plumbi ka me u ra
Me Tekbih dhe La-ilahe-il-Allah
Do ta marrim ne kete dynja
Do ta marrim ne kete dynja.

(Perseritet strofa e trete)

Kur ben Tekbir Allahu Ekber
I betohem zotit si çdo here
Islamine do ta mbrojme me nder
Se eshte e paster dhe me vlere
Se eshte e paster dhe me vlere.

(Perseritet strofa e katert)

FUND


Mesazhe, mallkime dhe ofeza ndaj disa rrymave myslimane

Nga anetaret me aktive te forumit vihen re debate lidhur me nje seksion te veçante, i cili quhet “Grupet e devijuara” ose “Qafirat”. Debati lidhur mbi grupe apo etni te caktuara myslimane nxjerr ne pah njohurite e thella te bashkebiseduesve, te cilet japin jo rrallehere argumente teorike apo historike lidhur me to. Por paralelisht me argumentet gjenden dhe fyerje apo mallkime per disa grupe te caktuara myslimanesh. “Kujdes nga Tarikatet Sufiste (dervishet)” quhet njera nga temat, ndersa te tjerat jane: “Kelyshet e Keshillit famekeq rizgjimi”, “Kush jane Sulejmanxhite”, “Babizmi dhe Bahaizmi”, “Kush jane Nakshibendite” etj. Por perveç larmise se grupeve te devijuara duket se shume anetare kane nje informacion shume te mire lidhur me bazat e ketyre grupeve qe sipas tyre jane te devijuara. “Nder tarikatet me ekstreme sufiste ne Turqi eshte edhe tarikati i Sulejmanxhive. Per fat te keq, ky tarikat ka hapur zyren e vet edhe ne Kosove. Tarikati i sulejmanxhive rrjedh nga tarikati i Nakshibendive, d.m.th. eshte krah i tij. Mirepo, ne disa aspekte nuk perputhen ne mes vete dhe jane te ndare. Keta sufiste, qe ne popullaten tone njihen si dervishlere, ua kane verbuar syte disave nga myslimanet tane injorante, duke u shtirur kinse jane hanefij”, - shkruan nje anetar shume aktiv i vetequajtur Behar Beqiri.

Administratoret: “Tentuan te na e mbyllnin faqen, por ia dolem mbane”

Rregulla dhe disipline ushtarake u kerkohet anetareve te forumit, te cilet duhet qe me kalimin e kohes te testohen dhe te ngjitin shkallet e karrieres

Nga Gazeta Albania

Nje prej mirembajtesve te faqes, i prezantuar me pseudonimin Ebu Duxhane, ka ofruar nje informacion domethenes lidhur me prejardhjen dhe historikun e kesaj faqeje interneti. Nese i referohesh nje sqarimi qe ai ka bere, rezulton se diku nga tetori i vitit 2006, faqja e internetit Forum-islamik.com eshte risjelle pas nje mungese qe sipas admin-it Ebu Duxhane, ishte kryer per arsye sigurie dhe teknike. Me tej dallohet se rikthimi i kesaj faqeje ka ardhur i mirorganizuar, duke ofruar nje kualitet te konsiderueshem dhe me te mbrojtur. “Vllezer dhe motra te nderuar/a, e dim qe ky forum ka ekzistuar edhe para disa muajsh, por per shkaqe sigurie dhe teknike eshte fshir, tash, pasi qe u rregulluan disa gjera ne ket forum inshallah forumi do te jet aktiv prej tash e tutje. Allahu i shperbleft te gjithe ata qe e vizitojn ket uebfaqe islame dhe te gjitha faqet islame. Dihet se ne forum eshte i mirseardhur çdokush, por kjo nuk dmth qe atij nuk i behet obligim rregullat te cilat jan ne fillim te regjistrimit, ngase çdo antar duhet qe ti lexon rregullat dhe nese i sheh te arsyeshme regjistrohet, por nese nuk i pelqejn ai veçse eshte jasht rregullores se ketij forumi”, - shkruan administrator Ebu Duxhane.

Sulmet

Me tej administratori sqaron se pak kohe para tetorit 2006, themeluesit e kesaj faqeje elektronike e kane gjetur veten ne telashe te verteta dhe kane hasur shume veshtiresi per te vazhduar misionin te qete. “Te gjithe e dim se qysh nga fillimi i ketij forumi kan filluar sulmet dhe pengesat per te e ndal dhe humbur kete forum islam i cili ka marr per siper qe tiu del ne ndihm te gjithe atyre qe e ndihmojn kete fe, dhe i cili forum qysh nga hapja e tij ka qene i urrejtur nga nje pjes jo e vogel e pretenduesve te islamit apo atyre qe e urrejn islamin. Pra stafi i Forumit Islamik deklarojm se do te vazhdojm me misonin tone qe kemi filluar qysh ne fillim per nxjerren e te vertetes ne shesh duke i dalur ne ndihme gjithe muslimaneve kudo qe gjenden dhe jetojn, dhe do te vazhdojm ne nxitjen per xhihad dhe nuk do te ndalemi ne nençmimin e pasuesve te epshit dhe te dunjas”, - shkruan Duxhane, i cili duket se nuk ka aftesine te shkruaje ne shqipen letrare.

Disipline

Ndonese ne rregullat e forumit kerkohet nje debat teologjik, marrja e te drejtave shtese ne kete forum nuk i korrespondon ketij rregulli. Kjo pasi nga shpallja qe administratoret i kane bere hierarkise se anetareve, obligimet e gjithsecilit per t’u ngritur nje shkalle me larte ne hierarkine e kesaj bashkesie nuk varen nga formimi dhe niveli i argumentit, por nga shkalla e besnikerise dhe e disa rregullave te veçanta qe kane vendosur administratoret. Vetem per te fituar graden “rreshter” ne kete grup duhet te kesh postuar rreth 500 shkrime, e nese vetem nje prej ketyre 500 shkrimeve shkon ndesh me “parimet” e administratoreve, atehere skualifikimi eshte i sigurt. Eshte e qarte se skema e pranimit dhe e hierarkise imponon nje besnikeri te verber dhe nje testim te gjate ne kohe dhe aspak ne argument. Ne keto rrethana eshte e drejte te pyesesh se kujt i sherben demonstrimi i nje besnikerie te tille, apo si kane menduar ta perdorin me vone kete lloj besnikerie kreret e ketij forumi ekstremist?!

Hierarkia e gradave ne forum

Fillestar/e Prej fillimit deri ne 50 Postime
Ushtare i F-I Prej 50 deri ne 150 Postime
Tetare i F-I Prej 150 deri ne 300 Postime
Rreshtere i F-I Prej 300 deri ne 550
Togere i F-I Prej 550 deri ne 800
Majore i F-I Prej 800 deri ne 1000 Postime
Kolonel i F-I Ne 1000 Postime mbarojne gradat

Gradat e Stafit F-I

Moderatore i F-I, Grade Speciale
Super Moderatore i F-I, Grade Speciale
Administratore i F-I, Grade Speciale

Surpriza, anetaret e forumit komentojne zerat kunder

Mes nje fanatizmi ekstrem duket se nje seksion i veçante u eshte kushtuar kundershtive lidhur mbi kete faqe elektronike. Quhet “Mendimi i Pabesimtareve” dhe ne te jane te permbledhura reagime negative ndaj kesaj faqeje, qofte edhe te shkruara ne adresa qe nuk lidhen me te. I tille eshte edhe komenti i marre nga balkaneliteforum.com ku nje shqiptar vinte ne dyshim misionin e faqes elektronike Foruum-islamik.com. “Nje forum gjerman ne internet, ku bisedohet rreth Ballkanit, ku ka zon vend edhe forumislamik.com, ku nje antar e hap nje tem ku thot: Un e kam gjet nje faqe ku ne at faqe gjenden gjana te rrezikshme. Kjo faqe esht kunder demokracis’. Ku antaret e forumit postojn postime rreth osma bin laden edhe grupe te tjera teroriste. Gjoja ma e keqe esht se kjo faqe esht prej muslimanve-fundamentalista-shqiptar.Un ne ket faqe jam regjistru. Ata shqiptaret jan si arab ne forum.Un e pyes veten si mundet kjo faqe me ekzistu kur sulmet e 11 shtatorit ata i kuptojn si hakmarje dhe drit per muslimanet”?- shkruhet ne faqen Forum-islamik.com.

Rregullat e Forumit, administratoret heqin pergjegjesine nga vetja

1. Gjuha kryesore e Forumit eshte GJUHA SHQIPE!
2. Jo ofendime apo sharje personale ndaj anetareve te Forumit.
3. Ndalohen rreptesisht postimet qe permbajne foto te femrave ne Forum
4. Duhet te respektoni mendimet e diskutuesve.
5. Temat e njejta (me te njejten tematike) - BASHKOHEN, TRASFEROHEN ose FSHIHEN
6. Postimet e Mesazheve jane prone e antarve te Forumit.
7. Permbajtja e Temave, stafi administrativ dhe moderues nuk mban ASNJE pergjegjesi per temat e hapura nga anetare te ndryshem rreth opinioneve te tyre
8. Ndihma, nese ju nevojitet diçka me rendesi pa marre parasysh ne cilin forum jeni dhe kerkoni atehere sipas rregullave ju lutem shkruani ne titullin e postimit çfare kerkoni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora