E premte, 19.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Horst Buchholz (1933–2003)

E shtune, 08.01.2011, 08:58 PM


HORST BUHOLC (1933-2003)

 

E QUANIN XHEMS DINI GJERMAN

 

Nga Halit Bogaj

 

Ashtu si edhe Xhems Din/me tre filmat e tij antologjik/, Horst Buholc u bë kolosal me filmat”Fani”, ”Mon Pëti”, ”Mariana e rinisë sime” dhe ”Shtatë  madhështorët”, duke mbetur ndër aktorët më të famshëm gjermanë dhe botororë.Në vitet pesëdhjeta të shekullit të shkuar,edhe kinematografia gjermane kishte dhënë disa emra të  shquar në artin filmor amerikan dhe në atë botëror.

Kush mund  t` i harrojë emrat e mëdhenj:Kurt Jyrgens, Marlen Ditrih,Daglas Sirk,Fred Cineman,Bili Vajlder ,Hardi Kryger,Piter Lore,Pol Hubshmid,Hans Von Borsadi,Piter Van Ajk,Gert Frojbe,Romi Snajder dhe shumë të tjerë që artit kinematografik amerikan i dhanë frymë të re dhe impulse të fuqishme artistike.Pra, Horst Buhollc realizoi disa role fenomenale që kanë lënë lënë gjurmë të pashlyera në artin filmor.,Katër filmat e përmendur më lart:”Mariana e rinisë sime”, ”Fani”, ”Mon Pëti”dhe”Shtatë mashështorët’’, ishin  hite të paharrura dhe shikoheshin me interesim të madh në mbarë botën,duke mbetur ndër krijimet më antologjike të të gjitha kohëve.Në këtë drejtim e mbajmë në mend dsidomos rolin e tij impozant në filmin”Mon Pëti” në të cilin shkëlqen bashkë me aktoren Romi Shnajder.Gjithashtu është kolosal edhe në filmin klasiko-romatik”Fani”në të cilin Buhollc luan një rol fenomenal të një të riu të dashuruar në një femër të varfër/Lesli Karon/e cila ,pasi mbetet shtatëzënë me Mariusin, martohet me një plak të moshuar/Moris Shevalie/.Pas kthimit të Mariusit nga detrat, lindin probleme të tjera , ngase djali Maraius Panis I riu, ishte I biri I Mariusit që ishhte larguar nga vendlindja dhe e kishte marrë botën në sy.Pra“Fani” ka mbetur ndër realizimet më të bukura artistikike deri në ditët e sotme,kurse aktorët kryesorë:Horst Buhollc dhe Lesli Karon si çifti më simpatik i shikuar ndonjëherë nëpër filma.

Me aktorët:Jul Bryner,Stiv Mek Kuin,Çarlls Bronson dhe Xhems Koburn, Buhollc realizon filmin tjetër monumental “Shtatë madhështorët”në të cilin interpreton revolveristin e ri/Çiko/ i cili shkon si mercenar për ta mbrojtur një fshat të varfër dhe të rrezikuar nga banditi i pashpirtë – Kalvero/Eli Voleç/.Edhe në këtë film Buhollc krijon njërin ndër rolet  më të fuqishme jetësore,duke mbetur përherë i paharruar,ashtu si edhe nga filmi”Marko Pollo” në të cilin e skalit për mrekulli aventurierin e ri italian që kishte shkelur në Kinën e largët dhe ishte adaptuar në vendin e panjohur për të mbetur përherë atje. Në shumë filma të tij të ndritur ai shkëlqente si një aktor i talentuar edhe në përmasa internacionale, duke arritur që ta krijonte kultin e tij si një aktor që i zgjidhte rolet e veta në filmat që kishin vlera të posaçme artistike.Çiko i tij i ri befasonte miliona shikues nga mbarë bota,kurse ai hynte në plejadën e aktorëve më të njohur të kinematografisë amerikane dhe asaj botërore.Se i kishte tri përkatësi kombëtare dhe se  arti filmor nuk kishte kufij, tregon edhe fakti se Horst Buhollc jetonte në Gjermani,Francë dhe SHBA,ku bëhej përherë madhështor me filmat e tij të ndryshëm të cilët i theksuam më lart ,por edhe me vepra të tjera të fushës së artit të shtatë nga kariera e tij e gjatë artistike. Siç dihej dhe ishte evidente se Horst Buhollc sikur ishte i lindur për t` i  interpretuar dashnorët e rinj dhe simpatik, duke vazhduar që nga teatri gjerman në të cilin thuajse e kishte vendin e rezervuar.Qysh atëherë e kishte zbuluar regjisori i madh freng – Zhylian Devivie për ta aranzhuar në filmin mitik”Mariana e rinse sime” i cili ishte bërë njëri ndër hitet më të shikuar të atyre viteve të lavdishme,kurse Buhollc një Xhems Din i vërtetë i filmit francez.Me filmin”Mariana…”kishte përfituar miliona zemra njerëzore dhe kishte arritur atje ku ëndërron çdo aktor i madh i Globit tëkësor.Ai më në fund u gjend edhe në Holivudin legjendar ku i buzëqeshte fati dhe ylli polar me të cilin thuajse kishte lindur për t` u bërë një aktor i përmasave kolosale.Po atë vit, kur lind filmi”Mariana…”,Horst Buhollc realizon edhe filmin”Qielli me yje”, i regjisorit Helmut Kotner me të cilin aktori vulos fatin e tij për vepra filmore shumë të  fuqishme dhe për ardhmëri të sigurtë,për ta fituar edhe çmimin e Festivalit të Kanës si aktori më i mirë i vitit.Gjithashtu ngjitet shumë lart edhe me filmin”Konfesionet e Martin Krulit”/1957/,i bazuar në novelën e njohur të Tomas Manit,për të përfunduar në Holivud si një aktor shumë i kërkuar dhe perspektiv që ecte vetëm përpara dhe që atje shkonte nga Europa.Horst Buhollc me të vërtetë bëhet ndër aktorët më karakteristik i cili e fliste theksin e të folmes së atdheut të tij,duke mbetur  përherë një gjerman atdhetar,por që përdorte një anglishte të rrjedhshme.Përveç filmave të theksuar, Buhollc realizoi edhe projekte të tjera si:

”Avalaç  Ekspres”, ”Dankerku”,  “Ala Viktoria”, ”Tuneli Berlin”, ”Afërdita”, ”Sahara”,”Frika nga rënia”, ”Emri i koduar”, ”Emerald”, ”Krosings”, ”Kur violenca pushon”dhe”Prekja dhe vdekja”,.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora