E enjte, 18.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Në demokraci sovraniteti i takon popullit

E diele, 09.01.2011, 08:59 PM


NE  DEMOKRACI  SOVRANITETI  I  TAKON   POPULLIT

         

Shkroi: Ramiz Dërmaku

 

Po ti bëshë një analizë më të gjërë fjalëve e deklaratave të  kryeministrit në dorëheqje z.Hashim Thaçi, ministrave dhe përfaqësuesëve të institucioneve tjera dhe Qeverisë , para mediave të shkruara si dhe atyre elektronike, kur ata deklarojnë për sukëseset e arritura gjatë një viti, apo gjatë kohës sa janë në pushtet vetë, është diçka impresionuse dhe e pa dëgjuar. Këto " suksese " ,dhe të arritura ua kisha lakmi jo vetëm   unë por tërë populli shqiptarë. Gjatë  konferencave për shtyp, apo intervistave dhënë mediave të shkruara si dhe atyre elektronike ata flisnin për  shumë e shumë suksese..., dhe askush nga të pranishmit, por edhe nga institucionet kompetente të Qeverisë së Kosovës, apo gjykatave jo që nuk reagonin por ne të shumtën e rasteve u duartrokisnin.., gjëja për sukseset e arritura të liderëve të majtë.

                               Sot shtrohet pyetja ? Po çka ndodhi pas dy  viteve ? ! Ku janë ato suksese ?  Ku janë ato rezultate ?, në mes kualicionit qeveritar PDK-LDK ?  Kur ndonjëri nga gazetarët bënin pyetje për gjëja mos realizimin e premtimeve të dhëna, ata vërsuleshin me fjalë ofenduese dhe shkonin aq largë .., sa në disa raste si  mjetë zgjidhje .., përdorën edhe forcën. Kur gazetarët i kritikonin hapur liderët e Kosovës për mos punë, mos unitetë, familjarizëm, mostolerancë, korrupcion, etj, ata me gojën plotë deklaronin dhe derdhnin lotë krokodilli se gjëja i kanë mobilizuar të gjitha forcat e tyre mendore, fizike, intelektuale për luftimin e dukurive negative (në anën tjetër i pasuronin fondet e tyre personale e familjare). Qeveria e kryeministrit në dorëheqje e Hashim Thaçit, është një qeveri e interesave të ngushta karrieriste, familjariste, korruptive. Me kalimin e kohës Qeveria e Hashim Thaçit, u komprimitua shumë, sa liderët e saj bënin një luftë .., për t'u pasuruar. Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, me stafin e Tij, pasë largimit të nga kualicioni të LDK-së, në vend se të ndaleshin e ta zgjidhnin këtë problemë të madhë politikë.., ata sikur u kënaqën për këtë, sepse tani i kishin duart e lira për të vjedhur më mirë. Ata  gjatë fushatës parazgjedhore elektoratit i  propozonin  shtimin e pagave ; profesorëve  të Univerzitetit, atyre të shkollave të mesme, arsimtarëve, policisë, veteranëve të UCK-së, familjeve të dëshmorëve..., etj.

                     Krejt kjo do të ishte demokratike dhe ligjore sikur në këto propozime, "vendime"  të merrnin pjesë edhe ministrat dhe anëtarët e qeverisë nga LDK-ës. Këto "vendime " që janë bërë pa u konsultuar me kualicionin LDK-së, ne këtë mënyrë ata jo që kanë shkelur rregullat  demokratike por kanë shkelur edhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kosovës, njiherit edhe Kryetar i  Parrlamentit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, mori vendim që të mbahen zgjedhje (të jashtë zakonshme) të cilat e bindën opinionin ( si mbrenda ponjashtu edhe jashtë) shqiptarë dhe ate ndërkombëtarë    me të gjitha të këqiat e asaj Qeverije. Me 12-dhjetor ne mënyrë masovike u vodhën votat dhe ndodhën shumë parregullsi, ku shpesh po flitet për kontestim të procesit zgjedhor. Këto manipulime, vjedhje, dhe shkelje flagrante të rregullave demokratike nga PDK-ja , u dëshmuan edhe me vendimet e KQZ-së, PZAP-it dhe u anuluan në 4 komuna, u urdhërue rinumërimi i votave. Deklarimet e partive politike për kontestim të zgjedhjeve nuk janë të pakta, më të zëshmet janë; LDK-së dhe "Vetëvendosje" ! LDK-së po kërkon edhe krijimin e një qeverie teknike, e cila nuk është e preferuar për asnjë parti. Me 28 mars, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi , Jakup Krasniqi , do të jetë jo legjitim. Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, deklaron se LDK-ja konteston tërë procesin zgjedhor në Kosovë. Glauf Konjufca "Vetëvendosje"  deklaron, se është kundër krijimit të një Qeverisë teknike. Ushtruesi i detyrë së Kryetarit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, deklaron se në zgjedhjet e 12-dhjetorit në disa vendvotime është shkelur rëndë demokracia. Shtrohet pyetja ? Po, çka ndërmuarrët ju për t'i ndëshkuar.., të gjithë ata që shkelen normat demokratike dhe ligjin...

                         Derisa familjarët e të pagjeturëve te tyre protestonin për mosgjetjen e më të dashurëve te tyre, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kosovë, z. Jakup Krasniqi, harxhon mjete marramendëse për kremtimin e 6o-vjetorit të tij. Për të qenë edhe më skandaloze.., ky si "Kryetar i të gjithëve", në kremtimin e 60-vjetorit, thërret vetëm majtistatë.., komunistat., e PD-këistat, e askend tjetër. Ky rastë tregon se sa bashkëpunon Kryetari i Kosovës, z. Jakup Krasniqi me partitë apo liderët e partive  tjera. Kohë më parë ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi , ndau shpërblime dhe mirënjohje për kontributin e dhjënë gjatë luftës së lavdishme të UCK-së. Eshtë e kuptueshme se si Krasniqi, si Kryetar i shtetit të Kosovës, me rastin e falenderimeve, mirënjohjeve .., "harroi" , luftëtarët e denjë dhe oficerët, e komandantët  e UCK-ës, citoj; Agim Celajn, Tahir Zemën, Salih Cekun, Agim Ramadanin, etj. Duhet ta kuptojnë të gjithë ata "liderë", të krahut të majtë se në demkraci sovraniteti i takon popullit. Mendoj se sa më tepër që partitë e ekstremit të majtë , të udhëheqin shtetin (cilin do qoftë ai shtet) proceset demokratike     dhe pluralizmi nuk mund të zhvillohen. Kështu   ata duke i penguar proceset demokratike , pengojnë edhe zhvillimin e ndertimin e shtetit   të Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora