E enjte, 09.07.2020, 03:29 AM (GMT+1)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani

E shtune, 08.01.2011, 08:59 PM


Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani

 

Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake

                

Bisedoi: Ramiz Dërmaku

 

Mustafë Shabani rrejdh nga një familje, të mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Gjatë të gjitha regjimeve të kaluara kjo familje ishte shpallur "armike" e popullit. Pas luftës së dytë botërore  kjo familje nuk e njohu regjimin barbarë serbosllavë.

 

Gjyshi im ishte njeri i rrespektuar nga populli i kësaj ane, ai gjatë luftës së dytë botërore kishte vendosur rojet në kufirin me Serbin, për ta mbrojtur fshatin. Pasë një sëmundje të shkurtë ai kishte vdekur ( me 1943). Ai kishte mbajtur kontakte të rregullta me atddhetarin dhe luftëtarin, z. Shaban POLLUZHA dhe rrethin e tij. Ata rreth zonës kufitare me Serbin, i kishin larguar gratë dhe fëmijët, për ti shpë ndonjë sulmi eventual  E vetmja grua që kishte mbetur aty ishte gjyshja ime, e cila ua përgatiste ushqimin  dhe ua pastronte rrobat.  Më në fund çetnikët e tërbuar të ndihmuar edhe nga Partizanët të udhëhequr nga  Peka Dapçeviç (hero i popullit për ish jugosllavin) si dhe nga eprorët  e lartë; rus e bugar, e kishin thyer kufirin. Fshatarët dhe luftëtarët që po mbronin kufirin u tërhoqën ne fshatin Pakashticë, duke u tërhequr gradualisht  deri në Drenicë.Të gjithë luftëtarët e kësaj ane, do të strehohen në Drenicën, martire,  tek vëllezërit e tyre, e pikërishtë ne shtëpin e Shaban Kotorrit.

Kryeplaku i kotorëve, baca Shaban, (edhe pse asokohe nuk ishte traditë , që burri të ngritet në këmbë kur hynë mbrenda gratë), ngritetë ne këmbë delë para derës dhe pretë  gjyshën time, ( në shenjë rrespekti për gjyshin tim që kishte vdekur më heret), e cila ishte përkujdesur për luftëtarët. Baca, Shaban, e autorizon gjyshën time si zonjë shtëpije. Cdo herë kur gjyshja ime më rrëfente për ato ditë dhe ato ngjarje i rridhin lotët si krua. Ajo thoshte ; " kurrë në jetën time, nuk jamë ndier më e ngushtuar, se sa ne  momentet  kur xha. Shabani, më emëroi zojë shtëpie mua. Edhepse unë isha e emëruar si zojë shtëpie, një punë të tillë nuk  do ta kryeja kurrë para saj. Posa u këthyem në fshatë, pamë se fshatin tonë e kishin bërë hi dhe pluhur, nuk kishte mbetur asë edhe një kotec i pulave. Dhuna, presioni, gazepi kurrë nuk ju ndalën familjes sonë, thotë Mustaf Shabani. Ne ishim një familje e pasur fshatare, dhe kursesi nuk pranonim të hynim në kolektivizim. Nuk kishin te drejtë as të votonin , e asë të votoheshin. Nuk kishin të drejtë as drithërat e tona ti korrnim, për të mbijetuar, ne e korrim grurin mshehurazi ne arat e tona, ne arat të cilat vetë i kishin mbjellur, të gjitha ua konfiskonte regjimi barbarë serb.

"Ne shkonim natën ( më thoshte gjyshja ime ) në arat tona që të korrnim  pak grur e ktheheshim në shtëpi, mshehurazi e shkundnim grurin për ta bërë një bukë. Kashtën e grurit i ndeznim në ogjak, mirëpo frikësoheshim se mos po na e shohin  tymin.., mbeturinat e zjarrit i groposnim në bahqe. Ah..,  si kemi mbijetua vetëm ne e dijmë, po edhe jeta është gjithëfare", thoshte gjyshja e përlotur.., merrte frymë thellë, s'mund të fliste nga dhembja kur i kujtohej se çka kishte përjetuar nga ai regjim kriminel. Djalin e saj  Muratin ( agjën tim) e kishin dërguar ushtarë në  Trieshtë, (axhen tim ) Avdylin e kishin burgosur në burgun e Kralevës. Axha im , Avdyyli , ishte i Ri, 14 -vjeçar, dhe e dënuan me 6 muaj burgë. Babait tim i cili ishte mësuesi i parë në fshat ia kishin ndaluar që ai ti mbante kurset për zhdukjen e analfabetizmit, dhe e larguan nga shkolla (Mitrovicë) ku i ndiqte mësimet e larta. Ne u rritëm në një familje të ndersheme, atdhetare dhe përparimtare. Gjyshja ime më tregonte se si ia kishin masakruar shkiet, gjysmën e familjes ndersa gjysma tjetër për ti shpëtuar vdekjes., kishin emigruar në Turki. Gjyshja ime kurrë nuk e njohu atë regjim- komnuistë, ajo shpeshë e quante sistem ateist-i pa fe, jo vetëm nga shkaku që ata nuk e besonin në zotin, mirëpo ishin të pashpirtë dhe të pandjenja. Familja jonë dhe tërë lagja  mbanin kontakte të rregullta me familjet e Drenicës, (me të cilat  kishim edhe lidhjet familjare , sepse ishin gjaku ynë, ishin vëllezërit tanë ). Gëzimi më i madh ishte kur Dreincasit vinin në odat tona, dhe ata rrinin me muaj, e të njejtën gjë bënin edhe ata tek ne. Asë vdekje nuk kalonte pa marrë pjesë tek njëri tjetëri. Ashtu sikur shkon vëllau tek  vëllau. Këto lidhje famljare ekzistojnë akoma dhe sot. Mustafa shkollën fillore e kreu në fshat.

 

Ishte kënaqësi  të jetoje asokohe në fshat.., dhe i rrjedhin lotët. Ai tani ka vdekur.., nuk dëgjohet zë njeriu  po asë shpendi. Ah jetë o jetë. Shkollën e mesme-gjimnazin e kreu në  Besianë - Podujevë. Një ditë po e lexoja me kurreshtje të madhe gazetën "Lajmëtari e lirisë", gjyshja ime më  ajo më kishte vërjtur rastësishtë.., dhe më pyeti ? ! " Cka është kjo gjyshe ? " Po, asgjë gjyshe.., asgjë. Ajo nuk ishte vetëm gjyshja ime, por ishte pjesë e pa ndarë  e jetës sime. U tronditë pa masë kur e kuptoi  këtë gjë.

U "t'merrua", kur kupëtoi, se edhe unë kisha filluar ta urrej komunizmin. Komunistët ishin  e zeza e njerëzimit. Ajo i urrente shumë komunistat. E shpeshë më thoshte;  "Shiko neve e dijme si kemi mbijetuar nga të kuqët e Titos.

Gjyshja ime vdiq ne janar te vitit 1981. Unë kreva gjimnazin, dhe deshiroja të studijoja në Beograd. Atje isha pranuar si studentë i rreglltë. Në kohën e demontstratave te vitit 1981, unë isha në Kosovë, dhe mora pjesë në demostrata. Dhe mua si pjesëmarrës i demostratave më përjashtojnë nga Fakulteti i Beogradit.

Ne të pame të gjyshes i kishim edhe Dreincasit tane, të cilët qëndruan më shumë se  një muaj, kësaj radhe kishte ardhë edhe mixha, Tafë Beka nga  Llausha e Drenicës.

Në odë zhvilloheshin biseda të nduarnduarta.

Mixha,  Tafë Beka thoshte; Njeriu njëhereë ka me vdek, mirëpo kur vdesë për venin e vet, duhet me ja ditë renin dhe me e gjetë kohën, sepse asnjë pemë nuk piqet para kohe.

Andaj edhe këta djem të ri dhe të shkolluar që e kanë marrë këtë punë në dorë, thoshte ai për LDK, edhe do ja dalin.

 

Në fillim të bisedës, z. Mustafë Shabani, na tregoni, çka ju shtyri të largoheni nga KOSOVA?

 

Situata e krijuar në Kosovë në fillim të viteve të 90-ta, pas suprimimit  me dhunë edhe të asaj autonomie që e kishim ne shqiptarët, e që u shoqërua edhe me pushtimin e të gjitha instuticioneve ekonomike e kulturore, mua,  dhe të gjithë shqiptarët e  Kosovës, na solli ne një gjendje të vështirë; nuk kishim mundësi të vazhdonim aktivitetin tonë shkencor dhe publicistik,  Sigurimi barbar serb na e bëri të pa mundur jetën në Kosovë. Ne mungesë edhe të siguris për jetë e të kërcnimeve të vazhdueshme nga okupatori serb në fillim të viteve të 92-të u largova nga Kosova. Ishte ky një moment shumë i rëndë që me fjalë nuk përshkruhet dot. Në ato vite shpresonim se ky largim do të ishte i  shkurtër..., disa muajsh .., apo edhe një vit, mirëpo tani e shohim se kaluan shumë vite largë Kosovës, familjes, miqëve, shokëve, shkollës e Univerzitetit. Jeta në  mërgim është  shumë e rëndë, sidomos për ata që kanë bërë jetë intelektuale. Këtu sa do që të jesh dikushi-je i huaji i përbuzur dhe i shkelur..., prandaj shumë shpeshë më kujtohet thënja e Cezarit; "  më mirë të jesh i pari në fshat, se i fundit në qytet ", deklaron Mustaf Shabani. Deri sa ne bisedonim rreth kësaj teme, cingërroi tel.., mori receptorin dhe filloi komunikimin me anëtarët e familjes nga Kosova. Prapë  një dridhje e kaploi trupin e tij, balli iu kishte mbushur me djersë.., të cilat rridhnin nga malli, mërzia dhe dhembja që ndiente për atdheun-Kosovën. Ne për ta larguar ca momente nga ajo gjendje e pyesim ?

 

Vite te tëra jetoni në Freiburg të Gjermanisë , si e vlerësoni organizimin e Komunitetit shqiptarë në Diasporë?

 

Mustafë Shabani: Organizimi i diasporës siq e dini edhe ju Ramiz, për fat  të keqë, akoma është në baza partiake. Shumë energji është shpenzuar kundër njëri tjetërit, në vend se ajo të kanalizohej në drejtim të unitetit dhe të anemimit të qendrave ndërkombëtare të vendosjes, si dhe publikimit indiferent Europian. Për fat të keq, njerëzit që merren me politikë në diasporë nuk kanë as njohurit  më elementare për ( organizim, unitet)..,politikë dhe e tërë forca e tyre bëhët në baza diletanteske. E çka është më  tragjike këta " politikaj " pa identitet intelektual, janë analfabet poltik, lehtë mund të manipulohen nga qendra e caqe të caktuara  dhe individ të ndryshëm, të cilët përmes tyre tentojnë ti lincojnë kundërshtarët e tyre politik e ti arrijnë qëllimet e sëmuara karrieriste. Viktima te këtyre klaneve janë edhe një pjesë e bukur e mirë e bashkatdhetarëve tanë të sinqertë të cilët nuk hezituan të vëjnë gjithëçka në shërbim të cëshjes kombëtare e Atdheut. Gjatë kësaj periudhe vazhdon, z. Mustaf Shabani,  ishte prezent edhe fenomeni i dromcimit, fragmentarizmit të  subjektit politik dhe i potencialit  kombëtar. Viteve të fundit në diasporë, (por çka është më traagjike edhe në Kosovë), vërehet fenomeni i erozionit i dekompozimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve. Prandaj është momenti vendimtar për ta ndalur këtë erozion të vlerave kombëtare. Pra ne këtë kontekst ne na duhet një bashkëpunim dhe bashkim i të gjitha forcave të diasporës (nën një ombrellë- pra nën përcjelljen e aktiviteteve të diapores sonë nga Institucionet kompetente të shtetit të Kosovës dhe ministrisë së diasporës. Njiherë e përgjithmonë duhet ta braktisim gjuhën e ekkskluzivitetit si; "trathtar" , " i kuq", " i zi ", " marksistë "..., etj, sepse këta antagonizma dhe urrejtja deri në vdekje e njëri tjetërit e zbehë imazhin e shqiptarit në diasporë. Mirpo, disa demagogë dhe analfabetë politikë duke patur frikë se do t'i humbin ; priviligjet, postet, etj, tek mërgimtarët  tanë mbjellin urrejtje, krijojnë përqarje, huti dhe trillojnë lloj llojë intrigash, vetëm e vetëm për ti penguar të tjerët. Përvoja e popullit tonë dhe ajo e popujve  të tjerë ka treguar se bashkimi i mirëfilltë mund të jepë rezultate dhe është i qëndrueshëm vetëm nëse para interesave të vogla personale, familjare, karieriste, korruptive.., etj, vendosim interesat madhore kombëtare.

 

Zoti; Mustafë Shabani, Ku i shihni shkaqet e përqarjes e mos unitetit të diasporës sonë?

 

Mustaf Shabani : Unë mendoj se përqarjet e mergatës sonë janë rezultat i qarqeve dhe individeve të caktuar këtu në diasporë. Thënë troç, përqarjet janë  importuar nga Kosova. Ne këtë drejtim rol të keq ka luajtur edhe shtypi ynë i cili në vend se të gjindet pranë mërgimtarve tanë të shumëvuajtur, në vend se t'ia ngris moralin rinisë në luftë  kundër së të keqes, e kundër zgjedhës së okupatorit serb, shumë shpshë ka ndodhur që disa gazeta tona ishin te mbushura  me shpifje, sharje, akuza, urrejtje, e çka jo tjetër. Ne këtë kontest përgjegjësis nuk mund ti ikin as Qeveria, e asë - Ministria e Mërgatës. Që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot  Qeveria e Republikës së Kosovës, jo që nuk është angazhuar aq sa duhet.., por ne shumë raste i ka penguar disa aksione të diasporës sonë. Qeveria e Kosovës, le që vetë nuk është angazhuar...,, por kemi raste kur ajo e përqau diasporën tonë. Në diasporën tonë viteve të fundit kanë dalur shumë kuadro te profileve te ndryshme, dhe të cilat janë të gatshme të kthehen në Kosovë për ti ndihmuar asaj, mirpo organet  kompetente të Republikës së  Kosovës, le që nuk kanë shprehë interesim, por kemi raste kur kërkesa e kandidatit nga diaspora nuk është marrë në shqyrtim ! Po të ishte punuar ashtu siq ka qenë dashur të punohet me siguri se rezultatet nuk do te mungonin ne këtë drejtim.

 

Sa janë të angazhuar intelektualet tanë në Mërgim ?

 

Mustafë Shabani: Unë mendoj se çdo kush nuk mund të jetë intelektual, ai që me " skriptë " e ka marrë një notë sa për ta kaluar vitin. Me letëra kemi shumë intelektual, por na mungojnë intelektualët e mirëfilltë, ata që do ta prezentonin çështjen kombëtare para të huajve. Mendoj se intelektuali i vërtetë në këto ditë të vështira pak me fajin e tij e më tepër me ate të subjektit tonë politik është mbetur jashtë rrjedhave.

 

Si e shihni organizimin e mërgatës sonë, ne të ardhmen në diasporë?

 

Mustafë Shabani: Kjo është një pyetje e vështirë për mua, mendoj se kjo formë e ndejtjes dhe ky organizim jo produktiv që po zhvillohet ne një stad të zhurmshëm duhet të ndryshohet sa më parë. Pra kjo mund të arrihet vetëm me bashkimin e subjekteve politike në baza kombëtare. Nëse të gjithë e dëshirojmë një gjë të till, mundësitë dhe rrugët do të gjinden , në fund të fundit le të bashkohemi për hir të atyre që kanë derdhur gjakun, dhe për  hirrë të atyre që e çliruan atdheun KOSOVEN, nga robëria shekullore serbe. Këto ishin disa fjalë të cilat na i tha veprimtari dramaturgu  Mustaf Shabani. Veprimtari, aktivisti dhe  humanisti Mustaf, i shfletonte ( ngjarjet, kujtimet, përjetimet, sakrificat.., dhe aktivitetet  kombëtare që kishte kryer në Kosovë e diasporë) si fletët e një romani. Kërkesën tonë për ta zhvilluar një intervistë, ai e pranoi me shumë vështirësi. Ai thonte, unë asgjë s'kamë bërë për çështjen kombëtare, posë kryerjes së obligimit dhe detyrave që kemi ndaj Tij.

 

Weingarten 3. 01. 2011



(Vota: 170 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora