E enjte, 25.04.2024, 11:01 PM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi

E shtune, 08.01.2011, 09:00 PM


Arkivoli me trupin e Abedin Gashit u përcoll për në vendëlindje

 

Nga Agim Gashi

 

Si kemi lajmëruar edhe dje, se më 06.01.2011 në Stolberg të NRW në Gjermani, ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi. Lajmi mbi vdekjen e tij tronditi të gjithë ata që e njohën këtë njeri zemërgjërë, njeri bujar, njeri që nuk e njifte urrejtjen e mbi të gjitha atdhetar e patriot i devotshëm për Pavarsinë e Kosovë.

Ishta antarë i LDK-së që nga fillimi dhe aktualisht Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW.

Abedin Gashi lindi në Prishtinë më 18.03.1956. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan ndërsa studimet e ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.

Abedini punoi në KEK që nga viti 1978, prej nga largohet dhunshëm nga soldateska e politikës serbosllave vitin që Serbia aprovoi masat e dhunës në tërë tertorin e Kosovës. Veprimtaria e Tij patriotike  ishte bërë halë në sy te pushtetarët e atëhershëm  andaj u detyrua si shumë bashkëatdhetar ta lëshon atdheun për të mund ta vazhdonte në mërgim, pikrisht në Gjermani që nga viti 1992. Me ardhjen e Abedinit në rrethin e Aachenit filloi të begatohet edhe jeta patriotike e kulturore në vetë qytetin e vjetër të Achenit por edhe në rrethinat tjera ku vepronte ai. Sëshpejti kyçet edhe në strukturat e LDK-së për Gjermani për të mos u ndarë asnjëherë nga aktiviteti i Tij politik e patriotik, sidomos  në mbledhjen e 3%-shit për Kosovën, ndihmave tjera për arsimin e të varfërit e deri te mbledhja e fondeve të luftës që falë këtij patrioti ishin shuma të konsiderueshme.

 

Sot në Stolberg të Gjermanisë ishin tubuar qindra bashkëatdhetarë për ti dhënë lamtumirën e fundit këtij mërgimtari me zemër vigane e shpirt njeriu prej patrioti. Në këtë përcjellje merrnin pjesë familjarë, miq e të njohur të tij e deri te strukturat më të larta të LDK-së, Dega në Gjermani. Aty kishte ardhë Kryetari i Degës së LDK-së së Gjermanisë Qazim Bajgoraliu, Nënkryetari Miftar Dragidella, Kandidati për Deputet në Parlamentin e Kosovës Anton Kolaj, antarë tjerë të Kryesisë së LDK-së, poeti Faruk Tasholli, gazetari Muharrem Ramabaja, veprimtari Muharrem Sfarqa, rapsodi Agim Gashi e  shumë e shumë bashkatdhetarë të cilët me lot në sy u ndanë nga i ndjeri për të jetuar me kujtimet dhe dashurinë që na e la trashëgim. Duke pasur parasysh këtë numër të madh bashkëatdhetarësh në mënyrë krejtsisht spontane bashkëveprmtarët e të ndjerit, majtën një ceremoni të shkurtër mortore, ku me fjalë përkujtuese e me dhëmbje për vepren dhe jetën e Abedin Gashit, opinionet e tyre para të pranishmëve i shprehen Qazim Bajgoraliu, Anton Kolaj, Miftar Dragidella, Faruk Tasholli, Muharrem Sfarqa, Agim Gashi, Muharrem Ramabaja, Sahit Haziri etj.

Për fjalët ngushlluese në emrin e familjes Gashi u falenderua djali i Abedinit Muharrem Gashi i cili falenderoi mërgimtarët, miqët dhe bashkëveprimtarët për ngushllimet dhe për prezencebn e treguar në këto çaste të rënda dhimbjeje dhe pikllimi.

Nga ky takim u caktua edhe delegacioni në përbërje Anton Kolaj, Qazim Bajgoraliu dhe Muharrem Sfarqa i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit në atdhe.

Varrimi i z. Abedin Gashit bëhet nesër në varrezat e qytetit në Obiliq. Kortezhi niset nga shtëpia e tij që gjendet në rrugën „Agron Rama“ nr. 23 në Obiliq.

 

Vargje lamtumirëse për Abedin Gashin

 

Lamtumirë Abedin Gashi

Lamtumirë o i dashur mik,

Kishe vlera të mëdha njerzore

Ishe burrë zemërçelik.

 

Do të jetojmë me krenari

Që të njohëm e t´patëm Ty,

Zemra jote bënte tik-take

Pë Kosovë e për liri.

 

Shko të flesh në tokë Kosove

Për të cilën je mundu,

Do ta gjesh Ibrahim Rugoven

Me u qmallë me bisedu.

 

Mos harro tu tregosh t´vërteten

Atyre luleve të Vatanit,

Ibrahimit e Sali Çekut

Agimit, Zahirit e Fehmi Aganit.

 

Takon Xheven me Fehmiun

Shumë të tjerë dhe Legjendarin,

Mixhen Shaban me të dy djemtë

Hamëz dhe Adem Jasharin.

 

Bëhu engjëll bashkë me tjerë

Atje larg në përjetësi,

T´fluturoni mbi qiell të Arbërit

Të na mbroni në liri.

 

Lamtumirë miku im Abedin Gashi!

 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II) Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale Valon Kurtishi: Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora