Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valentin Bruçaj: Të krishterët viktima të terrorizmit islamik, të hipokrizisë së Perëndimit dhe "humanizmit" të Vatikanit

| E shtune, 08.01.2011, 08:59 PM |


Të krishterët viktima të terrorizmit islamik, të hipokrizisë së Perëndimit dhe "humanizmit" të Vatikanit

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Nderkohe qe ne Perendim vazhdohet te flitet per (mos)integrimin e emigranteve islamik, ne boten islamike pakicave fetare u duhet te asimilohen ne "kulturen" e shumices.Krahasimi mes integrimit dhe asimilimit, qendron pikerisht tek fakti se nje i krishtere, per mentalitetin qe ka, kerkon qe t'i integroje te tjeret ne mentalitetin e tij, por pa ua imponuar te tjereve ate, ndersa nje musliman kerkon qe te tjeret t'i asimiloje ne kulturen e vet, nese nuk ja arrin qellimit atehere i konsideron ata si armiq. Eshte ky mentaliteti qe ben, qe ne vendet islamike mos te respektohen pakicat e fetare ne menyre te veçante ato kristiane. Atentati i Aleksandrise ne Egjipt kunder te krishtereve perveç se eshte atentati i radhes kunder te krishtereve ne vendet islamike, konfirmon faktin se liria e besimit ne keto vende eshte nje utopi, dhe preteksti se keto "trazira" shkaktohen vetem nga organizata pak a shume terroriste nuk qendron me. Sulmet ndaj kishave katolike dhe te krishtereve ne pergjithsi, ne Irak, Indonezi, Sudan, Nigeri Pakistan dhe se fundi ne Egjipt, eshte vetem maja e ajsbergut te diskriminimeve qe te krishteret pesojne ne vendet me shumice muslimane.

 

Kohet e fundit opinioni publik boteror ka qene i informuar per dhunen qe eshte ushtruar ndaj popullsive te krishtera ne vendet me shumice muslimane, sepse kemi pasur te bejme me masakrime e vrasje dhe mbi te gjitha jetojme ne kohen e informacionit dixhital, ku lajmi ecen me shpejtesine e drites, por diskriminimi eshte gjithmone i pranishem, edhe atehere kur reflektoret nuk jane te ndezur.  Ne Egjipt, te krishteret jane banor autokton, pasardhesit e vertete te egjiptianeve te vjeter, ndersa egjiptianet musliman jane pasardhesit e arabeve pushtues, qe pushtuan kete vend ne shekullin VII me lindjen e islamit. Megjithate as ky faktor nuk e pengon shumicen islamike qe perben 90% te popullsise ( ndersa te krishteret jane 10%, 8 milion banor) qe te ushtroj diskrimim te vazhdueshem ndaj pakices se krishtere kopte. Atje, nuk ndertohet nje kishe e re qe nga viti 1972, ndersa eshte e ndaluar edhe rindertimi e mirembajtja e kishave ekzistuese. Por deskriminimet nuk mbarojne me kaq; ato jane ne ç'do nivel te shoqerise, ne shkolle, ne pune, ne rruge, ne jeten e perditshme. Kur kujtojme se Egjipti, eshte nder shtetet me laike ne boten islamike, ku diskriminimi i pakicave fetare eshte ne nivelet me te ulta te rajonit, mund te imagjinojme se çfare ndodh ne vendet e tjera!?

 

Te krishteret qe jetojne ne vende me shumice muslimane, ndodhen mes dy rrugekryqeve, sandwich mes terrorizmit islamik dhe hipokrizise perendimore. Pushtimi i Irakut dhe i Afganistanit nga Aleanca Atlantike eshte perdorur si pretekst per te zhdukur krejtesisht pakicat e krishtera. Keto luftera jane konsideruar si luftera per qellime asimiluese dhe jo siç jane me te vertete, konkurrence e pandershme ekonomike mes superfuqive, ku natyrisht jane popujt qe paguajne haraçin me te madh. Mes viktimave dhe te mbijeturave, jane te krishteret qe paguajne shume rende arrogancen e Perendimit, qe perdor forcen kur nuk duhet t'a perdor dhe hesht atehere kur duhet te ngreje zerin. Eshte e vertete se ne vendet islamike te krishteret kane jetuar gjithmone ne vuajtje te pafund, por pas pushtimit (me pa te drejte) te Irakut dhe(me te drejte) Afganistanit, kemi nje fund me vuajtje, ne shume rajone keto pakica jane drejt zhdukjes. Nga njera ane, pakicat qe jetojne ne vendet islamike shikohen si te krishtere, si "vellezer" te amerikaneve e te "pafeve" dhe jane objekt i diskriminimeve e sulmeve terroriste, nga ana tjeter jane pothuajse te braktisur nga Amerika dhe Europa.

 

Kur behet fjale per te krishteret qe jetojne jashte "botes se zhvilluar" perendimore dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre, Europa dhe Amerika shnderrohen ne dy xhuxha, te paafte qe t'u kerkojne llogari vendeve diskriminuese per shkeljen e atyre te drejtave qe, emigrantet islamik i pretendojne(dhe i arrijne) ne Perendim. Kjo vjen si rrjedhoje i nje humanizmi te tepruar dhe te ashtuquajtrave vlera demokratike apo sindromes se Stokholmit(ata jane terrorista sepse i kemi detyruar ne).  Kete sjellje e veme re tek dy forca shume te rendesishme ne Europe, dy forca qe kane qene gjithmone ne kompeticion me njera-tjetren, antagoniste te ashpra, por kur behet fjala per mosmbrojtjen e te krishtereve te botes se trete dhe moskerkeses ndaj emigranteve islamik qe te arrine nje minimum integrimi, jane ne sintoni pothuajse esterike. Keto forca jane, Partite e majta socialiste apo ishkomunistet dhe Kisha Katolike e Romes, Vatikani. Te dyja keto forca ngrejne zerin kunder "degradimit" te shoqerise, emancipimit te ekzagjeruar, globalizimit te ekonomise, pasurimit te parregullt te nje grupi te caktuar njerzish, humbjes se disa vlerave dhe traditave te rendesishme etj. Por per te dyja keto forca, zgjidhja e ketyre problemeve vjen nepermjet, dyerve te hapura drejt emigracionit, nepermjet pranimit te patolerances, duke zgjidhur problemt e te tjereve ne dem te interesave te veta, nepermjet solidaritetit, humanizmit te tepruar, dhe te "vlerave te barabarta universale". Me pak fjale, Partite e majta dhe Vatikani, zgjidhjen e ketyre problemeve duan t'a bejne nepermjet relativizmit. Kur behet fjale per integrimin e emigranteve islamik, vlen liria e besimit dhe e drejta e kultit per te gjithe, ndersa tek shkelja dhe diskriminimi i te drejtave te krishtereve ne vendet islamike, justifikohen se ata kane rregullat e tyre. Ne Europe muslimanet duan te ndertojne xhamite e tyre, kurse ne vendet araba ndertimi i kishave eshte i ndaluar me ligj. Eshte edhe fale kesaj politike qe partite e majta kane mbetur ne opozite ne te gjitha vendet perendimore, ndersa Kisha Katolike e vetme me "humanizmin" e saj.

 

Tek keto absurditete duhet te kerkojme arsyen e braktisjes se krishterimit nga ana e Perendimit dhe vete fatet e krishterimit. Tek predikimi i barazise, i tolerances, i mikepritjes por asnjehere tek reciprociteti. Te afte per te predikuar tolerancen dhe duart e shtrira, por te paafte per te kerkuar minimumin e bashkepunimit. Nese sot Europa eshte duke shkuar drejt nje relativizmi te eger, kjo ka ardhur per "fajin" e forcave te majta dhe Kishes. Kur ne shkolla, spitale dhe institucione te tjera eshte arritur deri aty sa te hiqet kryqi, eshte kaluar me pretekstin e laicitetit te institucioneve, ndersa kur eshte vrare nje prift ne Turqi, vete Papa ka pershpejtuar qe t'a konsideroje nje rast te izoluar sporadik.Te gjithe kujtojne diskutimin e Papes ne Universitetin e Regensburgut, dhe citimin e perendorit bizantin Manueli II, nje diskutim qe shkatoi protesta dhe ulerima te medha ne boten islamike, dhe Papa, ne vend qe te konfirmonte thenien shume te qelluar te perendorit bizantin, çuditerisht beri nje hap prapa.

 

Kur vete Vatikani me politikat e tij "humaniste", eshte bere shkak i zhvillimit te relativizmit ne shoqerite perendimore dhe mbi te gjitha nuk ndjek nje politike te vendosur ne lidhje me te krishteret e te drejtat e tyre ne vendet islamike, nuk mund te pretendoj qe kete gje  t'a beje politika. "Komuniteti nderkombetar duhet te ngreje zerin qe e drejta e besimit te zbatohet ne te gjitha vendet paperjashtim", ishte thirrja qe presidenti i Konferences Episkopale Italiane, Angelo Bagnasco,  i drejtoi Bashkimit Europian.  Edhe Papa te dielen e 2 janarit gjate fjalimit te tij te zakonshem ne Angelus denoi atentatin ne kishen e Aleksandrise si "nje xhest frikacak qe ofendon Zotin dhe mbare njerzimin". Menjehere reagoi imami egjiptian Al Azhar duke konsideruar fjalet e Atit te Shejte si "nderhyrje ne punet e brendeshme fetare te Egjiptit". Si pa kuptuar, te nesermen Vatikani beri nje hap prapa dhe shprehu keqardhje per keqinterpretimin e fjaleve te Papes.

 

Nese luhatjeve politike te Vatikanit, qytetaret europian i pergjigjen duke zgjedhur perpara krishterimit, parane, biznesin, ose demokracine, te krishteret e vendeve islamike kete luhatje e paguajne me jeten e tyre. Ne Perendim, njerzit nevojen per fene e kane zevendesuar me mireqenien gjithmone ne rritje, me teknologjine gjithmone e me moderne, dhe me mjeksine qe u garanton nje jete te gjate, gjithmone e me te gjate. Te gjitha keto nuk ekzistojne ne boten e pazhvilluar, aq me pak tek minorancat qe jetojne ne kete bote, dhe shpresa e ketyre popullsive mbetet tek Zoti dhe vetem tek ai. Keto minoranca kane nevoje qe Perendimi dhe Kisha Katolike e Romes te ngrejne zerin fort  kunder diskriminimeve qe pesojne ne vendet e tyre. Amerika dhe Europa, perveç se jane qendra e krishterimit boteror - ku keto pakica shikojne me shprese - ato jane edhe potencat me te medha ushtarake dhe ekonomike te planetit. Meqe te gjitha vendet islamike jane te varuara nga Perendimi, ne te gjitha fushat, dhe eshte vete Perendimi qe ka vendosur ne krye te qeverive te ketyre vendeve disa faraon-kuklla, pse mos t'u imponohet edhe respektimi i pakicave te krishtera?  Sepse kur ne loje jane interesa te medha ekonomike, Perendimi nuk heziton te beje luftera dhe sulmoje popuj(siç ndodhi me patedrejte ne Irak) ne emer te demokracise, ndersa kur ajo(demokracia) shkelet hapur ne shume vende dhe te krishteret persekutohen, vriten dhe burgosen, vetem se besojne ne nje Zot tjeter(qe ne te vertete eshte Zoti me i mire qe njerzimi ka njohur), Perendimi me nje hipokrizi te pashoq hesht duke lare duart si Ponc Pilati.