E enjte, 18.04.2024, 04:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Besnik Rama: Mirënjohje për 20 vjetorin e Gazetës “Rilindja Demokratike”

E premte, 07.01.2011, 08:53 PM


Pas 20 (njëzet) vitesh liri fjale, pas 20 (njëzet) vitesh zë gazetaresk, pas 20 (njëzet) vitesh punë të palodhshme, më në fund gjaku dhe djersa e atyre që kanë kontribuar dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në gazetën e parë opozitare në vendin tonë, Rilindja Demokratike (RD), është festuar me ceremoni mbrelënëse nga selia e Partisë Demokratike (PD) dhe lideri i saj historik Prof. dr. Sali Berisha.

 

Mes kësaj atmosfere festive, ne mundësuam edhe marrjen e një mendimi emocionues nga Kreu i degës së Partisë Demokratike Gjermani dhe njëherazi edhe Botues & Kryeredaktor i gazetës Nacional Albania, z. Besnik Rama. Në fjalën e tij mes nostalgjive të kohës, z. Rama përshëndeti përzemërsisht gjithë ato që ndihmuan mesa munden në suksesin e kësaj gazete. “Duhet falenderuar të gjithë ato që kanë kontribuar, por edhe ato që vazhdojnë të derdhin kontribute në gazetën Rilindja Demokratike”, ka theksuar ai.

 

Më tej z. Rama ka theksuar se kjo gazetë, veçse është organ i PD-së është edhe zëri i shumë shqiptarëve. “Rilindja Demokratike meriton mirënjohjen më të thellë, jo vetëm timen, por të të gjithë shqiptarëve, pasi ajo është gazeta e tyre, gazeta e cila ndryshoi imazhin e të bërit publik të gjërave”, tha z. Rama në fund të fjalës së tij përshëndetëse marrë nga gazetarja jonë, Ina Leka.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora